FEMINIZËM MASKILIST

Thënia “Gratë ulen mbi fatin e tyre” ka bërë tashmë historinë e feminizmit në botë. Megjithë luhatjet e kuotave të saj gjatë historisë së lëvizjes feministe, duhet pranuar se kjo thënie e ka një farë elegance, edhe pse flet, tek e fundit, për diçka që moralisht mund të konsiderohet vulgare. Simpatia që kjo thënie ngjall zakonisht nuk varet vetëm nga nënkuptimet intriguese, as nga forma prej batute, por nga fakti se lidhet me tema të mëdha që i kanë rezistuar kohës, të paktën në praktikat sociale. Me fjalë të tjera, përmban një lloj të vërtete.

Të hapësh një debat për feminizmin ose për postfeminizmin nuk është e thjeshtë. Tema është sa e gjerë aq edhe aktuale; ndërsa rreziku i rrëshqitjes së debatit në kënetat e stereotipave ose në llogoret e gjinive është i gjithpranishëm. Në internet më shumë se kudo.

Nga ana tjetër, provokacionet e feministeve dhe e pseudofeministeve nuk mungojnë. Provokacionet lypin shpeshherë përgjigje. E kam fjalën për librin e fundit të Debora Ferretti, “Manual për kurvat e reja“ (Manuale delle Giovani Mignotte), që po shkakton diskutime të pafund në internet e gjetiu. E kuptoj që në botën e librave nuk mungojnë as provokatorët e as tregtarët, por tetë principet e sjelljes si kurvë, që numërohen e mbështeten nga autorja, më duket se kanë të bëjnë me një kulturë të caktuar që është rrënjosur prej kohe në shoqëritë moderne. Ndaj jam i mendimit që kësaj radhe t’i diskutojmë përtej strategjisë komerciale të shtëpisë botuese të radhës. Në pritje që ndonjë tipograf në Shqipëri ta përkthejë e ta shtypë me mijëra kopje…

Le t’i shkojmë në zemër problemit. Autorja Ferretti në një intervistë thotë midis të tjerave (përmbledhja dhe përkthimi janë të miat): “Fakti është se indi moral në shoqëri është liruar shumë kohët e fundit. Libri lind nga vëzhgimi i dinamikave midis burrave e grave dhe midis grave e grave, nga leximi i gazetave dhe shikimi i mediave. Jetojmë në një epokë që e shndërron feminilitetin në mall dhe më pas e ngre në podiumin e protagonistes absolute. Qëllimi i manualit tim është që femrat ta ngrenë lart feminilitetin e tyre pa ngatërresa morale dhe pa etikë të rreme. E dimë mjaft mirë se, të hijshme ose jo, gratë e arrijnë  diçka me një rrahje të qerpikëve, një mbivendosje të këmbëve, një shikim miklues. Bën pjesë në dinamikat sociale, të ligjeve të marketingut. Megjithatë vazhdojmë të habitemi. Të jesh kurvë nuk do të thotë të dukesh si e tillë. Femra e veshur mirë dhe e nxirë që në janar jo detyrimisht është më e disponueshme se zonjusha bon ton. Ne femrat e dimë fare mirë se kur të prishet makina, del gjithnjë një mekanik që ofrohet të na ndihmojë. Kur macja hip në çati komshiu është i gatshëm ta marrë. Në qoftë se e do racionin më të madh mjafton ta miklosh kamerierin. Është diçka gjenetike: burrat për të na tërhequr vëmendjen dhe për të pasur shërbimet tona, duhet në një farë mënyre, në kuptimin shumë figurativ, të paguajnë. Më jep, të jap. Gjenetikisht, nga ç’ka shoh përreth, femra është kurvë dhe burri është i predispozuar ta pësojë sharmin femëror. Përtej këmbëve, vitheve dhe lëkurës, kurvëria është inteligjencë”.

Ja cilat janë tetë parimet që komentohen e mbështeten nga autorja italiane.

