FRIGORIFERËT E SHQIPTARISË

Po i kthehem pak më shtruar çështjes së “shqiptarëve të vërtetë” dhe të hapësirës se “ku janë ruajtur ata”.
Sipas një ideje që qarkullon prej shumë dekadash, kjo farë shqiptarësh ruhen në malet e Veriut, duke qenë pak a shumë të identifikueshëm me malësorët.
Përsëri sipas kësaj ideje, malet e Veriut u kanë ofruar shqiptarëve mbrojtje natyrore [...]

15 Komente

@ xhaxhai, artikull qe ngre ceshtje interesante. 

Por mungesa e referencave (ka ndonje tek tuk) e ve ne kategorine e "opinionit" se sa "studimit."

me duket se me shume se opinion eshte muhabet. shkrimi ngrihet mbi ate nivel (te muhabetit) vetem kur flitet per gjera qe kane lidhje me gjuhesine.

ps. kjo nuk do me thon qe une kam gje kunder muhabetit si te tille, te kuptohemi. sidomos kur muhabeti eshte i lezetshem.

Gjithe ky mundim, per te thene se malesoret Shqiptar jane te ngjashem me kozaket e malesoret Afgan.

Shfrytezoj rastin per te pyetur, po famullit, benin rregjistrimin e lindjeve e vdekjeve, ekzistojne keto dokumenta , apo i kemi perdorur per tu nxehur ne dimrin e madh?

Ja e hoqem dhe kete merak, nuk jane vetem malesoret shqiptare po dhe tironsit labet e cobanet, po nga na doli qe keta derr malokesh indoevropiane jane me te ngjashem me kozaket sesa me maloket bavareze ose tiroleze protogjermane? Ky eshte bo megjithe mend me fiksime, mos e ka rraf noiher SHIK-u kete para 97'?

Jul mos na ngaterro me Cekrezet tani..te lutmi shume. Apo i permend si anetare te 'te njejtes kaloresi shpiretrore'?smiley

Po ti e ke shkrujt vetë Qafo, po e mban mend... dy skajet e perandorisë Osmane, ngjajnë me njëra tjetrën. Si të heqësh një vijë, mbase kalon diku ku jam unë, e t'i përthyhesh skajet, me njëra tjetrën do bashkohen.

Pastaj nuk është turp krahasime me çerkezët, sidomos për femrat. smiley

 

A mund te na e zgjeroje autori pak kete pikepamjen antropologjike kulturore qe malesoret e Veriut te Shqiperise paskan ngjashmeri me malsoret afgane apo kozaket e stepave ruse dhe jo me highlanders te tjere te kontinentit evropian, si ata qe i permend Swed apo te tjere? Pse p.sh. malesoret e Shqiperise se Veriut nuk kane nje tipar te perbashket (nder shume te tjere qe mund te kene dhe duhej te permendej) ne qendrimin ne katolicizem si banoret e vendeve te larta apo malesoret e Skocise qe kur reformimi (protestant) skocez filloi ne zonat e uleta apo fushore te Skocise (lowland) ata rezistuan dhe nuk e pranuan pervec pak zonave te highlands? Ne pergjithesi autori ka tentuar te qendroje i paanshem por ketu e kane tradhetuar te shkretin ndjenjat e tij dhe i ka dale ndoshta nga subkoshienca mendimi i tij per keta banore te zonave te larta shqiptare, apo malesore.

Nuk eshte turp ajo gje jo, por e gjej shqetesuese pse pikerisht permenden vetem dy grupe malesoresh dhe jo te tjera nga kontinenti yne qe domosdoshmerisht kemi te perbashketa nga "pikepamja antropologjike kulturore".

