Femërzimi i 8 Marsit

Ministri i kulturës na c’kulturoi një femër edhe u nxeha shumë këtë javë. Jo thjesht me Pangon, po edhe me ata që hiqen si të ndershëm duke i treguar gishtin vetëm atij, e në fakt janë po aq, në mos më të ndyrë se ai.

Po u nxeha vërtet me hipokrizinë e ngjarjes dhe keqpërdorimin e saj. Aq shumë madje, sa harrova fare se në fakt, unë jam një anti-feministe që duhet të bëj autokritikë. Po që nga e enjtja e deri sot, i dhashë katër ditë pushim kritikës e autokritës ndaj zëtit që më ngjallin ca gjallesa që gjinisht, janë femra.

Isha më mirë kur sektorin e nervave e të kritikës ma kishte zënë Pango e langojt që gjoja e kryqëzuan atë. Isha mirë…por m’u desh të lëviz sot.

Doja të harroja që ishte 8 Mars, por u kujtova dje për të, e rreshtova ca kërkesa që një grua duhet t’i mbante parasysh sot, para se të dilte për të ngrënë drekë me zyrën, apo para se të blinte lule, corape, sapun, krem të shtrenjtë, manikyr, këpucë, kostum apo djallin vetë.

Edhe sikur të doja të harroja, nuk më dhanë asnjë shans. Grumbull grash gjithandej. Me kostume lajle-lule, me këpucë e me cizme, me minifunde e me canta leopardi, me lule e me buzë flakë të kuqe, me dekolte e pa dekolte hic. Turma me qeshje fallco që s’dinin të pushonin një sekondë.

Flokët ngjyra-ngjyra e forma-forma; serioziteti per festimin e tetë Marsit në maksimum. Lokalet të gjitha plote me gra. Disa syresh me muzikë në kupë të qiellit, e gratë që kërcenin me buzët vesh më vesh: “Koka në Stambollë more, e trupi në Janinë, të shtrinë Ali Pasha more, e o Pasha të shtrinë….”!!!!

…………….

Ja gëzuar të gjithave. Gëzuar festën. Gëzuar tetë Marsin…!

U gëzofsha mendtë të gjithave. Doni edhe 30% në parlament pale. Me 8 marsesha si puna juaj, e Jozefines, e Mesiles apo e Guxhollit, do gëzoni se s’bën, e do na zbardhni faqen.

Mbi c’farë principesh jetojnë këta njerëz? Do jem njeriu më i lumtur kur ta marr vesh!

18 Komente

nga mot gëzuar T_Red.

Perse nuk punon per te filluar nje tradite tjeter? Mblidh te gjitha ato qe mendojne si ty, beni nje plan, dhe shkoni demostroni apo ku e di une se cfare do planifikoni. Diku, dikur, duhet te filloje dicka "kunder". Perndryshe c'kuptim ka? Kete qe thua ti e thone, bile, edhe burrat, bile qe ne titull. Gezuar!

hahahahaha o c'me shkrin ti mua.

Por vetem nje gje do ta them : Ty te ha perhere vete kurrizi smiley 

smiley

Si moj vajze, nuk e gjete nje vend per tu fshehur nga mileti ne nje dite si kjo. Ka tirana, durrsi, ndroqi, farka, dajti a ku di une plot te tilla.

O admina une ju di ju te mencem. Nqs doni me censuru, hiqeni kete artikull dhe jo komentet. Ky artikull nese e keni lexuar i trajton grate shqiptare si nje nje kope me dele. Prandaj nese nuk jeni dakort, hiqeni artiullin dhe jo komentin qe me fjale te thjeshta shpjegon shkrimin e mesiperm.

 I njejti ankim. Cdo 14 shkurt. Cdo 7-8 mars apo cdo feste tjeter.

Artikull i parashikueshem. Antikonformizem qe s'te shpie gjekundi pervecse ne klishe te njohura.

T-Red. Po una thashe se do ia kishit derguar nje buqete me mimoza mbeshtjelle me shirit te zi Jozit e Ines, e Liri Berishes, e parlamantareve dhe nenave e mesuesve te kalamjve qe plasen ne Gerdec juve, po ju paski qellu qulla te gjithe mer jahu, qe ngelet tu u qa neper blogje personale e neper peshk?

