Fileto pule te mbushur me perime

Kete gjellen e sotme ja dedikoj nje mikes time
Per kete gjelle per 3 persona ju nevojiten :
1/2 kg fileto pule
200 gr bizele
3 karrota
3 kunguj
2 patllixhane te mesem
pak leng pule
kripe
piper i zi
1 luge embelsire keri (curry)
pak vaj per skuqje
domate per zbukurim
Se pari rriheni fileton e pules me cekicin e guzhines dhe lyjeni me kripe,keri dhe [...]

21 Komente

Ah, mi Enka, kur do t'i provojme njehere "live", keto gatime nga dora jote?! smiley

Mbaj radhen smiley.

Enke, e di vete ti ... smiley

E di dhe une, por s'me ngelet hatri po me ftuat... po e prish dieten per nje dite, se s'u be qameti.... smiley

p.s. Mireserdhe, e dashur. Uroj te kalosh dite te bukura. smiley

Opo fileton e pules haje te gjithe, ta kam fal smiley.  Keku i njomun me ka mbet fiksim smiley

PS: Ja mirese u gjeta ... me e embel se mjalta smiley.

mire se vjen e dashur Monde smiley

 

Ana eh nese dikur hap ndonje vend , qe me duket e veshtire por asnjehere asnje gjeje si thuhet e pamundur pse jo patjeter cdokush mund te provoje gjellet live smiley

Se pari rriheni fileton e pules me cekicin e guzhines

Hej, s'e dija qe ishte film horror smiley

E po mire, rriheni po thote, jo merrni sharren dhe sharrojeni.... smiley

Ah, Llukan, komente si ky i yti na e nxorren boje ne guzhine ne burrave smiley

Duket qe ti s'ia ke haberin veglave te guzhines, po njoh nje une ketej qe kur thote receta rriheni, e ben fertele copen e mishit (ndoshta ngaqe nuk di fjalen e sakte fileto) smiley

Ana H, por qe te behet fileto, nje lloj thike sharre eshte perdorur per te hequr lekuren.

Enka, te lumshin duart. Do te hapesh ndonje shkolle gatimi qe te vijme t'i gatuajme vete keto nen mbikqyrjen tende?

Kisha vetem dy pyetje: Pse t'i rrahim filetot, sikur humbasin pak leng qe do t'u duhet kur t'i skuqim, qe te mos na dalin shume te thata? E kuptoj qe vete perzirja me perime u jep pak leng ne brendesi, por me duket sikur mishi vete eshte i thate.

Pse t'ia hedhim veren ne temperature te ulet? Une kam mesuar qe kur gatuajme me vere, ta hedhim ate ne nje temperature te larte qe te avulloje pak alkoli e te mos mbetet shume vere ne gjelle.

LOOOOOOL

Perfundimisht, ti mor ujk, ja ke ndryshuar vete rrjedhen historise tende dhe jo vetem Kesulekuqja te ka xhan, por tani dhe une po behem kureshtare per te provuar nje gatim nga dora jote. Ore, mos punon gje kuzhinier ti qe po konkuron me Enken? Rrofsh, rrofsh, se tani po qesh me vete, sa po me shohin me cudi gjithe keta te zyres....  smiley

Ujk flm per konsideraten por nuk jam dhe aq eksperte.

se pari kete gjelle e gatoi ime me.

sa per veren nuk e di sesi mund te dilte po ta benim ne temperature te larte ne e beme ne te ulet dhe te zgjatur doli mire.

Filetot duhen rrahur qe te hollohen disi pasi dalin me mire pastaj pasi ti mbushim.Plus do ti vesh te zihen se bashku me perimet dhe do i shuash dhe ne vere kshu qe nuk dalin te thata.

Enka, ti je vertet eksperte. Te gjitha gatimet qe t'i sjell pervecse se duken bukur ne pjate (urime per venien e gjelles ne pjate dhe fotografimin e saj), jane shume te ushqyeshme.

Do ta provoj njehere me vere te gatuar ngadale, kryesisht kam gatuar pule me birre ne kete menyre. Harrova qe marinada u ka shtuar pak leng pas rrahjes, me doli nga mendja. Me fal, thjesht me pelqen shume te gatuarit dhe si tip kurioz dua te mesoj te gatuaj ne menyra nga me te ndryshmet.

Para skuqjes, po te kalohen ne miell filetot e pules dalin te shkrifeta.

 

Provare per credere. smiley

 

p.s. mqse po flitej per "horror kitchen", une vdes t'ia shtyp koken smiley shisheve plastike, t'i katandis dy gisht gje.

Po ne Gjermani me sh te kushton shishja se sa uji... na plasen me keto riciklimet! smiley

Hi nejse,

kalimi ne miell behet kryesisht per fileto te pambushura brenda, te tjerat kerkojne pak marinade si kjo e llojit qe ka bere enka.

Mos ma permend riciklimin, se me ka ardhur ne maje te hundes: "laj kavanoza para se t'i hedhesh ne kutine ngjyre jeshije, shpela shishet e qumeshtit dhe kanacet apo shishet e birres dhe te gjitha ne kutine ngjyre jeshile, shtyp kanacet dhe shishet plastike qe te zene sa me pak vend. Hidh letrat, gazetat, revistat ne kutine ngjyre blu, hiq pjesen plastike te zarfave perpara se ta hedhesh ne kutine ngjyre blu. Nese kutite jane plot futi sendet per t'u ricikluar ne qese plastike (!) me nje shenim per plehrambledhesit".

Hi ujku,

me thene te drejten e imagjinova sikur ato topkat e mbushura t'i kalonim nje here fet e fet ne miell smiley , po vet s'me eshte dhene rasti te provoj nje gje te ngjashme. Gjithesesi, ky lloj "izolimi" qe i ben mielli mishit eshte sh efikas per shkriftesine.

Ne riciklimin e kemi me leke, s'na lejohet t'i shtypim shishet, ndryshe s'na i merr makineria, prandaj kam rene ne zi une smiley , plus te zene gjithe ate vend ne shtepi...Lere, lere, eshte bere mos me i dhene "Jeshilve" asnje kac vote. smiley

Kam thene une per ujkun lume ajo goce qe do e fusin ne guzhine se ka per tu kenaqe nga gatimet e tij, se keshtu sic e ka nisur shef guzhine do dale, por merita eshte gjithmone e Enkes. Big Grin

nese do behesha shkas per te nxitur talentet e fshehura e pranoj meriten smiley

e shikon moj ane sa kujdesshem pyet ujku  per detajet smiley

une per vete gatuaj mire vetem gjellet qe ha vete, ato qe nuk i ha, i gatuaj si mos me keq smiley

ggfgffg

Kryenece, ke filluar te gugasesh si pellumb?! smiley

jo jo kisha nja cerek ore qe nuk shkruaja dot ketu tek peshku

me nxirrte aty duplicat entry , nuk e di pse? ë admine? qe difekt i pergjithshem apo me qe futur ndonje ne llogari?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).