1. Të sillesh si kurvë është e drejtë

2. Të sillesh si kurvë është e moralshme

3. Të sillesh si kurvë është çlirim

4. Të sillesh si kurvë është detyrim

5. Të sillesh si kurvë është inteligjencë

6. Të sillesh si kurvë është antidot i keqardhjeve

7. Të sillesh si kurvë është argëtim

8. Të sillesh si kurvë është kënaqësi fizike

Parë në rresht duken të thata, por parimet mbështeten nga arsyetime të posaçme. Të sillesh si kurvë është e drejtë sepse ka të bëjë me lirinë; është e moralshme sepse respekton ligjet e natyrës; është çliruese sepse zbyth hipokritët; është e detyrueshme sepse feminiliteti duhet ushtruar deri në fund; është inteligjente sepse përfitimet janë materiale dhe morale njëkohësisht; të sillesh si kurvë është antidot i keqardhjeve sepse të heq çdo frustrim; është argëtuese sepse të zbavit e nuk të lodh; është kënaqësi sepse mund të zbulosh aspekte të ndryshme të seksit.

Nuk besoj se ky libër është gur kilometrik i feminizmit; them se duhet të ketë të tjerë nëpër botë që e trajtojnë temën në fjalë. Mirëpo, kam arsye të besoj se pavarësisht nga këshillat provokuese të autores, fotografia (diagnoza do të thoshte dikush tjetër) që i bën ajo shoqërisë së sotme është e saktë. Në kuptimin që kurvëria, ose në daçi sjellja si kurvë, është mjaft e përhapur në shoqëritë e sotme perëndimore. Më thonë se në Shqipëri, po të kishin gojë, motelet do të rrëfenin shumë të pathëna për lidhjet midis pushtetit dhe femrave të vetëdijshme për feminilitetin e tyre. Që pushteti ekonomiko-politik në Shqipëri e ka me qejf të shoqërohet nga vajza të bukura dihet nga të gjithë. Por nuk di sa në modë është nga ana tjetër; d.m.th. sa status symbol prodhon për femrat shoqëria me meshkujt pusht(etar&eumlsmiley. Tani për tani, di vetëm që nuk mund të më shiten eskluzivisht si “viktima” të pushtetit mashkullor.

Ajo që e shndërron librin e lartpërmendur nga një provokacion në një veprim kulturor është pikërisht shitja e mesazhit të tij me petkat e një feminizmi modern të vetëdijshëm, që i kundërvihet edhe vetë femrave që nuk e mendojnë në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se duhet t’i vija një emër, do ta quaja “feminizëm maskilist”, pasi një feminizëm i tillë veçse shpie ujë tek mulliri i atyre që femrën e shohin vetëm si objekt seksual për të kënaqur epshet seksuale ose thjesht ekzibicioniste. E këtu jemi në një fushë që shkon përtej moralit dhe moralizmit. Përdorimi i sharmit femëror është thikë me dy presa. Aty për aty mund të çojë në rezultate të shpejta, por në periudha afatgjata, gjatë të cilave piqen stereotipat e rastit, vështirë se mund të sjellin diçka të mirë. Tek e fundit, edhe burrat mund të ndërgjegjësohen për armët femërore të kurvërisë dhe t’i përdorin ato kundër vetë grave. Në këtë rast, them se do të ishte vetëvrasje për gjininë femërore. Për fat të mirë ekzistojnë homoseksualët: gozhdët ku has sharra e femrave të lartpërshkruara.

Manuali i ri duket “modern” vetëm se thyen ndonjë tabu leksikore. Ndofta edhe për faktin se rreket të interpretojë aspekte të shoqërisë së sotme, ku femrat që i respektojnë fetarisht parimet e mësipërme duket se po shtohen pak si shumë. Përndryshe këshillat e tij, edhe pse kinse antikonformiste, mbajnë erë myk së largu. Fakti që është shkruar nga një femër nuk do të thotë asgjë. Arsyeja kryesore? I sheh gjinitë njerëzore të ndara në thelb. I shikon burrat e femrat si kundërshtarë në një lojë pa ndjenja, plot hile e rrena. Por jeta nuk është lojë dhe as mund të jetohet me gënjeshtra.

