FLETE DITARI 6 (Shqipëri 2009)

FLETE DITARI 6 (Shqipëri 2009)
ARBER SHTEMBARI

1 shtator, e marte paradite.

(...) sigurisht, unë mund të kisha marrë avionin për të shkuar në Athinë. Përvec komoditetit që ofron udhëtimi me avion, fluturimi Tiranë-Athinë zgjat dicka më tepër se një orë. Por, përkundër dëshirës së familjes, një ndjenjë kurioziteti më shtyu ta ndajë këtë udhëtim me më të thjeshtët ndër shqiptarëve që udhëtojnë për në Greqi: vendosa të shkoj me autobus.

Shkoj në agjencinë A-T.që gjendet në rrugën Mine Peza. Në xhamin e jashtëm afishohen itineraret e linjave që përshkruajnë autobuzët e tyre. Itinerarët përfshijnë përgjithësisht linja ballkanike. Hyj. Nuk ka asnjeri. Pres. Nga krahu tjetër i rrugës, shoh një zonjë që vjen me nxitim drejt zyrës së agjencisë. “Po hë mër cun, të thash njëherë, autobuzi i Selanikut sapo është nis nga Gjykata, po vjen, shko prit atje!”. “Shih zonjë, se nuk jemi parë ndonjëherë. Në fakt erdha të blej një biletë autobuzi për Athinë.” Ajo, e zënë në “faj”, më gjegjet “Më fal se të ngatërrova më atë tjetrin, kam tre orë që i them prit atje. Ca deshe?”. “Për Athinë, nesër në mëngjes”. Ajo nxjerr ca blloqe të vegjël të bardhë, hap njërin prej tyre, bën një faturë, bileta është gati, kushton 55 euro. 55 euro, më duket një cmim korrekt. I zgjas 60 euro, por vërej një deformim gati histerik në fytyrën e saj “ooo, po ku ti thyej unë këto? Shko thyeji përballë, ja ku e ke biletën”. Ajo e hedh biletën me inat në një sirtar, ngrihet, ikën. Psherëtij, qëndroj një hop para byrosë së saj, ajo që më shkon ndër mend është vetëm pyetja “si është e mundur?”.
Kaloj rrugën, shkoj në agjencinë përballë, thyej eurot, rikthehem. Në zyrën e agjencisë AT gjej një zonjë tjetër dhe një adoleshent. Zonja i thotë: “O debil, të thash prit atje se po vjen autobuzi. Po e humbe, unë lekët s’ti kthej. Shko mër atje!” Adoleshenti, bëri një piruetë të cuditshme, ndoshta i corientuar nga ulërimat dhe doli jashtë. Hyj qetësisht si dikush që po i ruhet një qeni kërcënues, i them që bileta ime është gati, i zgjas eurot. Marr biletën. Pa dal ende mirë nga agjencia, jam duke e vënë në dyshim seriozisht nisjen time me autobus për në Athinë.

(tek 21-shi, ne mbrëmje)
I tregoj nje mikut tim për ngjarjen që më ndodhi. Pyetjes sime retorike të disa orëve më parë, miku im ju përgjigj thjesht: “Ej, je mësu anej ti, po këtu je në Shqipëri!”. Sa qindra herë mund ta kem dëgjuar këtë shprehje! C’do të thotë kjo “këtu je në Shqipëri?”. Me tepër se sa nje krahasim standartesh me vendet europiane, kjo me tingëlloi si “këtu është kaos dhe s’bëhet ndryshe, ndaj prano dhe hesht?! Të krijohet përshtypja sikur jemi mbërthyer pas një lloj standarti dhe po të kërkosh më tepër, humbet atë autenticitetin e shqiptarit, të konsiderojnë si “je anej”, sepse që të jesh “knej” dmth në Shqipëri, duhet të vetëkënaqesh me kushtet që të ofrojnë, madje t’ja dish edhe per nder.

(2 shtator, ora 4 e mëngjesit)

Zbres shkallët. Pallati fle. Deri në dy të natës patëm një disko të improvizuar para lagjes nga një makinë. Sa bukur...ti fle duke pëshpëritur fjalët e këngëve me koken poshte jastekut. Repertori ishte i zgjedhur. Moli, Sami Kallmi, një moment Lady Gaga, më pas vijoi pandërprerë Sinan Hoxha. Muzika infiltrohet ngadalë në gjumin tënd dhe ti fillon të bësh ëndrra erotike me Madonën shqiptare, Bleonën, Gjysten. Onirizmi nuk ndalet, derisa përpara të shfaqjen seanca parlamentare nga Jozefina. Ëndrrat kanë gjithmonë dozën e tyre të absurdit.

Eci. Autobuzi Athinës do të ndalet para ambasadës së Vatikanit, në fund të rrugës së Durrësit. Fresk, fllad mëngjezor që s’e ndjen në asnjë vend tjetër të botës, ndihesh mirë, mbushem me frymë, eci i sigurt, ky është qyteti im, e njoh përmëndësh, këtu nuk jam në banlieue parisienne rrethuar nga kulla getosh të shkarravitura grafitësh me “Të qifsha policinë” apo “Të qifsha Francën”, jo, mureve suva rënë janë rreshtuar emra shqipesh, ja atje paska kaluar një Besi dhe ka shkruar emrin e tij; këtu nuk jam as në Gare de Lyon, ku sheh me mijëra fytyra, por asnjë reale, maska pafund, ndërkohë që ja, atje tutje, drita e bukëpjekësit të lagjes është ndezur, Goni ka veshur përparësen e bardhë, duart plot miell shtrëngojnë një cigare të ndezur, në ballë, rrudhat palosen si fletë ditaresh ku shkruhen vite të mbushura plot sakrifica dhe mund. “Për ku kështu o Arbër?” “Në Athinë”, “Hajt pra rrugë e mbarë”. Eci. Agimi cel fare ngadalë rrugëve të zbrasura të Tiranës, dritat të zbehta porsi të lodhura nga një natë e pagjumë ndricojnë hije qensh që dremisin trotuarëve. Përkrah, një makinë policie ul gazin, vëzhgojnë, rinisen, për ti lënë vendin vec zhurmës së valizhes që shket mbi pllakat e ndotura. Dëgjohet vetëm ajo.

(...)

Tek ish Kafe Flora, aty tek sheshi i vendqëndrimit të taksive, pritet nga casti në cast të vij autobusi AT që shkon në Athinë. Ka shumë njerëz. Në fakt kanë ardhur 5 apo 6 autobuzë që shkojnë për ne Greqi. Destinacionet janë më së shumti për Athinë dhe Selanik. Kujtoj që kisha harruar të pyes nga cila pikë doganore do të kalonte autobuzi. Dikush më sqaron se autobuzët i bien ose nga Kapshtica ose nga Kakavija. Por bileta unë që kisha prerë shkonte nga Kapshtica. “Arrin në mesnatë atje” më thonë. Në mesnatë? Me një llogaritje të vogël kjo do të thoshte gati 20 orë rrugë. Dikush qesh. “Epo aq shkon” më thotë, “se 4 a 5 orë do ti kalosh tek greku në doganë!”.

Nisemi. Në autobuz s’jemi as pesë vetë. Shoferi më thotë që fluksi ka rënë, pasi pjesa më e madhe janë kthyer në Greqi. Nga Tirana, ne Durres, tek sheshi i autobuzeve hipin disa te rinj. Udhetojme drejt Elbasanit me pas ku autobuzi ndalet në një park autobuzësh. Njerëzit hipin, më pas zbresin sërish, hipin prapë, ngjeshin nëpër sedile canta të mbushura dëng. Dalëngadalë flegrat e hundës bezdisen nga era djath, era pulë, era Hugo Boss. Niset autobuzi. Deri në Qafë Thanë rruga është e mirë. Teksa autobuzi merr kthesën e fundit drejt saj, sheh përposhtë fushën e Domosdovës. Duket porsi një arnë e varfer. E s’të shkon ndërmend fitorja e Skëndërbeut, por mallkimi i turqve. Udhëtojmë përkrah liqenit te Ohrit. Rruga ëshë fare e ngushtë, e dëmtuar, shoferi shfryn në timon. Ndihmësi i tij, nxjerr dvd e Portokallisë dhe ndez televizorin e vogël sipër kokave tona. Si për ironi të fatit, fillon e shfaqjet skeci me Bollanon. Qeshim. Një qeshje e hidhur, e verdhë.

Ku jemi? Pogradec! Pogradec? Autobuzi can përmes një qyteti fantazëm, të shëmtuar, të shkatërruar, të pisët, të ndytë. Ky është Pogradeci i Lasgushit sot. Një hale gjigande. Autobuzi ndalet në mes të një rruge. Përkrah janë agjencitë AT. Zbres të blej një shishe ujë. Spektakli duket surreal. Me dhjetëra njerëz rrethojnë autobuzin sikur të kishte ardhur mesia në qytet. Rituali përsëritet, hipin, zbresin, shtyhen, “hajde misra të pjekur”, shtyhen, zihen, “karta amc, karta greke”, unë pi ujë si për ta shtyrë pakëz lëmshin e krijuar në fyt. Në kokë më vijnë skena filmike nga Afganistani. Pogradeci ynë i dashur i përngjan një Kandahari afgan Një turp i vërtetë. Nisemi. Dikush më ka zënë vendin. I shpjegoj që vendet janë të prenotuara, cdo pasagjer ka një numër, personi s’do t’ja dijë. Ndihmës shoferi i kërkon biletën personit në fjalë. Por ai ka hipur gabimisht në autobuzin e Athinës, ndërkohë që bileta e tij është prerë për Selanik. Ai zbret, unë zë vend. Nisemi. Pas shpinës, dy gra bisedojnë në sllavisht, udhëtari ngjitur me mua rregullon pashaportën greke në një portofol, ndërkohë që në xhep të këmishës i rendon nje pashaporte e kuqje...Asgjë s’pipëtin. Përvec Portokallisë në sfond.

Korce! Do të ishte e kot të përsëritesha. Kisha shkuar i vogël në Korcë. “Parisi i vogël” i thoshin dikur. Shtëpitë e bukura korcare, llampadarët me shumë sharm, njerëzit tepër të dashur. Por kjo nuk ishte Korca që unë kisha parë. Kjo nuk ishte as Korca që disa miq korcarë më kishin përshkruar para disa kohësh në Paris e që unë mezi prisja të shihja. Qyteti duket si gjymtyrë i prerë pas një bombardimi. Irritohem, mërzitem, dua të shkoj të kap ndonjërin prej fyti, kush e ka bërë këtë?! Kush e ka shkatërruar këtë qytet?! Kush?! Ngjeshem në sedilen time. Përmes qelqit, shoh me qindra njerëz që një zot e di se c’bëjnë aty në këtë orë të mëngjesit. Duket si vorbull insektësh që fluturojnë cuditshëm dhe pa sens. Një nënoke shamibardhë, mbështetur pas një muri, shet paketa. E vështroj, më vështron. E më duket sikur ai vështrimi i saj më thotë “Ja o bir, ti po shkon, dhe ne të mjerëve po na lë pas”. Më kujtohet gjyshja ime. Gjyshja e kujt ishte kjo nënë që shiste paketa herët në mëngjes?! Përlotem.

