FLETE DITARI (SHQIPERI 2009)

FLETE DITARI (Shqiperi 2009)
Arber Shtembari.

E marte, 10h 30.

Ne fund te nje rrugice qe shkon per nga Lana, prane ish uzines Enver, me thone, qe qendrojne autobuzet qe shkojne ne jug. Marr per andej. Prej se largu shoh nje autobuz qe sa po niset, degjoj “hajde Vlora ketu, po nisemi”. Shoh nje cift me nje femije qe ja marrin vrapit ne drejtim te tij. Bej te njejten gje. “Ku do shkosh?” “Ne L.” “Hip!”. Hipi. Ulem diku nga mesi. Autobuzi eshte gati bosh. Sedilet jane te rregullta, cuditerisht nuk vjen ajo era e te vjellave qe karakterizonte dikur autobuzat e linjave dhe, nje luks me teper, kishte ajer te kondicionuar. Nisemi. Zhurme motorresh, dy minuta, as 100 metra, dhe ngecim ne trafik pa shkuar ende te “fabrika birres”. Pa frike 20 minuta. Nje polic ne mes te trafikut duket sikur me teper e ngaterron dhe me teper situaten dhe irriton se tepermi drejtuesit. Me ne fund cajme, vazhdojme. Autobuzi ndal serish. Prane Fabrikes se Birres. Shoh nga dritarja njerez qe nxitojne hapin, flasin, te tjere bertasin. Fatorino sherroset me nje tjeter “shkerdhat mi more dhe ata 4 qe kisha per rruge”. “Nisu nisu se erdhi polici na vuri gjobe”. Nisemi serish. Pak minuta. Ndalemi. Kombinat. Dielli pjek gjithandej. Para godinave te verdha te ish Kombinatit, ku tashme varen nje mori brekesh, ka nje shesh te stermadh dhe me dekoracione sa te pakuptimta po aq dhe te panevojshme; ne diell, ne shesh, 5 a 6 burra rrine ne gjunje me gazete ne koke. S’flasin. Prej larg, shoh te leshohen drejt nesh me vrap dy tre familje me femije. Autobuzi niset serish.

Paguaj 250 leke (te reja). Dy ore e ca udhetim. Parakalime qe do ti kish zili dhe Schumacher, autobuzi parakalon nje scooter ku tre meshkuj jane mberthyer pas njeri tjetrit, nje betonier parakalon autobuzin, autobuzi parakalon betonieren, ndalesa te shumta, shitesa misrash dhe patatinash, sheshe sehirxhinjsh, pisllik, ndertime pa fund, ngjit e ngjit, shkel e shko, ndalojme ne nje pike karburanti, pasagjeret zbresin, ndezin nga nje cigare duke veshtruar fatorinon qe hedh nafte, ne sedilen perbri degjoj nje ze qe me thote “shih sa e mban (cmimin) naften maskarai dhe habitet bota ku shkojne leket, ja i merr milani”. Skam cti them, i pohoj, paditur pse, me koke. Vazhdojme, diell, pluhur, misrat e pjekur me duket sikur na perndjekin, njerez te zhuritur mbi prush, kafshe te lodhura, jeans, benevreke, floke te gjate, te shkurter, ballaboks, karre, permanent, gra me fustane mbremjesh duke blere shalqi, taka te larta, sandale, zbathur, potpuria nderpritet nga nje “xhimi xhimi”, nje vajze e re me kerkon “xhimin”, eshte qeni i saj, por dikush ka hequr kepucet, shqetesohemi, fatorino bertet, akuzon dike per nje ceshtje djathi, udhetojme nje cop rruge me dyer te hapura, prej “autostrades” diku lart ne nje koder kerkoj me sy “Blerimin”, bar restorant i njohur i qytetit L. i ndertuar ne kohe te komunizmit. Ja ku eshte. Pergatitem te zbres, afrohem prane deres, shoferi me sheh nga pasqyra “Ne Greqi rri ti or cun?” “Jo” i pergjigjem. “Jo, thash, se kam cunin e halles ne Athine”. Autobuzi me le ne te dal te qytetit. S’di mire se ku jam. Por ende shoh “Blerimin” qe me sherben si busull. Poshte tij, ne rreze te kodres dhe shtrire ne nje faqje te saj ndodhet qyteti. Ma kishin thene qe rruga e re e shmangte qytetin. Dikur, rruga e vjeter kalonte mes permes tij. Eci nje gjysem ore deri ne qender te qytetit.

