Fuck GM!

picture-1Lerini t’falimentojne — edhe bankat e dhe industrit e makinave — kjo eshte pjese e evolimit.  Me i miri vazhdon ecen perpara, e kompanite e manaxhuara nga haidutet me cizme, falimentojne, dhe drejtuesit para drejtesise.  Me duket shume e thjeshte.

Sa u zgjova, lexova kete artikull http://www.reuters.com/article/newsOne/idUSTRE5251SB20090306 tek Reuters i cili flet per GM/Opel qe kerkon ndihme nga shteti Gjerman.   Ndihme?  Per cfare?  Per keq manaxhim?   Kam nje sugjerim: pse s’merr mbrapsh ato $52 miljon bonus qe iu dhane CEOs se GM gjate tremujorit te fundit te vitit 2008 kur kompania ishte ne pikjate?!   Prit, ..$52 miljon bonus?!  Nuk e kuptoj llogjiken!  Kompania humbet para me grushta — drejtuesit marrin bonuse?!   ..edhe tani kerkojne ndihme nga populli?  Kjo jo vetem qe nuk ka llogjike, po s’ka as cipe.

650,000 vete mbeten pa pune ne Shkurt ne USA.   Pra keta 650,000, e miljona te tjere nga muajt e kaluar, e femijet e tyre do te lajne hesapet e GM e co.  Keto miljarda dollare te hedhura per te mbajtur ne reanimacion modelet e ndryshkura te manaxhimit te GM/FORD/Chrystler jane para te marra borxh qe une dhe ti do na duhet te pagojme per dhjetra vite me radhe nepermjet taksave qe do rriten.  Ndersa GM e co. shperderojne djersen tone e te femijve tane duke u dhene miljona dollare bonuse te njejteve manaxher qe i ben varrin!  Me vjen te vjell kur e mendoj!

Bankat? ..lerini te falimentojne!  Ka plot banka qe vazhdojne te jete te fuqishme e te manaxhuara teper mire.  Hudson City Corp u votua si banka me e mire-manaxhuar e vitit 2008 dhe eshte pothuajse krejtesisht e paprekur nga borxhet toksike te cilat Citigroup e co i moren persiper me zell.  State Street eshte edhe nje tjeter.  Kane pesuar demtime ne tregun e bursave aksionet e ketyre kompanive? Sigurisht, por ne kete Bear market, digjet edhe i njomi me te thatin — cfare eshte e rendesishme eshte fakti qe edhe sikur te falimentojne kompanite e automjeteve dhe bankave, ka plote te tjera te mire-manaxhuara qe do i marrin persiper e do vazhdojne te rriten e te behen te fuqishme.   Falimentim nuk do te thote mbyllje dyersh — thjesht ristrukturim.

Keshtu qe le te falimentojne!  Ne fund te fundit drejt asaj rruge po shkojne.  Paret qe po hedhim neper keto kompani jane para te hedhura ne humnere!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).