FLETE DITARI 2 (2009)

FLETE DITARI 2 (2009)

ARBER SHTEMBARI

(Ngjarjet ne keto flete ditari qe une po i paraqes publikut jane autentike dhe po ju serviren pa asnje redaktim artistik apo deformim keqdashes. Bisedat, shkembimet dhe refleksionet shpesh nuk i pergjigjen arsyes dhe devijojne ne zhvillime emocionale dhe verbalisht te dhunshme. I lutem publikut te ndjeshem te abstenohet.)

24 korrik 2009
Zgjimi ne 4 te mengjesit. Margo me shoqeron ne stacion te trenit. Gjate udhetimit deri atje ajo qan me ngasherim duke ngare makinen permes qytetit. Perlotem dhe une.
Zbresim ne platforme ku treni per Paris eshte tashme i stacionuar. Ajo me perqafon fort dhe me mbledh me buze lotet. Me thote duke buzeqeshur: “Ej cheri, a te kujtohet ate dite kur me the qe meshkujt shqiptar nuk qajne?”, “Si quhej ai qe erdhi se vdekuri? Justiniani? Cezari? Kostandini? Me duket ky ishte...a do te kthehesh dhe ti serish tek une?” “Margo une nuk kam vdekur” ia kthej une me te qeshur.

Paris, Lyon, Chambery, Milano, 8 ore udhetim. Te merzitshme, oret mezi shtyhen, vagoni dremit, jashte pemet njehesohen ne nje te gjelbert te njetrajtshme. Ne Chambery policia franceze kontrolloi nje per nje te gjithe pashaportat dhe te gjitha bagazhet. Zezakes ulur perballe meje, pas nje kontrolli pashaporte, policia i kerkoi “nje verifikim” duke ju lutur qe ajo ti ndiqte nga pas. Ajo s’tha asnje fjale, por ne fytyre shqetesimi lexohej qarte. Treni u nis per Milano, ajo nuk u kthye.

25 korrik 2009 mesdite
Kalova naten e pare ne Milano tek disa te aferm. Mallkova veten per dy valizhet aq te renda qe kam marre. Si do ti terheq deri ne Shqiperi?
(Mesdite ne nje lokal te qytetit A. prane Milanos takoj per interviste tre shqiptar qe mi prezantoi nje mik punetor.)

Ne tavoline, Afrimi, Turi dhe Esati.
-Nga te kemi ty shoku?
-Nga Tirana!
-Ore po keshtu nga je, se nga Tirana jemi te gjithe ne?! (qeshin)
-Me origjine andej nga jugu jam.
-Po fol o, ti qenke dora jone.

(me bejne pyetje mbi origjinat familjare, vendin ku jetoj, profesionin tim, familjen, etj)
-Ja, ne mblidhemi tek ky lokali. I fusim ndonje lloto keshtu dhe ja keshtu shkon dita. S’ke c’te besh fare ketej.
-Une dal me pak se kam punen keq. Cdo jave me ndryshon turni, ja dhe lloton te dielave e luaj. Vij e blej ketu, se ca kohe e bleva nga dyqani malokeve andej, po hic, zero, sa e loza ketu, e kapa nje qindshe.
-Dyqani malokeve?
-Emo, e pe ate zgeqen atje afer shinave? Ee, atje rrine maloket. Kurse ketu mblidhemi ne te jugut.
-Ashtu? Pse nuk rrini bashke?
-bashke? ohooo, po ku behemi ne me ata derdimenet o. Ata jane nje shekull mbrapa.
-jane tribu ata, duan dhe nja 50 vjet te dalin nga shpella. A imagjinon ti ca behet ore, e drejton shtetin tone nje nga ata? A e kupton ti pse nuk behet ky vend? Ja shko shihi vete, kane nga 10 vjet ketej e prape ashtu sic erdhen kane mbetur.
-po jane mbrapa shume ata. Ehiii sa larg. Une kam bere ushtrine ne Kalane e Dodes. E di ti ku eshte? Ne veri lart ne kufi, te vinte bora deri ne mes. Njehere isha me ca lacian, plehra,kishte alarm ate dite. Ishim ne mal, binte bore sa nuk shihje dot as nje meter para syve. Une i ri fare, me kishin ngrire kembet, mezi ecja. E ata maskarenjt me lane atje ne debore. Me thane ngordhsh o lab i mutit e me lane atje mes bores, mes ujqerve. Po mire qe s’ma dha truri t’ja mblidhja me kallash se perndryshe tani akoma ne burg do isha. Me gjeti nje oficer nga Kukesi. Me shpetoi jeten.
-E po ja pra, dhe ai oficeri nga veriu ishte!
-Kuksianet jane ndryshe, se ishin qytetare, kishte te ardhur, plus ata ishin dhe komunista, kishin frike regjimin, kujt ja mbante ore, ai te varte ne mes te qytetit, degjonin dhe muret, kishe gjithe sigurimin atje ne kufi, kurse keta te tjeret jane kafshe. Ja zbutet kafsha e eger? Besa thone. Ja ti qe ke bere shkolle, ma shpjego ti mua si ka mundesi qe atje te besa ka me shume krime se ne gjithe Shqiperine? He pra kete me thuaj ti mua, se keshtu, keshtu, keto te tjerat i dime dhe vete ne.

