FLETE DITARI 4 (2009)

FLETE DITARI 4 (2009)

ARBER SHTEMBARI

Fund korriku 2009

(Milano-Bari me trenin e nates. Torture. Kam marr nje tren, qe nuk e di pse,por me kujton furgonat e unazes, per ndalesat e shumta qe ben. Kam pershtypjen se Treni Intercity nuk po le qytet dhe fshat te Italise pa u ndalur. Madje, kur erdhi kontrollori italian per biletat, po prisja te degjoja ate “Vazhdojme icik me leket”.

Ajo qe me habit eshte qe kudo ne tren degjon te flitet shqip. Ne vagonin tone me shume se gjysma jane shqiptarë.Shpesh me shaka qarkullon ajo ideja qe “shqiptarin e dallon direkt”. Nuk e di cilat jane teknikat operative per te identifikuar nje shqiptar thjesht nga fizionomia e tij, por qe nga femijeria une kam mesuar te njoh nje shqiptar thjesht duke e pare ne sy: Ne shqiptaret i kemi syte te trembur...)

Bari. 08h 05 am.

Treni ndalon. Ka tension te pakuptueshem ne vagon. Duket sikur flasin te gjithe njeherazi. Degjohet vetem shqip.

-Allo, allo, o axh a me nigjo, thuji Bajromit se jena tuj ardh...
-O Sanije merri gocat moj, Paola Paola jepja doren mamit...
-Kape valizhen...po ngadale mer vlla se kemi gjona qe thyhen...
-O Sanije, ku eshte Paola?...
-Bajrom kena mrrit shnosh e mir...
-Po moj mami do shkojme te halla Shpresa neve ne Tirane...
-Allo, allo, o Bajrom...
-Merita jepi kembeve se na iken La Vikinga. Niset ne dhjete ajo...
-Mama, mama dove siamo?
-O daku shtyje icik ket valizhen se na ke blloku te gjitheve...
- Po jemi ne Bari moj mami.
-Bajrom, osht nis dhe Shkelzeni prej Anglijet....
-Permesso, permesso...
-He kape canten me kujdes...ashtu ashtu...ule me kujdes...
-Bmw osht...njashtu e zeze...po me timon anglijet...
-He te lumte ty je goxha cun...
-O ma’ ku eshte halla Shpresa?
-O Bajrom, allo, Bajrom dil ne Durres...
-Halla Shpresa eshte tej Tajvani moj mami...
-Sanije merre cantat ti se po marr cupen hopa une...
-Taxi, taxi, cuni cuni ku shko ti? Porti? Cuni porti?
-Autobuzi, noi lavoratori, autobuzi un euro autobuzi, tu kuindici euro...

Ngre dy valizhet plumb te renda dhe dal nga stacioni duke lene pas bashkeudhetaret e mi, Bajramin, Paolen e vogel, Sanijen e te tjeret. Perpara stacionit te trenit shkoj te pyes tek autobuzet e parkuar per ate qe shkon per ne port. Pres bileten. Disa minuta me pas arrijme ne port. Autobuzi na le shume larg nga platforma e portit. Terheqim valizhet dhe cantat permes makinave dhe kamioneve qe presin te imbarkohen. Dielli pervelon.

Tek biletarite me thone qe La Vikinga nuk ekziston prej vitesh, por linja qe e ben Bari-Durres per 4 ore, quhet katamarani Venezia, por njerezia jane mesuar me emrin La Vikinga dhe keshtu i ka mbetur emri cdo anijeje te shpejte. Per fat te keq La Vikinga nuk niset sot. Eshte ende paradite dhe me duhet te pres deri ne mesnate per Adriatiken. Adriatika niset pikerisht atehere, udheton gjithe naten dhe arrin ne mengjes ne Durres rreth ores 8. “Merr Adriatiken” me thote dikush nga pas, teksa me sheh qe po nguroj midis kompanive. “Pse Adriatiken?e pyes. “Po sepse Adriatika edhe sikur te niset e fundit nga te tjerat, prape ajo do debarkoj e para. Do kene ndonje marreveshje me portin e Durresit.”. I besoj udhetarit te panjohur. Pres nje bilete trageti per Durres me Adriatiken: Pashaporten. 60 euro. Bileten ne xhep. Udhetim te mbare.

Ngjitem ne kat te dyte te nderteses se portit atje ku presin pasagjeret. Ne fytyrat e te gjitheve ka shenja lodhjeje. Por dhe gezimi. Po kthehemi ne Shqiperi.

