FLETE DITARI 3 (SHQIPERI 2009)

FLETE DITARI 3
ARBER SHTEMBARI

10 Gusht 01h25am
(Ne shtepi erdhi fqinja jone Emineja. Kisha kohe pa e pare.Ishte plakur, por gjithmone e buzeqeshur. Llafazane si ç’eshte ajo, na vuri ne dijeni per gjithcka kishte ndodhur ne pallat gjate ketyre viteve qe ne kishim qene jashte.)

[[-]]

Ne vitin 1998, nga fundi i majit, ne rrugen KL, tek parafabrikatet, ne pallatin 40, hyrja 3, ne kat te pare (majtas sapo hyn), ne shtepine e nje njeriu te shkurter dhe te dobet- Dylaverit, nje grua e shendoshe dhe e serte- e shoqja Tushja dhe nje grua e gjate dhe e qeshur, fqinjë e katit te gjashte e te njejtes hyrje- Emineja, kthyen filxhanet permbys...

Dylaveri dhe Tushja ishin dy bashkeshortë te mirë. Jetonin te varfer, por kurre nuk qaheshin. Padyshim ajo ishte shtylla e shtepise, kurse ai dukej njeri i dobet, qofte dhe fizikisht, dhe neve femijeve, na linte pershtypjen qe s’ishte ne gjendje te ngrinte dhe nje kove uje, nje nga ato qe e mbanim te gjithe prane wc’s ne mungese te ardhjes se rregullt te ujit. Madje, kur njerezia mori vesh qe djalin e kishin te adoptuar, te gjithe sikur u ndjene te kenaqur per ate qe ata mendonin per Dylin. “Do takat ajo pune” i thoshte Jorgji, shitesi i fruta perimeve, te gjitha grave te parafabrikatit qe blenin tek ai. Ja thoshte kete vetem grave.

I biri i Dylit dhe Tushes, Melseni, 16 vjec ne ate kohe, kishte kohe qe kishte braktisur gjimnazin duke preferuar te shkonte ne xhami. Me kujtohet, vinte cdo dite, e me thoshte se kishte zbuluar nje univers te ri, qe me perpara kishte qene “qorr” dhe tani po i kuptonte hilete e kesaj bote. “Kane ardhur ca profesore ne xhami, me thane qe do me merrnin ne Malajzi dhe qe mund te studioja per inxhinieri nafte...jane te forte arabet per matematike. Kur e shpiken ata matematiken, ne i binim me dore ne plazh te Durresit tu prit te vinin romaket per te na pushtu’”.

Nje dite tjeter erdhi me ca fletore e ca libra. U ndal para meje, me rrefeu sesi Muhamedi i kishte shpetuar ndjekjes se armikut ne shkretire duke u fshehur ne nje shpelle. Ne fakt, armiku e kishte zbuluar shpellen, por ishte ndalur perpara rrjetes se paprekur te nje merimange ne hyrje te shpelles dhe kishte menduar se aty nuk kishte njeri. Ky ishte versioni i Melsenit qe mua pak me interesonte nese ishte i vertete apo jo. Me sa duket kjo indiference shfaqjej ne fytyren time, ndaj Melsi nuk harronte te shtonte ne fund te cdo historie se Kuranin e lexonte ne arabisht: “Arber, i jam vene arabishtes, po e bej uje. E di si shkruhet emri yt ne arabisht? (shkroi dicka) Ja keshtu shkruhet!”.

Ate dite, kur filxhanet u permbysen, Emineja, e njohur ne pallat per hedhjen e fallit,dhe nder te tjera, vecanerisht per nje orgji te sajen me disa kolegë punëtorë gjate turnit te trete ne uzinen Dinamo, gje qe i kishte kushtuar divorcin dhe turpin e botes, kishte trokitur ne porten gjithmone gjysem te hapur te Tushes, per ti dhene nje tas. Tushja, zemergjere, kishte dal duke fshire duart ne perparse, dhe e kishte ftuar per nje kafe. Brenda, kishin hapur dritaret, bente vape, Dyli shihte ne televizor lajme nga Kosova, kurse Melseni nuk ishte kthyer nga xhamija.