Gjithe keto dite qe kam qene ne Shqiperi kam diskutuar kaq shume per kete hipokrizine pas moraleve te shpalosura gjithandej neper shtyp, sa po ngjiresha.

 Berberi, ndoshta shkrimi eshte i shkurter dhe duket qe t_red e ka shkruar pa menduar nje artikull te mirefillte, por une e kuptoj shume mire çfare do te thote dhe nuk ndihem pjese e nje kopeje me dele si thua ti.

 

 Une nuk ndjeva te festoj gje sot, sepse çdo dite jam  e lumtur qe jam femer.Sot ndjeva vetem te mendoj per sa femra jane perpjekur qe une mos te mallkoj diten qe linda femer e sa akoma duhet te perpiqen qe te kete gjithnje e me pak femra qe vuajne prej mendesive te ceketa maskiliste. Ndaj kuptoj t_red kur ndihet keq nga te tilla sjellje, sepse  me çfare  u publikua, duhet te ishin te parat femrat qe te perdornin kete dite per te treguar qe s'jane thjesht kukulla te lyera dhe te veshura bukur per tu ekspozuar ne zyre apo ne darkat me koleget.

Iris,

Sinqerisht une ndjehem krenar kur shoh se ka femra si ty qe ndjehen me te vertete te lira dhe te barabarta. U shtofshit sa me shume, se vetem keshtu mund te heqim qafe Pangojnt e dhunimit te femres dhe cakenjt e politikes poliikes shqipetare dhe ti kthejme begatine e munguar ketij vendi, sigurisht edhe te ketij mileti.  

Mbreme ne nje diskoteke ketu ne toscana, pati "ekspozim" meshkujsh per nje publik vetem femeror. smiley

Personalisht, festen e 8 marsit, nuk arrij ta konceptoj dot si feste. Festat duhet te kene motive te vlefshme per tu festuar. Kjo dite me duket se ka vetem motive per te kujtuar idiotesi te kaluara shoqerore, padrejtesi aktuale shoqerore dhe, si rrjedhim, acarim nervash.

 

Bashkohem me T_red por mendoj se nuk eshte per tu irrituar kaq shume. 8 Marsi tradicionalisht eshte festuar me lule e dhurata ne Shqiperi, por dhe ne vende te tjera si ne Kube, Brazil, Armeni, Azerbajxhan, Kine, Maqedoni, Serbi. NE BE dhe Amerike njihet si dite demonstratash per te drejtat e grave. Pra ka dy ceshtje, se pari te ndryshojme traditen- qe nuk eshte shume e lehte, se dyti mentalitetin per tu ngritur dhe kerkuar ate qe na takon. Une pak besim kam se mund tja dalim, duke pat parasysh pasivitetin qe na karakterizon pergjithesisht si shoqeri.

Nje sugjerim tjeter mund te jete caktimi i nje date tjeter per tu ngritur per te drejtat e grave. Pra le ta mbajme 8 marsin per tu vesh me leoparde e taka kitch po te kemi nje dite tjeter per te ngritur zerin.

Lulian,

Te dija lexues me te vemendshem. Ne hyrje te paragrafit te trete tregoj sipas menyres sime se nje sipermarrje personale per anen tjeter te 8 Marsit e bera. Brenda asaj qe me jepet mundesia. Dhe besoj se ishte shume me teper se hamendesimi yt per ankesa neper blogje.

Per me teper, kush kerkon gjen. Shtjellimin tim per 8 Marsin, bere publik e diskutuar gjithaq, e gjen po te duash.

Kurse ketu solla nervin qe me ngjalli jo thjesht pasiviteti, por deshira e madhe e femrave shqiptare dje per te festuar sic e pershkrova.

Nga ana tjeter, femrat qe jane dhe synojne vertet vendim-marrjen quhen Jozefine, Mesile, Suzane, Adriane, Majlinde, Elise, Erise, edhe Inis e Ciljete po deshe ti.

Nejse.

