FJALA DHE LIGJI

Pak ditë më parë, Papa Benedikt ua revokoi shkishërimin katër peshkopëve ultra-tradicionalistë, lajm ky që do të ishte pritur nga publiku jokatolik me indiferencë të plotë, sikur një prej këtyre katër peshkopëve, Richard Williamson, të mos njihej edhe si “mohues i Holokaustit”, për shkak të deklaratave të tij të përsëritura se kampet naziste të përqendrimit [...]

26 Komente

E sakte nderhyrja e administratorit.

Kisha lene nje shenim mbi lirine e fjales ku une thosha se shkrimi me lart eshte nje shkrim idiot. Dhe se kisha vene bastin qe nese do te fshihej, liria e fjales nuk ekziston dhe per rrjedhoje as per revizionistet e Historise. Dhe nese nuk do te fshihej, liria e fjales ekziston dhe revizionimi i Historise nuk duhej ndaluar me ligj.

Cfare del qe kendej ? Del kjo :

Liria e fjales nuk ekziston ne asnje lloj regjimi apo sistemi. E kam fjalen per LIRI FJALE TE PAKUFIZUAR.

Ka fjale qe nuk thuhen. Dhe ndalohen me ligj. Nese une them publikisht (gazete, liber, fjalim, konference, etj) : Shqiptaret duhen shfarosur te gjithe, nga i pari tek i fundit, dhe grire pastaj me sharre, atehere e sigurte qe kjo fjale do te denohet me ligj.

C'kuptim ka t'i thuhet nje kufome : ngrehu ti aty, e mos rri shtrire, mos bej kot sikur ke vdekur ? (Kujtoni fjalet e Milloshevicit ne lidhje me masakren e Racakut : fshataret jane rreshtuar kastile ashtu qe te duket sikur ishte nje masaker !)

Ka kuptimin qe ne mohojme vete vdekjen e tij. Dikush ka vdekur dhe une e tregoj me gisht si nje mashtrues. A mund dikush te pergenjeshtroje ketu qe Koperniku apo Jul Cezari jane te vdekur TASHME ? Nese po, atehere ai ka probleme jo vetem me Historine por edhe me trurin e vet.

E njejta gje tek cifutet e L. II boterore : a mundet dikush te pergjigjet "KETU !" ne apelin e bere ndaj cifuteve te asaj kohe ? Kush do te pergjigjet "KETU" per, psh, te atin e Imre Kertesz vdekur ne Auschwitz ?

Pse duhet t'i besoj une nje prifti te rrjedhur dhe jo Imre Kerteszit qe ka vrare me doren e vet nja 15 ushtare gjermane ? Ku ka qene prifti ne ate kohe dhe ku ka qene djaloshi 15 vjecar ?

Antirrote, analogjia jote nuk qendron, eshte e nxituar, dhe deri diku naive. Ka nje moment te lirise se fjales qe vertete eshte ideal, utopik, e ndoshta nuk ekziston realisht, por kjo nuk do te thote se nuk perpiqet te shkohet drejt saj, me qellimin qe nepermjet ballafaqimit, e verteta do te dale ne shesh. Gabimi ne analagji eshte se kjo metode duhet te ruhet me ligje nga cilido shtet qe pretendon liri fjale per subjektet e veta, nderkohe qe eshte shume larg mendsh te vesh barazim me PPU, pasi PPU eshte hapesire private, dhe jo PUBLIKE. Shkurt fare, PPU nuk eshte shtet, dhe nuk ka detyrime ndaj pjesmarresve, pervec faktit qe qellimet e veta private t'i kete publike, te hapura, nderkohe qe shteti i ligjeve, ka detyrime te tjera, ne kete rast, sigurimin e forumeve te hapura dhe publike, dhe rruga me e drejte per kete siguri, eshte liria e fjales, me qellim, perseris, qe nepermjet ballafaqimit, e verteta te dale ne shesh.

e cuditshme! sapo e lexova komentin e antirrotes, ishte i shkelqyer, po si duket duhet te kete tingelluar i pakendshem per autoret.

tani qenka fshire. gjynah! kishte nje shprehje te madhe aty, nese s'gaboj ishte:

Une lexoj vetem historine e atyre qe e heqin vete ne kurriz.

Pertej kesaj, shtoj se ky artikull i shtruar ne kete menyre, eshte ne nje vazhde te njohur tani dhe kerkon te justifikoje lirine per te zhbere fakte te vertuara ose jo plotesisht te vertetuara. Good luck autoreve, lunatike ka plot neper lendinat internetike, neper rruge po se po.