(pyetja e tyre ne fakt me ze pak ngushte.Evitoj pergjigjen.)
- Ato zona kane qene gjeografikisht dhe historikisht te izoluara... Por, edhe ata kane luftuar per Shqiperine.
-Jane vrare ne Vlore. Jane vrare dhe ne Mallakaster ne 97n. Po jane vrare ore se erdhen maloket e A. dhe futen armiqesi. Se labi labin nuk e vret kot.
-po ca kane luftuar ata ore? Je i ri ti nuk i di ca gjera. Ke degjuar ndonjehere per bajraktaret ti? po ku te linte bajraktari atje te ngreje koke ti? kanuni thoshte ai. Merrte vesh c’ishin ligjet ai?! Shih ai Enveri bir kurve ka qene po ketyre ja ngopi mire ai. Imagjino ti o vlla te mos kishte bere ai ate qe beri ai atje? Ata do ishin akoma mesjete o te keqen, po rri tani. Vazhdon gjakmarrja dhe tani pas 50 vjetesh. Ca behet or budalla, vret tjetrin per stergjyshin. Kanuni thote.

(N.B.: ndihem keq ne kete bisede. Ka nje urrejtje te madhe midis shqiptareve. Jemi nje komunitet i perçare dhe besoj se eshte pikerisht kjo ajo qe me ben te ndihem me shume keq. Marr shenime dhe mendoj per shkrimin tim te ardhshem tek saktivista pikerisht per kete percarje veri jug midis shqiptareve. Percarje qe e kam hasur dhe ne vende te tjera te Europes. Si t’ja bejme qe te kalojme pertej kesaj urrejtjeje, ketyre paragjykimeve, clicheve, dhe te mund te rigjejme nje fryme te perbashket kombetare?! Si mund te pretendojme nje bashkim me Kosoven, kur na mungon solidariteti i brendshem?!Duhet te bejme me shume ne kete pike.)

