FLETË-RRUFEJA

 
 
Në pranverë të vitit 196…, qytetarja Durije M., me profesion llogaritare në NSHRAK, afishoi një fletë-rrufe ku akuzonte floktoren lokale se i kishte kërkuar të paguante një çmim tepër të lartë për shërbimin e thjeshtë të larjes dhe të lyerjes së flokëve me bojë. E ngazëllyer nga fjalët e Diktatorit dhe nga fryma revolucionare e [...]

39 Komente

me pelqeu shume.

Për çfarë?
Për numër fjalësh për paragraf?
Për stil të treguari apo për vlera historike?

Ky më duket është i njëjti që tregonte për aksionet për prashitjen e misrit në mes të ngricës së janarit apo marsit (!!!) që po ashtu i paskan bërë përshtypje dhe i qënkan kujtuar aksione të të rinjve për pastrim nevojtoresh (!!!).

Ky çuni dëgjon shumë përralla që e entuziazmojnë (dhe siç e ka nisur, jo që kanë kaluar 18 vjet, por deri kur të dalë në pension, asaj vrime do t'i bjerë gjithmonë smiley )... të paktën të verifikonte/kontrollonte ato që thotë nëse kanë një bazë reale

me mua e ke, e? dmth, po me kerkon mua pse me pelqeu? se duhet thjesht te me pyesesh, per kete, pa qene e nevojshme te me sugjerosh argumente (nr fjalesh, vlera historike, stil) 

Ed-o, me bone kureshtar me at prashitjen ne ngrice. A hudh dot naj link?

Em, e ç'të duhet ty që të lexosh?

Ah, c'me bere, Ed!  smiley    Nga ty shkova e lexova...  Yuck!!!

Si thosh njeri aty: eshte letersi nuk eshte flet-rrufe. Kur ne fakt eshte krejt e kunderta... eshte fletrrufe e mbushur me fjaleformime te kerkuara e me kimi organike te injektuar me zor... Letersia i veshi breke malit te Dajtit (njesoj si te rasti i shaleve te qiellit me menstruacione... ).

PS Ed, kur i di si jane gjerat, mos ma bej me ket qeder here tjeter... po te lutem si Odiseu shokeve te tij, edhe po ta kerkoj une, mos mi jep me keto soj linqesh...

o emo sa ekzagjeron mer plak. kaq te veshtire e ke te pranosh qe ka njerez qe shkruajne ndryshe nga ty?

OK Arber, komenti i fundit per tani. Ja te thote Cimi ty nja dy illustrime prej shkrimit:

dritën ende të ngecur në brekët titanike të Malit të Dajtit, pak të klorinuara në fillim të marsit

era e ndenjur dhe pak e athët e majasë së birrës në një copë buke 52-she

një formë të majasëllit toksik që u shpifej përdoruesve pak a shumë të rregullt të “Zërit”

"Perla":

nuk ka pasur kryeqytet në Evropë ku buzët të putheshin më pak se në Tiranë (pasuar me nje "shko mor pirdhu" nen ze kjo)

Ose nje paragraf i tille si:

Këtë moment kaq performativ nuk mund t’ia japim dot publikut përveçse të nënkuptuar; por të paktën mund të përqendrohemi në atë përzierje të çuditshme prej pishine hoteliere midis borëtimit të kaltëremë të neonit, eksfiltratit ngjyrë shisheje që ende rrjedh prej të ndenjurave të Dajtit dhe rimelit të qiellit sipër hotel “Vjosës”; metafora e pishinës në këtë rast ka të bëjë me gjendjen shpirtërore nënujore të të gjithë atyre që presin vagonat e autobusave në sheshin e pudrosur nga mjegulla.

ose, the same breed:

Kur të dalë dielli sheshi do të jetë zbrazur krejt; s’do të ketë mbetur asgjë, veç një autobusi që nuk u nis dot – me shoferin e tultë që tani mbllaçit drekën parakohshëm ndërsa ngjyrat e ajrit renditen të rregullta, si argjila që është lënë të precipitojë në fund të një epruvete laboratorike mbushur përgjysmë me ujë industrial.

(Jo mer jo, s'e dike mire ket; te gjithe autobuzet e aksioneve nuk pesonin kurre asnje defekt, ne asnje rast, ata edhe pa benzine ecnin, por i conin robt te misri... natyrisht jo ne fillim marsi, por kjo eshte nje ceshtje tjeter, me karakter sezonal).