O adminer, cfare keni qe shuani komente me thelb? What? Why in the world? Pse po e beni peshkun paravertebror? Nuk e lexova komentin e antirrotes, as artikullin ne fjale, por kjo qe thote avocados, po behet shqetesuese.

Avocados,

E sheh ti, qenka e ndaluar te qush "qelbanik" nje revizionist shqiptar, s'e paskam ditur. Edhe keta te tjeret nxirrkan ligje, jo vec bota e qyteteruar.

I thoshim nje fjale, dikur ne zbor : rrafsho thep-shtjekez dhe pelcitja ! Keshtu dhe puna e gometareve, gomuesve, dhe gomisteve, nga fshirje perfundoi ne arnim.

Hajt shendet !

Avocados,

Eshte e natyrshme qe te fshihen pergjigje ku flitet per "permjerje", "peshtyma", "qelbanikera" e fjale te tjera banale. Nuk eshte aspak roli i Peshkut ti mesoje "antiRrotes" si te shkruaje por eshte pergjegjsia jone per te ndaluar fyerjet ndaj njerezve.

Ll.

Ll,

Une e kuptoj detyrimin tend si admin, per te siguruar ambjent komod per te gjithe. Dhe vete nuk kam eksperience ne mirembajtje site-sh. Por te heqesh nje koment te tere qe ne thelb eshte shume me i vertete, shume me human ( hajt se spo hyj ne ujrat e kombetarizmit, meqe shkakton alergji tek disa), e te pranosh nje shkrim qe e ka qellimin shume me larg se sa paraqitet, s'e di, por s'me duket e drejte. Nejse, kjo eshte shtepia juaj, une zot ne catine e tjetrit nuk behem dot

Av.

 

Keshtu dhe puna e gometareve, gomuesve, dhe gomisteve, nga fshirje perfundoi ne arnim.

I cike me rrespekt per gomistat te lutem!

Gomistat bashke me leshpunueset dhe hekurpunueset kane qene ato qe e kane mbajtur gjalle frymen e kapitalizmit dhe "pettite buzhuazi" smiley

Po ashtu gomisterite e Tirones kane qene votra te "tironsllikut" tradicional, qe aqe shume i ka dhone kozmopolitanllukut shqiptar.

gomisterite e Tirones kane qene votra te "tironsllikut" tradicional, qe aqe shume i ka dhone kozmopolitanllukut shqiptar.

ah cer me bon ti mu, cer me ben....   smiley   

Po vallai,

Njona kishte i "vegel" artificiale, ene i kish marre ajer ene nuk bonte smiley

Pa , cpa, ene ja qau hallin njonit.

Ene ky i tha : coje moj ke gomisti ti veje i pulle aty smiley

Avocados,

Pergjigja s'eshte hequr e gjitha, eshte me siper.

Ll.

Falemnderit, sapo e pashe.

Av.

Mua me duket krejtesisht i perligjur shqetesimi qe ngre ky artikull. Liria e fjales mbahet si nje nga vecorite me progresiste te shoqerive perendimore, dhe kur kjo liri eshte e kercenuar me ligj, gjasat jane qe ne nje te ardhme jo shume te larget te krijohen kushtet per nje forme te legjitimuar totalitarizmi.

Me sa e kam ndjekur debatin mbi Holokaustin, duket sikur te dyja anet kane fakte te bollshme per te perligjur qendrimet e tyre. Krijohet pershtypja se ne fund te fundit e gjitha kjo mbetet nje ceshtje interpretimi, por ky do te ishte nje perfundim i genjeshtert...

 

Përgjigjia që kisha dërguar te blogu i Xha xhait:

Unë së pari po shtroj një pyetje filozofike që po më bren mendjen këto kohë:

- A mundet të përballohet (kundërshtohet, kundërargumentohet) iracionalja me mjete racionale?

A është demokratike të pranohet një ligj në të cilin shumica voton se nuk duhet të ketë demokraci?

Për humor:
http://www.youtube.com/watch?v=hWiBt-pqp0E

A është demokratike të pranohet një ligj në të cilin shumica voton se nuk duhet të ketë demokraci?

Pergjigjen per kete solliloqui e ka dhene ne menyre po kaq "witty" zv-sekretari i Shtetit" ne kohe te Nixoni, emri i te cilit me ka ikur nga kujtesa:

Ai ka thene:

Midis nje akti demokratik dhe nje sistemi me pak demokratik, ne sigurisht preferojme te dytin.