+++

(22h 15. Kam gjithe diten qe jam bllokuar ne kete hapesire pritjeje. Oret mu duken si shekuj. U shtriva ne nje stol te gjate. U perpoqa te flija pak, por ishte e pamundur: Koken e ngeca midis mbeshtetesve te stolit, kurse kembet i hodha mbi valizhe. Jam shume i lodhur. S’kam me nerva te pres. Durimi po me sos. Perreth te gjithe jane ne pritje. Ka nje fare ankthi ne shprehjet e fytyrave tona. Te qete jane vetem femijet qe vazhdojne te vrapojne e te luajne permes stolave. Ajo qe me habit, sidomos pas atyre qe pash e degjova ne Milano, eshte dashamiresia e shqiptareve ndaj njeri tjetrit ne kete platforme porti. Pak a shume te gjithe kane hyre ne biseda me personat e panjohur qe kishin prane tyre.

Ne stolin ngjitur jane dy familje te ulur balle per balle. Prinderit jane diku tek te dyzetat, kurse femijet jane te vegjel. Prinderit flasin shqip me njeri tjetrin, femijeve u flasin shqip, femijet flasin italisht me njeri tjetrin, prinderve u pergjigjen ne shqip.)
-Ju ku rrini?
-Ne rrime ne Napoli.
-Ne Napoli? Bobo, po pse atje?
-Jo, jemi shume mire. Lere ti c’thone, kush do te punoje, punon. Po ju ku jeni?
-Ne rrime ne Padova. Ja, une punoj ne ndertim, lyej, shtroj, i bej te gjitha ne fakt, kurse nusja nja dy vjet nuk punoi, po ja tani, ka gjetur nje plake dhe kujdeset per te. Jemi rregulluar mire dhe ne.
-Epo shyqyr qe qenkeni rregulluar. Ah c’kemi hequr ne sa te merrnim veten.
-S’kishit letrat (n.b. dokumentat)?
-Po burri im eshte nisur me skaf nga Vlora ne ’97.
-Po, nga Vlora u nisem. Ca kam heq, kam pare vdekjen me sy. Na hodhen larg nga bregu, kam dal me not. Te tjeret se di fare cu be. Na priste njeri aty qe e dinim. Na mori me makine per ne Lece. Atje me ca shoke paguam nje taksi deri ne Bari. Kur, sa do merrnin trenin per Milano, takkk policia. Na kapen.
-Epo te kalosh detin me skaf e te te kapin ne stacion te trenit!
-E kapen, e kapen. Si duket i spiunoi ai i sportelit tek stacioni. Te policise jane ata.
-Na futen brenda, dy jave ne nje kamp refugjatesh ne Bari. Me pas me kthyen ne Durres. Po s’rrija dot une, s’me mbante vendi, ku,ne në Kavaje ishim shume keq. Keshtu qe sa u ktheva i mora ca leke vellait, ndenji ca kohe keshtu, ketyre te shtepise nuk u thash dhe me ca shoke u nisem per Shkoder. Qe andej, paguam nga 2000 euro secili e na coi nje dukagjinas ne Mal te Zi, nga Mali i Zi nje shoku i tij boshnjak na nxori ne Kroaci...ishin cuna te mira keta, cuna me bes... e qe andej, paguam dhe 1000 euro te tjera, na futen ne nje kamion e u nisem per ne France.
-Per France? Po a doje me ik ne Milano ti?
-Une u nisa per Angli ket’ heren e dyte ne fakt...se Anglia ka leke, keshtu thone te gjithe...pastaj mua edhe ne Kine te me cojnin ata, me mire se ne Kavaje prape do isha (qeshin).
-Po vajte ne Angli?
- Arritem ne France, ne kufi me Angline, kur na kapen prape. Se, dukeshim, dukeshim qe ishin refugjat. Dukeshim direkt. Ai kamioni na beri neve qe lere mos e peyt...Ngecem me nje kamp atje ne kufi te Frances. E si ishte atje? Ne shqiptaret nje grusht ishim, se te cante zezaku-madh atje. Po ca nuk shihje, lloj lloj racash. Arab, kinez, jevgj, ishin ca si te zinj, si te kuq, allasoj. Po kampin nuk e ruante njeri keshtu qe une kisha ca lek me vete. Thash sa te rri ketu une, po e provoj prape Milanon. Pyet ketu, pyet atje, se frengjisht as nuk merresh vesh, mora trenin, fati im, drejt e ne Milano...

+++

I drejtohemi kabines se policise italiane per kontrollin e dokumentave. Rradha ka ngecur diku para meje. Eshte nje zoteri qe mban prej dore vajzen e tij te vogel. Ajo shtrengon ne duar nje kukull barbi duke veshtruar nga i ati. Me sa duket emri i zoterise nuk figuron ne kompjuterin e policise italiane.
-Da dove sei venuto? Dal mare? I thote policja duke qeshur.
Zoteria i shpjegon, i nxjerr dokumenta te tjera, i lutet. Ne fund ata binden. E lejojne te kalojne. Zoteria eshte shume i lumtur. I falenderon disa here. Merr vajzen ne krahe, e puth, dukshem, ai eshte shume shume i lumtur. Kontrolli vazhdon normalisht.