Pak me vone, Emineja kishte kthyer mbare filxhanin e Tushes dhe kishte qasur syte prane vijezimeve te kafese per ti lexuar fatin te zonjes se shtepise. “Ke nje rruge per te bere o Tushe...ja dhe nje pasqyre...ke njeri me S ti?...” Befas Tushja ishte zverdhur, kishte leshuar nje piskame te forte qe kishte bere qe Eminese ti binte filxhani duarsh, ishte perpelitur per disa sekonda duke leshuar shkume nga goja dhe ne fund ishte rrezuar mbi pllakat e dyshemese duke shtrenguar gjoksin e duke gulcuar. Pak minuta me vone, kur Emineja kishte vene kujen me te bertituta, e gjitha hyrja ishte poshte: Tushja kishte vdekur nga nje atak kardiak!

Trupin e te ndjeres se rrezuar perdhe, e kishte ngritur Emineja duke e kapur fuqishem prej krahesh sebashku me Dylin e tmerruar qe mbante kembet e Tushes se vdekur dhe mermeriste nder lot “na fute edhe neve në dhe moj e zeze”. Kur syte e Tushes kishin humbur shkelqimin e te gjalleve, Emineja ja kishte mbyllur. Por, tashme qe trupi kishte filluar te ftohej, Emineja nuk po arrinte ti mbyllte Tushes se gjore gojen e hapur. Kishte kerkuar neper shtepi nje llastik, por kishte gjetur me mire: Kishte marrë topin 50 leksh, ata te zinjte e vegjel sa nje grusht te Melsit, e kishte care me nje thike pergjysem, e kishte perveluar dhe e kishte mbushur me uje te nxehte dhe ja kishte pllakosur te ndjeres mbi gojen e hapur duke shtrydhur topin e llastikut mbi te. Dhe kishte funksionuar: goja ishte mbyllur. Ishte kthyer me pas nga Dyli i shembur ne divan dhe i kishte thene “Te rroni vete o Dyl, se Tushja na la. Nisu te lajmerosh njerezit”.

Emineja me pas, kishte hapur shtepine, e kishte pastruar nga te gjitha anet. Poshte divaneve kishte pare se sustat ishin teresisht te amortizuara, por mbaheshin te lidhura tok nga nje kabell si ato te antenave, ne aneks poshte lavamanit kishte pare nje thes oriz dhe nje tjeter sheqer nga ato te ndihmave, ne dhomen e gjumit kishte dashur te nxirrte dysheket jashte, por ata ishin xixe dhe e kishte lene kete gje per tu marr me dicka tjeter. Ne fakt ishte sorrollatur neper shtepi dhe nuk po gjente asgje per te bere pasi shtepia, ne varferine e saj mjerane, shndriste nga pastertia. Kishte shkuar te hidhte nje sy ne banje: ate qe ajo do te shihte aty nuk do ta harronte gjithe jeten. Kishte nje furrnelle vajguri me fitila, mbi nje stol nje kuti shkrepese, anes, mbi nje kove qendronte nje tigan i madh i mbushur me patate te sapoqeruara qe prisnin te skuqeshin. Eminese i kishin shperthyer lotet.

Dyli erdhi pak me vone, ishte vetem, i kishte njoftuar te gjithe dhe njerezit ishin nisur. “Dyl, do presim njerezit. Do bere varrimi...” kishte lene te nenkuptohej dicka Emineja. “Nuk kemi asnje lek o Emine” i ishte gjegjur Dylaveri.
Emineja kishte ardhur shtepi me shtepi, si dikur kur erdhi dhe mblodhi leket e pompes, dhe na kerkoi nga nje dhjetshe. Te gjithe kontribuan me me shume se nje dhjetshe dhe dhane nje dore ne organizim. Doli nje varrim i denje dhe familjes nuk i ngeli asnje peng ne percjelljen e fundit.