Sepse ashtu e do puna, Foles. A e ke degjuar ndonjehere fjalen e vjeter malesore : "Atij i ka hup udha n'kurt" ? Une do t'i bej nje rrotullim tjeter kesaj shprehjes, dhe do te lutem qe kjo shprehje te mos merret ne kuptimin e pare. Ne nje kuptim tjeter, qe po e pagezoj vete, kjo shprehje do te mund te thoshte dhe kete :

Dikush eshte hallakatur aq shume duke pire uje neper llaka te vogla, saqe kur bie ne ndonje gurre, rri mendueshem dhe vendos : "jo, jo, me mire tek llaka ime, aty ku eshte qetesi, se ketu gurra sikur gurfulloka pak, kushedi ç'do te jete"

Dhe rezultati, ky dikush nuk del me prej çorbes se vet. Te gjitha udhet e kurtit te vet jane bere njesh, asnjera nuk te nxjerr jashte gardhit. 

Për mendimin tim, sepse me ta ke më shumë të përbashkëta (megjithëse mund të mos i dish ti).

 

... edhe tjetra pastaj, mbase, mbase për tju ngacmuar ndjenjat egoiste, (produkt i pastër alpesh smiley ).

 

Nuk e di a eshte per te qeshur, apo per t'u shqetesuar fakti qe sikur autori te kishte permendur tirolezet e te tjere maloke Europe per krahasim, duke harruar maloket e Afganistanit, jo vetem qe nuk do i plaste njeriu, por madje edhe do pergezohej per kurajon shqiptare. Le me pastaj qe nuk llogaritet se kur behet krahasimi mes malesoreve shqiptare dhe atyre afganas eshte i nenkuptuar se ekziston edhe krahasimi mes tirlezeve dhe afganasve. Po thuaj shyqyr qe vuajme pak nga ndjenja e inferioritetit, se perndryshe si do i shkelnim me kembe te gjithe autoret qe perpiqen te flasin objektivisht.

Lulian, ku e ke bere filloren ti se ajo zysha ime s'ma paska shpjegu tamom rregullin e treshit

Afganet e mbajne veten per rrace ariane te paster faktikisht. Po keta kozaket çne? 

Une jam mjaft i impresionuar nga fakti qe njohurite e Xhaxhait jane kaq te larmishme, saqe njeh me detaje maloket afgane, perderisa ben krahasimin. Po me mongolet ca te perbashketa kemi o Xhaxha?

 

me duket se me shume se opinion eshte muhabet.

Pikerisht Emo. Mesele me afgane dhe cecene. Tendenca ne fakt duket qe ne fillim te shkrimit, pasi autori fillon me nje straw argument:

Po i kthehem pak më shtruar çështjes së “shqiptarëve të vërtetë” dhe të hapësirës se “ku janë ruajtur ata”.

Sipas një ideje që qarkullon prej shumë dekadash, kjo farë shqiptarësh ruhen në malet e Veriut, duke qenë pak a shumë të identifikueshëm me malësorët.

Pra "argumenti" i cmitizimit te 'shqiptareve te vertete'. Une s'e kam hasur kete argument qe egzistoka ka dekada. Nderkohe qe nga aq pak sa kam lexuar nga shkrime te vjetra te te huajve per shqiptaret, kam hasur argumentin qe shqiptaret e veriut kane rruajtur me shume homogjenitetin, qofte per arsye te terrenit (qe njekohesisht e bente me te veshtire pushtimin/asimilimin e tye nga te huajt, po dhe marrje-dheniet e tyre me viset e tjera shqiptare) apo per arsye te tjera. Ne keto shkrime keto jane ilustruar dhe me elemente te ndryshem gjuhesore, kulturore, apo dhe nga pamja fizike (gjatesia, forma e kafkes/fytyres) etj, dhe krahasimi i tyre me paraardhesit.

Po ta marresh kete argument dhe ta besh nje argument te paqene tendencioz tip shqiptaret e vertete kundra shqiptareve t e pavertete, eshte se paku e pahijshme, por dhe joprofesionale.

 

Natyrshem shkrimi i Xhaxhait tek blogu i vet pasohet nga komenti i tij:

Për arsye të vetëkuptueshme, komentet rreth kësaj teme do të moderohen me rreptësi të madhe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).