Kisha 6 vjet qe nuk e shikoja paraden e 8 marsit ne atdhe. Prandaj, me shpirtin kurioz kultivuar edhe ketu mes jush, iu bashkova femrave te punes per nje dreke masive dhe te lodhshme si te gjitha festimet e detyruara te shoqerise shqiptare. Nuk eshte se mora vesh ndonje gje te madhe, ta zeme rreth vleres se nje 'komuniteti grash', por pashe se 1) grate 'like to shake it'; 2) grate ne moshe te mesme e kane pasur te veshtire ambjentimin si me 'moden' si me organizimet neper vende 'mondane' me fjongo dhe 3 pjata. Deri diku ne 8 mars ato dalin ne tentative per t'u integruar me jeten aktive-sociale, megjithese shumica e kalojne akoma dite-naten te mbytura ne pune - te paguara pak, te shperblyera pak, me rrogen dhe mundin qe shkon per te mundesuar jeten e mjere por te shtrenjte sociale te femijeve. Kur festojne ato nuk jane te mjera, jane nje buqete me frustrim qe derdhet rrugeve si qumeshti.

Ne, presim qe keto te behen bashke dhe te kerkojne te drejtat tona (se pari te tyret, sigurisht!). Ne, presim qe ato te kuptojne se te jesh femer nuk eshte te veshesh fund te ngushte me efekt sallamizues, nuk eshte te lyesh paq dhe aq me pak te drekosesh me shoqet e punes, nuk eshte as te besh te gjitha punet e shtepise perpara se te nisesh per te Logoreci, nuk eshte te kenaqesh nga tufa e luleve (mgjs meshkujt e shkrete djersiten nje oke sa e kryejne kete akt tribal), nuk eshte as te ankohesh e te kerkosh barazi, por eshte ajo mesatarja e arte, ajo ndjenje e kultivuar ekuilibri socialo-gjinor, me nje tualet te lehte, me nje pune te mire, me nje cinizem te shendetshem, me nje qendrim here feminist here anti sepse ti je racionale, sepse kane kaluar tashme 18 vjet nga fundi i epokes se gurit dhe libra te mire ka sa te duash.

Une gatova per time me te dielen dhe megjithese gatuaj mire zakonisht, kesaj rradhe e kisha prishur fare doren - as ajo qe perpiqet te beje qejfin nuk e shtyu dot ate fare filetoje te shellirosur. Si grua aktiviste vere ne uje, si femer tradite dy here vere, une e kisha perqafuar mire frymen e deshtimit te 8 marsit shqiptar, nje dite kur pezullimi i realitetit flet me piktuara per kete realitet, nje dite kur fundi i fundit nuk ndjehesha se kisha goje per t'u kerkuar llogari femrave shqiptare. Po aman te lutem, a mund te ankohem per stiletot?

t_red, jam me ty ne cdo fjale e ne cdo presje. Ishte e diela e pare qe une u mbylla me deshire te madhe ne shtepi, vetem e vetem per te mos qene pjese e asaj cmendurie kolektive femerore... Nga ana tjeter, me vjen shume keq per gjithe ato femra qe "harbohen" vetem ne  nje dite vetme, u jane mirenjohese burrave te tyre qe u japin ndonje lek per te ngrene nje dreke me shoqet e mehalles dhe per 364 ditet e tjera te vitit vetem ankohen pa fund, lajne, pastrojne, gatuajne, shajne burrat dhe presin 8 marsin e vitit tjeter per te festuar serish. Dhe mburremi, te pakten ne femrat e kemi nje feste... po c'feste lumadhja! Ato te shkretat qe vdiqen ne Cikago, s'e bene per te drejtat e grave per te festuar! Duhet te behemi me te zgjuara, ne femrat! Po kur se?!

E vertet eshte se nuk mund te jesh me "berberin".....thjesht sepse nuk ndjejme si gjinia femrore. Keshtu qe mendoj se shfrehja (shfrimi) i t_red ka nje te vertete femrore te sotme . Ndoshta nje trokitje ne ndergjejgjen edhe te seksit tjeter sidomos pas shteses se Tropizmes dhe aidas... Ju urojme te gjeni rruge me efektive perfaqesimi ne Jete....Kisha dicka per festen . Mos e Prishni . Eshte dicka simbolike qe me patjeter duhet te ekzistoje. Menyrat e festimit ??? Format e festimit ?? Te panumerta pervec se ne menyre te MENJEHERESHME pa EKUIVOKE duhet te Abandononi dhe te Bojkotoni cdo perpjekje per te "zyrtarizuar" nje feste te tille aq me teper kur pershendet NJE BURRE HU NGA TRUTE si Berisha qe eshte prototipi i Maskilistit... Nje turperim i neveritshem i gjinise femrore...Dikush i mbledh si DELE dhe u uron e premton  Kullote  te mire..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).