Arber, e kam thene edhe gjetke, dhe ky eshte vetem mendimi im, pra i nje pResoni, (zero & fyl and who cares): shume acid i padomosdoshem, i rreme, artificial madje, vjen qe andej, nga kjo letersi, besoj e dekades se pare te tranzicionit. Te bej me dije qe sistemi buferik i popullit ka qene shume me ne forme, per te ngritur pH shume me afer normales se sa c'pershkruhet ketu, dhe se disa nga ato femrat qe jepen si jo funksionale me kembe te parruajtura nuk i linin gje mangut merilinit kur fustanin ia ngriti nje ere qe ja dha medemek papritur.

PS Nuk ta kisha me te keq punen e qiellit...  ishte i pari element qe me erdh ne mend si shoqerim ideshe.

Until next, Arber!

 

Ed,

po nuk e marr vesh se pse duhet cdo gje qe boton xhaxhai ke blogu i vet te pergojohet ketu ne peshk?

Beson se peshku vete sjell prurje me te mira se xhaxhai apo ka ndonje gje tjeter qe nuk shkon?

Me ndrico se sinqerisht nuk arrij ta kuptoj. smiley Mos me thuaj qe e ke me Skenderbeun dhe ti.

Shkrimi eshte nje ngjarje e thjeshte fare, e ngjashme per kedo nga ne.

A ka ndodhur vertet keshtu sic pershkruhet kjo ngjarje?

Groteske dhe interesante njeheresh, sidomos per brezin tone, qe nuk e ka jetuar ate periudhe te fleterufeve (gabohem apo vertet kane pas qene vendosur dikur aty ku me vone ishin reklamat e kinemave?) .

Te nise me nje ankim publik per cmimin e bojes se flokeve e te arrije puna deri ne qendrime sociopolitike te stilit te flokeve... hehe.

Atij emisionit te Pandi Laços "Histori me zhurmues" do t'i shkonte shume ky detaji i fleterufeve me baze boje flokesh.

Ed, m'u dha mundesia t'i lexoja te dy artikujt.  Nuk m'u duken "yuck" apo ndonje qamet i madh.  Perkundrazi.  Histori te treguara, ndoshta me humor te sforcuar kur tha emo.  

Nuk shoh ndonje gje te keqe per shkrimet per "te shkuaren."  Bile, edhe qendrimi yt me duket disi paradoksal, ne kuptimin qe edhe mohimi/injorimi i saj me aq rigorozitet, tregon ne nje fare menyre lidhjen me te shkuaren.  Ta kam llafin qe ne si brez do kurohemi nga ajo e shkuar kur ngjarje/histori te tilla kur i lexojme apo i tregojme, nuk do na ngjallin emocione te forta, cilado qofshin.

Nga ana tjeter, punet e fletrrufeve nuk kane qene barcaleta.  Kemi pasur nje sekretare lagjeje tek ajo jona, pupupupupu, mos t'i bije ne dore.  Ajo i qendiste mire ne fakt, dhe as i dridhej dora, e as qerpiku, ndryshe si kjo Durija, dhe as qe e kishte ndesh ndonjehere ne fjalorin personal e ndergjegjesor fjalen "autokritike."  

Meqe u ndodhem, me kujtuat nje histori me te.  Kjo teta X, s'te linte te beje as gek mek edhe per gjera te vogla si pastrimi i shkalleve, radha e kujt, po s'dole ne kohe per aksionin e te dieles etj.    Nje dite te bukur vajta me babin ne Berat (ashtu kishim ca pune) dhe babi se c'gjeti veze te lira pa tollon.  Ne Vlore s'behej fjale ne ate kohe per "eureka" te tilla.  

Se per cfare i beri llafe Teta x mamit tim po ato dite, dhe mua me hipen kacabujt e kalamakut smiley.  Im me, jabanxhese ne Vlore, por dhe me shume teper klas qe mos te begenisej me telendarkat e Vlores, qofshin ato edhe sekretare.  Vajza e saj, fatkeqesisht, ndihej komplet ne vend t'vet me gjithe tabiatet e vendit.  Ke parasysh, when in Rome ....

E nejse, ne ishim ne kat te katert, familja e X ne kat te trete, por ne te njejten ane ballkonet, dritaret etj.  Me kacabuj sic isha, po kerkoja per mjete kundersulmi.  Kur pashe vezet ne frigorifer, pata dhe une momentin tim te "eurekes."  Me mendjen time prej kalamoni te mbrapsht, s'e llogarita shume faktin qe eureka e pare qe teper e rralle ne ato kohe.  Keshtu qe nga ballkoni im ne kat te katert, ia leva dhe ia bera teta x-it ballkonin dhe dritaret pandespanje smiley.   