-Ketu, ketu njihet shqiptari i vertet kush eshte. Se atje ne Shqiperi ha e pi, fol e qesh, po ketu eshte halli, ketu e sheh kush te ndihmon e kush te le ne balte. Ka lene vellai vellane ne balte jo me i huaji.
-Shih tani, se ne kemi dhe shoke nga Veriu se nuk jane te gjithe keshtu. Se ne jemi te stresuar nga jeta dhe ja fusim edhe kot. se ka dhe njerez te mire nga ata.
- Ka ca ka. Ja ai nga Lura, si e ka ai? Flamuri. Ai ma gjeti punen mua. Cun flori eshte. E di si me thote? Mos u merzit me ne o Artur, se ne jena te trash (e imiton). E thote vete ai. Po ai vete ne fakt eshte i mencur, apapa, i mencur shume. Punon ne torno me mua atje. Ky komandon dhe robotet ne fabrike. I zgjuar eshte.
- Po Shqiperine e percau SB. E vuri veriun kunder jugut ai. Ne na erdhi tanku ne oborr ne 97. Nga veriu ishin ata. Se mos i shkova une atyre atje ne tropoje... (e nderpres)
-Po keni shkuar ndonjehere te rrini tek lokali i tyre?
-Po kemi shkuar, po s’merremi vesh. Ne si marrim vesh c’thone lere te merremi vesh keshtu. Pastaj as ata nuk na pranojne. Tani sikur jane qetesuar shqiptaret ketej, por perpare kerciste dajaku, nuk behet vlonjati me tropojanin o vella. Se s’kane bese ata.
-Te thone te jap besen...he ma thuaj ti pse e thone ate te jap besen?
-Ma thuaj ti!
- po sepse jane te pabese ore. (kete pergjigje anekdotike e kisha degjuar dhe vite me pare nga disa shqiptar te tjere)
-I duhet ta thote atij se ashtu eshte, i pabese. Ja shkonte nje korcar atje se kishte shok ca nga Lezha, po i vodhen leket ata, i futen dhe nje dru dhe e lane gjysmak. E kthyen ate ne Korce, s’di tani, a ka vrare veten a ...
- Kush o? Thomai? Jo ore jo, po eshte bere nga ata te jehovait ai.
-Futja pordhes dhe ata.
-Ketij o vlla, keta te jehovait i kane marre vellane. S’eshte pak.
-Babai na vdiq. Pati semundje te rende. Ka pas qene oficer marine ai, me nendeteset ka punuar. Po i doli uje ne mushkeri. Dhe ai duhanin se ndalte, paff, paff, paff, vdiq ashtu...(perlotet) Keta te jehovait, vinin perdite. Ore perdite. Na ngelen ne dere. Se vellai i kishte qejf pak keto historirat e vjetra, epo te behej prift, hallall, prift, i bukur, i respektueshem, martohesh, por jo nga keta psikopatet. Keta me duket as nuk martohen. I kam folur, po aha, s’kthen me ai. Bredh andej fshatrave te Sarandes me ca libra ne dore. Desh ma rrahen njehere andej.
-une per vete mysliman jam. Por s’jam si keta gorret me mjekerr une. Une jam shqiptar njehere pastaj jam ca te duash ti. po jam shqiptar. Shqiptari s’ka fe. Te lutem gjithe diten une, po kjo e shkreta lloto prape s’do qe s’do. Ata gorret na kane marr ne qafe ne. Shif, kush nuk hyri ne Europe. Bosnja, Kosova, Turqia dhe ne. E pse? Se na futi ai maloku ne konferencen e gorreve. Une s’jam fare per keto besimet. Leku o vella leku. Une s’kam shtepi, kam kohe per xhami une? Se keta mjekrrat jane mesuar me nje çap buke dhe jane rehat, por une jam shqiptar s’jam nga Pakistani. Pastaj, une kam mbrojtur depot e armatimit ne fshat ne 97n. Vinin ca cobenj po ua mblodhem ne atyre. Jam dhe dere deshmoresh une?! Djali xhaxhait te nenes (gjyshes besoj) sime eshte therur me gjermanet trup me trup. Ja dogji gjermani shtepine sa e sa here. Vajten e pushkatuan ballistet se spiunoi nje mut muti aty ne fshat.
-po ca feje o Esat? Ja une ortodoks, po pse o qenka me i mire ai greku?! Ku kemi nge per fe ne o ta marrsha. Une punoj gjithe diten po me ze gjumi ne kembe, del ai hanullatos dallunatos si ja thone tani ja fut ca llafe greqisht edhe amin keta budallenjte.
- Ai rrezik na shan nga nena greqisht, neve amin ketej (qeshin)
-Ke menduar ta marresh vellane ketej apo...? Pyes Afrimin
-Ketej? Ku kthen me ai. Ja kane prishur gjakun ata te Zotit ore. Shkon neper ca mbledhje se ca bejne atje nuk e di. I thash po gjej nje pune se Zoti, Zoti sta mbush pjaten. Ai me tha “po vjen fundi dhe ti nuk je gati”. Po or po s’ke faj ti. Pastaj une sa kam bere letrat. E di c’kam hequr? Kam fjetur tre vjet neper vagona, si qen, ca as qeni s’ka patur jeten time, se qeni çoku dhe eshte mesuar, por une çdo nate me duhet te ruhesha nga thikat e marokeneve per te siguruar ate qoshen time ne vagon, binte shi, binte bore, se frynte ere, se bente ftohte, a nxehte a ku di une, ne jashte ishim si qen. Kam ardhur me skaf une. E atje te vagonat ashtu, ca nga jugu, ca nga veriu ishin, po halli te bashkoka me duket. Kur me vdiq babai, letrat nuk i kisha. I kishte thene dades ai para se te vdiste, te mos me tregonte mua ne telefon, se kishte frike mos kthehesha une dhe ngelja andej. Kur vdiq babai nuk ma thane. Une e kerkoja ti degjoja zerin, ata me thoni ka shkuar ketu, ka shkuar atje...(lot)
-O Afrim po rri o burre i dheut?!O Afrim!
-(me ze te qare)Kur me vjen nje shok ne pune e me thote mora vesh per babane. C’more vesh more? Une babane e kam mire. Ai u zverdh me tha pse s’di gje ti, jo ore, po keshtu e keshtu, babai te ka vdekur. E di si u bera? S’me mbanin gjunjte. E lash punen ate dite. Shkova ne nje pyll e ndenja atje. Ja keta me njohin, une as nuk pi, po ate dite u deha (eshte i nxehur). Ah, as babane nuk e pash kur na la. Na ndane per se gjalli me njerezit tane o ja shkerdhefsha mu ne qeveri. (ngrihet ne kembe, nje gote derdhet mbi tavoline.) A e kupton more Arber qe keta ne na kane shkaterruar jeten?
-O Afrim, po ule o vella zerin, pse bertet? Ti i flet ketij sikur e ka ky ne dore.
-Po he se dhe ky e ka ne dore, ja te shkoj atje ti thote atij plehres, t’ja shkruaj ç’heqim ne ketej. E di ti c’kemi hequr per ate cope leter ne ketu? Ja, nje cope leter o, per te qene skllav. Tallen ata te kuestures me ne. Se jemi kot, s’kemi shtet, jemi kot. vetem neve na e bejne kete gje, askush tjeter s’trajtohet me keq se ne. Edhe ata negrot i trajtojne me mire, vetem neve keq...

