Eva Braun

Eva,
Vrapova drejt teje në tjetër jetë,
Rruga mbushur pellgje
Stërpikte baltë të vjetër
Me lajme të hinjtë fronti
Dhe duhan të hidhët
Nga lagështia,
Këpucët futën ujë
Si zemra,
Ftohma njomi
Shkarpat e kraharorit
Që s’merrnin dot flakë
(Si Rajhshtagu),
Mushkrimardhur
Doja të thërrisja,
Mos!
Mustaqe karizme
Përqafonin qimet e tua pubike
Mëndafsh
Prej 18 vjeçareje,
Doja t’arrija para teje,
E sidomos para “atij” me sy plumbi,
Me hipnozë të keqe,
Fatale,
Doja të tregoja
Anën tjetër të burrave,
Lumturitë e grave me burra kërkushi
Që nuk pushtojnë botën,
Pushtojnë vetëm dy hemisferat e vitheve
Të gruas
Me dorë të hekurt,
Pushtet absolut,
Në operacionet “Barbarosa” të shtretërve,
Hakmerren për gjithë Napoleonët e mëparshëm
Që (medet!) triumfuan mbi lëndinat e trupit të gruas,
Burra që s’pijnë nikotibina,
Por bëjnë seks dy herë në natë
Si me këshillë farmacisti,
Para gjumit
Dhe pas tij
Në mëngjesin e mpirë
Nga ëndrrat e zbrazëta që shihen gjithnjë pranë një femre,
Doja të tregoja ç’është vdekja
Joheroike
Në hendeqet e tua,
Transhetë e frontit tënd -
Your sex über alles!
Duke thirrur.
Sepse burrat mund të jenë edhe gëzime të thjeshtë,
O Eva!

24 Komente

smiley

e mer mir, sikur ca...  smiley

sajd-efekti i kohes se kalume ne austri; mos na godit kaq fort ne ti... smiley

'Uk thashe gjo. Mo' u prek kaq shpejt ne ti. smiley Thjeshte lexuam Braun-in, tashi kalojme ke Claretta, e cila per mua eshte personazh far more complex se Braun.

Per kto "Evat" shkon vetem nje llaf: "stur" (gjerm)... qe s'di pse me eshte shoqeru ne mendje me fjalen madheshtore shqipe "zderre". smiley

Ate bockig e mora vesh ama ate "zderren" ne shqip se kapish. Sidoqofte, ne te dy rastet behet fjale per femra relativisht te reja, qe vuajne nga deliri i mitit te nje diktatori. Ke s'do terhiqte ai i plotfuqishmi, ai qe i bie ne gjunj gjithe populli?!

Jo, jo  zdërre eshte nje fjale krejt unikale. perfshin shume ngjyrime fizike dhe shpirtnore, pergjithsisth negative

 

well, ka qene nje emision per Hitlerin ne ORF (asutriaku e zberthente ish diktatorin e vet pa pasion dhe me sistem) dhe pyetja drejtuar grave ishte: a e gjeni Hitlerin seksi?

Pergjigja masive ishte JO. Pergjigje e sinqerte kjo.

Them qe Eva i ka kalu si nje "e keqe e domosdoshme" oret e shtratit me at rob prej Braunau, per te ardh te idete orgazmike. Pak a shume si te filmi demolition man, ku seksi behej pa "fluid transfer".

Kujto Vasiliqine, te Pashalleqet e medha, qe u habit kur mori vesh per medyshjet se ku do e vendosnin trupin e te shoqit, pasi koken ja nisen per Stamboll. Pse kishte edhe trup AI, u habit ajo.

Ne retrospektive shume sex symbols te para ca vjetesh tani mund te jene kthyer ne figura qesharake. S'eshte pyetesor i denje ai, s'permbush kriteret metodologjike.