E merkure, 19h 45

Jam ulur ne nje lokal ne shetitoren e qytetit. Duket bukur. Duket bukur, se ka gjalleri, ka jete, ka rini. Arkitektura qe me rrethon eshte ajo tipike e pas 2000 ku efekti Rama nuk ka munguar te ndihet dhe ketu. Ka pallate te larta ngjyre ndezur te ndertuar kaq prane e prane sa jam i sigurte qe mund te kalosh nga nje ballkon ne tjetrin. Diku mes dy pallatesh te tjere shume te larte qe stonojne totalisht me ndertimet e ulta te meparshme te qytetit, eshte nje shtepi qe duket si torte. Nje torte e vertete. Roze me ca vijezime te bardha dhe ca dekore te gjelberta. Duket sikur ka mbire si kerpurdhe. Me thane qe e ka nje pronar restoranti me “fame” ne qytetin L.

Ne lokalin ku jam ulur kamarieri me thote qe “ky lokal ishte shtepia e pronarit po ai punon ne Gjermani, kurse kopshtin perpara e ka bere lokal.” Marr nje birre. Prane kam nje tavoline plot me adoleshentë, tavolina plot me birra, keta tymosin duke hedhur fishkellima vajzave qe kalojne ne trotuar para lokalit. Hyn nje djale i ri dhe i thote “a ta ndez pak?” “ta ndezesh sa t’ja nxjerresh tymin nga bytha” i pergjigjet njeri nga keta duke qeshur. Qesh i gjithe lokali.

Po pres Maksimin. Maksimi eshte vellai i nje mikut tim qe punon ne Milano. Kur kalova andej e takova. Me dha nje zarf dhe me tha “Jepja Maksit”. Maksimi erdhi fiks ne orar. Eshte rreth te 40ve por tregon shume me teper. I martuar dhe ka tre femije te vegjel. Me profesion hidraulik, por ka bere gjithcfare punesh. I kaloj zarfin qe ai e merr me shume perultesi dhe i gjen nje vend ne xhep te kemishes. Bisedojme.

“une kam punuar ne fabriken e Pl. Eh ca jete kam bere. Punoja, merrja mire, beja dy pune nje ne shtet dhe mbasdite ose vone nga darka punoja per vete; merrja mire? Po ja si gjithe te tjeret, s’kisha une, s’kishin te tjeret, por s’kishte zili, se ishim te gjithe njelloj, kurse tani po vret vellai vellane per nje cope toke. Ore, kane qene te sinqerte njerezit, te thjeshte, se nuk dinin, nuk lakmonin. Se e hapi dhe bota, por nuk u be si tek ne. Ketu eshte “ha sot se neser s’ka”.