Shenime ne mesnate
(Gjithcka me lart eshte nje dhimbje e mirefillte. Eshte nje dhimbje qe perjetohet brenda familjes shqiptare. Nje dhimbje tek e cila duhet te nxjerrim mesime dhe mesimi me i pare duhet te ishte ky: shume gjera na dallojne: dialektet, traditat, doket, por na bashkon me thelbesorja: geni i shqiptarit. Behet fjale si per dy vellezer te tipave te ndryshem, por qe kane nje nene. Ja pse ti Afrim duhet te çlirohesh nga paragjykimet! Shqetesimi yt i pare duhet te jete jo ajo c’ka shikon dhe konstaton tek ai qe ti konsideron padrejtesisht “malok”, por nderimi per ta bere kete vertet vella prej geni shqiptar.Afrim: a ka emer qe do te simbolizonte me bukur kete gjest vellazeror?)

43 Komente

Eh, djema, e ndezet luften dhe per sot, me duket. As, mbahu vella, se jane karikuar njerezia keq, dhe packa mendimeve apo shenimeve te tua pasmesnate, nuk do te t'i kursejne as ty kopacet. Ika une, se nuhas tajfun "marakot". smiley

AS,

Mire ata punetoret e krahut qe s'dine e flasin gomarlleqe, po ti nga c'hall vuan qe merr budallalleqet e degjuara ne nje kafene e i perhap me tej? Kjo biseda qe pershkruan ti (e ky pergjithsimi i nenkuptuar) eshte si te te vije nje Francez ty e te te thote "rruges ne tren me erdhen dy goca Shqiptare e me ofruan seks per pare, prandaj mendoj se te gjithe ju shqipot jeni race prostitutash"!

Ll.

O motërqim!

Edhe e di që do ta lësh këtë koment, sepse do tregosh se ç'edukatë kam unë... po ç'ti bësh, shqipopellazgjishtja na ka lënë fjalë tamam për të thërritur ato flliqsirat si ti.

Po ti mer LEGEN, ndoshta s'je aq personazh publik sa Çiljeta apo Sala, por si drejtor i Mjaftit që ke qënë, tashmë personazh publik ti JE... dhe si i tillë duhet ta pranosh të hysh në gojët e të tjerëve... e sidomos kur ke treguar se prania jote atje nuk ishte as si pjesë e ËNDRRËS tënde për Shqipëri më të mirë (sepse do të ishe me gjithë të tjerët, që atë punë e bëjnë PA RROGË ashtu si Arbëri e qindra të tjerë që nuk kanë nevojë të stimulohen nga RRoga për folur për të zezat që na kanë mbuluar

Eh. Mire, mire faleminderit. Jane te nevojshme edhe keto gjera smiley

Janë të nevojshme, sepse komenti im që fshive ishte komplet brënda temës... nëse të duket i drejtë qëndrimi yt prej admini (dhe ndoshta është... por mua nuk më pëlqen), atëhere as mos të të shikoj më të flasësh për Enver Hoxhën apo Sali Berishën!... sepse ti edhe pa pare dhe tregon prirjet e tua idiote prej bajraktari... llogarit të kishe gjë në dorë sa gjysma e Salës apo e Enverit ... edhe Hitleri do të ta kishte zili.