Eva Braun e takoi kur ishte 17, pak nga pak u be pjese e rrethit te tije te afert dhe kaloi ne izolim social. Te jesh 17, prane nje figure aq te pushteteshme, s'do vija aspak ne dyshim qe ajo ka pare ne te ate qe cdo femer do terhiqte ne nje mashkull.

ps. u zbulua ne Vjene nje vile qe sulltani popullngrenes i Shqiprise, Ahmet Zogu, kishte blere per dashnoren e tij, Mizzi  smiley

 

PPS. E dije qe Geraldina i kishte knu dashnise me Cianon? Ca horrash qe ne ato kohera. smiley

ehhh... po ne u bom shpirt-thame mer... dihet  smiley

Bravo Zogu, epo diku do i investonte ato pare...ska me mire se real estate market. shife cik ma thell problemin, mos u huto mas Mizzit smiley

eh gjyshet tona, sa budallaqe paskeshin qene smiley

ca kishin me shume ato qe u knaqen me vila? smiley

spo them ne vjene une ere. dhe nji ke rruge e elbasanit do kish mjaftu smiley

ja kishna dhone me qera Mjaftit psh smiley

S'fitohet vila me mbathje Korçe o Bidrije.

@Bedrije me kaq afsh sa e the mendova kush'di cfare planesh kishe per ate vilen, ti paske dash me ia dhene Mjaf-it me qera :O

 

Po gabohem, apo kjo poezia eshte nje variant realiteti ku Eva dashurohet (biblikisht) me nje burre me te thjeshte se Hitler- mustaqka? Ose me mire ku nje burre i ofron Eves nje mundesi te re dashurie... tokesore s'do mend smiley

Ciao Emi, me pelqen ky heroizmi anti-heroik dhe edhe pushtimi pa pushtim ... smiley

 

"well, ka qene nje emision per Hitlerin ne ORF (asutriaku e zberthente ish diktatorin e vet pa pasion dhe me sistem) dhe pyetja drejtuar grave ishte: a e gjeni Hitlerin seksi?

Pergjigja masive ishte JO. Pergjigje e sinqerte kjo."

 

Pas kapitullimit kjo "jo-ja" apo gabohem? Pushteti e ushtron erotiken e vet sa eshte ne kembe dhe jo kur bie.

jo, se nuk e sqarova mire; pyeteshin bashkekohese te Adolfit. Doli edhe qe ato kishin bere femije edhe "para kohe", vetem per te ndjek porosine e udheheqesit qe e admironin si perendi. por seksi si person, nuk e gjenin.

Interesante kjo, me solli ndermend E. Hoxhen dhe faktin qe kur isha femije mendoja se ishte e pamundur qe per te bere kalamaj duhej bere dashuri fizike. Sepse, thosha me vete, kjo don te thote qe edhe xhaxhi Enveri me teta Nexhmijen ... dhe kjo me dukej e pamundur per keta. Dic duhet te kem zhgarravitur mbi kete habi infantile...

Hm lidhjet e erotikes me pushtetin jane sh. interesante, por do te me pelqente te dija me shume per ate sondazhin (statistike? smiley ) me austriaket. 

Sa kam qesh. Ku t ka shku fantazmia mer? Kemi diskutu njiher ktu per raportet e diktatoreve me sexin.Per Ducen dhe Hiton, per Verin dhe neo-n smiley Dhe paske reflektu goxha kendshem.

Tani t bejme pak kritikun. Sipas ca letrave frojdiste,  MEMADHEU eshte nena e   e diktaToreve .Para kesaj dashurie, sexi me femrat per ta eshte thjesht nje zbrazje instiktit. Prandaj them se poezia  do te merrte   me shume kredi, nese mbyllja do krijonte nje shteg  kalimi pertej Eves, atje ne Boten e perflakur nga endra per sundim.Sepse kjo eshte orgazma e vertete e Diktatorit.

 

 

Ja nje tjeter point of view:

I rode a tank
Held a general's rank
When the blitzkrieg raged
And the bodies stank
.............
Just as every cop is a criminal 
And all the sinners saints 
As heads is tails
Just call me Lucifer
'Cause I'm in need of some restraint

So if you meet me 
Have some courtesy 
Have some sympathy, and some taste 
Use all your well-learned politesse 
Or I'll lay your soul to waste

 

@Spiritus, kjo puna e endrres per sundim me duket mua del aty nga mesi...

Po pra, aty nga mesi behet permbyllja e luftetarit, Kjo eshte pika e thyerjes dhe me tej aksionin e mer ne dore  njeriu-kurrkushi, thjesht meshkujt

Që nuk pushtojnë botën,
Pushtojnë vetëm dy hemisferat e vitheve
Të gruas..

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).