“Kam djalin e vogel semure. Me 40. Ai maskarai, pronari ku punon gruaja, i thote te vish urgjent ne pune, dhe une jam i zene se mezi e gjeta nje pune tani, kush do te kujdeset per Anin?! Te me vdesi cuni mua se do ai maskarai tani. Une vetem po ti shkoj dhe ta kap prej fyti. Se keta jane kafshe. Shteti s’do t’ja dije a rrojme a vdesim ne. Dhe ne, ne fakt po vdesim, ja cdo dite, une punoj gjithe diten per 250 mije (te vjetra) leke ne muaj. Kam tre femije. Per dy te vegjelit kujdeset ky i madhi”
“Sa vjec eshte e ke te madhin?”
“I madhi? Po dhe ai i vogel eshte. 14. Po c’te bejme, ne po ngordhim gjithe diten ne pune, ai thote do hyjme ne Europe. Thote ju futa ne Nato. Politike vetem ne Tirane behet se ketej eshte “sa do me japesh, sa do te jap”. Po pse kam kohe une per politike? Ne po vdesim ore. Kurse keta tallin bythen me ne”.
“Ku punon tani?”
“Po ca pune?! Ja gjej ndonje keshtu shkoj zhbllokoj ndonje lavaman, ku ka pune? Lesh. Ja para ca kohesh, kur erdhi rruga ketej, punova ca kohe. Kishte punetore plot. Po shumica ishin maqedonas. Mezi merreshim vesh po dhe ata hallexhinj si ne. Po fiks si ne. Merrnin buken me vete, se di nga flinin, po ne darke ja kercisnin me raki Shiva, po eh, s’e mbajne alkolin ata. Ne shqiptaret po. Njehere (po ndertonin nje objekt prane rruges), pronari s’na dha leket, thoshte ja te lirohet fondi sot, ja sa te lirohet fondi neser, ne po na lirohej nena ore se skishim buke te hanim. Po maqedonasit i qine temen, e lane punen, u ulen aty kembekryq poshte ne kantier, hapen qeset e bukes, nxoren rakine dhe ja shtruan. Po na e futen ne shqiptareve se erdhi brigadieri tha hipni ju te tjeret ne skele. Po maqedonasit e kishin dobesuar skelen, kastile, qe te mos hipte njeri. Kur hipem, ajo levizte shume, mu kujtuan femijet, kush do ti ushqente ata po te vritesha une, ata duan te hane, ku rriten dot ata po s’punova une. E per cfare per 5 mije leke (te vjetra) dita punoja atje."
"5 mije leke? Kaq pak?"
"Pooo, kaq, se diferencen e vjedhin ata lart, punetorit te shkrete qe i takon me teper i japin 5 mije leke(te vjetra), nuk i paguajne as sigurimet asnje gje. Une punoja atje mbi skele, ajo levizte shume se e kishin zberthyer maqedonasit qe te bllokonin pune derisa te merrnin rrogat. Kurse ne na thane hipni ju ne s’doni t’jua presim fare rrogen. Kur mbarova, isha i lodhur shume, uje ne djerse, nga nje ane puna duhej bere, nga tjeter duhet te ruhesha nga skela. Zbrita poshte, maqedonasit po pinin raki, ishin te merzitur me ne po e dinin qe dhe ne skishim nga tja mbanim, fukarallik maskarallik, e une kur u afrova ata me zgjaten shishen e rakise. E ktheva te teren. Se ndjeva fare, rreshkiti si uje. Ata ngelen goje hapur dhe me rrahen shpatullat duke qeshur. Te nesermen i cova nje shishe nga ato te babait te nuses. Raki kumlle. E di si eshte ajo? speciale”
“Vellane ma hoqen nga puna. Punonte ne fabriken e T. E kane marre italianet ate fabrike. E blene per pese leke. Se e lane fabriken te shkaterrohej dhe pastaj e shiten. E shiten kot. E merr vesh ti! Tek ajo fabrike kam qene dhe une ca kohe. Vinte italitani...ja e ke pare ate filmin me kaporal Pelegrinin, ja fiks ashtu jane. Vellai eshte specialist i vjeter, mjeshter, po ata keta te vjetrit (ne profesion) i hoqen te gjithe dhe moren ca te rinj qe sja kishin fare haberin."
“ashtu,i hoqen?”
“Po i hoqen se ketyre specialisteve ata duhen tu paguanin me teper, duhet tu paguanin gjithe sigurimet, ne rast aksidenti te mbanin pergjegjesi, kurse keta te rinjte pranojne gjithcka, me keta ben cti kete qejfi italianit. Ska shtet tek ne, se te kishte shtet, e di si behej ketu, te vinte te na kerkonte Europa dhe ne nuk do pranonim. Po ska shtet. Ata jane te gjithe bashke. Ku e di njeri hallin tim? Ja dhe ja thash, a thua e kupton ai hallin tim nga maja benzit? Jo or vella jo. Paskemi lindur per te vuajtur.”
“Po sindikata s’ka bere gje?”
“Keta sindikates i kishim njerez te mire, u ankuan nja dy tri here keta dhe punetoret i mbeshtesnin, po kur e pane ata qe punetoret po ankoheshin, nje ti futur nje plumb njeri prej drejtuesve te sindikates, shpetoi kot fare. Pas kesaj, mori fund dhe kjo pune, cte bente ai,te linte kockat. Keta te vrasin. Po ha njeriu njeriun per pare”.

Biseda ishte shume me e gjate se kaq. Maksi fliste. Tregonte jeten e tij. Jete e zymte si e shume shqiptareve te tjere qe takova ate dite. Ate nate nuk fjeta. Kisha nje trishtrim te madh qe me zjente perbrenda. Trishtrim dhe zemerate.