 Llukan percarja e komunitetit shqiptar ne keto barrikadat krahinore eshte fakt social qe prek gjithe diasporen shqiptare. tani keto "sikur te vij e te thote francezi" une kete nuk i di. une po sjell shenime nga ditari im mbi kete fakt. nese ke dicka per te thene sesi mund te zgjidhet kjo ceshtje, si mund te trajtohet, thuaje fjalen tende, nese ke "sikur, sikur" me mire hesht. e kuptoj qe je admin, por nuk besoj se i keni vendosur vetes ndonje kuote komentesh te detyrueshme ne dite. 

AS,

S'po pergjigjem menjehere jo per injorim te asaj qe thua me siper por sepse do doja ta zgjeroja pak pergjigjen ne nje shkrim te vecante.

Ll.

 Llukan, ti duhet te informohesh me teper mbi profesionin e sociologut. Te premtoj qe dhe keto grimca qe une sjell do ti shohesh me sy tjeter. E mirepres shkrimin tend. Pershendetje. 

"I lutem publikut te ndjeshem te abstenohet"

smiley

nje e vertete e hidhur dhe plage te hapura nga baca sale qe rrjedhin dhe sot e kesaj dite qelb ,kur do vij dita e gjykimit per kete njeri, e mbolli faren e keqe dhe dhe spo e shkulim dot dushmanin.

ps. sa per tanket e 97 e vertete, sepse barinjte i beri shiksa dhe me pas me kurse 6 mujore ne durres i beri prokurore dhe gjyqtare.

 kaltrina, ja sa vijne tani militantet e  te akuzojne per racizem

te vijne se "bazuken" e kam gati , hahhaaa..

Cupa, jeni bere si teto Ollga moj, po merreni me sportivitet se eshte me kollaj

Nuk e marr vesh kete rremuje, eshte e organizuar nga adminat apo eshte spontane? 

t' u mbyllim gojen them une

t'ua heqim trurin me shiringe

dhe pastaj t'u vendosim nje tru "militant"

nese nuk arrihet kjo

zgjidhja e fundit

t'i djegim ne turren e druve "maskarenjte" qe guxojne e mendojne me koken e tyre... si nuk kane turp...

 

"Gjithcka me lart eshte nje dhimbje e mirefillte. Eshte nje dhimbje qe perjetohet brenda familjes shqiptare. Nje dhimbje tek e cila duhet te nxjerrim mesime dhe mesimi me i pare duhet te ishte ky: shume gjera na dallojne: dialektet, traditat, doket, por na bashkon me thelbesorja: geni i shqiptarit. Behet fjale si per dy vellezer te tipave te ndryshem, por qe kane nje nene. Ja pse ti Afrim duhet te çlirohesh nga paragjykimet! Shqetesimi yt i pare duhet te jete jo ajo c’ka shikon dhe konstaton tek ai qe ti konsideron padrejtesisht “malok”, por nderimi per ta bere kete vertet vella prej geni shqiptar.Afrim: a ka emer qe do te simbolizonte me bukur kete gjest vellazeror?)"

 Ti  Arber keto ja the Afrimit apo erdhe i shkrove ketu qe ti  lexoje Afrimi ato qe reflektove me pas? (Ku ti lexoje?)

 Une keto dhe ja thash dhe i shkrova. Por nuk ka rendesi Afrimi si person, ajo qe une kam synuar eshte fenomeni: diaspora shqiptare ne Europe eshte e percare. ketu te ndalemi, sepse afrima ka plot, te ndalemi tek fakti social qe shkon pertej individit. 

