Flakërimë uptown-i NYC

Sqimë e venitur nën zhul betoni,
Irlandezë të ikur,
Italianët’ arratisur,
Lënë pas lokalet me foto mafiozosh dhe lasanja që vuajnë zgjedhë parmixhianësh,
Uptown New York,
Antitrupat pakt me bakteriet,
Fjala “fuck” si folje ndihmëse,
Zdërhallje zvarritëse
Krijesash që heqin pambarim xhinset,
Me peniset virtuale vrarë nga gjunjët e pisët
Dhe brekët e varfra nën të ftohtë
Që ngjajnë më të mardhura dhe lavandyre
Në kohë krize.

Fshehur ojnat si turp arkitektonik billdingjeve,
Lagje irlandeze kjo
Dikur,
Superintendenti shqiptar;
Evropa justifikim mungesash
Që Nju Jorku si fëmijë shkolle t’i le në dorë.

Merimangat thurën tela zbuluar nën thëllim,
Kanë kapur sneakers të rinj gjatë natës,
Apo snikersat kapën telat -
Një Zot e di!
Shkallaret e zjarrit
Shumë shëmtokan nën ngricë,
Ashtu si të pasmet e brekëve,
Shëmtojnë nëpër krizë.
E pra,
A është kundër ligjit baggy style?

A është art
Grafitia?
Dilema metropolitane mbllaçitet
Në "drive in" festfudi
Së bashku me majonezën rrjedhësengjitëse
Të lajmeve nga Tiger Woodsi.

Nëndheu gjallon,
Avull nga llagëmet e mushkrive.
Rrethina seç ka një krruarje të gjithëhershme.
Krruan tatùtë e qelbëzuara
Të grafitive.

2 Komente

 Shit! Emo te qeka prish makina ne lagje te keqe? smiley

hahaha... smiley

nuk e mohoj qe e kom shkrujt i nervozum, per rreth 5 minuta dhe pa asnji korrigjim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).