Kthehem ne Tirane. Ngjyra dhe zhul. Jam shume i merzitur.
7 gusht 2009

27 Komente

Përshkrim i kujdesshëm një realiteti që vret... që fatmirsisht tregon që ka akoma njerëz si autori që këto gjëra i vrasin syrin dhe ndërgjegjen.

Duhet që të shkojë një Kaltër apo një Arbër që t'ju kujtojë atyre që janë atje se në ç'moçal jetojnë... që duke rendur pas rehatisë meskine e personale, as që duan t'ja dinë se ç'bëhet me patriotët e tyre.

Te falenderoj ed. nuk e kam shkruar me asnje pretendim vetjak, solla thjesht ne nje optike teper personale, ate qe pash, degjova dhe perjetova. Do ta bej kete here pas here kudo qe shkoj ne Shqiperi. 

ky artikulli vertet te le nji shije te keqe si ne ato rrefimet migjeniane po shije te keqe mu m'lejn edhe ca tipa si ky me lart qe kercejne pupthi me gezim sa here lexojn ksi artikujsh. Luajn rolin e atyre grindavecave qe sikur thone:
ee, a nuk ju thashe une?!

Kto rob nuk i hyjn ne pune as dreqit!

fatkeqesisht, ky eshte realiteti yne i shemtuar, i piste me njerezit e vrare dhe te lodhur dhe jo luksi artificial i disa lokaleve te tiranes

Teper interesant pershkrimi i sociologjise se vuajtjes mes punetoresh shqiptare e maqedonas, ne gojen e nje "periferiku".

Me shqetesojne ata qe e perceptojne hallin si estetik neper komente, larteposhte. Halli nuk eshte aspak ekzistencial, eshte esencial, ka te beje me mjerimin qe te sjell varferia.

Nuk eshte aspak problem mungesa e kultures, apo pislliku, apo te tjera gjera si keto qe jane te pamatshme, dhe nuk na bejne te ndryshem nga vendet e tjera. Problem tani per tani eshte varferia. Zgjidhni kete, dhe pastaj flasim per estetiken e per edukaten.

Nga ky punetori nuk kerkoj dot estetike, as nga ata maqedonasit qe kishin sabotuar skelen nuk kerkoj dot njerezi.

Pardje TCH filloi lajmet me nje burre qe kish cuar tre femijet ne spital dhe i kish lene aty. Deklarata e burrit qe shume e paedukate, e paqyteteruar, thuajse kafsherore "Une per vete le te vdes per buke, po te pakten keta te mos i shoh te me vdesin para syve, kane dy dite pa ngrene...!". Nga ky njeri une nuk pres edukate. Perkundrazi. Pres te marri ndonje dite leven, tullen a c'ti vije ndoresh, e te dale te thyeje xhama restorantesh bashke me kokat e atyre qe shqetesohen per freskine e salmonit norvegjez

 Arber, jam dakort me ty per sa i perket faktit qe primar duhet te mbetet zgjidhja sa me e shpejte e problemit te varferise dhe sigurisht zhvillimi ekonomik do te sillte dhe zhvillime ne sektore te tjere. por, nuk kuptoj ne komentin tend raportin midis estetikes dhe higjenes, estetikes dhe mungeses se kultures, edukates dhe politikes. 

se dakort ne lidhje me estetiken, smund ti kerkosh nje punetori te kerkoj "te bukuren" apo te krijoje harmoni ne aparenca, por pislliku ky eshte problem, higjena eshte dicka teper personale ne rradhe te pare, e se dyti eshte dhe e perbashket. dhe eshte e matshme. mungesa e saj sjell direkt semundje nga me te ndryshmet, infeksione etj etj. Sikur te flitej per ndonje shtet tejet te prapambetur mund te kisha menduar si ty qe ok le te krijojme nje hierarshi zgjidhjesh problemi, e fillojme nga varferia, por kjo eshte e pamundur ne rastin tone. sepse e kemi arritur nje stad zhvillimi. te kenaqesh me zhulin e durresit ne emer te vellazerise kjo sme duket normale, kjo as nuk e zhvillon vendin dhe per me teper i mban standartet e ulta. se dyti sme duket dhe aq per te qeshur nje kamarier arrogant dhe qe tall byth me klientet. ne duhet te fillojme ti ngrejme standartet paralelisht me zgjidhjen e varferise. se te kerkosh standarte do te thote njekohesisht te ngresh zerin, do te thote te revoltohesh dhe mos te pajtohesh me mizerjen. ciao

