Ëndrra liberale për autoritarizëm

Ëndrra liberale për autoritarizëm

Agon Hamza

Më në fund ëndrra liberale po plotësohet. Republika e Kosovës do të aplikojë për kredi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. U kërkua nga FMN–ja dhe BB–ja të jenë më fleksibil ndaj Kosovës në programet e tyre të financimit. Natyrisht kjo u pranua, por me një truk të vogël, si kusht për përfitimin e ndihmës. Truku është ky: Kosova duhet të reformojë politikat e veta makroekonomike.
Në psikoanalizë ekziston një definicion shumë i përshtatshëm për “ëndrrën e realizuar” – ajo quhet ankth (ose horror). Kreditë dhe të gjitha format e asistencës (çfarëdo qofshin ato, financiare ose teknike) do të na kthehen në formë të ankthit.

Në librin “The Shock Doctrine”, Naomi Klein e analizon në mënyrë shumë të qartë monstruozitetin e institucioneve financiare dhe imperializmit amerikan (sado e dalur mode që mund të duket ky koncept, aktualiteti e bën atë ende operativ) kryesisht në Amerikën Latine. Shumica e liberalëve tanë, të shkolluar në perëndim na thonë se neoliberalizmi është shpëtimi ynë, pastaj të përmendin ca formula teknike mbi sistemin e taksave (të cilat assesi nuk mund të ndihmojnë në zhvillimin e vendit), predikojnë mbi ato që i kanë mësuar, tentojnë t’i reprodukojnë mërzitshëm disa modele ekonomike e politike. E shohin veten si liderë të së ardhmes. Edhe në këto zgjedhje disa nga ata kanë kandiduar. Dhe flasin për kapacitete, për disa komisione, të cilat do të strukturoheshin nga disa nënkomisione dhe këshille/grupe, kurse këto të fundit nga disa ekspertë e administratorë/teknokratë, dhe në këtë mënyrë pushteti do të funksiononte. Dhe kështu tentojnë të na bindin neve dhe veten për aplikueshmërinë ose përkryeshmërinë e projekteve të tyre. Krejt kjo nuk është e aplikueshme as për teori, e lëre më në praktikë. Pra, është utopi që as baballarët e tyre teorik (Friedman, Fukuyama, etj) nuk arritën t’a kapërthejnë të tërën në teori. Ekziston edhe grupi tjetër, ai i liberalëve fillestarë, të cilët endërr jetësore e kanë të bëhen si liberalët e “vjetër”: të shkollohen jashtë, të vishen me sako dhe të flasin për impaktin e rënies së vlerave të aksioneve kush e di se në cilën bursë në Azi me investimet e koorporatave për Kosovën C (të Re). Mjerë ata kënd e çka ëndërrojnë.

Klein tregon se si në vitet e 60’ta një grup i studentëve nga Kili shkoi në Chicago, për ta studiuar ekonominë me Freedman. Ajo që ndodhi ishte se kur ata u kthyen në shtëpi, u bënë më friedmanian se vet Friedman-i. Për më tepër, ata e krijuan degën e shkollës së Chicagos në Kili. Pra, njohuritë për ekonominë kilianët kishin mundësi t’i merrnin nga Freedmanët e Kilit, dhe jo të udhëtonin në SHBA. Ky grup i ekonomistëve u quajtë “Chicago Boys” (Djemtë e Chicagos). Sipas Klein, për 50 vite SHBA–të investuan rreth 1 miliardë dollarë në Kili për të fituar mbi 70 miliardë (të cilat natyrisht, nuk shkojnë askund përveç se në SHBA). Liberalët tanë janë “çunat e Harvardit/Londrës”. Dallimi i parë është ky. Dallimi i dytë, më i rëndësishëm është në faktin se çunat tanë nuk e përkrahin edhe aq pushtetin autoritar të Hashim Thaçit, sepse ju duket mjaftë i butë. Ata duan të na e përforcojnë diktaturën e tregut.