19 Komente

Mua oferta me duket shume e thjeshte: per sa kohe qe nuk ndryshohen dot me urdher te peshkut marredheniet klienteliste mashkull-femer, femrave u ngelet ta marrin kalane nga brenda pra te perfitojne ne menyre dinamike nga struktura aktuale shoqerore. Kuptohet, ato femra qe nuk kane zell revolucionar, por pragmatist, e gjithsesi progresist (kete besoj se nuk e percepton dot autori i artikullit). Gati gati ky me duket qendrim sindikalist. T'u kerkosh femrave te mos e perdorin situaten shtypese ne avantazhin e tyre eshte si t'i kerkosh te varfrit te mos vjedhe, te predikosh nje moral qe ruan privilegjet.

Nga ana tjeter kjo situate mund te sillte ndonje permiresim cilesor tek meshkujt, te frustruar keta nga rregullat e reja te lojes. Sic mund te jete edhe rasti i autorit.

Gjithsesi, duket sikur 'leksioni' ka nje doze ironie.

PS: Nje 'mignotta e cliruar' duhet ama te beje fushate kunder takave stermunduese, thonjve fallco, e lloj lloj nderhyrjeve te tjera kohe&para harxhuese, te lodhshme dhe munduese, pa te cilat femra si seks do te mbetej serish e kerkuar.

edhe nje fitore tjeter e meshkujve ( apo me sakte e nje lloj prototipi )

"do ta quaja “feminizëm maskilist”, pasi një feminizëm i tillë veçse shpie ujë tek mulliri i atyre që femrën e shohin vetëm si objekt seksual për të kënaqur epshet seksuale ose thjesht ekzibicioniste. E këtu jemi në një fushë që shkon përtej moralit dhe moralizmit. Përdorimi i sharmit femëror është thikë me dy presa."

p.s

postimi im i referohet vetem autorit te shkrimit... dhe aspak komenteve...

 

 

Nje femer qe e di cfare do dhe e merr ate, nuk eshte objekt por subjekt. Supozimi ketu eshte qe deshira te jete e vertete.

Thone qe femra ulet mbi fatin e saj, por thone edhe, qe meshkujt qe i bejne moral femres se cfare femre te jete, jane ata, qe pertej retorikes, nuk kane respekt per femren dhe, thjesht, kane friken e autoritetit qe po e humbasin. Dhe, frika bie ere.

Ky artikulli më kujtoi një telenovelë që po shikoja këto kohë. Ok së pari kërkoj ndjesë për "shijet" smiley po nuk kam turp të them se telenovela në fjalë më pëlqeu jashtë mase. Jam habit me veten madje... nejse nejse...

Info për këtë gjeni këtu.

Më pëlqen dhe soundtrack i telenovelës, që e gjeni këtu. Historia në fjalë, është një remix i rastit që ka shkrujt tropi më lart një femër e varfër në zbulimin e feminitetit të vet. Historira të përditshme kolumbiane...

 

J, kjo qe thua ti eshte ne kundershtim te nenit PS, ku liheshin jashte nderhyrjet transformuese si te padomosdoshme ne tregtine e favoreve. Gjithashtu, besoj se ne librin nen gjykim, behet fjale per llojin e zakonshem dhe relativisht te parrezikshem te prostituimit, ate te gruas se bukur dhe burrit shemtaraq apo ndonje kombinimi tjeter qe mund te te pelqeje me shume, me ndryshimin qe kjo femer e re seks-ofruese eshte e ndergjegjshme per avantazhin dhe pushtetin e vet, per amoralitetin e asaj qe ben dhe gjithashtu per te drejten e saj per te kerkuar kenaqesi seksuale (ne total, me shume kenaqesi, me pak ndjenja asimetrike faji). Do te shtoja edhe qe kesaj femre do t'i duhej nje fond i mire pensioni.

Unë o trop, nuk e mbaj peng mendimin për artikullin sipas ps-së tënde. smiley Se dhe Selfi nga ana tjetër, e bëri moralin pronë private të Pishakut.