nuk jemi kuptuar

e para gje qe desha te them eshte per mendimin tim se dekadenca ne te tilla forma shfaqet gjithnje, ne forme degjenerimi kulturor, social, higjienik etj. Po arsyet e dekadences nuk kerkohen te individi. Une psh nuk besoj se Poe apo Rimbaud kane patur gjenetikisht tipare te ndryshme nga edukatoret e medhenj te historise. Por kane jetuar ne momente te ndryshme, ne kontekste te ndryshme etj etj. Dekadenca nuk shmanget me nisma pozitive popullore, dekadenca kerkon qe t'i gjenden rrenjet dhe te pritet qe ne rrenje, pra te zgjidhen problemet fillestare. Ndotja, mungesa e deshires per te jetuar paster, bukur, e njerezishem, ironia e cinizmi, perpjekja per t'ia futur njeri-tjetrit jane fenomene kulturore te pritshme e te parashikueshme ne kete sistem kulturor qe emfatizon individualizmin, konkurencen dhe garen. Anarko-Kapitalizmi (qe eshte dhe utopia libertariane) kete ambient synon. Po njeriu eshte produkt i komunitetit, e nuk pershtatet dot lehte me kete kulture aliene, keshtu lind dekadenca.

 

E dyta gje qe desha te them eshte qe ne forma te ndryshme, kjo dekadence shfaqet kudo, jo vetem ne shqiperi, ky eshte opinioni im gjithsesi.

E treta gje eshte qe une nuk besoj se mund t'i lihet ndonje barre individit per ndryshimin e situates (apo dhe komunitetit, shoqerise, si nocione fluide), pasi nuk do te kishte asnje rezultat. Barra i lihet e gjitha shtetit, qe eshte krijuar pikerisht per te mbartur kesi barrash.

 

 Shteti sigurisht, por dhe shoqeria civile ka rolin e saj ne ndertimin e nje ndergjegjeje qytetare. nese kjo e fundit do te funksiononte si duhet, atehere dhe shteti (nocion shume abstrakt ne kete rast) do ti duhej ti pergjigjej qytetarit me me pergjegjshmeri. Problemi eshte se shoqeria civile tek ne vepron me dy regjistra (si puna e ca bizneseve). Nga nje ane financuesve i raportohen rezultate, emra pjesemarresish (fiktive), projekte te realizuara (por te pazbatuara), aktivitete te suksesshme (te deshtuara), ndertime e cmontime fondacionesh bamirese e nga ana tjeter sbehet asgje dhe financimet vidhen etj etj.

ti lesh te gjitha pergjegjesite shtetit kjo me duket si dorezim. sistemi me individin jane te lidhur ngushte, si puna asaj "e beri pula vezen, apo veza pulen" smiley pershendetje. 

ket muhabetin e shoqerise civile e kam pak me rezerva. si term ka lindur ne kushte qe shqiperise se sotme nuk i pershtaten aspak.

shoqeri civile eshte term abuziv, edhe peshku eshte shoqeri civile, hajde t'ia hedhim fajin peshkut per situaten.

nuk eshte pune "veza pulen apo pula vezen", por, sic e shoh une (e perseris, eshte vetem pershtypja ime), kafsha u be njeri nen ndikimin e punes dhe te komunitetit. Dmth, nuk flas per ndryshimet fizike sipas darwinit, por per ate qe quhet qyteterim. Qyteterim i cili lindi nen presionin e paevitueshem te komunitetit (pra te te tjereve) e qe sot po synohet te humbase, duke u rikthyer ne individualizem, apo ne kerkim te lirive etj. Eshte serish detyre e komunitetit per t'u vetembrojtur (dmth per te mbrojtur qyteterimin qe eshte qartesisht ne faze dekadence), dhe kete e ben nepermjet strukturave te veta. E vetmja strukture komunitare e cila eshte gjeresisht e pranuar, per te cilen paguajme te gjithe qe ta mbajme, te cilen e vuajme te gjithe mbi shpine me kusht qe te na mbroje, eshte shteti. Une nuk kam paguar ndonje takse per shoqerine civile (e perseris qe ky term s'me thote asgje). Keshtu qe per mua, shteti, qe eshte dhe veza edhe pula e muhabetit, nderhyn me vizion rigjallerimin e qyteterimit, pra me politika punesimi, me vizion urbanizimi, me politika edukimi, etj etj. Te gjitha keto kane nevoje per objektiva te qarte, se dhe zhvillimi drejt nje perendimi te vagullt me duket i pavlere.