Në Kosovë është krijuar një bindje e përgjithshme se vetëm kreditë nga FMN–ja dhe BB–ja do të na nxjerrin nga kriza, nga degradimi shoqëror, politik, ekonomik e kulturor. Është kjo pritje e cila kurrë nuk do të realizohet. Për më tepër, kjo vetëm na e konfirmon statusin e Skllavit në relacion me Padronin. Pritja nga jashtë, nga Tjetri është një gjendje e cila ekziston jo përkohësisht. Ajo është e ngulitur thellë në ne: duke filluar që nga NATO si çlirimtar, që e ngritë KFOR–in në nivel subjektiv shumë të lartë, ai gati sa nuk e ka statusin e të paprekshmit. Ai e ka statusin e shpëtuesit tanë. Kjo na bën të pafuqishëm karshi çdo përpjekje për subjektivizim. Siç do të thoshte Hegeli, KFOR–i (por jo i vetëm) na e njeh statusin ose subjektivitetin tonë shtazor, përderisa ne KFOR–in e njohim në nivelin e jetës humane, dinjitetit njerëzor. E lartësojmë KFOR–in në nivel të hyjnisë. Problemi është se ne jemi të prirur të mitizojmë, të hyjnizojmë, të lartësojmë figura, familje, njerëz, deri në pafundësi, për t’iu nënshtruar më pastaj po atyre krijesave. Nuk ngurrojmë t’ju japim epitete krijesave tona. Dhe jeta jonë shoqërore e simbolike sillet rreth krijesave tona, rreth totemeve. Nuk mund të çlirohemi nga to assesi. Por, nuk bëjmë asnjë përpjekje: i lejojmë ata të na rregullojnë jetën tonë. I ngjallim të vdekurit dhe llogarisim në ta.

Të kthehem tek ndihma nga jashtë dhe idolizimi i Tjetrit. Gjatë regjimit të Juntës në Argjentinë, borxhi i saj i jashtëm u rritë nga 7.9 miliardë dollarë në 45 miliardë dollarë; në Brazil, i cili sipas Klein është rasti më dramatik i “shok doktrinës”, borxhi u rritë nga 3 miliardë në vitin 1964 në 104 miliardë dollarë në vitin 1985. Në anën tjetër, në Bolivi gjatë periudhës së hiperinflacionit, ekspertët e Harvardit erdhën në vend për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë. Më i spikaturi ndër ta ishte Sach, i cili arriti ta ulte inflacionin në përqindje të hatashme, mirëpo çka ndodhi? Sipas të dhënave nga Klein, në vitin 1985, i cili ishte viti i parë i aplikimit të “shok doktrinës”, të ardhurat mesatare per capita ishin 845 dollarë, për të rënë në 789 dollarë vetëm dy vite më pas. Njëra ndër metodat e uljes së hiperinflancionit ishte puna në industrinë e kokainës. Bolivia në atë kohë u bë qendër e kokainës, ndërsa ekonomia e saj ishtë e zënë në kokainë.
Tutje, Klein dëshmon për përkrahjen që ish sekratari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger i dha Juntës Ushtarake në Argjentinë. Madje, Kissinger i inkurajonte ata për të aplikuar për kredi në Inter-American Development Bank.

Imperializmit i nevojiten regjime autoritare në vendet të cilat ata i eksploatojnë, pavarësisht formës së eksploatimit. Andaj, nuk është aspak e çuditshme pse Shtetet e Bashkuara e përkrahin Hashim Thaçin në Kosovë. Thaçi është njeriu ideal për secilin imperializëm: karshi amerikanëve (por jo vetëm) ai është i butë, i dëgjueshëm, bën ç’ti thonë ata, kurse me qytetarët e Kosovës është autoritar, eksploatues, etj. Dallimi ndërmjet liderit autoritar dhe totalitar është shumë i qartë dhe për këtë kanë shkruar shumë teoreticient: lideri totalitar është lideri i cili pushtetin e shfrytëzon për materializimin e ideologjisë, parimeve, besimeve të tij, e jo për pasurim dhe përfitime personale; përderisa lideri autoritar është lideri i cili nuk ka kurrëfare besimi ose parimi, por pushtetin e shfrytëzon pikërisht për pasurim dhe interesa personale. A nuk është Thaçi përfaqësues i denjë i liderit autoritar? Natyrisht, për ta shmangur secilin keqkuptim eventual: me këtë nuk po them se konjukturat gjeopolitike të Amerikës Latine dhe Ballkanit janë identike, aty ka dallime. Por, në frymën e përgjithshme të imperializmit, mund të hidhen paralele.

