është e lehtë të humbasësh këtu

chair.jpg 

 

Është e lehtë të humbasësh këtu
Në gjurmë të arrative, tashmë mungesa
Në një komunikim të penguar
                             Tashmë të panevojshëm
Nuk njihemi më,
                 Jo më si më parë
Me qëllime të dyshimta
                                    Pa dëshmitarë
Jetojmë pranë, të ndarë.
 
Më kujtohet kur fikje dritën
Të gjeja, pse ishe gjithkund
Tashmë gjithkund është zbrazë
Dhe është lehtë të humbasësh këtu.
 
Në trillet e një dashurie të varfër
Ku një puthje me ngulm e kursejmë
Për atë ditë fatthënë, kur pashmangshëm
Njëri – tjetrin në errësirë prapë të gjejmë.

4 Komente

Shume njerezishem, e me shume takt - dhimbja luhatet pa u mufatur, e nuk ta zvjerdh rrefimin. E sjell njeriun prape ne vete, edhe atehere kur duket me i humbur se kurre.

menyre shume e zgjuar shkrimi..e ben perhere shume te efektshme ndjesine e asaj qe do te percosh

Flor, vllai jot pret vjershen tjeter. Dmth ket e lexova smiley ...

PS me ka shpetu ajo e xheke-s pa lexu. Ia di per ner kapitalistit ket... kot u lodhte marksi mer, e keqja themelore e kapitalizmit eshte qe nuk te lejon me lexu letersi, you know?...

Until soon, bro!  (jom i sigurte per ate "soon"...  smiley  )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).