Po gjithsesi, ky eshte vetem mendimi im, ndoshta gabohem

Vrasja e policave dhe ky pershkrimi i Arberit, ma ulen krejt moralin, ndersa lexoja me erdhen ndermend vargjet qe mesonim kur ishim femije "....si s'me jep nje grusht te fuqishem, malit qe hesht.............."

 vertet nje ngjarje shume e rende. keto muaj e veres si bilanc lufte.

Enea edhe une ashtu si puna jote ndihem sot, ishalla mos degjofshim kurre gjera te tilla dhe cdo gje rregullohet ne Atdheun tone te dashur...................

Artikull tipik enverist dhe nostalgjik per diktaturat.

Fajin sipas autorit, e ka rendi demokratik  dhe jo kriminelat e kuq qe e lane kete vend per 60 vjet ne erresire.Por Maksi nuk do tja dije per kete.Per te eshte me e rendesishme qe te jene te gjithe ne erresire sepse sipas fjeleve te tij "s’kishte zili, se ishim te gjithe njelloj".Kete ka dashur te tregoje autori.

Njerez si Maksi ka pasur edhe ne ate kohe dhe mos na genjeni te na thoni jo s'ka pasur.Une kam pasur nje fqinj qe kishte 4 femije dhe hanin buke me dhalle ne dreke dhe kete e kam pare vete.Por atehere si kohe erresire qe ishte nuk flitej dhe publikohej kjo gje,prandaj edhe Maksi thote qe "se ishim te gjithe njelloj" gje qe nuk eshte aspak e vertete.Sepse nuk kemi qene fare te gjithe njesoj!

Por une qe jetoj ne SHBA shikoj nje fenomen tjeter dhe ju lutem ma shpegoni se nuk po e kuptoj mire.Shoh shqiptare nga SHBA qe shkojne per vizite ne Shqiperi dhe kur kthehen depresionohen.Ankohen se te afermit e tyre ne Shqiperi jetojne goxha mire dhe jeta ketu(ne SHBA) eshte e veshtire etj etj!Disa mallkojne edhe fatin qe ju ka rene llotaria,sepse thone qe ne Shqiperi te afermit e tyre jetojne me mire se keta ne SHBA.

Tani kemi dy tablo kete te Arberit dhe ate qe e kane pare shume shqiptare nga SHBA kur shkojne ne Shqiperi.Kush eshte e verteta nuk e di,por di qe ky si shkrim eshte shume i erret.Shume me i erret se jeta ne Shqiperi!

kam pershtypjen qe ne SHBA, ashtu si ne Shqiperi, ka njerez qe jetojne shume mire, ka dhe njerez qe jetojne keq. Per shqiperine kete e thone statistikat zyrtare. 12.5% e popullsise jetojne me 1.2usd ne dite. Te kritikojme Enverin, e bejme gjithe diten, dhe e kemi bere per 20 vjet. Te kritikojme te tashmen, per nje te ardhme me te mire, ketu calojme pak. Sepse kritikat (e shqiptareve) ne pergjithesi jane aspak largpamese, dhe synojne vetem e vetem mireqenien personale (jo komunitare apo kombetare). Keshtu nje socialist eshte gati i t'i thote te bardhes se zeze, me kusht qe te shaje Berishen, nje demokrat eshte gati te beje te anasjellten, vetem qe te mbroje Berishen dhe te shaje Ramen. Rast tipik jane LSIstet, qe para kater muajsh nisen levizjen Berisha IK per rastin e Gerdecit, e sot jane ne qeveri. Dje shanin e mallkonin Berishen, sot shajne e mallkojne po ua preku kush. Pra nuk ka vend per kritika racionale apo konstruktive nese pasioni dhe tifozeria politike qorrojne syte.