Mire e ke ti kryenece si ide, po une them qe kte gje me mire t'ka bejme malokeve, i injektojme nga nje tru lab (une kontribut vete me nje pjese te trurit tim te ndritur lab) dhe fap i edukojme, nuk hane me misra ne autobuz dhe ti i hypen autobuzit rehat dhe kta cunat e lagjes se as perqendrohen te rezultatet e llotos. Ose ose, click, http://www.peshkupauje.com/2009/08/shken... , i veshim me material si ky dhe rrijme rehat ne te zgjuarit e te qyteteruarit* se nuk i shofim me
* fus dhe veten te te zgjuarit dhe te qyteteruarit se jam jugor, nuk ha misra, votoj majtas dhe i leshoj vendin ne autobuz grave me barre. Fatkeqsisht per momentin s'kam borselino po sapo i kam heq antenen qeleshes dhe e kam cu te stilisti me e bo kapele trendi tip hip-hop

swed

ti prit ndonje dite te te zaptojne pallatin e kultures, muzeun,  bibloteken kombetare etj etj, se po mbaron bathorja dhe atyre po u rriten kalamajte

pastaj ec e me bej ironira... pffff

 

e keni parasysh ndonjehere kur do te thuash ndonje gje....po me zor gjen llafet ...po dhe kur i gjen me zor ngjiten...derisa papritur lexon dike qe ka thene pikerisht ato qe ti doje te thoje ...por shume here me qarte....

 

kjo me ndodhi sot me swed1.....

 

swed je njish....me pelqen shume...se ke dhe humor shume te lezetshem smiley

swed, ti e ke venin në mes të evropës. në kapakun e një kutie nga ato që kanë brënda siguresat e gjithë lagjes, pashë dje të shkruar me shkronja të mëdha SWED SWED. (do e bëj një pikçër e do të ta çoj)  qenë dhe të përdredhme shkronjat, po ktu s'dalin. kapella jote hip-hop-gonna-be duhet të ketë pasur lidhje të forta telepatike me Evropin këto kohë. : D

Kujt t'ja zaptojne moj, mua? Po kur erdhen prindrit e mi nga katundi i vet dhe i zaptuan tironsve token dhe e blene masnej apartamentin me 4500 lek, su ankova gjo une, biles i boja propagande shokve te mi kulake qe kishin pas gjysmen e tirones qe shyqyr qe u tundem ne nga an e anes e erdhem i beme njerez. Po dhe ne e zaptofshin, hekurin e betonin e mermerin e pallatit te kultures prindrit e mi nuk e sollen nga fshati (jo se s'kishin makina po s'kishte mermer kryesisht se vetem arra e fiq behet atyre aneve)

e di si t'u pergjigjen ata masanej swedo? ti belqim e ke harru, po une e maj men, se qellova aty afer. dhe se ma kishin dhon ene mu at pergjigje pak ma para  (me saktsisht, ket ma ka thon per se pari nji shok qe kom pas nga Tafajt e tirones, se me sefer dajen s'kom pat nderin m'u njof n'person):

nga katuni ke ardh/ n'tiron ke zon ven/ me kaptinen si dardh*/ do me dhon ne men

*si dardhe, sepse ai bishti siper s'ishte pre ala.

ok me fal mua qe t'u pergjigja...  nuk ia vlen fare... fare...

 

Kerkoj falje per prishjen e linjes se zhvillimit te bisedes por:

Sa i perket hapesires urbane (dhe kjo, me teper se sa fizike eshte hapesire morale), kjo eshte nje strukture qe krahasimisht qendron me perpara ne boshtin e zhvillimit, se sa hapesira rustike (dhe kjo, jo ne sensin gjeografik, por ne sensin kulturor). Eshte normale qe njerezit urbane te perpiqen te shmangin prirjet regresive kulturore. Nga ana tjeter eshte po aq normale qe njerezit rustike, te perpiqen te sulmojne nga te gjitha anet barrierat urbane, me qellim integrimin e vet ne qytet, dhe mireqenien. Tani, doni apo s'doni ju, ketu lind konflikti.

Dhe zgjidhja nuk gjendet duke lincuar ata qe shtrojne problemin.

Shenim:

Urbane, apo rustike nuk duan te thone nga fshati apo nga qyteti. Nuk jane denominacione gjeografike!

kjo nuk eshte çeshtje antishqiptarizmi, eshte çeshtje bon sensi. Kaq shume vape ben ne Shqiperi sa u ka marr mendja ere disave? smiley Me seriozisht, keto lloj shkrimesh qe po dalin ne seri keto kohet e fundit nuk kane shume ndryshime nga emisione te tipit "big brother" ose "kafazi i arte", zmadhojne fenomene qe ekzistojne per te nxitur reagimet e njerezve, shkurt per te rritur shikueshmerine ose lexueshmerine sipas rastit. Ky eshte mjerim!