Kuja dhe ligjeratat e teta X mblodhen tere pallatin.  Por si kalama me fame qe isha per kalamalleqe te tilla, nuk u pataksen shume.  Plus qe, komshijte, ne heshtje dhe pas kraheve, ferkonin duart nga gezimi lol.  Mami u be pik e vrere (duke thene per te nje mijten here ehhh qe s'te bera djale) babi me terhoqi pak veshin (me llafe, se pe verteti s'behet fjale.)  Dhe mua me vrau teper vone ndergjegja, ne muajt e ardhshem, kur s'pati me momente euroka me shume veze ne frigorifer, por qe na mbaronte racioni sa hap e mbyll syte e s'te dilnin as per kulece me veze ne shpi, pale pastaj pandespanje per shtepi apo municion kundersulmi lol.

C'na kujtoni kohet e arta te femijerise .... 

Monda, nuk them që të mos shkruhet për të shkuarën... nuk them që as të mos flitet dhe të ngrihet zëri për ATJE KU VËRTET gabohej në atë periudhë, por jo të karikaturizohet historia me fjalë të bukra për tëthënë që shih se ç'kemi hequr; Sepse është OFEZË për ata që vërtet kanë HEQUR në ato kohëra.

Është edhe një personazh tjetër (në mos qoftë i njëjti, por nuk dua t'ja përmënd emrin që të mos hapim diskutime pa vler&eumlsmiley, që me një penë të stërvitur dhe mjaft tërheqëse, ngeli duke shkruar VETËM "kujtime" nga ato që hiqnin (të tjerët) në ato kohëra.
Unë e konsideroj mungesë fantazie prej këtyre autorëve që të ngelen duke shkruajtur kujtime që në moshën 30 vjeçare smiley

e, mund te thjeshtezohet fare fare debati deri ne piken e lirise se fjales.  Ne kuptimin qe secili/a ka te drejte te zgjedhe nje aspekt te caktuar ta zeme te se kaluares e te shkruaj per te, pa zbehur apo pa ofeze ndaj aspekteve te tjera me te renda.  Edhe sikur Maksi te kete nje "patern" te tille (une vetem keto dy artikuj kam lexuar te kesaj natyre) nuk mendoj se ia vlen te gjykohet kaq rende. 

Per paragrafin e dyte, mire eshte ndoshta qe s'permend emra, por sec me dogji  se ne nja ca poste coc me jane kujtu ca gjona lol.  Kuptohet, e dija qe s'e kishe me mua se s'hyj ne kategorine e autoreve, dhe pena ime nuk qendis dhe aq mire smiley, por gjithesesi, me dogji smiley.

@ Blend, Fletrrufetë kanë qënë forma e lirë e shprehjes së "lirisë së fjalës" smiley ... bile nganjëherë të bënin rezil se përse kolektivi nuk bënte të tilla. Mbaj mënd, që në klasë e bënim me rradhë... një herë ju bënim neve gocave se nuk e kishin bërë pastrimin e klasës më mirë se neve, dhe javës tjetër na e bënin ato sepse vraponim nëpër korridoret e shkollës.

Nëse këto fletrrufetë tona ishin sa për të mbushur planin, kur vihej ndonjë në qytet, do të thoshte se ai person mund të ishte një person që duhej të konsiderohej si i "djegur".

Mua m'i kaçurrelosi nervat ai aksioni për pastrim nevojtoresh... që vetëm në historitë me ushtarë të Idrizit mund ta ndeshim... por në ato histori nuk bëhej fjalë për AKSIONE për HIGJENIZIME që s'ma ha mëndja ta ketë dëgjuar njeri një barcaletë të tillë.

@ Koth: Shkrimi nuk është firmosur nga Xha Xhai, dhe gjithsesi, ai blog është një nga të preferuarit e mij. Atje vërtet që gjen debate konceptesh e konceptimesh dhe jo vetëm përplasje emocionesh smiley

Fleterrufete ishte nje nga ndikimet e Revolucionit Kulturor te Kines.

Ne vendin e origjines ato ishin nje nga mjetet e terrorit apo lajres se shpejte te hesapeve.