Arrijmë në Kapshticë rreth mesditës, apo dicka më pas ndoshta. Shoh doganën greke. Lexon Krystallopigi. Futemi në një rradhë autobuzësh dhe makinash. Shoferi fik motorrin, hap dyert dhe ne zbresim. Era e qofteve dhe salciceve që kundërrmon ajrin miksohet denjësisht me një manjetofon që këndon për Ali Pashanë. Në zgarë hidhen mishërat, bukët ndahen në mes, lyhen me mustard, me majonez, me ketchup, ngjeshen patatet e skuqura dhe sallami, 2 mije lekë të vjetra dhe një të bëftë mirë. Ka gjallëri, të gjithë duken të lumtur. Anës rrugës numëroj 5 kioska. Janë kioska të brezit të parë, si ato të viteve ’92-’97, me ca hunj të ngulur, ca plasmas, ca llamarinë, ca karrike plastike të bardha, edhe bujrum. Pisllik i paparë, koshi i plerave nga këto anë me siguri është zhdukur porsi dinozaurët në kohë. Por zemrat mbeten të pastra. Po a mjafton kjo? Bëj një xhiro në këmbë. Rradha e makinave është kilometrike. Vërej, që pas kioskave thellohet një kanal i madh vaditës. Mund të ketë pa frikë me ton e me ton plehra, shishe plastike, kufoma kafshësh, një tmerr i vërtetë i papërshkruar.Shoferi ben shenje pas disa minutash. Hipim serish. Kalojme doganen shqiptare. Asnje problem. As dhjete minuta pritje. Autobuzi i drejtohet doganes greke. Ngec ne rradhe. Ndalon. Zbresim serish. Vertitem rreth e perqark plot kuriozitet.I afrohem doganës greke. Një fytyrë e keqe e veshur me uniformë ushtarake greke ha akullore dhe jep urdhëra me zë të hollë nga larg.

(ora 4 mbasdite. Durimi po soset. Kemi 4 apo 5 orë që presim në diell. Ushtari grek ulur në hije ka ndërruar mbi dhjetë shije akulloresh...)

Na bëjnë me shenjë të afrohemi drejt kabinave te kontrollit te pashaportave. Kujdes, s'eshte shaka! Po hyjme ne Europe. Cuditerisht, si shume te tjere, po filloj të ndihem si kafshë. Arrin një moment dhe njeriu dhe vetë e pranon këtë kusht. Instiktet zgjohen, behesh agresiv, perpiqesh te mbijetosh. Ushtarët grekë ulërasin. Shoferi ndalon autobuzin para kabinës së policisë kufitare greke dhe fik sërish motorrin. Mbledh pashaportat dhe na thotë të mos zbresin se përndryshe mund të presim dhe tre orë të tjera si ndërshkim. Pritje. Dielli përvëlon. Ajri i kondicionuar është mbyllur. Mezi marrim frymë. Cnjerëzore. Ka fëmijë që qajnë, pleq që kolliten, ne të tjerët shfryjmë. Duket si film. Një nga ato filmat me nazistë dhe me cifutë. Ja dashuria e popullit vëlla grek me të cilin nesër sëbashku në Europë do të jemi një familje! Zbres nga autobuzi, të shkoj ku të shkoj. Marr frymë thellë, oksigjeni vërshon në mushkëri sa më bën të kollitem.

Duhet ta provoni vetë këtë udhëtim, që ta besoni. Nuk pendohem për zgjedhjen që kam bërë. Po e shoh me sytë e mi trajtimin që u bëhet shqiptarëve në kufi. Trajtim cnjerëzor! Shoh të tjerët që zbresin nga autobuzi. Një nga një, të gjithë janë poshtë. Një polic grek afrohet drejt nesh me nxitim duke bërë ca shenja me duar, fillon bërtet, kap dike për këmishe duke i folur greqisht. Zotëria ja kthen me një anglishte të pastër, se është reporter australian. Polici grek largohet menjëherë. Nuk u duk më. Një thank you nën zë i drejtohet zotërisë së huaj. Hapen paketat, ndizen cigaret, muhabeti piqet. Tregojnë sesi njëherë, policët grekë i kishin hedhur pashaportën përtokë një turku, kurse ai “pa ja bërë syri tërr” i kishte kërkuar policit grek t’ja jepte në dorë. Greku kishte refuzuar. Atëherë qytetari turk i kishte telefonuar ambasadës turke në Athinë. Përplasja rrezikonte të shndërrohej në incident diplomatik. Brenda pak orësh, kishin mbërritur zyrtarë të lartë turq e grek. Përfundimi. Turkut i ishte kërkuar falje, pashaporta i ishte dhënë në dorë, dhe gjithë personeli grek ishte përjashtuar nga detyra. Pyes veten, sa pashaportat shqiptare jane hedhur, janë grisur, janë shqyer, janë ngrënë nga policia greke, po a ka ardhur njeri nga shteti ynë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë? E të mendosh që zyrtarët tanë përgjegjës paguhen dhe gëzojnë privilegje pikërisht nga taksat tona. E të mendosh që i zgjedhim pikërisht për të na qenë në krah në ditë të vështirë. “S’kemi shtet or jo! Se te kishim, ja bëje grekut rrup sup.”.

Pas pesë orë odiseje në doganë, autobuzi më në fund hyn në tokën grek, sikur të hynte në tokën e perëndive. Panorama është krejt e ndryshme. Në kontrast me kafshërinë e policisë greke në doganë, rruga është e mirë, nuk ka plera e nuk ka as kioska. Autobuzi can përmes malesh dhe luginash. Deri në Athinë, kemi dhe 8 orë rrugë.

(...vazhdon...)

84 Komente

Dalëngadalë flegrat e hundës bezdisen nga era djath, era pulë, era Hugo Boss.

Kete te fundit s'e kam ndier ndonjehere, po ere djath, pule, pula te gjalla, ere byreqesh kam ndier plot. smiley

Une nuk kam pare nje eksperience te tille ne doganen greke ne Kapshtice. Me eshte dukur se zallamahine e bejne kryesisht shoferet tane, qe nuk rrine dot ne radhe por shtyhen per te futur dokumentat ne ate sportelin e vogel te doganes. Nuk ka rendesi ne eshte radha e tyre apo jo, me i forti fiton. Pastaj nje renie borie makinash se "i forti" kerkon te kaloje, me mire fluturoje mbi makinat para tij.

 

Bukur Arbri ! smiley

p.s

Sa e urrej fjaline: ça deshe !!! si mund te kerkosh te te ece biznesi me kete parrulle harbute ne goje, nuk e kuptoj...

Mua kur ma thone, sec kam nje deshire te forte te kthej majat nga thembrat dhe t'ia mbath nga andej...

@ujku, komenti yt ne lidhje me rradhet eshte shume i sakte. kishte tre sportele, por per autobuzet ishte nje me vehte (ne te djathte) dhe procedura ishte shume me e gjate se per makinat. 

@flo, tek pjesa e 7 do ju tregoj per xhevahiret e Greqise. 

flm per komentet.  

Pershkkruar me nje realizem pikant. Faleminderit

Erdhi Arbri ...i kendshem , i shtrydhur , revoltues qe te ben te shtrengosh dhembet e grushtat si Migjeni dikur prane e "perballe Malit qe s' bezan "

Faleminderit Arber !

Ziko, une do thoja: ERDHI DITA(ri)' ARBERIT!

 

Edhe nje gote vere nga mbrapa smiley

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/PrapePushime337-1.jpg?t=1255707511

najs

thanks for sharing

Dhe une kam te njejtin mendim Emi !

Pershkrim shume shume real e domethenes . Nje kupe qe NUK mba ME.

Episodi i Pasaportes TURKE .......

Ne u themi monarkefashisteve GREKE mos ta luajne bishtin .......duhet zevendesuar me te njejtin kuptim te mos-harreses por.....

Ne u themi arbitraritetit GREK , te mos luajne me Shqiptaret , te mos perfitojne nga situata e ligje Nderkombetare qe perkohesisht jane KUFIZUESE per ne. Ashtu si gjate gjithe Historise midis vendeve tona do vije kohe qe perseri  t'ju trajtojme si bujq ,do pranojme te evakuoheni nepermjet nesh , do t'ju japim toka e shtepi .....por kesj radhe behet nje here TJETER ! Dhe kjo dite do vije!

Edhe njehere faleminderit Arber !

Mos ka dash me thon 'onanizmi' ky? (eh Onani i shkret..o bo legjend vetem se e shkrujti dikush..d'accord Chene?smiley

Muzika infiltrohet ngadalë në gjumin tënd dhe ti fillon të bësh ëndrra erotike me Madonën shqiptare, Bleonën, Gjysten. Onirizmi nuk ndalet, derisa përpara të shfaqjen seanca parlamentare nga Jozefina.

 

qafir onirizmi jo onanizmi. doja te pershkruaja ate momentin gjysem zgjuar gjysem fjetur. edhe pse onanizem eshte ajo do ti shkonte atij momenti.  

Pyes veten, sa pashaportat shqiptare jane hedhur, janë grisur, janë shqyer, janë ngrënë nga policia greke, po a ka ardhur njeri nga shteti ynë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë? E të mendosh që zyrtarët tanë përgjegjës paguhen dhe gëzojnë privilegje pikërisht nga taksat tona.

Arber, nqs do e shofesh problemi nga pikepamja e taksapaguesit, taksapaguesi shqiptar merr nga shteti i vet aq sa paguan. Sepse shqiptari i zakonshem paguan shume me pak taksa shtetit te vet sesa turku i zakonshem. (Dhe me shqiptar te zakonshem kam parasysh nje mesatare imagjinare, jo nje person konkret.) Dhe kam përshtypjen se respekti për turkun, australian, etj. s'ka të bëjë me taksat fare.

Po te them thjesht qe ta shohesh problemin nga prizmi i taksapaguesit nuk eshte konstruktive.

good. atehere ka dy gjera paralel; e para, rroga e zyrtareve te shtetit eshte ne proporcion me taksat --> rrogat e zyrtareve tane jane te vobekta; e dyta, kur pranon te besh nje job, nuk e ben te kushtezuar nga madhesia e shperblimit. Puna ose behet, ose nuk behet. Nuk ka kondicionim nga paga. Paga kushtezon nese pranon t'a besh apo jo nje pune, por kurrsesi sa mire apo sa shkel e shko do e besh ate.

E dyta, pra, e nulizon cdo lloj ndikimi te pikes se pare.