Pse? Sepse akt demokratik eshte edhe "Nje person, nje vote, ...nje here" smiley

Ne sigurisht preferojme "Nje person, nje vote, shume here" por ne mungese te saj, do te binim dakort edhe me "nje person, nje vote, ...disa here", por kurrsesi me ate trinomin qe i ka te tre komponentet "nje" !!!! smiley

 

Është absurde të dëgjosh Rabinatin të arrijë të mendojë deri në ndërprerjen e mardhënieve me një Shtet si Vatikani.
Nëse Rabinati është një institucion fetar, atëhere ç'lidhje ka Holokausti me fenë ebraike? Nëse holokausti i përket Historisë, atëhere me të të merren historianët dhe të mos ngatërrohen njerëzit e zotit.

Nje nder gjerat qe shume e shume ngaterrojne ketu eshte kjo : Eshte tjeter te mohosh nje fakt HISTORIK, dhe tjeter gje te interpretosh shkaqet e ketij fakti. Kur une dal dhe vras 100 vete te rreshtuar, dhe kthehem ne darke ne shtepi me shoket dhe iu deklaroj : sot kam vrare vetem 5 vete, cfare po bej une ketu ? E thjeshte : po bej nje mohim fakti HISTORIK. Ngjarja ndodhi vetem 5 ore me pare dhe une e ula shifren nga 100 ne 5. Eshte kjo gje qe eshte ndaluar nga LIGJI ne fjale. Dhe nuk eshte ndaluar te interpretohen shkaqet : psh, nje tokmak ketu thote se jane vrare 6 milione cifute ngaqe ata e kane hunden e madhe dhe kjo s'durohet ne Europe. Jo ! bertet nje tjeter, jane vrare ngaqe ata jane si minj, dhe shumohen shume. Te gjitha keto jane interpretime (ndonese te mjera) dhe nuk jane mohime faktesh historike. Nese prifti ne fjale thote : jane vrare 6 milione cifute por ne fakt fajin e kishin vete, atehere me kete mund te diskutohet. Mund t'i thuhet : dale pak dhe eja te degjosh argumentet e mia. Por c'te flasesh me dike kur ai te thote : jo ore, babai yt nuk ka vdekur, edhe pse ai rri shtrire atje ne nje grope. Me kete ska diskutim, ka vetem ligj. Per kete zoterine me lart, J. : Iracionalja mund dhe duhet te mposhtet nga racionalja. Nese racionalja ngre duart perpjete, atehere rruga eshte e hapur : "Zoti ka vdekur ! Nuk ka me asnje frenim !", thoshte Dostojevski. Per ne nuk ka Zot, ka ARSYE, ka NJEREZI. Me sa te jete e mundur, barbaria duhet ndalur, me te urte e me te eger. Pse ekzistojne luftrat ? Dakort qe disa jane per pushtime, po per ato luftra qe jane per vetembrojtje, ngaqe dikujt te paarsyeshem iu tek te te godase, c'te thuhet ? Te lihet te te beje sallate ? Jo. Ai me lufte, edhe ti me lufte, thyeja nofullat, nuk mund te besh bisedime kur tjetri te vret e te plackit. Shkurt, kur njerezia dalin mendsh, ato mbyllen ne spitale psikiatrike, nuk flet kush me ta, as nuk shkojne filozofe per te ligjeruar mbi "Fjala ne shekuj".

Antirrote, me shume respekt, por je perseri gabim. Mohimi i nje fakti historik mund te mos jete asgje tjeter pervecse interpretimi i shkaqeve te ketij fakti, vete faktit si te tille, apo edhe pasojave te ketij fakti. Nuk ka asnje ndryshim midis mohimit dhe interpretimit, ashtu si nuk ka asnje ndryshim midis pohimit dhe interpretimit. Ne dac e para, ne dac e dyta, nuk jane gje tjeter pervecse interpretim. Kjo nuk do te thote realitivitet absolut, pasi duke u ballafaquar, njeri prej interpretimeve do te tregohet me i qendrueshem. Ballafaqimi eshte mjeti dhe menyra me e drejte per te zgjidhur kete ceshtje. Te mohosh kete ballafaqim, duke mohuar njerin prej interpretimeve, nuk eshte zgjidhje e problemit, por ngrirje berishiane e problemit. Krimi me i rende qendron ne anen e ligjeve te serta ne kete rast, pasi ne rradhe te pare, nuk bejne gje tjeter pervecse ngurtesojne nje interpretim, dhe ne rradhe te dyte, ndalojne ballafaqimin. Mund te kete raste te vecanta kur ndalimi i ballafaqimeve duhet marre ne konsiderate me te larte, psh, kur ballafaqimi mund te rrezikoje te perfundoje ne perleshje, por me rregull gjeneral une kete problem e quaj te zgjidhur me ane te shprehjes angleze qe thote: Sticks and stones will break your bones; words will never hurt you.

