Epic

Epic

1.
Hidhmë tinguj të tjerë
Këmbanë në erë
Që sytë tanë ia fal gjumit
Që trupat tanë ia fal lumit
Që rrjedh midis shtëpive tona
Në ditën gjatë e varrimit
Në orën e shkurtë të harrimit
Që gërryen krenaritë tona
Me thikën e madhe
Me thikën bojë alle
Fshehur në brezin e kuq
Gërmuq pret fati, gërmuq
Në çdo kthesë
Në kujtesë
Në çdo kthesë
Të lumit që ndan shtëpitë tona
Fatet tona
Jetët tona
 
 
2.
Ajo sjell fortunë
Me syrin e djathtë
Dhe strehë
Me syrin e majtë
Shërim me duar
Plagë me fjalë
Djalli shkel në tokë të butë
Pasioni shkërmon trutë
Pasioni. Kur dy gurë përplasen
Dhe mbesin në të njëjtin vend.
 
 
 
 
3.
Në një xhep bukë
E në tjetrin thikë
Në një sy burrë
E në tjetrin frikë
Robtohesh
E unë s’jam më çmimi yt
gjaku në gojë
fjala në fyt
U desh fat e ditë
Rrugë edhe pritë
Këtu për me mbrritë

Tani kemi mbetë
Një burrë, dy vetë
një gjallë, një vdekë
 
Dy sy në ballë
Një vdekë, një gjallë
 
 
 
4.
Diej të përzënë
Në qiellin e tyre
Ku çdo ditë është e re
Mbi detra të rrëmujshëm
E patrazuar drita fle
Për herë të fundit dua të fle këtu
Për herë të parë dua të zgjohem atje.
Njeri tjetër,
Jo më letër,
Jo më mbyllur në shishe
Jo më kujtim
I vetes time në shkëlqim.
 
Diej të përzënë
në qiellin e tyre
përtej.

6 Komente

Me pelqeu shume ritmika dhe vecanerisht mendimet qe i nenshtrohen asaj mes fjaleve te perdorura me shume elegance...Bravo, Hida!

Flor! URIME. E dyta dhe e treta - vecanerisht Respekte, mik.

PS 5!

po, 2-shi dhe 3-shi jane mrekullira. nuk me rrejti syri ne leximin e pare.

Pasioni. Kur dy gurë përplasen
Dhe mbesin në të njëjtin vend.

Koncepti me epik qe kam pare per pasionin. Te rrezatosh force karakteri edhe pas nje therrmimi. Per mua keto jane dy vargjet me te mira te ketij cikli...qe nuk pushojne se gjeneruari perfytyrim e mendim pasi i lexon. ne fund te fundit poezia kete duhet te beje, te largohet sa me shume nga thjesht-konstatimet, qofshin keto dhe teper poetike ne pamje te pare.

 

 

shume te veçanta te tera por e katerta me futi ne nje bote tjeter.

bukur.

falemnderit te gjitheve.

Av. Mos me rrejt, per aty dy vargje u ndjeva edhe vete mire pasi i shkrova. Nuk besoj se eshte turp me e thone smiley

By the way, po e mor pushim ca dite prej knej, se na ka ardh auuuuditi ne pune, e duhet me ja bo hyzmetin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).