ftohtë (720 euro)

Një qiri i shkrirë,

ngecur në gojë të shishes

Absint pervers bodlerian,

zukat si mizë permes lojrash

hijesh murale, katedrale e ftohtë

bëj gjoja sikur shkruaj dhe duke shkruar

krijoj një gjuhë të padëgjuar më parë

kjo tribu gabimesh shtypi

dhëm b i shk ulur që impornohet

si patriarkat gishtash të thithur

 nga një miliard gra në gjunj

brenda çorapesh të palara

të flakura tutje, mendoj,

se nëse do të shkruaja

Me gjak, do të më pinin,  

Me gërma më të vogla,

Do të më hanin, kanibalët

Nuk hanë miza, duan

GERMA TE MEDHA

Si ngricat e kësaj dhome

Majë e thepisur ajsbergu

Ngrihet solemnisht

Mbi faturën elektrike të papaguar

Nuk është imazh: ato janë aty

Dalin nga goja e vockël

Në formë jarge, gërmat,

gojë e vockël,

Me dy vrima frymëmarrëse

Në dukje e heshtur, tamburet e parë

Të urisë bien, (bëj gjoja sikur shkruaj)

Për të harruar urinë.

Për sa kohë kjo tribu jeton

Mbi flegrat e xhamit

Mbi buzët e qelqit,

Përmes tij

Do të pyes veten,

 Në ç’drejtim bie ky shi i mallkuar 

gërmash të vockla, insekte,

të patretshmet “gj” “th” “zh”

dhe vorbull, turbull, grumbull

gjethesh, vështroj

qiellin anormal  

Vras mendjen

E vras. 

      

8 Komente

Ci keni keto pamje gjaku, na e shpifet..

Vrite jo vetem "mendjen e vrare"- ose "mendimet qe ziejne" ose fjalet qe "kullojne gjak".

C eshte gjith ky gjak keto dite ne shkrime e poezi? Ndoshta tepricat nga Kurban Bajrami..smiley

qyqja,

hiqeni mer at foto se na hapet barkun !

@Spiritus only: "infantile disorder".

ps: "provocation, response, repression".

pra, same old story of banging the door. Not always works... in fact it never works... properly!    smiley   

O emigrant pse e krijon perspektiven nga maja e hundes tende ?

Une s'shkruaj per peshkun o njeri dhe kjo poezi eshte sjell automatikisht ketu nga blogu im. Mos duhet te te jap llogari ty tani se cfare do postoj ne blogun tim???

o Spiritus ti je shume i ndjeshem, rri larg poezive te mia, nuk dua te te traumatizoj. 

ABC, merci per ate linkun me debatin letrar tek France 5. Ben gabim qe e ndal hapin tend letrar tek komentet e te tjereve. Kjo tregon mungese te theksuar vendimmarrjeje, perderisa e kalon pergjigjesine tek te tjeret. 

pershendetje

arber, ishte vetem per spiritus-in ajo. po ke krijuar keqkuptim me "infantile disorder" , ai s'eshte vecse titulli i nje libri.

Me tej nuk te marr vesh c'thua.

Whatever.

 

Nuk e kam lexuar as autorin me lart, e as komentet me poshte, por 5-6 rreshtat e pare me thane qe mos u lodh shume. Sapo shkova tek "zukat si mize", e lashe fare. Kush dreqin zukat si mize more ? Absinti ? (Po thuajeni shqip o grup : farmaku, ose pelini, edhe keshtu e thoni idene. Nuk kemi ngelur te mesojme ketu qe Baudelaire dengej me absinthe). Apo qiriu ?

Qiriu zukat ?!

Absinti zukat ?!

________

Megjithate, poezia me poshte duhet te jete shume e bukur, nuk e lexova me. Suksese me tej.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).