Keto menjane, "jam fut mik" per ket shkrim. Shqyrtojeni nga byroja smiley

Mqse ju nuk ushqeheni fare nga taksat tona, a duhet "bribe" per ket smiley

 

S'e di a jam 100% dakord per piken e dyte. Sepse ky zyrtari jone qe paguhet pak, kur del nga toka e vet, bie fjala ne takim me ate zyrtarin e atij shtetit jugor, ka nje kompleks inferioriteti te madh. dhe kompleksi i prish goxha pune kur vjen koha per te thene ato qe duhet te thote ne mbrojtje te vendit te vet. sidoqofte, dakord qe paga nuk percakton cilesine e punes. 

Ka dy gjera te tjera (po thena pika 3 dhe 4): 

3) Ne kete rast, 99% e demit vjen nga arsye historike/politike, dhe jo nga zyrtari i paafte i shtetit sot. Kete duhet ta kemi te qarte, sepse po i hidhemi ne qafe ca burokrateve kot.

4) Qytetari duhet te ankohet si qytetar, jo si taksapagues. Se qytetaret jane te barabarte, pa u varur nga sasia e taksave qe paguajne.

S'e kuptoj pse perdoret kaq shpesh ky titulli taksapagues, a thua se shteti ekziston vetem nqs paguhen taksat. Ajo qe po thoja me siper ishte pikerisht kjo: nqs supozojme se individi perballe shtetit eshte thjesht taksapagues, atehere duke qene se shqiptari i zakonshem (imagjinar, gjithmone) paguan shume pak taksa, i bie qe te drejtat e tij te qytetarise te jene te vogla. S'duhet shtruar keshtu çeshtja, per mua.

ankesa "si taksapagues" eshte nje qasje e huazuar nga mendesi perendimore. askush nuk ankohej si i tille per zyrtaret e shtetit ne monizem. nuk njihej fare si qasje. arsyet per kete jane te kuptueshme, por s'po i them ketu, penar. S'eshte tema.

tani, cdo individ ketejpari, lloj lloj lacaronesh ne fakt, qe mbase i varen shtetit ne qafe tere kohes (jane barre sociale) e kane ne maje te gjuhes kerkesellogarine ngaj punonjesve te shtetit: "ju mbaheni nga taksat e mia". Eshte aq i goditur si argument, e jep aq qarte pozicionin e supozuar qytetar-punonjes shteti sa s'ka ku te veje me. Pikerisht ngaqe eshte kaq i forte si argument, ai do perdoret deri ne diten qe s'do kete me taksa ne rreth te dheut (if). Ndaj s'e kuptova qasjen tende, penar. Nuk di si ta therres me fort qe qasjet morale, kerkesa e zyrtareve "melaqe", apo e gazetareve te ardhur nga kozmosi me ndergjegje ndergalaktike (prap e ke nje shkrim nga Lubonja me po ket qasje deshtake, ktu te peshku, now as we speak), pra qasje te tilla jane pa fryt fare. Te destinume te mbeten kuisje e vajtime. Tjeter gje kur i thua tjetrit, nuk du me dit sa i ndergjegjshem je, sa i mire a i keq. Qofsh i ligu i dynjase! Po te paguaj (te me mbrosh interesin ne kete rast) mor qen, pra luaje bythen! Si turku. Dhe kur ta besh punen, te ikesh pa falemnderit fare ne shpi, se ngaqe ben kete pune je i afte te paguash faturat e tua ne fundmuaji te shpija jote.

Mua s'me intereson sesa shume qafleshe perdorin argumentin e taksapaguesit, mua me intereson a pi uje apo jo. Dhe per mua, nuk pi uje.

Ka disa gjona qe ngjeshen bashke kur thuhet "ju mbaheni nga taksat e mia". Kur thua kete, personalizon nje marredhenie kolektive. Te gjithe paguajne taksa dhe te gjithe perfitojne nga sistemi i taksave. Taksat e mia paguajne edhe pastrimin e rruges ku une kaloj, edhe ujin qe me vjen te cezma, edhe policin qe me mbron, edhe zjarrefikesin, edhe ate artistin qe ben film me leket e shtetit. Dhe "taksat e mia" jane taksat e te gjitheve, perfshi dhe ato te burokratit, se edhe ai paguan taksa. Fakti qe ai punon per shtetin nuk do te thote qe ata qe s'punojne per shtetin jane me "taksapaguese" se ai.

Si ta them ndryshe. Shiko. Pagesa e taksave nga individi per shtetin nuk eshte quid-pro-quo. Nuk eshte takse-per-sherbim-te-dhene. Eshte takse per ekzistencen e shtetit, dhe operimin e shtetit ne pergjithesi.

Me tej, taksat qe paguan x-i shkojne per te paguar sherbime nga te cilat perfiton y-i. Ca nga taksat qe paguaj shkojne per te mbajtur sistemin arsimor, edhe pse une s'kam kalamoj ne shkolle, per shembull. Ne nuk paguajme taksa per te marre perfitime direkte. Nuk eshte shteti dyqan. Prandaj nuk me duket e sakte te trajtohet burokrati si shites picash te cilit klienti i ankohet per brumin e djegur.

Per arbrin: ne rastin konkret te shkrimit tend, problemi kryesor eshte historia e viteve te fundit dhe politika ndermjet shteteve. Turqia, Australia respektohen, jo sepse burokratet e tyre jane me punetore apo me te afte se te tanet. Do ishte mrekulli sikur vetem nje grup tjeter burokratesh ta zgjidhte situaten, po ja qe eshte me e komplikuar ceshtja.

penar, konfuz shpjegimi yt. pyetja nr 1: ku e shikon te keqen e personalizimit te mardhenies shoqerore. ai personalizim e ben shoqerine nje grup Individesh, me I te madhe, te tille qe ne shqpitaret s'e kemi pare kurre deri me sot. Ne pikpamje civile, ne jemi turme (e manipulueshme si dele) deri tani. Ne nuk kemi qytetar me kurajo civile, qe e ben ate te veproje individualisht, me fuqine e huazuar nje cast (ate te padrejtesise) pikerisht prej mardhenies shoqerore. Ne nuk kemi qytetare, pra, pale ne te famshmen "kontrate sociale".

@Penar, "Turqia, Australia respektohen, jo sepse burokratet e tyre jane me punetore apo me te afte se te tanet. Do ishte mrekulli sikur vetem nje grup tjeter burokratesh ta zgjidhte situaten, po ja qe eshte me e komplikuar ceshtja.".

Penar ky lloj krahasimi eshte pa vend fare. Po si krahasoke ti administraten turke apo ate australiane me ate shqiptare, qe eshte administrata me burokratet me te korruptuar ne bote?!

Po! qytetari paguan taksa, shume taksa shkojne per vepra industriale dhe sociale, por pjesa tjeter shkon per sherbimet, pra per ti krijuar komoditetin burokrateve qe te punojne ne te mire te qytetareve, sepse keta te fundit i kane zgjedhur burokratet si perfaqesuesit e tyre, i kane dhene besimin me ane te votes, apo perkrahjes, qe ti perfaqesojne ne tribuna kombetare dhe nderkombetare. Por ajo qe ndodh tek ne eshte kjo qe taksat paguhen, por ne shkembim sherbimi administrativ nuk i pergjigjet kerkeses qytetare me pretendimin se nuk ka fonde apo te tjera arsye idiote, nderkohe qe arka e shtetit vidhet haptas, pasi babi minister i jep makinen qeveritare cunit pordhac qe te shkoj ne dhermi etj etj etj dhe ate benzinen e paguaj une, e paguan ti dhe tjetri (mos te flasim pastaj per udhetimet jashte shtetit, avionet, hotelet, dietat etj etj)

Penar nese te kuptova drejt, une mendoj qe je gabim. Nuk besoj se ka ndonje raport domethenes midis sasise (nivelit apo shumes) se taksave dhe cilesise se sherbimit qe ka administrata ndaj qytetareve te saj. Shteti ka caktuar nje cmim taksash te caktuar, te cilat qytetaret i paguajne. Une nuk besoj se shteti llogaritur taksa me idene qe ok keta do paguajne kaq por dhe do i sherbejme per aq sa keta do paguajne. nuk funksionon keshtu. kjo s'ka kuptim. nuk besoj se qytetaret malazez paguajne me shume taksa se ne, fakt eshte qe ata kane nje administrate shume me te mire se e jona. pse ndodh kjo? kjo ndodh tek sepse ata qe futen ne pune ne administraten shqiptare, jane ne me te shumten e rasteve femija i dikujt, shoku i dikujt, apo kane hyre me korrupsion. skane hyre per shkak te meritave. plus statusi i nepusit civil eshte kthyer ne dicka qesharake.

Rasti qe une kam ilustruar me lart, mendoj qe  ka te beje me teper me papergjegjshmerine e  administrates shqiptare qe pervecse abuzon me taksat e shqiptareve, nuk ben absolutisht asgje per ti ndihmuar qytetaret e saj.  

Ky episodi pasaportes eshte domethenes. Ajo pasaporte e kuqe {akoma e kuqe ?} ne pikat e kalimit kufitar, ne aeroporte dhe kudo ku kerkohet, zgjon te kontrolloret po ate ndjesi qe shkakton e kuqja per demat.Dhe jo per faj te ngjyres por per ,,faj,, te personit qe e mban:eshte shqiptar!! Faji vertete eshte i shtetit pa dinjitet qe nuk ka arritur ende te ngreje breket neper kembe dhe ti dal zot shtetasve te vet kudo qe jane. Eshte edhe faji yne i perbashket per bemat tona duke u prezantuar si cuba dhe barbare.

Ja nje fragment i nje historie te neperkembjes se shqiptarit": ne nje vizite ne Itali kur zbritem ne aeroport, udhetaret e linjave te tjera kaluan si njerez pa ndonje pengese ne piken e kontrollit kurse pashaportkuqsit  (ku shumica ishin nepunes te shtetit te kollarisur ) na rasen ne nje qoshe dhe sollen qenin , po po qenin ekufirit ...per kontroll!!

Me e fresketa: Betim Muco, fizikant dhe shkrimtar, prej vitesh ne USA tregonte ne nje emision para disa ditesh se kur kishte shkuar  ne nje konference ne Gjermani koleget vendas e respektonin dhe flisnin si te barabarte.Sapo merrnin vesh qe ishte shqiptar..stepeshin dhe gjalleria u binte..

Le te bjene lahutat, le te gjemojne lodrat": Ti Shqiperi me ep nder, me ep emrin skipetar!

I nerum Penar .

Per mua krahasimi... E të mendosh që zyrtarët tanë përgjegjës paguhen dhe gëzojnë privilegje pikërisht nga taksat tona...i perdorur nga Arbri ne kete rast nuk ka fare kuptimin ekonomik si sasi e njesi matse e sherbimit te nje administrate ndaj Popullit te saj...

Eshte me teper nje kerkese e fushes " Ne edhe Ju pagujme mor derra , per te na rujt Dinjitetin" .