[[-]]

(disa dite me pare nga kjo flete ditari)
Zgjohem vone. Ndez kompjuterin dhe i hedh nje sy maileve. Kisha nje add friends ne facebook. Personin qe me ka bere ftesen, nuk e njoh. Eshte nje djal i gjate, i gjethur shkurt, i veshur me uniforme ushtarake dhe me nje kallashnikov ne dore. Emri “Melsen G.”. Ishte Melsi. Teksa e shihja me ate kallash ne dore nuk e di pse me shkoi nder mend ajo historia e Malajzise. Disa dite me pas flas me Melsenin ne chat’in e fb ku ai me tregoi c’kishte ndodhur pas vdekjes se te emes se tij. Diten qe e ema kishte vdekur, e ndjera Tushe, ai kishte shkuar ne xhami ne nje ore te pazakonte per tu falur e i kishte kerkuar Allahut ti kthente mbrapsh te emen. Imami dhe te tjere ishin munduar ta qetesonin, por ne gjendje shoku psikologjik, Melseni kishte nisur te bertiste dhe te blasfemonte ne shtepi te Zotit. Atehere imami e kishte zene me thupra dhe ai kishte braktisur xhamine, per tiu mos u kthyer me kurre, as xhamise, as besimit ne Zot. “Mamase nuk i doli as pensioni, kurse pensioni babait nuk dilte as per te paguar dritat e jo me per te ngrene. Shtepine e shitem dhe bleme nje edhe me te vogel ne Kombinat. Une me ato leke u nisa per ne Greqi, po nuk me eci. Kur u ktheva ne Tirane, me tha nje shok i ngushte qe babane e kishte oficer qe te niseshim te dy ne Irak. Keshtu bera. Punova ca kohe atje dhe dola mire. Tani jam ne Chad dhe punoj ne logjistike me ushtrine franceze.”.

26 Komente

pjesa - yll!

Shof konturet e nje novele te mrekullueshme ne kete ditar in raw format. Me kujton ndjesine qe pata gjate shfaqjes se "shqipes me dy koka" ketu te peshku.

Pergezime, Arber!

 

 Te falenderoj shume emo. Edhe me te bukura do te vijne ne vazhdim...

Edhe me te bukura do te vijne ne vazhdim... Pa dyshim i nerum Arber . Pa dyshim . Ndjesi te tilla te shfaqura ne "ditare" jane pasqyre e nje botkuptimi te thelle per jeten . Me gjith zemer URIME .

se kam lexu,i hodha vetem nje sy shpejt e shpejt.

po tushen ku dreqin shkove dhe e gjete smiley

Ehhhhhh ! Duke menduar se fshesaxhijve u duhet hapur pune qe ne mengjes ( GjiFmone ne cdo kohe e ne cdo prurje duhet te flasim per fatet e ATMES dhe POPULLIT veshderr sidomos RRUGET e Zgjidhjes smiley )...edhe une u manGjelleva kur lexova qe Tushja paska cof . Te na rrosh ti , se dhe ti se ke te gjate ...sa te vije ai kulufi yt me t'shti thonjt ne fyt smiley

bukur, por do ishte me mire qe Dyli te punohej pak me shume si personazh

ymrin e venos zoti mre.

une nuk kujdesem shume qe ta zgjas jeten time jo, por ama, kjo sdo te thote, qe, juve, qe me doni te vdekme, tjua nigjoje perenia deshiren smiley

mua juve ma TM

nuk e dallove sa ishte prek ai... un ja pash gjishterinjte qe mezi i gjenin butonat nga ngashYrimi... qe ky menim i largqoftshem e n'vesh t'gamorit t'zi i kishte sjell...

rralle preket mr. I., por kur preket, e merr vesh gjiM hemisfera...  smiley

 

mos i dil zot kot cimo,

se ai osht komunist katil smiley

i do mikroborgjezet ne vorr i do smiley

 jo ne vorr, ne muze.. smiley si sja dite iher per nder 'Drizit mi mone? 

cer ti di per ner psh ?

 

ah mer chene, ti dihej e mira kaut ("aged ox"  smiley), nuk e thershin mer... smiley

 

Pas kafes se dyte i numerova mire yjet. 5*

Sikur të mos mbaronte aq papritur...

5*

 

p.s. di gjë Emineja që ka marrë shtatë mëhalla fjala e saj?

pak a shume pallati im..

vertet bukur, ritem dhe forme pershkrimi Bulgakovian.

Arber je duke e bo si Fadil Hasa t'iq e mos e k'put me keto tregimet, o robo na hudh nja 10 faqe qe t'mbledhim menjen. Ka shume humor te zi ne shkrimet e  tua. really nice.