Kur diskutohet per lirine e fjales keqkuptohen dy aspekte:

1) Liri e fjales do te thote qe shteti s'ka te drejte t'i mbylle gojen paraprakisht askujt. Kjo dhe sepse nuk e di se cfare do te thote ai rob.

Por nga ana tjeter privati s'ka ndonje detyrim ligjor per te te lejuar te flasesh. Psh nje gazete, blog etj. mund te zgjedhe te mos lejoje dike te flase, se ashtu i do qejfi, pavaresisht cmimit moral qe mund te paguaje.

2) Fjala ka pergjegjesite e veta. Psh nese dikush mashtron, ofendon, etj., po perfundoi ne gjygj mund te shkoje dhe tek veni. Bile dhe kur dikush ja fut per laraska, ashtu laraskash do t'i bien ne koke.

Nganjehere dhe mbrojtja e fjales ka pergjegjesite e veta. Ka raste dhe ne US kur gazetaret perfundojne ne burg sepse nuk tregojne burimet e tyre, pavaresisht se mund te fitojne admirimin e publikut.

Ne rastin e holokaustit, disa shtete, per nevojat e tyre (larg qofte kombetare), e kene bere me eksplicit denimin ndaj mashtrit perkates. Pra i kane lehtesuar punen gjykatave. 

Liri (edhe te fjales) pakufi, apo me mire pa pergjegjesi nuk ka, as dhe ne pyll. Bile aty me keq, se nganjehere nxjerrja e zerit te ben dreke per dike tjeter.

Antirrotë, parimi sy për sy e dhëmb për dhëmb, është pak larg racionales. Se ngelen të gjithë pa dhomë në fund (psh. e smiley).

Në fakt atë idenë për ligjet dhe demokracinë e mora nga një rast i ndodhur në Hollandë. Ministri i jashtëm kishte deklaruar se në një të ardhme jo shumë të largët, nëse shumica do të kërkojë votimin e aplikimit të Sheriatit, atëherë janë të detyruar ta pranojnë... (po unë si thashë bie dakort me shprehjen e Mrrokut)

Thashë iracionalja në fillim, sepse unë kam bindjen se mohimi i Holokaustit vjen prej besimit, edhe është shprehje e besimit. Dmth shumë njerëz thonë: Unë besoj se Holokausti nuk ka ndodhur dhe superliberalët përgjigjen se: secili ka të drejtë të besojë çfarë të dojë!!!

Ok këtu hyjmë te iracionalja... ska kuptim të besosh çfarë të duash nëse kjo që beson nuk vërtetohet.

   Më bëri gjithashtu përshtypje cekja në artikull e vendeve autoritare, diktatoriale dhe teokratike të cilat kanë të ndaluara shprehjen e lirë të fjalës. Unë mendoj se burimi i gjithë këtij ngërçi janë pikërisht këto vende ku mbillen teori të rrezikshme të cilat shpërhapen më pas kudo edhe infektojnë akoma dhe Evropën. Dmth nëse dikush është i interesuar vërtet për lirinë e fjalës, do të duhej të interesohej së pari në nivel global dhe të luftonte pikërisht ato vende ku censura është më e egër se kudo. Këto vende janë burime ekstremitetesh, dhe normal që në një botë jo ideale do preferojmë të jetojmë në vende ku liria e fjalës cënohet më pak.

 

Dihet se parlamentet në shumë vende të Europës kanë miratuar ligje që i dënojnë të gjithë ata që, haptazi në publik, e mohojnë genocidin e hebrenjve europianë gjatë Luftës II Botërore, si edhe ata të tjerët që, pa e mohuar krejt këtë Holokaust, vënë në dyshim shifrat ose logjistikën (të ashtuquajturit revizionistë të Holokaustit). Kohët e fundit, një historian revizionist, David Irving, vuajti dënimin me burg në Austri, për këtë krim; por edhe të tjerë revizionistë kanë dalë para gjyqeve.