Po qe per pagese ne kohen tone ishte pese me hic ....por le te guxonte ndonje Grek a kushdo qofte te bente nje veprim te tille...dhe kjo ndodhte pikerisht se Administrata paguhej per ate pune qe "Shqipua te ishte sa me  Dinjitoz me ata , pertej kufirit "!

E perkrah kete forme krahasimi te perdorur me vend si ne rastin e shembullit te Arberit!

Nje histori defryese qe arbri nuk e vlereson per jashte TEME .

Ne Bosfor Vapori VLORA u ndalua dhe u rreshtua ekipi per KONTROLL nga Dogana Zyrtare Turke . Se bashku me dokumentet e shoqerimit Kapiteni i Vaporit kishte marre padashje edhe Teseren e Partise . Turku e pa dhe pyeti :

"Po kjo c'eshte" ...Shqipua ja shpjegon se eshte "Tesera e Anetaresise se PK " Turku e merr ne dore e hap e shikon dhe ja kthen me pyetjen :

Bytym KOMUNISTE ?

Bytym - pergjigjet yni

Allah , Allah- thote Kapiteni dhe pasi beri nje nderim , terhoqi ekipin dhe lejoi  kalimin pa KONTROLL ! smiley

Ne 92 gazetat Polake hapeshin me tituj per TIR-in Shqiptar "Kujdes . Kalon Mafia Shqiptare !...eshte e barabarte sikur te shkruash sot "Po kalojne Salistet "

Arber, lexova cdo shkronje, e perpiva. Per nje moment u ndjeva larg nga rremuja e rremeti i NYC, ne nje lloj tjeter zoo-je, ai yti. Teper realist dhe fatkeqesisht depresues ky tregim. I kam provuar shpesh ato qe ke ndjere ti dhe jam betuar qe te mos shkel kurre me ne ato vende ku ka njerez harbute te tipit "Ca deshe". Mezi pres pjesen tjeter. Faleminderit.

Ne aspekte te caktuara jemi afganistan e kaluar afganistanit. Fati jone i madh eshte te qenurit ne mes te Europes, perndryshe me siguri do benim buje ne bote si popull qe hame njeri-tjetrin. Jemi superharbute me njeri-tjetrin, super gjaknxehte me njeri-tjetrin dhe cuditerisht jemi shqerra me cdokend qe nuk flet shqip. Eshte veshtire qe njerez te tille te bejne hajer, shume shume mundet vetem te vegjetojne. Vetem per ta ilustruar qe ndoshta jemi edhe prapa afganistanit eshte fakti qe dje Karzai per here te pare pohoi qe zgjedhjet e fundit (ku ai fitoi) kane patur parregullsi dhe mund te perseriten. Po e le me kaq.

Mendimit tend nuk mund ti shtohet asgje me shume. Qendron e gjitha!

Koha e Enverit e komunizmit,

as,

nuk kishte zgjedhe linjen per Athine, me autobuz apo me avion,  kishte zgjedhur ( jo as) plumbin o burgun e perjetshem.

 

lumidrin, cfare shekulli jeton mer dak? ca hyn enveri ketu spo te marr vesh? ty te trajtojne si kafshe vetem e vetem se je shqiptar ti me thua enveri. mua enveri sme jep zgjidhje nga varri atje, kurse keta qe jane gjalle dhe jane pergjegjes po! keta duhet te me thone pse ndodh keshtu dhe jo ndryshe. ma keni bo ate enveri si ato dordolecet, per cdo gje enveri. kush eshte pergjegjes per ate qe ndodh sot? kete me thuaj

ja nje perpjekie per shpjegim smiley

e riperseritme, po ma boj kabull. filmi italjon (me cdo gjase neorealist dhe of course, bardh-e-zi). shkon njoni te psikanalisti. se pse s'e maj men smiley

nejse mo, e nisen me shoqerimin e ideve. po te permenej nji objekt, me i llaf, ca objekti tjeter do u kujtote. ene filloi:

- shtrat

- sofia loren

- puthje

- sofia loren

- rrugice

- sofia loren

- gurore

- sofia loren

- diagace (makine e madhe kjo)

- sofia loren

- tank

- sofia loren smiley

ps. quoth the raven "nevermore" smiley

Ne aspekte te caktuara jemi afganistan e kaluar afganistanit

Ahere, Rory Stewart Places in Between eshte nje 'must read' per ty. Ceshtja eshte 'between what'?

 

 Pershkrimet e Arberit jane gjithnje besnike dhe shume reale, por duke e pare dhe prekur realitetin e perditshem ketu, nuk eshte se me ben shume pershtypje. Ndoshta, me eshte argasur lekura ca si teper, a dua t'i iki ketij realiteti kete ende s'po arrij ta kuptoj.

Bukur. Sikur te isha regjizor dhe te kisha fonde, do te beja nje film per keto peripeci qe heqin shqiptaret e shkrete.  

Pjer ajo qe ka kaluar Arberi eshte me mjalt,mbasi ka peripeci e peripeci sa nje film do ishte shume i vogel per ti permbledhur.Por prap do ishte dicka para asgjeje qe ben shteti yne i dashur.S'ke pare 300 burra te han zall si delet ne te rrapi mallkuar ne Qafe botit ose te vije goma e kamionit nga kodra dhe te rrokulliste mbi trupat e kokat e shqiptareve,dhe kush i shmangej kishte nje trajtim"special".Ose te te fusin ne mes te thellimit ne janar ne uje dhe ta kalosh naten duke u dredhur si qen.

Ky shkrim eshte aq real sa dhe shume i dhimbshem. Duke kujtuar se ne cfare kohe jetojme, ne disa raste nuk u besojme as syve e as vesheve per ato qe ndodhin ne Shqiperi. Si na trajtojne komshinjte dhe si na trajtojne pushtetaret. A ka mbetur me dinjitet per shqiptaret? Keta njerez qe njiheshin per karakterin, burrerine, mikpritjen, atdhedashurine, besen etj. ku kane arritur? Ku iken te gjitha ato virtyte? Si u zhduken sikur te mos te kishin qene fare, keto virtyte? Mundohemi tia hedhim fajin njeri tjetrit apo te vdekurve. Koka po mbrapa na ngeli, prandaj nuk shikojme rrugen perpara dhe vetem rrezohemi ne cdo hap qe bejme. Sa dhe Europa po na cileson si SYPLASUR dhe TE PAGDHENDUR. Vetem gabime bejme. Na shajne, na poshterojne, na vjedhin, na mashtrojne, na kane zhveshur nga cdo lloje dinjiteti e morali. Kemi arritur ne ate pike sa te vrasim njeri tjetrin dhe per nje te shikuar shtrember. Nuk po arrijme te shohim se nga na vijne te gjitha keto te zeza dhe jo me te luftojme keto te zeza. Asnje arsyetim nuk eshte ne mendimet e shqiptareve. Perse ka rene kaq poshte shqiptari?

Nje gje harrojne njerezit. Shteti nuk eshte qeveria por jane njerezit bashke. Sa te mire jane keta njerez aq e mire eshte dhe shteti. Sa me shume mundohen njerezit te rregulljne jeten e tyre, aq me shume forcohet shteti. Nje bashkesi primitive ka dhe nje qeveri te tille. Nje bashkesi anarshiste ka dhe nje qeveri te tille.

Shqiptaret duhet te mesohen me idene se nuk ka vetem kerkesa por dhe detyrime!!!!!

Nje detyrim ishte dhe dhenia e votes e njerezve qe jane ne gjendje te drejtojne shtetin dhe jo ta zhvasin. Kur ky detyrim nuk u plotesua atehere nuk kemi as cfare te kerkojme. Nuk duhet vetem te flasesh, por dhe te veprosh ne menyre demokratike. Ne Shqiperi ka vetem "mendjedhenes", por jo punetore!

Te besova deri sa arrite ne Koce.Por kur the se Korca ishte shemtuar mendova se ose ke problem per te dalluar te shemtuaren me te bukuren ose e ben qellimisht qe te ulesh shqiptaret ne cdo gje.Mendoj se eshte kjo e dyta pasi ke 2 muaj qe vetem helm leshon per shqiptaret.

Une kam qene vete ne Korce disa here dhe Korca eshte shume e bukur.E paster dhe njerezit akoma bejne xhiron e nates pas ores 6.Kjo eshte edhe pershtypja e shume njerezve qe kane vizituar kete qytet.Natyrisht e njerezve me kembe ne toke, dhe jo si ty qe kushedi jeton ndonje cep te ndonje lagje jevgjish atje ju je dhe jep mend ketej se andej sta var njeri.

Pastaj per ta bere me te besueshem i shton edhe historine ne dogane qe duhet te jete e vertete dhe prek shume njerez ne seder.Por helmi i vertete nuk eshte atje.Helmi eshte ne Shqiperi tek tallja e cdo gjeje shqiptare.

Prandaj mendoj qe ata qe te kane paguar qe te shash Shqiperine vend e pa vend,do te kishin bere mire te gjenin ndonje qe te pakten te thote disa te verteta qe edhe mund te besohet.Dmth po te thoshe qe Korca ishte i vetmi qytet qe i ka mbijetuar transformimit shtazarak( te pelqen kjo fjale eshte shume e bukur sidomos kur e perdor per shqiptaret) ne Shqiperi,edhe mund te thosha qe ke disa te verteta ne keto rrefenja me helm.Por sic duket ke dale vullnetar dhe ata qe te kane nisur me kete mision,kane menduar qe me mire keshtu:edhe kane kursyer paret edhe Shqiperine po e njollosin.

Nese miqesia,miresia,afersia dhe ngrohtesia shqiptareve konisderohet Afganistan atehere me mire te jem ne Afganistan se sa ne ate bote te shemtuar qe ti perpiqesh te na lavderosh vend e pa vend.

Megjithate kush jam une qe te jap mend ty?Parate i ke mare nga ata qe te paguajne.Shko dhe harxhoi ne ndonje plazh perendimor se ke bere pune te madhe!Pastaj sa te mbarosh ato pare te pret detyra tjeter!

Nuk e kuptoj pse ne shqiptaret e kemi kaq te veshtire te pranojme kritike ndaj nesh, kritike ndaj gjerave reale. Per te kritikuar te tjeret jemi number nje, por per te marre te tilla, as mos u mundo. Une se kuptoj se ku e ke pare ti qe autori shau apo talli ndonje gje shqiptare? Ai thjesht ka pershkruar gjerat qe ka pare, ka ndjere, ashtu sic ishin, faktuale. Nqs ai ka dhene analoge apo shembuj, e ka bere per ne te tjeret qe nuk i kemi perjetuar apo vizituar ato vende dhe e ka bere qe ta kuptojme me mire se si dukeshin gjerat tamam, nga pikeveshtrimi i nje njeriu te huaj, dmth not-biased nga Shqiperia. Perse duhet te ofendosh dike vetem pse ty te djeg qe qyteti jot i dashur nuk paska dale gjithe lavderime?

Helm eshte te shohesh me sy te hapur halene ku je dhe te kuptosh problemet qe te rrethojne ne menyre qe te kesh mundesi te dish se cfare te rregullosh?