 Shume bukur Arber. Vec ktheu e ripunoi ca gjera se mund te dalin perla. Se keshtu me duket vetja sikur jam futur tek Home Depo ku shiten materiale ndertimi.

 Peshku Fluturues, besoj se ne nje kohe te dyte do ti ripunoj, por per momentin po sjell gjithcka duke i qendruar sa me besnik shenimeve te mia ne ditar. Duke qene i angazhuar prane saktivistes, nuk kam per qellim te sjell letersi, por te sensibilizoj opinionin mbi realitete qe ata injorojne. Pra, dua te sjell dicka Bruto. Te falenderoj shume per komentin dhe shpresoj te rilexohemi seshpejti tek ppu. pershendetje mik. AS. 

Emineja, Dyli e Tushja duken si personazhe nga nje bote qe po mbaron ashtu si atmosfera e lagjeve te Tiranes sic e kemi njohur vite me pare. Solidariteti gjer ne invazim i pallatit, nga njerez qe kane jetuar bashke per dekada ne lagjet ku i coi partia, po zevendesohet nga anonimiteti qe sjell levizja masive e popullsise, zmadhimi i lagjeve dhe transformimi i kultures. Me duhet te pranoj qe ndjeva nje doze nostalgjie per atmosferen vrastare te lagjeve te republikes popullore. Se fundi, ai imazhi i imamit me thuper ca si i teprum, thjesht perforcim i stereotipeve te tejperdorura kundra hoxhallareve. Itinerari i Melsit, ama, nga prosilizator tip deshmitar jehovai tek ushtar ne Irak e Chad i cili deften bemat e tij ne fb duket gjetje tejet intriguese.

 emin flm per kometin. nese do te kishte ekzagjerime nuk do ti kisha quajtur flete ditari. jane ngjarje reale, autentike. por absurdi dhe grotesku yne shkon shpesh ne ate pike saqe duken te pabesueshme. te pershendes, A.

e cuditshmja eshte qe kjo histori do te tingellonte absurde kudo, por jo ketu...

eshte histori e vertete, dhe e dhimbshme, por jo nga me te dhimbshmet. arbri ka per te sjelle te tjera qe jane dhe me prekese.

E bukur eshte nje lloj atmosfere komike, sepse e gjithe situata nuk mund te jete tragjedi, aty ka humbur dinjiteti i personazheve, kane mberritur ne nje mjerim te qenies qe nuk te lejon estetiken tragjike, thuajse epike. Keta njerez jane zhveshur ne jeten e tyre nga autoriteti qe perfshin te qenit njeri, keta jane kthyer ne ekzistenca mjerane, tragjikomike... prole.

"Loosing my religion" and many other things in between Albanian style ... smiley.

Arber, lexova dhe 2, edhe 3, ne pritje te te tjerave.  Ben mire qe i sjell, sidomos me kete stil te pacensuruar.

e gjithe situata nuk mund te jete tragjedi, aty ka humbur dinjiteti i personazheve, kane mberritur ne nje mjerim te qenies qe nuk te lejon estetiken tragjike.

ai kishte shkuar ne xhami ne nje ore te pazakonte per tu falur e i kishte kerkuar Allahut ti kthente mbrapsh te emen. Imami dhe te tjere ishin munduar ta qetesonin, por ne gjendje shoku psikologjik, Melseni kishte nisur te bertiste dhe te blasfemonte ne shtepi te Zotit. Atehere imami e kishte zene me thupra dhe ai kishte braktisur xhamine, per tiu mos u kthyer me kurre, as xhamise, as besimit ne Zot. “Mamase nuk i doli as pensioni, kurse pensioni babait nuk dilte as per te paguar dritat e jo me per te ngrene. Shtepine e shitem dhe bleme nje edhe me te vogel ne Kombinat. Une me ato leke u nisa per ne Greqi, po nuk me eci. Kur u ktheva ne Tirane, me tha nje shok i ngushte qe babane e kishte oficer qe te niseshim te dy ne Irak. Keshtu bera. Punova ca kohe atje dhe dola mire. Tani jam ne Chad dhe punoj ne logjistike me ushtrine franceze.”.

smiley No comment.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).