Fragment në shi

nga Dritan Mesuli
…me mujtë,
me mujtë
me ia shqy me dhambë fytin
trishtimit,
që shpeshherë vjen e më pushton
si një dimën i pakohë,
e i vetmum
harru n’boshsinë vet!!!

Strukun n’shi
çapitesh bri legjendes
si për ta mposht!!!
Sa herë i dogja ato pemë lilipute
me rrajë n’humnerë,
përgjërime të vrejtuna
mbi supe kështjellash t’përhumuna
në zgjimin e ditës.
Me mujtë,
Po,
Me mujtë,
me e shujtë vullkanin e brengës,
thinjë n’vetull,
që përplaset
* shqy [...]

1 Komente

me mujtë
me ia shqy me dhambë fytin
trishtimit,
që shpeshherë vjen e më pushton
si një dimën i pakohë,
e i vetmum
harru n’boshsinë vet!!!

Mesuli po me ben ta dua gegnishten gjithnje e me shume dhe keto vargje shkojne kaq mire me mua keto kohe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).