Per mendimin tim, anti-shqiptare jane ata injorante qe  jane aq dhi e zgjebosur me bishtin perpjete qe s'arrijne te kuptojne se kritika eshte vlefshme e se nuk mund te ngjyrosesh me ngjyre roze situaten vetem pse eshte e jotja. 

 

Uroj t'i shikoj liber si dhe skenar filmi keto pjese, Arber!

Artistikisht i ke bere nder PPU-se deri tani me ditaret!

Arber,

une i pelqej shkrimet e tua, edhe komentet ne tema te ndryshme gjithashtu . I kendshem dhe i kuptueshem. Duke e njohur PPU mire, edhe komentuesit e tij po aq mire ne te shumten e rasteve, me lejo ta them pa dorashka : mos bjer ne gracken e komenteve UA mami sa bukur, je gjeni e me rradhe. Nuk te bejne pune keto tip komentesh, se pastaj peshqit qe jane ndare e bere kashte e koqe ( me ke share nje here ne peshk qe dmth qe atehere nuk ke me te drejte smiley&nbspsmiley  komentojne kunder njeri tjetrit dhe nuk i perqasem me shkrimit .

Ti nuk je ke faza qe do inkurajim dhe kush merr kete rol ne peshk qe ben babaxhanin , me demek po te inkurajon eshte sharlatan i gjalle ( dmth ke rast ta ndeshesh ) .

Une nuk t`i kam lexuar ditare te tjere, dmth pjeset e para, por meqe jemi ke ditaret nuk me duket kjo pjese si ditar se sa dicka tjeter.

Ndersa kur mbrin ketu :

Autobuzi can përmes një qyteti fantazëm, të shëmtuar, të shkatërruar, të pisët, të ndytë. Ky është Pogradeci i Lasgushit sot. Një hale gjigande.

me cudit, shume bile.

Heren tjeter kur te kthehesh, kthehu po nga Pogradeci, dhe shiko se jane bere ca pune qe heren e pare nuk munde i shikosh nga dritarja e autobuzit. Eshte nje rruge unikale aty buze liqenit mbi te cilen shenohen emrat e shqiptareve te medhenj dhe nese do kishe sensin pozitiv mund te dilte me i kendshem ditari pa kete halen gjigante. Ta kam fjalen qe nje sy i stervitur dallon qarte qe je shume i merzitur, po shume ama, bile ndonjehere kalon deri ne deshperim se cer ndodh me vendin tend dhe me njerezit e dashur te tu qe jetojne atje, por kjo nuk te pengon te gjesh dhe anen pozitive.

Tani disa interesohen per stilin ne ditarin tend, disa per faktet , disa per te dyja bashke. He se harrova ndonje si Polici kane problem me : ku do dale ky dhe kur nxin realitetin dmth shan qevriun me emer te pervecem. Per keta mund te shkruash ndonje P.S. e t`u thuash qe Kryetari i Bashkise se Pogradecit eshte i krahut te Majte, komunist apo Ediramist qe te bien rehat dhe mos ta trazojne temen, por ti nuk duhet te jesh Ana Frank. Nuk te ben mire te jesh vetem Arber ?

Me shpresen e madhe qe nuk do keqkuptohem , te pershendes dhe te uroj suksese !

P.S. Ketej bie shi dhe grise tende iu shtua nje gri shiu vjeshte.

Koth, kam pershkruar ate pjese qe pash une. Do doja ta besoja ate qe thua ti, por, i besoj me shume syve te mi. E pershkuam qytetin e Pogradecit mespermes, nese ty te duket ai qytet normal, atehere s'di c'te te them. Qe pune eshte bere, eshte bere, eshte shtruar nje rruge, por kjo nuk justifikon germadhat, as kaosin urban. ja ku ke Pogradecin, ja ku ke perballe qytetin e Ohrit ne Maqedoni. Krahasoji. 

Problemi tek ne, pervec te tjerave, qendron edhe ne faktin se jemi mesuar me standarte afgane dhe kur na shtrojne nje rrugice na duket sikur na kane bere nder dhe mallengjehemi duke harruar gjithe masakren perreth. Na jane veshur syte me sklepa dhe nuk shohim me c'ndodh as dy metra larg nesh. Nuk i kuptoj keto akuzat e disave, ky eshte komunist, ky eshte me Ramen, ky eshte keshtu ashtu. Kur njerezit te fillojne te kuptojne qe e perbashketa sociale s'ka parti, se eshte shtepia e qytetarit, atehere gjerat do fillojne te ndryshojne per mire. E pafalshme sot, gati ne 2010, te justifikojme shemtine, kaosin, korrupsionin, me "e ka fajin enveri" apo "pune eshte bere, ka qene me keq". Per sa kohe ne do ta mbartim fajin tek te tjeret, asgje s'ka per te levizur. 

Arber,

une e kam njoh Poradecin ne kohe te arta, kur tek ajo rruga ku ke kaluar ti me autobuz cdo gje shkelqente, ku kishte lule pa fund e tabela ku nuk shkruhej Mos peshtyni ne toke por : Mos kepusni lulet .

Qytet i lulezuar nese do e quaj keshtu dhe me gjalleri ne kohen e plazhit , dinjitoze dhe shume te kulturuar krahasuar me Durresin zhurme madh. Mikpritje fantastike nga vendalinjte e me rradhe. Me normalitet social te pashoq ( Saranda mund te garonte me te ) . Pra, une e ndjej dhe shof fare mire ndryshimin per keq qe ti e konstaton me sy.

Ketu thote nje miku im STOP Ahengu. Ose Stop berihaj ! smiley

Pra , une mund te isha me i ashper nga kjo pikpamje se sa ti, por duke pare dhe historine e ketyre 20 vjeteve te fundit nuk dua, por dhe as me lejohet te them hale gjigande e qe nuk eshte duke u punuar qe Poradecit t`i kthehet shkelqimi i dikurshem.

I merzitur, po, ta pranoj, i deshperuar jo.

 

Shkrimi nen titullin "Ditar" ne fakt eshte nje Reportazh me Shikim te Pare.Autori percjell pershtypjet dhe reflektimet e tij rreth asaj qe shikon, vezhgon dhe konstaton. Nje pjese e komentuesve te afishuar si memedhetare e akuzojne si nxirres te realitetit, madje si agjent te paguar nga te huajt per te hedhur balte mbi Shqiperine!! .Allah ki meshire ..!Ja Shqiperia po NDRYSHON , thone ata.Qytetet tona po ndryshojne, infrastruktura po ndertohet dhe ti more qorr perse nuk i shikon keto???Keta duket ashiqare qe frymezohen nga metoda e realizmit socialist.dmth ne reportazh duhet te mbizoteroje fryma optimiste, HEROI POZITIV dhe si balancim duhet te theksohen disa te meta, probleme por keto nuk duhet te eklipsojne anen e ndritshme te realitetit.Keta REALITETIN  e shikojne me syze blu por mendesine e kane roze.

Nje qasje tjeter e realiteteve qe pershkruhen ne reportazh do te ishte fryma  e nostalgjise ashtu sikurse thekson edhe Koth qe jo me kot e vecova. Pogradeci dikurshem_nje oaz i vogel me lule, rregull dhe qetsi.Ketij perceptimi me pak ngjyresa nostalgjike nuk i shpeton as autori. Ja si thote": Pogradeci i Lasgushit .Ne kete gracke nostalgjie dhe idilizmi  ndoshta bien shume njerez, vecanerisht te  brezit te mesem qe vizitojne Pogradecin ose Korcen. Ne kete rast ne nisemi nga perfytirimi idilik per Pogradecin e dikurshem dhe estetika mbreselenese e  lirikave te Poradecit. Personalisht me ka ndodhur edhe mua.Por une pyes: c lidhje ka fryma e poezive te Poradecit me realitetin e nje qyteti te perfshire nga dinamikat e reja social_demografike, akustike, fizike dhe ekonomike?

Ose kur vizitojme Korcen ne nisemi apriori nga nje perfytyrim i idealizuarsmileyarisi vogel, serenatat, djemkat me kitara ne buze mbremje, pikturat e Mihos me ato rrugicat e lara me drite e diell etj. Qyteti i tille nuk egziston me sepse e para eshte pjelle e idealizimit dhe nostalgjise tone dhe e dyta koha me ndryshimet e saj kaotike dhe kontradiktore edhe ketu ka bere te sajen.

Pra qytet tona tashme ne nje fare mase jane ruralizuar. Me thoni ne cilin metropol te botes mund te gjesh ne qender te tij ne kordinatat 00 provincialin qe lan kepucet ne shatervan, malesoren qe thur corape dhe shet geshtenja, te papunin me matrapik buze trotuarit.Per te mos folur per masakren urbanistike, kaosin e trafikut, ndotjen akustike, mungesen e civilizimit ne komunikimin ndernjerzor etj. A mund te mbulohen te gjitha keto ne emer te ndryshimeve te pjeseshme ne infrastrukture??

Ne emer te nostalgjise per qytetin e dikurshem nuk mund te themi se Pogradeci eshte kthyer ne nje hale gjigande. Duhet te shpjegojme rrenjet e kaosit dhe mungesen e pergjejgesise publike dhe asaj individuale per te mbritur ne nje sinteze e cila edhe kur ka doza te forta kriticizmi, dhimbjeje dhe qesendi  frymezohet nga dashuria per njerzit dhe vendin tend.

Ajo qe ne kerkojme dhe enderrojme nuk eshte kthimi shkelqimit te dikurshem te qytetve tona  por  vendosja e standarteve te reja ne kushtet e reja te urbanizimit, lirise, tregut, konkurences dhe qytetarise.Ne kete sens,mendoj se autori kalon ne pergjithesime jo realiste kur thote se Pogradeci eshte kthyer ne nje hale gjigande. Por vezhgimet e tij vecanerisht per mungesen e rregullit, rrumpallen, kaosin dhe kulturen e ulet qytetare i gjej realiste dhe te drejta.

"Shkrimi nen titullin "Ditar" eshte nje reportazh me shikim te pare"

Jam dakort spiritus qe eshte nje reportazh me shikim te pare,dmth nuk tregon realitetin e vertete te asaj qe autori na ka pershkruar sepse na tregon vetem rrugen automobilistike dhe keto ditare shkruhen per ti pasur ne ditar dhe jo per ti postuar neper blogje.

Cdo te na thoshte autori po te bente nje udhetim neper autostraden Vjene-Berlin,ja ta them une: Asfalt,asfalt,perseri asfalt,oooo pyje,vija te bardha,pyje,pyje,ooooooooo nje karburant,oooooooo nje gje e madhe qe me duket quhet karburant,oooooooo nje qytet atje pertej,duhet te jete i piset se nga larg duket i vjeter,etj..etj..pra ditari ka dale nga thelbi i fjales ditar se eshte supozuar me shume se sa ka qene e verteta.

