Ftohtësia ime e ëmbël në Vlorë

Mëngjesi u gdhi i ftohtë, por me diell. I kthjellët, rrezellitës e përkëdhelës. Në Tiranë mund ta zgjas gjumin e mëngjesit në fundjavë, këtu jo.

Entuziazmit të zgjimit tim iu bashkua përshëndetja e ngrohtë familjare, krahët e sime mëje dhe buzëqeshja e pashterur e tim eti. Gjithçka është e afërt dhe e ngrohtë, edhe pse temperatura jashtë është më e ulëta për këtë dimër të vonë.

Në dritaren mbi tryezën ku del avulli i qumështit, vezëve të ziera, kafes së sapo bërë dhe kuleçëve të përgatitur, duket sikur po na vëzhgon qesëndishëm mali i Lungarës.
Limonit nuk i është rritur akoma dega që im atë i shkurtoi vitin e kaluar, sepse na pengonte pamjen e maleve që ulen këmbëkryq mbi gjirin e Vlorës.

Unë qesh. Rrufis kafe e qumësht bashkë. Dhe kam ngrohtë.

As në ballkon nuk i ndjej kapriçot e temperaturës. Dimri është me vonesë këtë vit; prandaj ullinjtë akoma nuk e kanë marrë ngjyrën e zezë që na ka rrëmbyer përherë festat e Nëntorit. Por këtë vit, gjithë kodrat janë mbuluar me ullinj që rëndojnë nga prodhimi. Më pëlqeu ta shijoj mendimin se do të kem vaj të vërtetë ulliri këtë dimër.

Portokallet gjithashtu zverdhonin të tëra. Tundimit për t’i këputur direkt nga pema m’u përgjigj një thartim i fytyrës prej lëngut akoma të pabërë. Por shumë të shijshëm.

Mandarinat i shihja njëlloj, sa në pemë, aq edhe të peshuara e futura në qese buzë rrugës kryesore. Unë s’e heq dot vesin e të këputurit direkt nga pema. E në kundërshtim me vegjëlinë time, ime më jo vetëm që nuk më thërret, por vjen të më ndihmojë t’i këpusim mandarinat bashkë.

Pastaj dal lagjes sime të fëmijërisë. E tëra kundërmon nga agrumet. Njerëzit i përgjigjen këndshëm mirëmëngjesit tim dhe më ftojnë në bisedat e tyre të gjalla e pa ngarkesë. Të gjithë më ofrojnë dicka për të pirë apo agrume të sapo-bëra.

Deti ka marrë një blu në gri të qetë. Eshtë kristal i pastër dhe shumë miqësor, edhe pse dimër. Mbi të, majën e gadishullit e ka zbardhur bora e parë. Kurse në Llogora, ajo tashmë ka zenë vend mirë. Pishat nuk duken e në rrugë duhet të ecësh me zënxhirë.

Kthehem sërish në tryezën time familjare. Në guzhinë vjen era e byrekut, mishit të pjekur, portokalleve dhe bisedës së ngrohtë. I bashkohem shakave dhe të qeshurave me gjithë shpirt.

Strehëza ime në Vlorë më kthen gjithmonë në fëmijë. Të lumtur, aktive dhe të aftë për ta shijuar diellin e saj, edhe kur është i ftohtë.
Rrezet e tij po fshiheshin pas gadishullit të patrazuar. Fundjava tjetër vjen për katër ditë

17 Komente

t-red, ah çmë bërë moj xhan. kam nostalgji për gjithë çke shkruar që nga të qeshurat në familje e deri tek byreku dhe mishi i pjekur. Mu duk sikur isha atje.

Unë qesh

yeah yeah yeah. Na thuj ndonjë gjo të re. smiley

Shpresoj ta dëgjosh kët nesër në mëngjes. Gjithmonë më është duk këngë mëngjesi. Se di pse. smiley

 Po ne qe s'shkojme dot fundjavave??? Une nga qejfi madh dhe vi, po belle fleur si do ja beje smiley

po t_red pse te luaje me ndjenjat tona?  smiley

Po ç'hashesh a derebardhë. Vlorën zotrote ma shikon me dylbi nga ballkoni i shtëpisë tënde smiley

hej  - po ti ne uje te ftohte rri? Se ku ka tjeter lagje me kaq shume portokalle..apo tek 7 pallatet?