Sa per ate qe thua, Maksi, me c'shoh une, ka gjithe te drejtat e botes per t'u ndjere i pafat, i lene pas dore, i diskriminuar e i perbuzur nga shteti i tij. Qytetare te tille ekzistojne ne Shqiperi, perderisa nuk biem dakord qe i shpik Arbri dhe njerez si Arbri. Zgjidhjet jane tre, ose te bejme sikur nuk ka te tille, ose t'i zhdukim, ose te riparojme shkaqet qe krijojne hallet e tyre e varferine (dhe kjo nuk behet pa marre parasysh realitetin).

 solidarnosc, shkrimi nuk eshte i trilluar dhe per me teper nuk kerkon ti bej jehone te shkuares. eshte e tashmja, e sjell bruto, e tashmja brutale. ti do ta besh me lule, por nuk eshte. ideja eshte qe ata qe mendojne si ti dhe hidhen mbi barrikada sharjesh dhe fyerjesh te ndergjegjsohen qe ky vend ka shkuar per lesh dhe gjerat nuk jane ne vije. 

per dijeni, sipas autorit fajin nuk e ka rendi demokratik, por xhungla e krijuar ne vend, per mua ky nuk eshte rend demokratik, por nje forme e crregullt e tij dhe po aq totalitar sa i meparshmi. 

po ka dy,tri, kater tablo e me shume. kjo me siper ishte ajo qe solla une. dikush mund te sjell nje tjeter. ti cfare kerkon, te uniformizosh kendveshtrimet e te shohesh vetem nje tablo? a nuk eshte kjo nje forme diktature nga ti? 

Por une qe jetoj ne SHBA...

 

 

Ktheu ne Shqiperi. Keto qe lexon ketu jane broçkulla.

Nga nje mik qe te do te miren. 

Pse ja fut si kau peles o njeri...pse te ka ngelur ora ne komunizem dhe komentet i ben si pasneser.... Ok ja per nje cast po e besojme qe ka njerez qe "mallkojne" diten qe ju doli llotaria Amerikane dhe nuk ju pelqen jeta qe bejne ketu por a ke pare ndonje apo degjuar qe te kthehet ne Shqiperi sepse jetohet me mire (them per njerezit e thjeshte dhe jo per ata pseudo politikane qe kthehen ne Shqiperi per te vene pasuri dhe dhjame)

Une nuk e di se kush nga rrethi i kryeministrit deshiron te "emigroje" se nuk i pelqen tja sjellin paret te mbyllura ne zarf pa bere asgje smiley  por jnerezit e thjeshte vuajne si qeni se s'ka kush te mendoje per ta dhe nese kerkojne nje te drejte dhe ate me minimalen sic thote Maksimi sigurimet sociale nuk e vret njeri mendjen. Edhe nje i sindikates qe e kishte cuar zerin ja futen nje koqe plumb qe kot shpetoi. Leri sharjet e komunizmit se e kemi share aq sa nuk shahet me, te gjithe e dime se ca ishte dhe s'kmi nevoje te na e kujtosh por ti i ben krahasimet si ne historine e para 90'es me vitin 1938. Beje krahasimin me vitin 2008, 2007, 2006 e me radhe te shikosh se sa me te varfer jane Shqiptaret me nje vit diference dhe mos ben krahasime me dekada...

Shume trishtim vertet sot...ka disa dite qe keto lajmet e zymta po vershojne gjithandej. Te merret fryma kur i lexon/sheh. Kjo e policeve me ka lene te mpire gjithe diten ne pune...keq shume smiley

 

PS. "Blerimi" ne Lushnje...sa here kaloja femije andej kur ikja per ne Berat...me linte mbrese rruga e gjate me lule dekorative anash...roze dhe te bardha. Flm qe me risolle nje copez fragment te paqte