Arber i dashur,

ndonjehere ti me tingellon si ai qe thote: Me shijon shume peshku, por nuk ia duroj dot eren.

Sepse ndersa duket qarte qe ke dashuri te madhe per vendin dhe njerezit, ty te bezdisin gjera qe dashuria duhet perfundimisht t'i mbuloje. Si ere e djathit e byrekut... nuk ka per te pasur Shqiperi pa erdhe djathi e gjize, harroje.

Me lejo te bashkohem edhe une me kritiken, shume miqesisht.

Edhe mua me pelqejne shkrimet e tua, i ke te sinqerta dhe kjo eshte me shume se gjysma e punes, por kam pershtypjen se mbeten ne nivelin e ndjesive te percipta. me duket sikur ngutesh, ndonjehere. Rasti i Pogradecit eshte shembull shume i mire, se vertet jane bere do pune ne ate qytet. Ti thua "hale gjigande", e kjo eshte teper e ngutur, se nuk pershkruhet qyteti pa zbritur nga autobuzi.

Vazhdo keshtu. Dhe puno pakez me shume me sintezen. Te shkruash gjate eshte e lehte, puna eshte ta shkruash sa me shkurt pa lene asgje pa thene. Sidomos ne internet njerezit e kane te veshtire te lexojne gjera kaq te gjata. Ta garantoj une qe gjysma e atyre qe te thone "bravo" nuk e kane lexuar te gjithe shkrimin.

 

Behet ky vend Pjeter behet,biles eshte ne rrugen e duhur,por zbrisni nga autobusi qe ti shikoni me mire se kushedi autobusi i ka pas xhamat e palare.

Morali i shkrimit thashe une,dhe ti clirohu nga paranoja se me c'fare kuptoj une shkrimi ska asgje me komandantin tan

Kam qene veren e shkuar (2008) ne Pogradec dhe ne Korçe.

Ishim nisur per Vlore ne fakt, por pas dy ditesh vendosem te iknim: nje dhome kushtonte edhe 50-60 euro tek Uji i Ftohte (brenda qytetetit rreth 4 mije leke te reja) , naten buciste diskoteka, ne breg s'kish nje vend ku te vije canten e plazhit, ndersa kur dilje nga deti nje ylber karburanti te mbulonte fund e krye. Restoratoret ("te ardhur" sipas vlonjateve doc) te shihnin sikur kushedi c'nder po te benin dhe dukej sikur qyteti kish hapur nje gare kush e kush te te rripte me mire.

Keshtu iu kthyem lindjes se vendit. Na keshilluan te shkonim ne fillim ne Korce: "Hiqeni qafe", na thane, "e pastaj kthehuni ne Pogradec".

S'e kisha kuptuar ate "hiqeni qafe" derikur furgoni mori rrugen Pogradec-Korce. Ishte fund gushti dhe ato dite bente vecanerisht nxehte. Rrugen e kishin rrjepur nga asfalti dhe nje re e larte pluhuri na shoqeroi deri ne te hyre te qytetit. Prane meje ishte ulur nje zoteri korcar qe me shpjegoi me miresjellje (te vinte te qaje tek e shihje ate plak aq dinjitoz e te sjellshem) se kish nje vit qe e shtynin keshtu... Mberritem aty nga darka dhe zume vend tek ish-Turizmi, tashme i privatizuar. Dhomat e pastra, me banja e dushe brenda dhe ajer te kondicionuar kushtonin 3 mije leke te reja.

Korces se meparshme i kish mbetur bulevardi i vjeter me shtepite e fillimshekullit dhe parkun e madh ne fund. Mbremjeve kishte orkestra te vogla qe luanin live neper lokale dhe rruget ishin plot me adoleshente. Kjo naten. Dita zbulonte ato pjese te qytetit ku ndertesave te stilit real-soc u ishin shtuar mballomat e demokracise. Pazari i vjeter (Monument shteti) banohej prej 25 vjetesh nga familje qe prisnin t'i transferonin. Ne Pazarin e ri shisnin molle e qepe te bukura me cmime vertet te uleta. Njerezit kane mbetur ne pergjithesi te sjellshem e te kujdesshem.

Aventure me vete ishte Voskopoja, ku shkohej me furgona te vegjel. Kishat jane te mbyllura dhe duhet te marresh ne telefon celular famullitarin per t'i vizituar nga brenda. Pervec vendalinjve pothuaj te gjithe vizitoret ishin te huaj. Ne oborrin e nje hotel-restoranti mund te porositje lakrorin e drekes dhe te haje petulla me mjalte Korce. Kenaqesine e paguam shtrenjte ne kthim sepse furgoni i linjes "harroi" te kalonte dhe u shtrenguam t'ia hipnim nje makine qe me siguri hera-heres transportonte edhe kafshe. Paguam 2 mije leke te reja per nje udhetim me shpejtesi sketerre (shoferi duhet ta kish tepruar ca me rakine) qe zgjati rreth 20 min. nderkohe qe normalisht nevojitet dyfishi i kohes.

Ne Korce qendruam tri nete. Natyrisht rruga e kthimit per ne Pogradec ishte po ajo e pashtruara: pluhur i kuqerreme, i larte, qe te bllokon mushkerite. Dhe ndjehesh me fat, sepse nderkohe te thone (me dinjitet por edhe me nje lloj dorezimi te pashprese) se disa nga vendasit e kryenin kete rruge - me furgona pa ajer te kondicionuar, ne zheg e acar - edhe dy here ne dite.

Per Pogradecin nje here tjeter. Shpresoj te mos ju kem lodhur.

I zgjas 60 euro, por vërej një deformim gati histerik në fytyrën e saj “ooo, po ku ti thyej unë këto? Shko thyeji përballë, ja ku e ke biletën".

Ky eshte varianti i sherbime ne shqiperi,mos korrektesia dhe mun gesa e kultures se sherbimit ndaj klientit,ndaj qytetarit!

Shkrimi eshte nje dokumentar i mire i jetes se perditshme te shqiptareve,plote me surpriza te mira dhe te keqia.,te neveritshme!

Po si mund te ndryshojne gjerat te tilla si "OOOOOO,PO KU TI THYEJ UNE KETO"?Shko thyeji perball!

Reagimet ndaj ketij shkrimi dhe mbi te gjitha "sallata mikste" e reaguesve eshte nje tregues i qarte fare mbi forcen e letersise se mire. Gje per te cilen me vjen mire, me thon te drejten.

.... eshte nje tregues i qarte fare mbi forcen e letersise se mire.

Aha, dakort, dmth t'i kualifikojme si metafora te hiperbolizuara ca pershkrime, jo verbatim smiley

absurdi me i madh ne kete teme, jane keshillat qe i jepen autorit

per gjthcka mund te jepen keshilla, apo instruksione, vetem per nje ditar JO !

Meqe une i kam dhene keshille. Me duket se je e padrejte kur thua qe per nje ditar nuk jepen keshilla. Sepse ky nuk eshte nje ditar ne kuptimin klasik, "Flete Ditari" ne kete rast eshte metafore per pershtypjet qe ai don t'i ndaje me te tjeret, ashtu sic nuk ndodh me nje ditar te vertete, intim.

Nje pergjigje e shkurter mund te kishte qene, gjithcka mund te publikohet online, vetem nje ditar JO!

Blend' please, eshte e panevojshme kjo pergjigje, nuk kisha parasysh komentin tend...

 

Dakord flo. E terheq, po duhen dalluar ca keshilla dashamire nga sulmet patologjike aty me siper. tung smiley

Blend, faleminderit per keshillat. E kam te qarte se diku mund te jete tepruar, por shprehja artistike i njeh dhe keto momente, sidomos kur realiteti nuk te ndihmon te ruash ekuilibra normal.

 

Nuk ia vlen.

Nisa t'i shkruaja Arbrit nje mesazh diten e premte, por perkushtimi qe kerkonte situata (une kisha ndermend dhe ta lavderoja dhe ta kritikoja, por s'isha e sigurte cfare do te kishte efekt, dhe s'kisha pse harxhoja 1 ore kohe per nje ndermarrje pa shprese - plus, kisha per t'ju shkruar dhe nja-dy miqve, por ora 5 kishte kaluar me kohe dhe do te niste shiu dhe ...) ma beri te pamundur.

Doja te komentoja per komentin e emigrantit per letersine e mire. Emigrant, mendoj se ne rastin e Arbrit, ne vend te letersise se mire, eshte zgjuarsia e tij qe na terheq. Le ta themi pa frike, eshte edhe dashuria per atdheun.

Kur ia nisi Arbri kesaj rruge, premtoi per qendrim gjys-profesional. Pati edhe nje debat me Llukanin madje mbi metodologjite e sociologjise, jo po ti s'e di, jo po kush e di. Prandaj une keto pjese nuk i lexoj dot si letersi.

Jam dakort me Kotheren per punen e Pogradecit; 'haleja gjigande' ishte nje nga shprehjet qe per pak sa s'hodhen poshte cdo tentative te meparshme 'shkencore' te autorit (ndoshta edhe letrare). Ketu ndoshta Ditari, si zhaner, ka ngritur krye dhe e ka detyruar autorin te shpertheje emocionalisht. T'ia pranojme Arbrit kete gabim? Une themi s'kemi pse smiley - keshtu qe, Arber, ki kujdes smiley.

S'dua te zgjatem me shume, po shpreh vetem nje problem qe kam me personazhet e ditarit. Kam vene re qe, per arsye ndoshta vizive - keta bien me shume ne sy - ndoshta ideologjike, 'njerezit e punes' pershkruhen shpesh ne keto shkrime. Perqasja e autorit ndaj tyre eshte e dyzuar mes nje dashurie te madhe per heroin (bukepjekesi) dhe neverie per te veset e varferise. Ka dicka prej realizmi socialist tek personazhet bukepjekes. Ndersa tek neveria, qe te cpon hundet, tek kjo shoh, pertej deshires se mire per te mos pare me te varfer, pamundesine tashme per te jetuar ne Shqiperi. Me kete ndjenje neverie, sado ta transformosh ne mllef 'produktiv', nuk jetohet dot ne Shqiperi. Por mund ta kem edhe krejtesisht gabim.

Per "Halen Gjigande", natyrisht qe kjo eshte metafore, mos u pergatisni te shkoni ne pogradec me leter higjienike me vete. Ne fakt, si ne shume qytete shqiptare, Pogradeci nuk ka sherbim halesh publike. Nuk eshte kaq pune e madhe ky ofendimi i hales, qe ne fakt eshte perdorur me dashamiresi dhe nga te tjere me perpara, per te pershkruar vende te varfra e te getoizuara, te shemtuara e difektoze, por produktive (dai diamanti non nasce niente, dal letame nascono i fior').

sa per Pogradecin, natyrisht qe ka nje shetitore buze liqenit, ca shtepi te bukura, dhe ndonje klub ku pihet vere. Po ne total eshte qyteze tipike shqiptare, shtepite e vjetra e pallatet e kohes se dulles jane te zhveshur nga suvaja, rruget jane gropagropa, trotuaret jane si dhembet e shqiptarit stereotipik, halete derdhen ne liqen, art, kulture, argetim e me the e te thashe s'ke as neper endrra. Ndertesat e reja jane kaba, pa pike shije, apo plani, hotelet (me dy tre perjashtime) jane obobo. Qytet depresiv, krejt larg perles qe duhet te ishte (prej poz.gjeografik).