Nje nga nderimet ndaj atyre qe i jetuan keto "kinezerira" eshte pikerisht shkrimi per to. Gje qe vlen dhe per brezat qe nuk paten "fatin" t'i provojne. Dhe autori e ben kete me talent e humor ne kete shkrim apo te tjere si ky.

mua s'me pelqeu vallahi.. qe ne hyrje me vrau syte ajo "fjalët e Diktatorit dhe nga fryma revolucionare"..

prej perspektives se kujt flitet ktu.. sepse kjo fjala Diktator ka nuanca negative te cilat nuk mund ti perceptoje ne ate kohe.. pra flitet nga perspektiva e sotshme.. por si mund te kerkosh te shpjegosh e te na ri-enakt-osh (sma ha mendja se ekziston kjo fjale ne shqip, ndoshta ri-konstruktosh).. ngjarjen, veprimet e nje individi ne ate kohe.. duke perdorur nje sistem vleresimi te nje periudhe e epoke tjeter (te sotme)? Nuk mundesh! Nuk e di nqs arrij ta shpjegoj mire, por thjesht me duket si nje very very cheap rhetorical trick.. autori eshte teper i nderhyre emocionalisht per te bere tregimin.. nuk e tregon me nje fjale nga nje pozicion arbitrar, ose me mire fatalist.. qe kshtu kshtu ndodhi ore shoke.. edhe vari lesht me, kshtu ndodhi me nje fjale.. por ktu autori kerkon te na thot se si te mendojme.. qe ironikisht dmth behet fjale per nje diktim tjeter..

kishte shume gjera qe nuk me pelqyen prej shkrimit, por kjo puna e Diktatorit sikur "set the tone" for me (shtroi tonin per pjesen tjeter te tregimit).

Jerusalem

po dakort . Po thote robi dy arsye pse nuk i pelqeu dhe mire ben, po jo sa shef qe boto xhaxhai i gja ene bab bam. smiley

A ba xhakja si gja e kuqe per demat e tredh te peshkut. Lesh me i fjale.

 

P.S. Adminellesha nuk ka respekt fare per  me te rriturit dhe neve nuk na del inati hic smiley

Dakort, fjala "diktator" eshte shprehur nen kontekstin e sotem.  Per ate kohe, as qe mund te imagjinohej.  Ama "fryma revolucionare" ka qene qe c'ke me te pjese e fjalorit, dhe e psikologjise ne nje fare menyre te asaj kohe. 

Gjykimi, apo pershtypjet ndaj ketij shkrimi me duket se varen ne menyren si e shikon kete shkrim, apo cfare kerkon neper te (bazuar mbi pri-kushtin ndoshta te deshiruar qe s'ekzistojne njeanshmeri ideologjike nga lexuesi.)  Personalisht nuk me bene pershtypje perzgjedhjet e fjaleve te mesiperme.  E lexova thjesht si tregim te nje incidenti te asaj kohe.  (Autori eshte shprehur me vone qe ne fakt eshte histori e vertete.)  E paraqitur, me pak humor (te hidhur, detyrimisht te sforcuar.) 

Ndersa nga ana letrare, mund te behen kritika te ndryshme (shkrimtaret e peshkut jane me te zote se une nga ajo ane), per nga thelbi i ceshtjes se trajtuar s'e kuptoj ku qendron problemi.

Monda, e di si thosh jot gjyshe? Dhe jam i sigurtë që do t'ja kesh (n)dëgjuar ndonjëherë: "Të bënesha dhe një herë nuse, pa di unë se si nusëroj"...

"Col senno di poi" thonë italjanët (dmth, pasi e shikon diçka se si ndodhi), është kollaj të fillosh të bësh si specialist smiley  ...nëse ky nuk është problem, atëhere të më falësh smiley

Aha, provo sa te duash, s'bie me ne gracken e kujtimeve smiley.  I harrova "akuariumikisht" te gjitha fjalet e gjyshes smiley

Ndersa nga anet tona, per ta mbyllur me mirekuptim kete ceshtjen e problemit, thone: "To each, his own" smiley

Po jo o Yll (Taras TM smiley ), nuk është problemi tek keqkuptimet mes nesh, sepse unë sa i futa një tas me dhallë tani smiley .

