Franz Ferdinand : Tonight

ff
Franz Ferdinand jane nje grup sa interesant aq edhe te cuditshem, dhe ndoshta jane mekati im i vetem pop.

Sapo ka dale albumi i tyre i trete, Tonight. Z-ti me falte, keta djem me kujtojne gjithmone e me shume Beatles para Rubber Soul apo The Kinks kur keta funksiononin akoma. Them Beatles para Rubber Soul sepse kane nje menyre te te shkruajtur qe bazohet ne kenge te cilave nese i analizojme me kujdes, u mungon thellesia magjike e djemve nga Liverpuli, por ne nje degjim te pare e te dyte qendrojne ne menyre dinjitoze. Ajo qe eshte e njejta ama eshte nje fare pershypje sipas te ciles edhe keta shkrujne kenge me nje lehtesi mahnitese dhe nuk hezitojne te jene te thjeshte. Lucky-lucky-you’re-so-lucky me kujton teper Love-me-do-you-know-I-love-you.

Franz Ferdinand qe marrin emrin nga duka austriak i vrare ne Serbi ( prape serbet ), kane bere dy albume, mund ti quajme pop-rock nese percaktimi eshte i nevojshem, dhe Tonight eshte i treti. Kane nje energji te habitshme, nje muzike qe transmeton optimizem jete, dhe per hir te se vertetes duhet thene qe edhe pjesetaret e grupit jane te tille, jane ashtu si kenget e tyre. Te perkedhelur nga kritika ndoshta sepse nuk i merr kurre seriozisht, gjithçka po ecen mire per djemte nga Glasgow.

Jam i sigurt qe po te dal tani ne qender te qytetim tim do gjej pese kitariste me te mire se kitaristi i tyre, pese baterist e pese basist me te mire. Jo, sekreti nuk qendron tek mjeshteria por te alkimia se si arrijne t’i perziejne te gjithe keto elemente.

Nese e krahasojme me dy albumet e meparshem Tonight ka me pak single, por ne total rezulton me i besueshem dhe me i ngjeshur. Shtepite diskografike kane gjithmone nevoje per nje single me te cilen te bejne presion tek Mtv e neper Radio, po per fat te mire ky album nuk t’a ofron. Ulysses eshte nje kenge e bukur, por nuk eshte single. Ndoshta edhe FF kane kuptuar qe single nuk jane te rendesishme, ndersa albumi po. Ne total, Tonight eshte nje hap i bindshem perpara.

Posted in Muzikë Tagged: franz ferdinand, Muzikë, rock pop, tonight

6 Komente

Ne pergjithesi nuk jam dakord me recensionin; albumi "Tonight" me duket ripaketim i "You Could Have It So Much Better..." shtoji dhe disa sintetizatore. Pretendente per singles gjen sa te duash ne kete album: "Turn It On", "No You Girls", "Ulysses", etj...

 

Megjithate, djemte kane sens te admirueshem pop-i. Me mire Franz Ferdinand se Coldplay neper radio.

Po, nese kerkon po. Por nga albumi i pare, qe sishte album por cas single njera pas tjetres, e tek i dyti ku singlet mund te ishin me pak ( You're The Reason I'm Leaving , Elenaor etj ) ne kete album ka sidoqofte me pak, dhe - sipas meje - jo sepse s'jane me te zotet te shkruajne.

Ndersa, sa per krahasimin me You could...mund te jem dakord deri ne nje fare pike, por sidoqofte eshte nje faze tjeter.

 

Anyway, the future is Arcade Fire.

 ha, te shohim albumin e tyre tyre te 3-te, se dy te paret jane shume te mire.

e kam degjuar kete album dhe nuk me pelqeu fare.  Per mendimin tim FF kane sjelle pako gje me kete album.  Ulysses me duket si kopje e kote e Take me out.  Hiq Girls never know, te tjerat me duken thjesht muzike qe mund ta mbash mend lehte, por pa substance.  Gjithsesi, ka te beje me shije personale, nje miku e degjon gjithe kohen

Erdha me qejf mos kishte pjese nga Shvejku...I tille mu duk edhe krahasimi me Bittelsat ????????? Guxim i madh !!!!!!

He he , i madh Shvejku. Keshtu fillon ne se mbaj mend keq, me ate sherbetoren qe i thote qe kane keputur F.F edhe Shvejku qe mendon se sa plumba duhet me e vra se ai ka qene i shendoshe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).