Pra situata nuk eshte e bardhe, as e zeze, por nje gri e theksuar (qe nuk eshte afer te bardhes). Tani, protestat per nuancen e grise me duken pa sens...

halete derdhen ne liqen

Kjo nuk ma do medja qe eshte metafore.

Pogradeci ka impiantin e vetem ne Shqiperi per pastrimin e ujrave te zeza. Investim gjerman.

image

Po e do dhe linkun ja ku e ke se vetem keshtu mund te arrijme ndonje gje.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/15096.rss

Peshku nuk e ka . smiley

Kjo eshte njelloj si ta mbash mend Korcen qe nuk ka pasur uje 24 ore dhe te thuash qe u thava per uje ne Korce meqe nuk ka uje ne Kavaje per hir te metafores . Problemi i ujit ne Korce psh eshte se cahen tubacionet nga presioni larte smiley

Pastaj ja fillojne me retorike, me ironi dhe Sokrati del injorant para ca pallave.

Pra Spiritus vijme perseri vetem tek : une di te perdor metaforat dhe i them vetes shkrimtar. Po ne ka karragjoslluk me te madh kete e ndesh vetem ne peshk  qe shok kane vetem veten. smiley

Pogradeci eshte nje qytet i vogel ne Juglindje te Shqiperise, nuk duhet ngataruar me Maliqin . Nga sa shkruan duket qe e njeh si njesi gjeografike.

Per me shume informacion ja futu ketu e shiko.

http://www.bashkiapogradec.gov.al/

Per ta thene me shkurt dy jane bashkite me te mira qe kane punuar keto vitet e fundit : Shkoder dhe Pogradec.

Pastaj keshtu sharlatane ka sa te duash perqark qe jane me miza ne koke.

P.S. E di kush eshte virtuti me i madh i joni ? Te qenurit kokmushke ! smiley

Koth te kerkoj ndjese qe te kam citu por thjesht mora spunto nga ato qe shkruaje per te dale tek nje problem me i gjere": kur flasim dhe shkruajme per realitet e reja nuk ben sens as nihilizmi, as nostalgjia, as militantizmi blu & roze sipas vaktit. Nje reportazh nuk mund te kthehet ne nje aparat fotografik . Disa memedhetare te thekur sugjerojne kete": fotografo nje rruge te asfaltuar, mundesisht  ne sfond me afishen smileyhqiperia po ndryshon.!

Po sjell ne vemendje E.Durham e cila pershkruan Shqiperine dhe shqiptaret e kohes bruto, pa zbukurime, ashtu sic ja pane syte dhe ja ndjeu zemra. Dhe ne ate sfond mjerimi dhe prapambetjeje gjallon dashuria dhe dhimbja e saj per ate vend.

 

Ne po themi te njejten gje. Ne postimin tim te pare une keto cilesova dhe ma do mendja nuk u keqkuptova nga Arberi . Bile e cilesova merzia qe shkon ne deshperimin.

Per mua eshte miell i mire, qe te behet per bakllava duhet situr. Kaq kam thene. Po ketu po nuk the pese yje, ua mami, dritheruese, gjeni, ta marrin jangllush .

Ate Shqiperine qe ka mbaruar bile se ndryshuari e kam cilesuar ne postimin e dyte dhe ma do mendja qe nuk le ekuivok.

Nejse se ne fakt kjo vazhdon ( keto tip diskutimesh ) sepse paranoja eshte semundje qe do kohe me u ba hall smiley

 

 

O Koth,

Halete derdhen ne liqen, dhe e kam fjalen per te gjitha lokalet e restorantet buze liqenit, hotelet e te tjera ndertesa te reja, qe ne Pogradec (si gjetiu) jane ndertuar pa lidhje me kanalizimet e ujerave te bardha apo te zeza. Impianti i perpunimit qe thua ti ka te beje me kanalizimet qytetare (kanalizime qe n fakt suportojne vetem banesat qe jane bere me plan urbanistik qemotit).

sa per te tjerat, Pogradeci eshte diamanti ne kuroren e turizmit shqiptar. Rrofte pogradeci (dhe elasticiteti semantik i shqiptareve)

S'kam kohe me komentu gjate - mbase me vone gjate dites. Pjesemarja e tropit me detyron disi. Nuk ka nje perkufizim vetmor per "letersine e mire" - subjektivja te kompromenton rendshem tek pjesa e mbiemrit "e mire". Ndaj edhe kerkohen "proxy", te cilat jane reagimet e lexuesve te cilat "tradhtojne veten" me se pari nepermejt ekzistences se tyre.

Ka dy proza te gjata te PPU qe une kam vecuar - te dyja te paperfunduara. Keto jane "Shqipja me dy koka" e PF-se dhe "Ditaret" e Shtembarit. Nese doni t'u bejme analize, une e hap nje teme me vete, se kshu duke u kap pas llafesh, jo pse "hale gjigande", jo pse "WC mikroskopike" nuk shkohet askund.

Tek PPU duhet te eleminosh ne fakt disa lloj "halesh" ne kuptim te komenteve; disa jane te tipit militant, lehtesisht te spastrueshme. Te tjerat jane te tipit te insinuatave. Saktesoj qe nuk ka kurrfare tifozlleku ne ato qe them; saktesoj qe kur nuk me kane pelqyer krijimet e PF-se dhe Shtembarit, kam bertitur po aq fort sa kur me kane pelqyer, madje edhe kunder trendit peshkor. Kete e bej me autore tek te cilet shoh brume. Perkatesisht kujtoj rastet e poezise se PF-se per 5 Majin me rradhet e molleve (ose edhe bicikleten), ose poezine e Shtembarit me qiellin me menstruacione.

Se mos harroj, bezdi jane edhe "profesoret" e paftuar me verdikte prej judge Judy, por keta jane nje "nuisance" e tipit "le te sherbejme sikter kafene" edhe per dere perjasht.

Me duket se qellimi i shkrimeve te tilla duhet te jete nxitja e nje lloj ndergjegjeje qytetare, pergjegjesia per territorin e perbashket, qe eshte i te tjereve por eshte edhe yni.

Dikur, dhe kjo s'eshte nostalgji per regjimin, banoreve u duhej te pastronin sheshin para pallatit. Logjika e regjimeve eshte pikerisht ajo sipas se ciles gjerat behen sepse dikush i ka urdheruar. Kur bien, diktaturat marrin me vete edhe ate pak qytetari te prure e te imponuar me force.

Kam frike se e gjitha kjo problematike shnderrohet shpesh ne gare patriotizmi pa kuptim te llojit "kush e do me shume atdheun" (lexo: kush ben poza me te buk'ra!!!!).

Te jem e sinqerte deri ne fund, pershkrimi te jep vetem acarim nervash..dhe po s'u permbajte,andej nga fundi i shkrimit, mund t'i gjuhet tastieres me grusht.

 

Emigrant, edhe une i kam ndjekur me interes kokat e shqipes dhe shkrimet e Arbrit, le qe me ka pelqyer dhe 5 maji (me thene te drejten i mbaj mend edhe une mollet e komshise dhe 'inatin' 'po si nuk ra ndonje nga keta deshmor').

Per kete arsye, ditaret e Arbrit nuk duhet te kthehen ne 'pershtypje nga autobuzi' sepse djali premtoi tjeter; une pres tjeter. Prandaj them, eshte zgjuarsia qe na terheq. Nje koment i zgjuar aty, nje metafore e bukur ketu, tregojne se peta po kapet ne cepin e duhur POR duhet tehollur.

E ka thene Kothi, me te cilin une s'merrem thuajse kurre vesh, kujdes nga brohoritjet e peshkut, se ne vend te besh byrek ben pite.

Edhe nje gje Emi: ka nje fare ambiguiteti tek qendrimi i Arbrit, te cilin une, ne dite te mira, e vleresoj ... por ne momente serioziteti me shqeteson sepse eshte shume shfrytezues - te hap nje dritare, por te mbyll deren, te ngre pikepyetje, por ne fakt eshte nisur qe ne fillim me (ndoshta pa ndergjegje) te provoje paramendimin. Kunderargument i sajuar?

Ka pasur nje debat ketu mes Lizandrit dhe Selfit per turizmin ne bregdetin e Jonit shqiptar, diskutim mbi menyren e te shijuarit te varferise se bukur qe ofron Shqiperia. Kendveshtrimi i Selfit ishte selektiv, sepse ajo nuk po kerkonte thelbin e Shqiperise ne Borsh, por pushime qe t'ja vlenin mundimin e udhetimit e kohen e harxhuar. Kendveshtrimi i Lizandrit ishte dashurues, sepse megjithese fort i ndergjegjshem per problemet, arrinte te kapte thelbin e muhabetit, dmth thelbin e plazhit ne jug, dmth mrekulline qe eshte ai bregdet e ajo peme ulliri, duke mposhtur deshiren kolonizuese per t'ju thene fshatareve te zones si ti spastrojne ferrat. E ke parasysh ti ndoshta ate zone te marredhenies ne cift ku vetem sa i tregojme njeri-tjetrit cfare te permiresoje, per te miren e vet, per te miren e perbashket, e me the te thashe. It never works, especially when done wholesale. Dashuria nuk eshte evidentuese ne menyre te lakuriqte - sepse presupozohet qe po te neveriti tjetri, po pati tjetri nevoje per leksione jete sepse e ka kryekeput 'gabim', je ti gabim, and change lanes.

Arbri nderkohe nuk besoj se po kerkonte pushimet, por pikerisht thelbin. Dhe nuk mu duk i qete mjaftueshem per ta gjetur, as nderkohe, e as tani (ekzotikja eshte terheqese, dhe gjithashtu mllefi dhuron kenaqesi cliruese). Nuk eshte gjithmone thelbi tek detajet, nuk eshte e nuk eshte; me duket nganjehere se Foucault-ja eshte lexuar kryekeput gabim.

Pa asnje verdhacuk? smiley

Une po flisja dhe gjithe sinqeritet smiley

sipas rradhes:

- jo (but next time probably);

- pikerisht per kete!

Mire atehere, por nuk duhet t'i leme pasionet tona per 'avitjet ndaj Shqiperise' te na rrudhin ballin.

Nje gje kam mesuar kete vit Emi: kur te largohem nga ky vend, nuk do te jap me mend per mizerabilitetin smiley e tij. Disa gjera nuk kane nevoje te thuhen dy here.

PS: me bisht nder shale si gjithmone ai fluturim i dhunshem..

smiley

meqe jemi, me lejo te them se kjo eshte ajo qe une pelqej tek ditaret: mosdhenia mend. po i botoi nje here i zoti i punes, do t'i sugjeroja ti zhvishte nga cdo tentative per t'u ngritur pertej realizmit naiv.