z. Arber ! Te kaperdish te tilla pershkrime e pasqyrime realiteti te sotem do mide te forte. Nuk eshte per burreca kjo pune  as per solidarnostra e  as per te tredhur . Jane  komplet jashte realitetit ! Ata i ka lene koha tek ..."njehere ne Canak- Kala " Ai trekendeshi propozimeve te Sol besoj se i jep pergjigje asaj situate . Ne keto prurje del qarte thenie xhevair e popullit ''Varet ne c' vesh bie, jo si e thua " Une do shtoja .."aq me teper se kujt ja thua"  Presim nje brez te ndergjegjesuar, pa keta kufomat e mbeturinat e curubabeve formale te ish komunisteve qe sot mbajn flamurin e kercenimeve dhe perjashtimeve me terma injorantesh . Ata jane pjese e ndyre e ketij perfitimi ne kurriz te ketyre te tjereve , ne gjirin e te cileve jetuan dhe u vleresuan jashte politikave zyrtare te Partise ne Pushtet... prandaj edhe si emer - MAKSIMI -  ndoshta nuk u tingellon njerezisht !  

 Ju falenderoj te gjitheve per komentet.

Arber, pershkrim i bukur dhe i sinqerte!

Pershkrimi i situates eshte real dhe e fillon me gjullurdine e trafikut te tiranes qe kur e lexon te sjell humor por nese e perjeton te luan tepelekun e kokes. Pastaj nga bisedat ne Lushnje ta ben stomakun pershesh me historite qe degjon se jane 1000% te verteta dhe pershkruhet realiteti ne te cilin ndodhen njerezit e thjeshte dhe qytetet e tjera jashte Tiranes.... Me te vertete trishtuese dhe them me vete: Pse u gatua ashtu ajo Shqiperia jone post-komuniste?! Me siguri te gjithe kane variante te ndryshme shpjegimi por pas kesaj pyetje retorike lind menjehere pyetja e dyte: Do behet ndonjehere Shqiperia si bota?! Perseri pyetje retorike, te pakten per mua se mbase per ju te tjeret eshte vetem pyetje.

Biseda me Maksin eshte nje perle!

kerkon mbase vetem pak formatim per ta nderlidh organikisht me pjesen tjeter te tekstit, por eshte shume shume shume e fuqishme dhe dialogu ne vetvehte eshte tip "mos e luj mo se prishet".

flm emo. pjesen me lart, nisa ta limoj paksa, por ne fund, duke qene se ishin shenime ditari, vendosa ta sjell ne formen e saj me bruto, nuk desha te sjell letersi, por kronike nga realiteti yne qe shfaqet ne forma barbarisht te pabesueshme ne 2009 ne nje vend qe pretendon te hyj ne Europe. Si Maksi takova dhe shume te tjere, njerez te rastesishem te cilet une besoj se askush nuk i ka degjuar, pasi shihja ne ta deshiren per te me treguar dhimbjen e tyre e ne fund sikur iknin me te lehtesuar. uroj me te miren per vendin tone, por kjo gjendje me ka bere shume pesimist. 

Shqetesimin dhe ndjesite qe perjeton ti ka edhe plot te tjere qe i perjetojne (perfshire edhe mua)...por pesimizmi nuk zgjidh gje. Shume kollaj te behesh pesimist. Edhe thjesht fakti qe ti e boton dhe ndan me ne te gjithe kete, eshte "te besh diçka". Per nje gje me vjen keq...qe ne kete blog eshte nje dore e mire njerezish qe pak a shume njesohen me njeri-tjetrin. Ndoshta ka te drejte fh kur thote "Po pertej fjaleve çfare mund te bejme?". Duhet organizim...

Mbase  portretit te Maksit duhej ti kishe dhene nje rifiniture, per ta bere edhe me te prekshem kete fenomen social, pasojat e te cileve i vuajne jo me pak se 50% e shqiptareve. Ketu e kam fjalen per familjet tona. Maksi eshte nje prej atyre mijera e mijera burra e grave shqiptare te cilet ne hijen e shtetit punojne pa sigurime, diskriminohen fare hapur, vuajne papergjegjshmerine e pushtetareve tane te dhjamur,(jo vetem nga obeziteti) , jane konklomerati pa emer, jane populli ilegal, edhe ne shtepi te vet. eshte vertet fatkeqesi qe Shqiperia per 20 vjet drejtohet nga maskarenjte, nga ata te cilet vetem per popullin nuk mendojne. Mbase portretit te Maksit i mungon edhe brishtesia dhe dhembshuria qe ka brenda, i mungon pak zeri i revoltes, i mungon forca per te shembur nje regjim i cili po i pi gjakun. Si Maksi jane tipk te gjithe punetoret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).