Por edhe pa probleme nuk janë këto shkrime... shiko p.sh komentin e Blendit, sot nuk i bën përshtypje që e ndalojnë për kontroll çdo 5 mt në aeroport (helbete, ata qelbanikët e terroristave na e nxinë jetën), por i duket paradoksale diçka që ka ndodhur NË ATO VITE që po i "përjeton" nëpërmjet shkrimit. 
Pra, nëse duhet folur, duhet folur duke llogaritur edhe mentalitetin mbizotërues në kontekstin kohor... ndoshta mbas 20-30 vjetësh, dikush tjetër do të shkruajë për absurditetin e kontrolleve në aeroporte sot... dhe do dalë ndonjë "Blend" që të çuditet sërish... this is the question thosh dikush, dikur diku smiley

Po si ne nje menyre te tille eshte shkrujt o yll (sic i thashe Tarasit n'vesh, lum qielli qe na ka lol.) 

Ta thashe, varet se c'pret nga shkrimi.  Une nuk u befasova, as nuk u cudita.  Ishte realiteti, ne retrospektive edhe grotesk i asaj kohe.  Per ata/ato qe e mbajne mend.  Dhe ta marresh nga ajo ane, pak shkruhet tani per paradokset dhe grotesket e se sotmes?!  Kush e di si do behet pas 20-30 vjetesh.  Po na mbajti lidhur Blendi ketu edhe per nja tre dekada, hallall ia bofte Zoti cfaredo qe thote sot smiley

Ka shume gjera qe nuk vene (si ajo qe tha 23), por e pergjithshmja (per mua) eshte se Maks Gj. me vjen pas midese kur shkruan. Ceshtje stili.

I kam lexuar shumicen e shkrimeve te Gjerazit. Pergjithesisht  me kane pelqyer. Mund te them qe ka pervijuar profilin e tij letrar  ne  ate  lloj letersie  qe shkruan. Mbi te gjitha Gjerazi e perdor me shume efikasitet groteskun -  kete "arme"  pa te cilen prozat e tij te shkurtera do te ishin jo fort terheqese.

Pavaresisht ndonje rezerve (qe ka te beje me ndonje lemuarje te frazave- gje qe vjen edhe me kalimin e kohes dhe rritjen e pervojes  te nje krijues letrar), mendoj se eshte shume premtues si autor i ketij lloji te prozes se shkurter.

Me Fletrrufene time e kishte ky ?  smiley   smiley

Une e lexova kollaj. Me pelqejne keto gjerat e shkurtra.

Per permbajtjen sdi cte them, abstenoj.

Por ama i maj mend ato qethtoret e kohes se enverit. Dukeshin me shume si qendra disinfektimi, brenda lavanderive dhe te qethnin me gershere o zot o zot dhe ca peshqira ere klor. As behej fjale per stilim apo larje koke. Brrrrr  si bagti te dukej vetja kur te qethnin ato grate me perparse te bardha e gjithe nerva smiley

 

Rasti më komik prej fletë-rrufeve që mbaj mend të më kenë thënë, është ai kur një çun dikur nxjerr një të tillë për një shoqe duke thënë:

Shoqja filankë, nuk do të fejohet!!

 

Shoqja filankë, nuk do të fejohet!!

Dhe (ndoshta) vazhdonte: Po mu m'lusin! smiley

E paska dash fort J. Ta duash tjetren sa ta besh qepaze. Nuk i thone pak.

Pak a shumë Blend...

  Shiko se këto gjëra sot shikohen përsëlargu me komunizmin në vendin e flamurit të anijes së piratëve. Si fantazmë që rri mbi kokë mbi çdo fenomen që kërkojmë të shpjegohet prej sot në dje...

  Po ja që nuk ka qënë gjithnjë kështu... njerëzit u njohën me një lojë si kjo, edhe po e shfrytëzonin për interesat e tyre të vogla (a të mëdha?) personale.

 Dy të njohurit e mi psh janë martuar se kishte ndërhyrë ky djalka i atëhershëm që bashkëshortja e ardhshme të transferohej në të njëjtin fshat të humbur ku ishin mësues të dy... smiley

Se është edhe dita sot... lol smiley Ia vlen me i përmend ca gjona të atëhershme...

 

Me kujtohet qe dacibaot (flete-rrufet) e para fillua andej nga vitet 67-68. Ne fillim ishin shume edukative dhe kritikat ishin te sinqerta dhe konstruktive. Me vone filluan te perdoreshin per te hequr qafe njerez te targuar dhe i doli boja krejt kur krahas flet-rrufeve me fryme kritike, filluan te vendosen edhe flet-rrufe falenderuese. Une per vehte i kom bo nja 7 a 8 ne ate kohe, por me kritika. En mu me kon bo vetem nje po shume te modhe tek muri i oborrit te shkolles. E mbajten plot 8 dite se une nuk desha me i kthy pergjigje. Si perfundim bona autokritike dhe pranova gabimin qe kisha bo. Po a e dini qe u lehtesova mbasi bona autokritike me shkrim? Ishte tamom ilac kunder stresit. Nejse se u zgjata, bile nuk e kom lexu akoma ene ket artikullin.

