Fundi i botës

Nga Dino Buzzati
Një mëngjes, rreth orës dhjetë, një grusht i paanë pushtoi qiellin e qytetit; mandej, u hap ngadalë në formë kthetre dhe mbeti kështu i palëvizur, si shenjë e një rrënimi të jashtëzakonshëm.
Ngjante si gur, por nuk ishte gur, dukej si mish, por nuk ishte, dukej të kishte përbërje reje, por as re nuk [...]

12 Komente

Simulim interesant. Me pelqeu vecanerisht pjesa e dy prifterinjeve qe vete-kenaqeshin me mekataret qe i priste ferri tek prisnin shperblimin e merituar, cka shpreh frustrimin e gjate per zgjedhjen jo te natyrshme e nxjerr ne pah natyren njerezore, egoiste ne thelb.

Buxati është vërtet i bukur për tu lexuar.
Mjaft qetësisht përshkruan një skenar apoliktik... ku gjithkush, për t'i qënë më pranë Zotit kërkon të tregojë anën e tij më njerëzore... anën dhe frikën njerëzore që e zë edhe të shkretin prift, që, duke harruar misionin e tij për t'i shërbyer gregjës, kërkon që të shpëtojë dhe shpirtin e tij.

P.s: E kam lexuar në italisht... bile edhe e kam përkthyer (por nuk e vë këtu për t'mos bërë figurë t'keqe mbas këtij përkthimi smiley ).

Me pelqen Buzzati, e kam fort per zemer. Dhe me sa di, jane dhe ca peshq te tjere qe e duan kete shkrimtar. smiley

Ne fakt, ky eshte nje prej tregimeve te nje projekt-ideje per nje triptik, me tre autore italiane, qe e kam nisur kohe me pare, por qe per shkak te shume gjerave ende s'eshte realizuar. Sic duket, cdo gje do kohen e vet.

Faleminderit per leximin. smiley

 

wow e dashur shume urime per blogun sa e pashe!urime Edrusit qe ta paska mbushur mendjen smiley po e shtoj blogun tend sakaq smiley

dhe me pelqeu pjesa te lumshin dockat!

 

Enka, faleminderit, e dashur. Eshte dicka shume e thjeshte dhe modeste qe, ne fakt, doja ta kisha si qoshk te fshehte, larg peshkut, te pakten, sa te merrte forme te plote, por tani... nejse... smiley Dikush i hengri nervat e mia me ate rast. smiley

Buzzati o i modh fare. Qe nje periudhe qe me kapi fiksimi keq fare me te dhe rrisha e lexojsha ene ca "Cahiers sur Buzzati" qe boheshin nga nje rreth fansash te tij. Kishte analiza mbi vepren e tij dhe intervista me grune e tij.

Po ti Enka prej inotit nuk ke te drejte me te pelqy Buzzati se erdha deri m'Tirone e s'na bone i omelsine s'na bone. Bridh une me qese qershishe neper Tirone ti hiç! hahahahaha

Imagjino skenen e lenies se takimit! "Une do kem vesh bluze te portokalli dhe do mbaj ne dore nje qese qershi"

Lis, po takimin ku do ta leje, mer? Ke tregu i fruta-perimeve, ke Avni Rustemi?! smiley

Hi Aida, po si nuk me the qe ke blog? smiley

Me pelqeu shume tregimi. Komplimente.

Me vuri ne mendime, ai rrefimi i nxituar para se te vije fundi i botes. Do kem kohe te rrefehem une xhanem, apo te vete tani ne kishe te kerkoj falje per ata kermij qe kam vrare?

Lizander, me shkrive me ate qesen e qershive, i ke akoma apo i hengre?

Takimin me mire ta lere tek "Qendra Stefi (Stefan?)" prane tregut te frutave tek Avni Rustemi. Ekziston me ai lokal? Mbaj mend qe para disa vitesh me cuan aty se ata sherbenin shume specialitete amerikane e meksikane (s'ka gje se jeton ne angli, te tjeret kujtojne se edhe ne ushqim amerikan hame).

Ujk i dashur, blog eshte i shkreti, nuk eshte qingj qe te ta mbaja fshehur enkas... smiley

Mos e vra mendjen per fundin e botes, kur te vije dita e qametit, kam pershtypjen se te gjithe njesoj do te jemi... mekatare, dmth.

Dhe ushqehu mire, jo me ushqime amerikane e meksikane... te pakten, kur vjen ne Shqiperi, ha ca domate zemerkau nga ato te fushes, se sa per mishin, e di qe je vegjetarian... smiley

 

Aida, e ka Ujk i humbur nickun ai shoku, mos ja ndërro smileysmiley

Te shkruaj komplimente te verteta, ti paskan bere smiley Bukur  !!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).