Dal ne shesh te imbarkimit. Ndricimi eshte i pamjaftueshem. Njerezit cajne per ne anije porsi silueta. Kudo heshtje. Nxitim. Hyjme ne anije perkrah makinave qe rreshtohen per te hyre dhe ato. Ne kabinen e kontrollit te biletave serish krijohet rradhe. Ankthit te pritjes ja ka lene vendin nje fare ngazellimi. Para meje, shoh serish zoterine me vajzen e vogel me kukullen barbi.

-Babi, babi, do hame akulole...
Ai nuk e ka mendjen...por sheh qe vajza ka dicka...
-O babi, babi do hame akulole ne Shqiperi?
Ai kthehet drejt saj, e kap nga faqjet plot dashuri dhe i thote:
-Do hame o ba, do hame sa ti qijme robt!

Krijohet nje heshtje sekondare, ne moment shperthejne te qeshurat. Vajza e vogel me kukullen barbi, s’kupton asgje, por qesh dhe ajo duke mbeshtetur koken pas gjoksit te te atit.

(Motoret sapo u ndezen. Bisedat nder shqiptare jane ndezur edhe me. Tregojne jeten e tyre, veshtiresite, vuajtjet, poshterimet qe kane hasur, e permes te gjitha ketyre, tregojne sesa u eshte dashur te punojne per t’ja dal mbane pertej paragjykime, diskriminimeve, halleve dhe mallit larg atdheut dhe te afermeve.)

13 Komente

 -O babi, babi do hame akulole ne Shqiperi? 
Ai kthehet drejt saj, e kap nga faqjet plot dashuri dhe i thote:
-Do hame o ba, do hame sa ti qijme robt!

Te shkon ne gjongul si nje raki e mire, nga ajo qe s'te djeg dhe qe avullon gjysma rruges!

 

 flm flm flm te gjitheve per fjalet e mira dhe yjet. smiley 

Ta kam zili kete lloj udhetimi per ne atdhe.  C'ti bej qe s'vij dot ne Shqiperi me tren neper "Atlantik" (si Olimbia) edhe te shkruaja mbresa udhetimesh smiley.  Parvjet kisha dhe une c'te tregoja edhe kshu nga areopllani, po kesaj radhe me ra fati te isha ne nje avion mbushur me Deshmitare te Jehovait qe po shkonin ne Gjermani per nje konference nderkombetare.  Gjume e kufje me shkoi rruga lol.  Ndersa nga Munich ne Tirane, e kisha mendjen do qaja kesaj radhe a s'do qaja, dhe kisha merak se mos filloja e qaja qe nga Mali i Zi duke menduar se ishte Shqiperia ... (si parvjet.)

Sa kam qesh me pergjigjen e babit. E forte vertet e forte.

arber, nuk du pergjigje per ket, por thjesht po mendoja qe cfare ndikimi ka ne laboratorin tend krijues echo-ja sa pozitive aq dhe e merituar e "ditarit".

U pa puna duhet ti nxjerrim nga sirtari ditaret tona dhe ti hedhim ketu tek peshku qe te konkurojne me ditaret e Arberit.

Prape se prape Arberi i shkruan teper thjesht, bukur, me humor dhe te terheqin te bejne per vete. Urime.

Fantastike! Dialogu i fillimit teper real. Eh keto udhetimet me traget...

5 yva smiley

Shumicen e rasteve qe jam kthyer ne Shqiperi, e kam bere rrugen me traget nga Ancona. Nuk kam degjuar muhabette trenash mes shqiptareve, por muhabet tragetesh kam degjuar per 20 ore rresht cdo vit smiley

milano bari qe ka marre ti quhet express apo intercity notte, por nese eshte ndale neper cdo katund quhet express. intercity eshte ai tjetri qe ndalon me te rralle si eurostari. nejse, dikur kur rrija ne sicili e ne milano beja linjen e barit me traget, dy here ne vit. dhe adriatika eshte  me i mire prej verteti se te pakten ka marre leke nga shqiptaret po ato leke i ka investuar dhe ka tragete per qejf. ndersa te hypesh te keta te grekut (ku udhetova une para nje jave) siku shkaterrohen dite per dite. ajo linja e shpejte ca kohe ka qene san nikola, po se di tashti si quhet.

ne bari, taxi stacion port, taximetri nuk behet llaf te ndizet, i ngjeshur mes njerezve qe si njeh, dhe i thu shoferit "ku ta hedh kete shishen" e i tregon shishen bosh te ujit, ai e merr shishen dhe "ketu" thote e hedh nga dritarja. nja dy boba ne nje makine me tutje ia bejne me shenje, ky ul koken e thote "che figli di puttana. son dei polizioti quelli la".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).