Emigrant, nuk me beri pershtypje nauzea qe shprehet. Lexova pjese te Gjerazit, pastaj tuajat.

Sado te perpiqeni ju si letrar, Gjerazi i perket klases se shkrimtareve. Mesoni prej tij. 

Ju Gjerazin ndoshta duhet ta lexoni vetem per te humbur ne peshe (nga sikleti).

Respekte,
Zasllan

 

 

Nuk e kam lexuar Gjerazin. I pashe vetem shkrimin qe mu dha ne link dhe dhashe mendimin tim. Per ate shkrim vetem.

Flm qe me keni lexuar. Nqse kete e keni bere prej Gjerazit, i jam atij mirenjohes. Une nuk konkurroj askend. Nuk kam nevoje, jo per tjeter gje.

Zasllan, per dicka ke te drejte, qe Emigranti frymezohet pak si teper nga atmosferat Kadareiane, rrjedhimisht pak e vlereson banalitetin dhe humorin packa se atmosfera qe rikrijon eshte origjinale, por e ke shume gabim qe e konsideron Gjerazin me teper shkrimtar se Emigranti, sepse edhe Gjerazi nuk eshte krejt i pafajshem ndaj formulave matematike te Kalvinos me ane te te cilave rikrijon periudhen.

Harruat flete rrufete per çfaqje te huaja,pantallonat kauboj,bigutinat ne koke,fundet siper gjurit.Flete rrufe se pse nuk shkon te punosh ne ferme po te mban babi ne shtepi....Flete rrufe per vonese ne pune,kafe ne orar te punes..Flete rrufe pse qepje ne shtepi e keshtu zhvilloje pune private....

Per te mos folur me pas per gruper e rinise  si pasdaran dilnin me periudha neper pjace me shiku kush ka floke te gjate i merrnin e i çonin te berberi...detyronin vajzat te mos vishnin funde te shkurter etj...

Ne Vlore eshte nje amerikan ndoshta rreth te 60-ve qe cohet cdo mengjes ne ora 6 dhe fillon e mbledh plehrat rreth pallatit ku ai banon.
nja dy here i jam bashkuar dhe une,ngaqe jam cuar ne ate ore dhe meqe kam pak muahebet me te, te tjeret kalojne indiferente ose shikojne nga ballkonet dhe dritaret sikur ky te ishte UFO.

Jam dakort me Edrusin qe prurje te tilla, sado paradoksale te duken sot, nuk i bejne mire shoqerise sone te dobet.

Shume perfshi dhe Kadarene u indinjuan dhe vollen vrer nga filmi L'America e Xhani Amelios kur ne fakt ai ishte nje film solidarizimi me shqiptaret, ishte nje fjale e ngrohte qe ne mos te demoralizoheshim.

Ed me shume te tjere e shohin si nje revansh kunder ishpushtetit te atehershem

Duhet kerkuar te shikohet me syrin e realitetit, te asaj kohe, pa i hequr e shtuar asgje.

Shefes nuk i rr...t, per partin e revolucioni, ka nje pune te mire, rroga aty aty,po luksi eshte larg.

Pasi ka bere floket nuk eshte e kenaqur me çmimin, ok, e vjeter mardheniet klient- tregtar, asgje te re ne shoqerin e "re".

Mendon gjithe naten se rruga me e mire eshte flet-rrufeja, me vijen e partis jam ---------------, edhe kursej per heren tjeter.

Vullnetaret , me gisht ne b...., gjejne rastin per te treguar se nuk jemi te marre, por ne kete shoqeri hipokrite imorale, nxjerrim jashte gjithe vrerin qe kemi, "vullnetar, vullnetar, por mos kujtoni se jemi te marre", lakmia per shefe kuadri eshte e madhe.

Zonja e floktores, e kupton se eshte kote te kerkoje te drejten e "profesionit", per hater qe te mbijetoje pranon uljen e çmimeve, nga frika se mund te perfundoje ne uzine me tre turne.

E keshtu me rradhe, nje pafundesi interesash, mllefit, e mbijeteset.

analize mllefi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).