Gara drejt fundit

Gara drejt fundit
Botuar tek gazeta Shqip
Konformizmi dhe sjellja kolektivisht në mënyrë të ngjashme është fatkeqësisht ndër trashëgimitë më tipike që kemi marrë prej komunizmit. Kjo manifestohet me atë fenomen që në terminologjinë e shkencave sociale quhet “herd behaviour” dhe që më së miri mund të shqipërohej në shqip [...]

3 Komente

Pata durimin dhe e lexova deri ne fund shkrimin e Adrit. Ne gjykimin tim 'liberalizimi' i arsimit universitar eshte me i ngjashem me boom-in ne sektorin e ndertimit te para disa viteve se sa thjeshte nje sjellje kolektive apo konformizem qe te arsimohen te gjithe.  Kjo pasi arsyeja e hapjes se mbi 30 universiteteve eshte qartesisht per perfitim ekonomik dhe fakti se 90% e studenteve qe mbarojne gjimnazin shkojne ne universitete eshte thjeshte pasoja (dhe jo shkaku) nje 'liberalizimi' te kontrolluar. Kjo 'mode' nese mund ta quajme keshtu nuk mund te ndalet duke ndergjegjesuar te rinjte qe te mos shkojne ne universitet, apo duke ndergjegjesuar biznesmenet qe t'i hedhin parate e tyre ne sektore te tjere por me politika shtrenguese nga shteti per kontrollin mbi arsimin e larte.

kombinim interesant ne fakt mes komunizmit dhe ekonomise se tregut: dinjitetin e meritojne te gjithe, dhe dinjiteti blihet me para. smiley

heteroglossia, nganjehere me duket se problemi yne (imi, yti dhe i te shqetesuarve te tjere) eshte jeta jone e shkurter; qe te gjitha mundesite e hapura nga ky revolucion ekonomik, shoqeror dhe kulturor te zhvillohen dhe marrin forme te qendrueshme, duhen me shume vite nga c'kemi ne, prandaj gjerat e pazgjidhura do te na vrasin syte tere jeten nese nuk i perjetojme si proces, por si ceshtje ENDE te pambyllura. ndjejme se po ecim me hapa breshke si shoqeri, por shpejtesia e vertete duhet te marre parasysh dhe piken e references sone, shpejtesine tone, etj. ja psh, mjafton te behesh anetar i qeverise qe te te ndryshoje krejt pikeshikimi.

Dakord trop, nevojitet durim dhe pranim. Ne nje kendveshtrim ndaj te njejtin shqetesim me Adrin (ndonese besoj nga motive te ndryshme), pse duhet qe lavjerresi te pershkruaje te tere trajktoren nga 'super kontrolli ne komunizem' ne anen tjeter ate te 'liberalizimit te plote'? Mbase thjeshte na duhet te pranojme qe jemi ne etapen e de-rregullimit (me pelqen me shume deconstruction, term nga shkencat sociale e jo ekonomike) e vetem pas ca vitesh muind te fillojme te 'ndertojme'. Sic thote ajo shprehja kineze, turbulloje qe te qartesohet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).