Nëse “djemtë e Chicagos” i shkatërruan vendet e Amerikës Latine, “çunat e Harvardit/Londrës” do t’ia japin Kosovës shtytjen e fundit drejt shkatërrimit. Çështja është se Thaçi nuk është mjaft autoritar për ta. Shkatërrimi i krijesave imagjinare të prodhuara nga koka jonë dhe çlirimi ynë nga ato duhet të përcillet me shkatërrimin e çdo projekti imperialist. Problemi është vetëm se kur do të jetë mjaft.

16 Komente

WTF????????

Ju keshilloj edhe une te lexoni Naomi Klein! Gojet e liga thone qe jane libra pa vlere te nje vemjeje dembele qe e ka mpire trurin me substanca halucinondjellese, por disa te tjere thone qe nuk eshte e vertete! Leximi i Naomi Klein te ben shume mire! Ne fillim eshte paksa e dhimbshme kur e kupton se si jemi te dhene pas pasurise dhe gjerave te vogla pa rendesi, por me kalimin e kohes e kupton qe mund te clirohesh prej tyre, madje mund te clirohesh prej tyre shume me shpejt, nese ti nuk posedon asnje pasuri apo gje lluksi (kjo eshte e provuar ne menyre shkencore). Dhe une, tashme i sheruar nga posedimi i gjerave te lluksit (te cilat nuk i kisha patur ndonjehere), vendosa ta coj clirimin tim ne nje hap akoma me te guximshem; u futa ne nje bashkesi. I keni parasysh ato bashkesite, qe i keni pare neper filma me hippi? Ja nje e tille ishte. Ne fillim me pelqeu, te rrije kot pa bere gje, edhe seksi nuk ishte i keq. Pastaj kur e pashe qe nuk shtyhej koha vetem me orgji dhe duke ferkuar trupin me kristale, atehere vendosa qe te bej gersheta me leshte e kokes, qe me ishin rritur shume, aq shume sa dukesha si Vace Zela, por pa cica dhe pa pucrra. Me gershetat fillova te thurr kosha. Kur me mbaruan leshte e kokes, fillova te perdor leshte e pjeseve te tjera te trupit. Ne pushim kerceja nen ritmin e Fleetwod Mac dhe Jefferson´s Airplane dhe thurja poezi per pikat e shiut. Poezite dhe koshat prej gersheta leshi u perpoqa ti shisja pastaj tek dyqani i bashkesise, per te nxjerre ndonje lek, se tek-tuk ma thoshte truri per ndonje simite (eshte e veshtire, or vella, te ushqehesh vetem me rrenje peme dhe byrek hithrash). Por ngaqe bashkesia refuzon konceptin e pageses me pará ne dore dhe pranon vetem mendime pozitive si monedhe shkembyese, atehere fillova ti shes koshat tek fshati me i afert. Keto koshat iu duken atyre fshatareve aq shume ekzotike, saqe me dhane nje dore te mire parash me te cilat bleva disa simite. Me tu kthyer tek bashkesia i shkembeva simitet nen dore me gjerat qe kishin prodhuar anetaret e tjere te bashkesise. Gjithmone pa e marre vesh kryetari i bashkesise, perndryshe do te me kishte marre lumi, do te me perjashtonin nga ky oaz i lumturise. Produktet e anetareve te bashkesise i shita tek fshati, madje mora edhe disa porosi per disa kerkesa ekstravagante qe kishin fshataret. Si edhe nje dore te mire parash dhe shume simite te ngrohta. Simitet i ndava nder anetaret e tjere te bashkesise, kurse leket i futa ne xhep. Kjo pune shkoi fjolle per nje vit te tere. Derisa kryetari i bashkesise i ra ne ere, qe dicka nuk shkonte. Megjithate pak e cuditshme, si e kishte marre vesh pas nje viti per aktivitetin tim, mos valle ishin rrobat e mia te reja qe i nderroja dy here ne dite dhe i vishja vetem nje here, apo mos valle ishte prania e fuoristrades ne hyrje te bashkesise?Apo mos valle mes nesh gjendej nje spiun? Me siguri qe ishte kjo e fundit.

Sidoqe te jete, perseri me nje dore simitesh te ngrohta bera nje revolucion te vogel dhe e permbysa kryetarin. Mepas lashe qe te me zgjidhnin mua kryetar. Ne kembim, simiteve u shtova edhe disa salcice. Keshtu qe mund te punoja i qete. Ose me sakte ata punonin te qete per mua.