Dashuria nuk eshte evidentuese ne menyre te lakuriqte - sepse presupozohet qe po te neveriti tjetri, po pati tjetri nevoje per leksione jete sepse e ka kryekeput 'gabim', je ti gabim, and change lanes.

niiiiiiiiice.

***

Se di pse nuk kam pas ndonjë shtytje të shkruaj në këtë temë... Po meqë vura një këmbë prej sebepit lart, po e hedh dhe tjetrën.

Përgjithësisht është e mirëshkruar, megjithëse në disa raste ia ka këput me sëpatë Arbri. Kaq.

 

 Pikspari!

Qafir, 

Sbesoj se e ka pas me Onanin; po ta kqyresh drejt Onanizmi nuk do ndalonte por do ndodhte ne momentin qe shfaqej Jozefina.. Kam i far bill Goldsmithi ketu dhe, per te qen i sigurt, e pyta se cer mendote te bote nese do te prezantohej me i sekuence filmike tip bleona ->zhozefina.."ktu ne fund do Onanoja".. tha.. 

sbesoj se ne ate kohe cifuteve i qe perkthy shprehja pellazge "me mire syri sesa nami" smiley  

Se dyti, 

fleta e ditarit me duket autentike dhe, shpresoj, te jete nje regjistrim i i menjehershem i ndodhive dhe ndjenjave te momentit dhe jo nje hartim rikujtimor.

Robt flasin per pesimizem... Se di, une vjet, neper komente, kam permend disa fshatra te thella malore ku mungesa e shtetit(rend, mjeksi, arsim) kish kaluar dekaden, ku infermieria ish kthyer ne stan dhe bebat lindin si Josuaja! Izolim i llahtarshem mes malesh! Corovoda e varfer quhej kryeqytet mes tyre dhe vizitohej si nje i till! Mbase se shpejti do kem kohe dhe do ta vizitoj prap ate vend, ne kohe bore. 

ku paske qen mer? smiley

ps. pergjigja nuk osht fakultative ktu (dmth e pres edhe tjeterkun).

Trop, me keto qe ke shkruar ketu ke fituar respektin tim(jo se nuk e ke pasur, por kjo e ka vulosur). Ke treguar mprehtesi qe i ben nder gjithe gjinise femrore te PPU. E kam fjalen qe ke folur pikerisht per ate qe e ben te paqendrueshem tekstin, mesazhin qe perpiqet te jape. Nese realizmi socialist vlon gjate nje pjese te shkrimit, permbyset ne pjesen tjeter. Me shqip, nese diku flitet per njeriun e zakonshem, ate te klases punetore, duarartet, ne menyre tipike te realizmit socialist, diku tjeter flitet me perbuzje, inat dhe stigmatizim po per kete njeriun e zakonshem, po per kete perfaqesues te klases punetore, po per kete person hallemadh qe per fatin e tij te keq ka disa veprime apo sjellje qe "vezhguesi nga dritarja" nuk ja fal kurre, si p.sh. flet me ze te larte apo degjon muzike tallava.

Ne fakt kjo me kujton vitet e fundit te diktatures komuniste, ku kishte filluar te humbte edhe ajo dyfytyresia ne trajtimin e shtresave te fshatarise dhe klases punetore nga komunistet. Nese me pare arti soc-realist i paraqiste keta me superlativa dhe heroizim te madh, ne kete kohe kishte filluar te binte edhe ajo perdja e holle e hipokrizise qe kishte qene deri atehere. Kasta sunduese komuniste tanime e kishte per turp te pranonte apo rikujtonte rrenjet e veta nga populli i thjeshte, nga gjiri
i fshatarsise dhe klases punetore.

E kemi thene kushedi sa here qe artistikisht, si nivel letrar, ky eshte hartim i rendomte shkollaresh te ciklit te mesem. Te vetmit njerez qe impresionon jane ata qe nuk e njohin Shiperine dhe duan te jete keshtu sic e pershkruan ky dhe sigurisht komunistet enveriste qe ferkojne duart. Per ta mbyllur, a eshte sqaruar autori me veten dhe si ka vendosur te na i paraqese keto "flete ditari", letersi apo studime sociologjike?

as ....ke fole per nje objektiv qe eshte real . Dhe kur objekti eshte REAL , nuk ka vend shume per ....sikur...

     - Pogradeci eshte nje ne  morine e shndrimeve"BARBARE " pa vizion dhe pa ditur e kuptuar se cfare po bejme me qendrat e banuara . Thuhet qe jemi ne levizje ...ose eshte gjetur termi "tranzicion" ( nga socializmi ne komunizem "tranzicioni do zgjase 10 mije vjet "&nbspsmileysmiley , gje qe vetem nje trushpelare si SPIKERI mund ta kete argument politiko - shoqeror .

Dhe them se je plotesisht ne nje Linje qe edhe vet besoj nuk e kupton qarte se cfare pasurie REALE po i le te pakten asaj zone me keto meditime tuajat te cilesuara DITARE . Dhe kete e ben plot dashuri e pa mllefe, biles do te thoja talenti Juaj ne pershkrime eshte i VECANTE . Dikur te kam permendur Nebil Ciken . PO !

Dhe kur vjen me koment edhe Tellalli ose Spikeri , dmth me koment "antikomunist" ( sepse dija i fillon dhe i mabaron po aty ) te vjen ta marresh kompjuterin dhe .... smiley jo ta hedhesh por tua cosh cilimijve  per tu mesuar si mendojne Budallejte !

Dhe po te bije nje pasazh ku do te dallosh mire , sh. mire , qarte dhe shume qarte terminologjine e Idioteve te ish sitemit Socialist . Lexoje te lutem qetesisht dhe perqendrohu tek ajo qe po theksoj , sepse ndoshta je i ri dhe nuk i njeh mire !

""'E kemi thene kushedi sa here qe artistikisht, si nivel letrar, ky eshte hartim i rendomte shkollaresh te ciklit te mesem" - bertetTellalli ! 

Po kush je ti qe ta thuash njehere apo disa here qe dashke dhe shoke ne shumes ??? E kush eshte ai debil tek PPU qe thote mendoj  dhe une ate qe tha TELLALLI ???

Vetem kaq duhet te te mjaftoje per te kuptuar se kush po te analizon si prishes ose " Nxires i Realitetit " smiley

 

 

 

Idris, ca here them "ah, o Bill Gates, te rente qimja!" Psene te them nje here tjeter.

Natenemire.

Ky artikull nuk eshte " FLETE DITARI", po vezhgim i nje komisioneri te BE per transportin dhe kulturizmin.

 

 

Idris, shenoje kete qe do te te them. Eshte hera e pare qe te marr seriozisht dhe e lexoj nje postimin tendin deri ne fund. Heret e tjera shkruan me shume alkoli se ti dhe megjithe perpjekjet e mija per respekt moshe ndaj teje, nuk arrij ta perfundoj corben tende, por kesaj rradhe edhe nese ka shkruar alkoli, e respektoj deri ne fund kete postim tendin. E di pse? Ti je perfaqesuesi me dinjitoz i grupit te lexuesve qe ju drejtohet ky shkrim. Ti flet me sinqeritet, me zemer, ndryshe nga letraret e vetshpallur qe japin fetva per letersine kur nuk mund te klasifikohen as si lexues te rregullt te letersise qe behet ne Shqiperi dhe jashte saj. Ti flet o Idris se te ka prekur ndjenjat e tua, te ka prekur ne ate qe ti deshiron mbi gjithcka: komunizmin enverist te Shqiperise. Me duartrokites si ty dhe ca te tjere, qe me fal, jeni bote e perenduar, ky djali do shkoje shume larg.

Mjere shkrimtari qe i shkruan mjerimit, mjere poeti qe vargezon melankoline. Nen regjimin demokratik shqiptar eshte e ndaluar te merzitesh prej gropave ne rruge, prej ndotjes, prej injorances, prej hipokrizise... Gjithcka eshte e bukur nen diellin e Deep Purples (sa kitsch qe jane keta te PD-se, dhe logon e kane te vjedhur nga nje grup komercial).

Spiker ( modern ose Tellall ( me te vjeteren ) !

Respekte dhe ne per Ju , sepse per ate perpiqem qe te ruajme shkrimin te paster , dmth pa komentuar TI se mos e ndot me komente ku zbulohen"veprimtari armiqesore " te kriptokomunistit te fshehur nen emrin ilegal As !

Digjo pak ...

Per mua ai sistem nuk ishte KOMUNISt , ai sistem nuk ka shanse per tu kthyer as per 100 ditet e pas Elbes. Se cfare mbroj une nga ajo kohe ti nuk ke aftesi ta kuptosh , por edhe ne se te hyn ndonje gje ne mendje , e ke te traskriptuar  ne  "chipin " qe ha  ne mengjes pasi lexon gazeten e ish mikut dhe shokut tim Bari Falliu smiley dhe kushedi ndonje fjalim te MIXHES

Tani !

Te dhashe nje info te dobishme ku mund te ishe shquar per lartesimin e Feudaleve te Staroves ... por ku ke tru ti . Pra Pogradeci nuk ka pas ekzistuar si QYTET por si fshat . Ai eshte zhvilluar si i tille dhe si k/ qytet i zones ne kuadrin e nje VIZIONI dhe te ARDHME ashtu sic e paten ata te asaj kohe . Pra me nje objektiv te qarte . Aty perfshihet edhe ndonje "karshillek " me Shkupin qe ka qene QYTET  i vjeter .

Dhe ato qe u bene u lane ne IVENTAR per nje brez te ardhshem ...me me shume Vizion , me me shume Para , me me shume Dije !!!!!!!!!!!!! Kete e di i madh e i vogel sepse eshte dhe i filmuar si nje nga bukurite me te rralla . Dhe ketu e per kete QAN pena e As-it. Per menxyren qe i ka rene atij qyteti dhe ne teresi asaj krahine .

Cfare po ndodh ???? Ke arsye te shpjegosh ne mbrojtje te SaLI MENXYRES , apo je "antikomunist " ? Cfare objektivi ka per ate qytet ??? Cfare po bejne me te ??? 

Dhe keto pyetje po ti bej urtesisht sepse je pjese aktive e PPU-se , pra ne nje fare kuptimi jemi anetare te te njejtes shoqate .... Me nje ndryshim se ti je "xhupkuq" dhe "i pare Shurre" , ndersa une .... nje komunist smiley .

Pa keqardhje po te them se je nje axhami kur vjen ne keto nivele dhe shndrohesh ne gaztor oborri kur flet me terminologji politike ne shkrime letrare .  . Une per vete te kam si defrimin NR -1 prandaj i jam lutur dhe i lutem adminave ne asnje menyre te mos te te fshijne sepse je VALUTE ne mumifikimin e patjetersueshem !

Une ketu jam , nuk iki !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).