Të vijmë me këmbë në tokë ama, dhe me thonj të palarë mbi tastierë... "minjoteria", përpara se të jetë detyrë si thotë autorja, është tani së paku, nevojë, apo mjet për të realizuar diçka tjetër. Veç në rastin kur bëhet qëllim më vete. Si nevojë pra, kryesisht ushtrohet nga grupe sociale të veçantë, më të rëndomtit janë pikërisht shtresat e varfra. Kur flasim për çështje të tilla, vërej se a priori në mendje na shkon një shoqëri idealisto-aristokratike, po realisht nuk është kështu.

Megjithatë nuk mund të mos më shkruhet një buzëqeshje vesh më vesh kur shoh se minjoterisë edhe vetë autorja, i jep një ideal të lartë. Jam dakort me të thënën (dhe të bërën): bëj seks se më pëlqen e zëmë, po jo sepse... bla bla bla. E përsëri, thjesht kënaqësia trupore përmes minjoterisë, vihet në fund fare ndër 8 parimet.

 E dëgjove këngën, nuk më the të pëlqeu? Edhe tekstin e ka të lezetshëm, përshkruan komplet mentalitetin në fjalë, që nga pika e nisjes, nevoja për të pasur diçka më shumë. Ja përkthimi:

 

Agujero (Hole)

Hole, I want out of this [hell]hole
I take the whole world
and conquer it for real, for real

And money, I want to have a lot of money
to spend on whatever I want
and more if I spend more

The truth, I want to tell you the truth,
because the truth is I just want you to spend a little bit more on me

Hole
Hole, I want out of this hole

Hole, I would leave this hole
also take the whole world
and conquer it really, really

singing, laughing, dreaming I just want a little more
feel, live, I just want to create a little more
(aa)

a little more, a little more, a little more, a little more, hole, a little more, I want out of this hole, a little more, hole, a little more, I want to leave a little bit, a little more, a ........ little more more more more hole.

J, une po i pergjigjesha kesaj:

Historia në fjalë, është një remix i rastit që ka shkrujt tropi më lart një femër e varfër në zbulimin e feminitetit të vet.

Sa per qellimin e larte qe merr perdaleria ne kuptimin pozitiv te fjales, ashtu them edhe une: autorja, nga deshira e madhe per ironi, bie ne vetekundershtim sepse behet revolucionare. Sa per aspektin social te perdalerise, me lejo te mos bie dakort me ty per here te dyte. Sic thone edhe Marksi me Engelsin, po te leme jashte historite e hirusheve apo telenovelave kolumbiane, te varfrit perzjehen mes tyre dhe, duke mos pasur prone e pasuri, seksin e shkembejne o per dhune, o per dashuri. Prostituimi i vertete ndodh naten me hene ne qytetin N. smiley

Ndersa vrimave ka poete qe dine t'u kendojne me mire.

 Prostituimi i vertete ndodh naten me hene ne qytetin N. Smile

Sipas një definicioni cilësor, mbase. Ndërsa nga ana statistikore, nuk e pranoj. Protagonistet e telenovelave kolumbiane përbëjnë shumicën e minjoteve.

Unë të them përsëri që në kohën e Marksit dhe Engelsit, kishte akoma aristokraci. Tani nuk ka.

Në Tiranë që je, nuk e ke dëgjuar ndonjëherë sinonimin më të përhapur për "konviktoret"?

 

self, autorja e librit eshte  femer  smiley

e di, e di, bile di edhe qe autorja e librit, sic na e rrefen pishaku, i shmangej moralit dhe empatise. Shkrimi eshte manipulues e sygjestionues: Autori e dinte edhe me perpara te verteten qe, kurveria (dhe kjo eshte vetem e femrave) eshte shtuar - autorja/ky liber ja provoi (bile i futi edhe nje ilustrim lokal librit te italianes dhe na kujtoi motelet shqiptare, qe vetem te kishin goje e te na rrefenin se sa jane shtuar kurvat ne anet tona, si prove qe kurveria eshte shtuar gjithandej). Edhe pse pishaku e pohon vete se fenomene si i ketij libri, pertej protagonizmit te castit, jane margjinale e nuk mund te shpjegojne realitetin (duhet te kete libra te tjere, thote ai), ai pertej racionalitetit te tij, prape e perdor kete liber si prove. Ndoshta i duhej si nje alibi per te na (ri)kujtuar edhe njehere autoritetin e moralit (eh) dhe friken e tij (mashkulli homoseksual).