anyway.. na ka marre malli per vloren

Rrofsh t_red se me ke marr fjalet dhe mendimet si me magji. Me cmalle me menyren sesi e kishe pershkruar ate fundjeven ne vlore. Po bej tani 5 vjet qe jam shume larg nga vendlindja dhe nuk jam kthyer akoma. Para se te vija ne Kanada dhe une shkoja pothuajse cdo jave ne Vlore. Ate kohe qe kaloja aty me dukej sikur isha ne paqe dhe zen. jemi bere vertet si ata "cifutet ne shkretetire" qe bredhim botes por se kur do kthehemi ne origjine nuk e dime. Edhe nje here rrofsh  T_Red per shkrimin qe solle ketu se kalova disa caste te bukura kur e lexova.

 

Hmmm, E Dua Vloren,E adhuroj Vloren...sidomos segmentin nga "sheshi i Flamurit deri ne maje te Llogarase ...gjithmone kam patur ndjesine se aty ndiesh pergjithnje i ndezur,i frymezuar,i cliret,madheshtor,kembekryqor,...

Hej, Labe Shperthyese,me bere te qesh em ate punen e vajit te ullirit...!!! Pse do te thuash Ti?! Po sepse jo me larg se mbreme me eshte dashur te marr vaj safi nga fabrika,pikerisht nga vaji i mrekullueshem i pronave te trasheguara...!!! Por duhet te them s eedhe e kam ndjere veten shume fajtor,teksa te familjes me thonin " He,ju qe do te na jepnit pronat-e shikon ti se sa vaj eshte bere vetem me 5% te pronave te marra????!!!! Po sikur te na ishin kthyer te gjithe 100% ?!!!" Hmmm,ligji i famshem 7501...!!! Po tokat?! nese do te kishim marre 50% te tyre nuk do te ishte nevoja te....hmmmmm...Gjithsesi duhet shijuar kete dimer ky vaj i mrekullueshem i ketij viti...

Faleminderit t_red

duhet te them s eedhe e kam ndjere veten shume fajtor,teksa te familjes me thonin " He,ju qe do te na jepnit pronat-e shikon ti se sa vaj eshte bere vetem me 5% te pronave te marra????!!!!

Syro, pse sthu qe ti qeke Tunxhi i agjensise se kthimit te pronave smiley

apo je Shaban Memia smiley

 

 

 

P.S. Tunxh e ka megjithmen emrin ai smiley drejtori i AKKP jo per gje

Nexho,

Nuku jam Tunxhi mi jo, se tunxhi te jep noc-rrokun,(hmm cfare gjetje gjeniale folklorike ka bere qeveriu im ne kete rast)por jam  i sojit te Ndryshimit te 90-s..jo i 99-ave sigurisht....dhe te pakten ne te atehershmit sikur na skuqet ca faqa nga zullumet e zullumqarve te ketoj transvertsioni...

ëhëë  qeke Blendi Fevzija smiley 

Nexho,

Blendi Fevzija e ka ky keshtuna eeee???!!! Sikurr ka mbiemerr tjater....ky Fevzija eshte ai i percaktumei i Ramiz Alise...!!! E ke pare se vetem kohet efundit ka filluar te nxjerre koke dhe te na tregoje se paska qen edhe i perrsekutum kyna mi....

Ahh,harrova..ky Fevzina eshte njeri me shenje mi...ke ndigju per exportin e suxseshem tonin ne konkurrencen e sotme gllobale???!!!! Dushkun mi dushjun...jo me kot eshte zgjedhur..atje ka lindur dhe eshte rritur debatikasi-fatosi-pionier-sekretari&armiku i klases fevzija....Ja me kot vertiteni te gjeni misterin e dushkut..Ai-gjendet tek Fevzo mi...!!!

Rralle ose asnjhere gjen tek peshku nje OK prej te gjitheve, si ky rast. Kjo tregon se Vlora vete eshte nje gje e rralle. Te me falin te gjithe por qekurse vlonjatet te gjithe ku jane nuk e ndalen dot ekspansionin e naftes me petrolifer e TEC dhe tani edhe te kullave te celikut per rreth Lungares e Karaburunit qe do prodhojne energji per Italine vlora do behet nje qytet i rendomt industrial.

Por ka akoma kohe per ta shpetuar. sejcili mund qe do te kontribuoj e gjen menyren se si ta shpetoj vloren. psh. shih dhe www.savevlora.com

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).