 

Po ata qe i bejne mutin siper kokes atyre qe derdhen gjakun gjate Luftes se II  Boterore qe mos perseritesin keto gjerat e Holokaustit , me sa denohen ?

Paraditen e sotme bashkia e Shkodres ka hequr monumetin e Heronjve te Vigut nga qendra e qytetit per ta zevendesuar ate me nje shatervan.

Shkoder, hiqet monumenti i Heronjve te Vigut

Haptazi, ne mes te dites, bile enkas ne mes te dites !

Varja !

Lajmi i dyte per sot si fund jave !

Ndahen çmimet kombëtare të Letërsinë, fituesit

Miku i Fahri Balliut u nderua me cmimin e madh.

Për herë të parë këtë vit u akordua “Çmimi i madh i letërsisë”, i cili ju dha Shkrimtarit të madh Ismail Kadare për veprën “Darka e Gabuar”.

Çmimi eshte  dhënë nga ministria e Kulturës dhe iu dorezua nga vete Ministri Ylli Pango.

E vecanta e librit eshte qe e ka shkruar Kadare.

Ngrejme mite, shembim idhuj si ta doni verjani emrin po   kjo as eshte pare,  as degjuar qe vetem 30-40 dite mbas botimit te librit , dmth akoma  i palexuar , ti japesh autorit cmim qeveritar, bile cmimin e madh.

Keq shume keq.

Se mos me dale njeri dhe te me thote qe e dytyruan ta merrte  kete cmim. smiley

Xhaxha,

nuk di a eshte brenda temes kjo apo jo, po shije te keqe fort me dha mu kjo bema e sotme . Po nuk ka kuptim me ato cer themi edhe tek shkrimi beju ze admineve ta fshijne se nuk me ngelet hatri fare.

Edhe dicka tjeter per ekstremizmin cifut, i cili pa dyshim qe vjen nga segmente ekstremiste te nje populli kaq te lashte. Fjala nuk eshte ligj, por fjale. Xhaxhai ka kapur nje pjese te rendesishme te perleshjes mes ligjit te Moisiut te zbritur nga qielli, dhe fjales te misheruar ne Krisht. Ka nje moment qe hebraizmi e njeh shume mire atehere kur nuk i meshon ekstremizmit mesianik te "zjarrit dhe llaves" dhe ky moment eshte thyerja e tabelave te ligjeve. Me kusht sidoqofte qe kjo thyerje ligjesh te mos vije ne kurriz te Moisiut nga Moisiu, te njeriut nga njeriu, te akademikeve nga ligjvenesit.

Koth, injoranca e Bashkise se Shkodres qe ka vazhduar me heqjen e Heronjve te Vigut, apo injoranca e Pangos qe jep cmime me vrap, eshte dicka qe duhet vene ne dukje sa me pare, e per te cilen duhet te jemi te gjithe te vemendshem e te vetedijshem. Vetem se ti ke nje problem shume te madh. Keto gjojna mos i sill ke Peshku, se mendimtaret e shquar qe marrin pjese ne kete blog, e gjejne me me vend te jene te vemendshem e te vetedijshem per pseudo-anal-istet anti-kombetar e tradhetare si Lubonja, etj, se sa per injorancen qe na ka pllakos qe nga kultura, rinia e sportet, e deri tek te gjitha qeverite, qofshin qendrore, apo lokale.

"Ke more kot si pushka e jevgut" I thonin dikur ne femini ndonjerit qe nxirte ndonje konkluzion te shpejtuar dhe jo vetem e mbronte ate por bente dhe akte qe te tregonte se ai kishte te drejte

Edhe kjo puna e ketij shkrimi dhe atij tjetirt per Amerikonet qe humben llogjiken tek shekulli.ashte se "kena mor kot si pushka e jevgut"

Prifterinjte Lefrebvaine qe u rehabilituan nuk kane qene te skomunikuar thjste se kane vene ne diskutim ekzistencen e dhomave te gazit.Per Vatikanin ka qene shume me serioze.Nuk njIjhnin me autoritetin e kishes se Romes ,ne nje fare menyre shisioniste.Donin meshat ne latino,qe Papa i sotem i eshte kthyer pjeserisht e nuk njihnin ndryshimet e Consiglio del Vaticano.Vatikani i skomunikoi sepse po krijohej nje fare sete kristiane ,nje fare korrenti brenda kishes .Kjo e antisemitizmit ishte le ta themi si ngjyrosese ne vendimin per ti s'komunikuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).