 Naim, argumenti ketu nuk eshte mbi zmadhimin apo ekzagjerimin e fenomeneve, ky eshte argument qe zbulon nje te vertete shume te madhe qe fatkeqesisht zhvillohet ne mes te emigranteve shqiptar. Big Brother dhe Kafazi i arte e kane skenarin dhe aktoret luajne nje rol qe del nga vetvetja. Pra, eshte realitet artificial. nderkohe keto qe sjell e do te sjell jane realiteti i njerezve qe luajne ate rol qe jeta u ka caktuar. Po! Ne duhet te nxitim reagimet e njerezve mbi kete fenomen dhe te tjeret dhe te rritim shikueshmerine/lexueshmerine dhe ndjeshmerine ndaj ketyre fenomeneve negative. Apo ndoshta duhet te heshtim, te bejme nje kompromis te heshtur e te vazhdojme keshtu perpara? Si thua ti? Une nuk besoj se mund te ndryshojme gjerat duke heshtur apo duke ruajtur nje standart te caktuar qe na cenon ne dinjitetin tone. Pershendetje. 

 Une nuk besoj se mund te ndryshojme gjerat duke heshtur apo duke ruajtur nje standart te caktuar qe na cenon ne dinjitetin tone.

Teorikisht ke te drejte, por praktikisht...

 

 

Ja ti qe ke bere shkolle, ma shpjego ti mua si ka mundesi qe atje te besa ka me shume krime se ne gjithe Shqiperine? He pra kete me thuaj ti mua, se keshtu, keshtu, keto te tjerat i dime dhe vete ne.

(pyetja e tyre ne fakt me ze pak ngushte.Evitoj pergjigjen.)
 

 

p.s. Nuk e di ne e ke lexuar "Kush e solli Doruntinen?" te Kadarese, ndoshta do te te kish ndihmuar te jepje disa pergjigje atje ku duhej dhe te mos mjaftoheshe vec duke thene qe vellai duhet, megjithese i pabese. smiley

 

Swed urime per shkrimin. Ora 9 ketu me oren time na mbyten komentet e ketyre te Shqiperise more aman? Nuk po them na mbyten maloket apo na mbyten labet? Wink Une per veten time se kam problem hic sikur te martohem me nje malok apo me nje nga jugu vetem te jete njeri me edukate dhe kulture dhe te bej kalamaj.

Sorry Arber urime per shkrimin, se ja dhashe meritat swed1.

Arber (si edhe kaltra), ju lutem vazhdoini serite e shkrimeve (po patet, natyrisht). Jeni bere si oksigjen i kesaj rrethine me shkrimet e fundit. Gjenerues debatesh qe s'ka pse mos te jene te shendetshem.

Ju falenderoj te dyve qe na jepni rastin ti shohim pervojat tuaja.

Fale kontributit te ketyre, ne fakt kjo seri kualitative masturbimesh mendore me te njejten tematike, perfundoi tek nje kenge e asaj femres te mbare, Bleones.

Ky ajri luftarak, kunder gjithe deshires, me kujton dy vargje te popllit, lidhur me prishjen me sovjetiket ne vitet '60.

Ia perplasi ne fitire/ ne me ti s'jemi dakorte...

Kjo "ia perplasi ne fitire" eshte berthama e nje attitude te caktume, qe aq shume na karakterizon. Githe puna eshte me qen ti i/e funit ne nje argument, c'ka shenjon automatikisht fitoren e debatit, "ia mbylla gojen" ... ketu qejfi eshte pothuaj orgazmik... ose krahu tjeter: ti, per buke e ke gojen? (kur nuk ia ke perplas ne fitire). Ose ajo ndjenja e krenarise:" nuk i lashe gje pa i thene", per te mos kalu tek "ia numurova te gjitha, tek e tek e tek", qe pasohet nga pyetja "po ai/ajo, c'tha?", dhe qe perfundohet gjithe krenari te meritume nen nje hark gjigand triumfi: "s'foli".

po ky popull ka thene dhe fjalen e urte" hapi rruge budallait...keshtu qe emo, leri te flasin te fundit, gjersa te hane koken e tyre

 oksi foksi

plasi boksi

gjeli kapi

pulen per gjoksi!