Por, ne, vemendjen qe e kerkoi, ja dhame.

 Nje barsalete afrikane

A female student is assigned a thesis on "changing trends in feminism". In her research she is shocked to read of a village in Central Africa where, 50 years ago, the women were so inferior to their husbands that they dared only to walk 10 paces behind them. Determined to find out whether the situation had changed she set out to this country and was delighted to see that it had. Leaving the airport she saw that the women were walking not 10 paces, but 100m ahead of their husbands. In her enthusiasm the student catches up with one such lady and asks of her, "What great change could have occured which means that you, the woman, can now lead your husband through these paths". The African woman looks at her sadly and replys, "land mines".

Ja dhe nje barcalete shqiptare (qe ndoshta shume vete e dine, po ta themi per ata qe s'e dine)

Tre shoqe duke diskutuar qe lodheshin shume me punet e shtepise, vendosin ti bejne presion burrave dhe te takoheshin pas nje jave te flisnin per rezulatatet. 

Pas nje jave

E para - I thashe sa shkova "une s'bej me pune shtepie". Diten e pare asgje, diten e dyte u detyrua lau enet se s'kishte me cfare te hante

E dyta - I thashe dhe une, diten e pare s'beri asgje, diten e dyte asgje, diten e trete e hekurosi vete kemishen

E treta - Edhe une te njejten gje bera. Diten e pare asgje, diten e dyte asgje, diten e trete asgje.

Shoqet njezeri - Po, edhe pastaj c'ndodhi?

E treta - Diten e katert fillova te shof pak nga syri i majte

humori juaj eshte shume brehtian - e le ceshtjen e pazgjidhur qe te radikalizohen masat.

vetem i PF-se, i imi ta ofron dhe zgjidhjen: "rri urte se ke lehtsina" smiley

Është diçka gjenetike: burrat për të na tërhequr vëmendjen dhe për të pasur shërbimet tona, duhet në një farë mënyre, në kuptimin shumë figurativ, të paguajnë.

Eh..kapitalizmi ka dale mes kembeve. Do isha shume i interesuar te dija cmendon auktorja per shoqerite e lindjes te mesme apo sinike ku keto dallavere nuk shkojne.

Psh, auktorja ja fut si kau peles kur thote "In principio fu Eva. Prima dona. Prima mignotta" C'treg paskesh patur Eva per 'hirin' e saj? Se kurvlliku, me shume se cdo gje tjeter, eshte pune tregu. Se dyti, pse asnji nga kto shemra nuk thellohet ne denimin qe iu dha Eves per luajtjen e rolit te saj (sigurisht te paracaktuar)?

Ja cilat janë tetë parimet që komentohen e mbështeten nga autorja italiane.

1. Të sillesh si kurvë është e drejtë

2. Të sillesh si kurvë është e moralshme

3. Të sillesh si kurvë është çlirim

4. Të sillesh si kurvë është detyrim

5. Të sillesh si kurvë është inteligjencë

6. Të sillesh si kurvë është antidot i keqardhjeve

7. Të sillesh si kurvë është argëtim

8. Të sillesh si kurvë është kënaqësi fizike

 

Nje pyetje kam une. Kush jane me te mira femrat qe sillen si kurva apo ato qe jane kurva?!

Nje pyetje kam une. Kush jane me te mira femrat qe sillen si kurva apo ato qe jane kurva?!

Good one macosx! Po ta thom une qe nuk ka ndryshim, sepse te mira materiale shkembehen ne te dyja rastet.

Jo Qafir... 100herë më mirë kurvat... të paktën ato nuk kanë maskën hipokrite të perbenismit dhe të që kërkojnë me çdokusht të tregohen si të papërlyme si ato që bëjnë si kurvat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).