 

Jam kaq dakord me ty, o Emo, sa s'ka ku te veje me! Pale pastaj, kur gjerat kalojne ne fyerje personale, pervecse te thuash TURP e MARRE s'te ngelet me gje tjeter.

..... -bashke? ohooo, po ku behemi ne me ata derdimenet o. Ata jane nje shekull mbrapa.
-jane tribu ata, duan dhe nja 50 vjet te dalin nga shpella. A imagjinon ti ca behet ore, e drejton shtetin tone nje nga ata? A e kupton ti pse nuk behet ky vend? Ja shko shihi vete, kane nga 10 vjet ketej e prape ashtu sic erdhen kane mbetur.....
 

Patet 60 vjet kohe per ta drejtuar shtetin tone juve "Jugoret" dhe me sa dime e keni "ndritur".Apo ajo e juaja nuk quhet?Cjane keto shkrime raciste dhe krahinaliste qe po botohen tek PPU?Apo keni mbetur pa audience dhe o burra boto shkrime te tilla pacavure qe te mbidhen njerezit dhe te komentojne?TURP per bese!

 O Solidarnosc, shkrimi ka si qellim te denoj diskriminimin e jo te te hedhi dhe ty ne ato llogore. 

...Se labi labin nuk e vret kot....
 

Ja dhe nje genjeshter tjeter.Mos shkoni me larg por pyesni tregetaret e Vlores se sa jane vrare kot nga Zan Caushi dhe sa i paguanin gjobe atij.

Njeriu e paraqet vete veten e vet.Ata qe therrasin krahinen ne ndihme te paraqitjes ,e bejne kete sepse nuk kane asnje te mire qe te paraqesin.Keta labet ketu siper, qe ankohen qe maloket nuk i pranojne, te jene te sigurte qe me kete edukate pertoke qe kane, nuk i qasin ne asnje vend.

Une per vete jam nga Jugu dhe kam shoke nga Jugu dhe Veriu.Nuk kam pasur asnje problem me verioret, sepse kam ditur qe ta paraqes veten dhe te mos i ve poshte te tjeret,sic ben ky labushi ketu siper.

Ndersa ky labi ketu qe vetem gjoksit te tij i bie gjithe diten (kam shpetuar depon e fshatit ne 97), mendon se ta durojne te tjeret kur shet mend 24 ore?

Nuk e kane fajin maloket qe nuk shkojne me ty.Fajin e ke vete!Edhe une qe jam jugor, po te te degjoja per 5 minuta do te largohesha ne rastin me te mire!

Shenime ne mesnate
(Gjithcka me lart eshte nje dhimbje e mirefillte. Eshte nje dhimbje qe perjetohet brenda familjes shqiptare. Nje dhimbje tek e cila duhet te nxjerrim mesime dhe mesimi me i pare duhet te ishte ky: shume gjera na dallojne: dialektet, traditat, doket, por na bashkon me thelbesorja: geni i shqiptarit. Behet fjale si per dy vellezer te tipave te ndryshem, por qe kane nje nene. Ja pse ti Afrim duhet te çlirohesh nga paragjykimet! Shqetesimi yt i pare duhet te jete jo ajo c’ka shikon dhe konstaton tek ai qe ti konsideron padrejtesisht “malok”, por nderimi per ta bere kete vertet vella prej geni shqiptar.Afrim: a ka emer qe do te simbolizonte me bukur kete gjest vellazeror?)

Mesnate apo mesdite ky eshte thelbi.  Nje fenomen i tille ekziston dhe ekziston qe c'ke me te, pavaresisht se s'na pelqen, na e veshtiros, s'duam ta degjojme etj.  Mund ta fusim dhe koken ne rere si struci.  Te themi qe jane thjeshte biseda kafeneje te injoranteve (lexo pa edukim etj) apo biseda ne bankat e Masterit te Universitetit te Prishtines ku studenta thone "c'na u desh rruga Durres-Kalimash se ishim mire ..." 

Mund t'i druhemi ketij diskutimi per shume arsye, nisur nga qellimi i mire, apo dhe frika se ky diskutim mund te ngacmoje edhe ndonje paragjykim tonin, por gjithesesi, nuk besoj se eshte gabim qe eshte prure ketu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).