Sot une e kam perhapur bashkesine tone edhe ne qindra shtete te tjera ne te kater kontinentet. Ndryshon vetem menyra se si i shperblej anetaret e bashkesise, diku u jap simite, ne Indi i paguaj me karma, ne Kosove dhe Shqiperi u jap besen (nuk e di se cfare eshte, por ata lejne edhe jeten per te).

Une per vete jam bere miliarder. Dhe kjo vetem fale Naomi Klein. Jua keshilloj edhe ju leximin e librave te saj. Mepas mund te cliroheni nga pasurite duke mi dhene mua. Si shkembim do ju fus ne nje nga bashkesite e mia te shumta ne bote, te cilave u kam vene nje emer te lehte per ti dalluar: SHUMEKOMBESHE.

Edhe njehere faleminderit Naomi Klein!

Klein tregon se si në vitet e 60’ta një grup i studentëve nga Kili shkoi në Chicago, për ta studiuar ekonominë me Freedman. Ajo që ndodhi ishte se kur ata u kthyen në shtëpi, u bënë më friedmanian se vet Friedman-i. Për më tepër, ata e krijuan degën e shkollës së Chicagos në Kili. Pra, njohuritë për ekonominë kilianët kishin mundësi t’i merrnin nga Freedmanët e Kilit, dhe jo të udhëtonin në SHBA.

Po, dhe fale adoptimit te politikave liberiste te Friedman e sidomos shpetimit prej ideologjive majtiste qe frynin ne ate kohe, Kili pati bum ekonomik. Sot eshte nje nga shtetet me te zhvilluara ne Ameriken Latine (mos me i zhvilluari) dhe ka universitete shume te vleresuar. Nderkohe ne kusurin e Amerikes Latine e Qendrore (lexo Kube) socializmi apo nacional-populizmi (doktrina qe ne fund te fundit ngjasojne njera me tjetren) kane korrur suksese te jashtzakonshme. Favelas, kriminalitet, varferi.

Ëndrra liberale për autoritarizëm

P.S. Te pakten titulli duhej te ishte ndryshe. Liberalizem e autoritarizem jane te paperpuethshem.

Bum ekonomik Kili dhe vendet e tjera të Amerikës Latine????

Që të tilla dëngla mund t'u shiten ca shqiptarëve, nën emrin "terapia e shokut", edhe hahet. Por që ca shqipo të duan t'i tregojnë Amerikës Latine të mirat e "terapisë së shokut" është çudi e shkuar çudisë. Kujt do t'ia tregoni? Të gjallëve? Apo të vdekurve nën huntat ushtarake që ndërronin njëra tjetrën dhe që një Zot e di se sa kanë mbytur. Ky djathtizmi juaj në emër të "lirisë" bie era krim nga fillimi deri në fund.  

 

E dija qe do te dilej ketu. Nuk po ben kush bisedim politik. Po flasim per pasojat ekonomike te adoptimit te nje doktrine ekonomike. Socializem vs Liberalizem.

A e justifikon kush grushtin e shtetit dhe dhunen ne Kili? - Jo

A eshte e vertete qe ekonomia e Kilit u zhvillua si pasoje e adoptimit te doktrines liberaliste monetariste? - Po

Dallimi mes dy gjerave eshte i domosdoshem. Meritat e asaj doktrine ekonomike jane tjeter gje dhe vete populli i Kilit e ka bere kete, perderisa qe nga renia e diktatures ne 1990 deri me 2006, Kili nuk ka zgjedhur nje president socialist. E permenda vetem, sepse autori i shkrimit e solli per shembull. Sidoqofte, Kili nuk eshte shembulli me i mire per sponsorizimin e liberalizmit per arsye te kontekstit politik qe permend edhe ti, por shembuj te tjere "politically correct" ke plot.

Sa shpejt e adaptoi qasjen e Kajsiut ky ne Kosove. Po Radikalet e majte cfare mendojne?smiley

Po sikur te kete qene Kajsiu qe ka adaptuar qasjen e Hamzes ne Shqiperi, nuk te shkon ne mendje? Nuk e paske ndjekur Hamzen sic ke ndjekur Kajsiun. Eshte nga te vetmit qe di se per cfare po flet, dhe eshte nje nga zerat me te sigurt dhe konsistent qe del nga Kosova.

Spiritus, mua me pelqen qasja hegeliane qe ka filluar te beje Agoni. Me kishte shkuar ne mendje qe procesi i njohjes te ishte i dyanshem, ku te mos ishte vetem bota qe njeh Kosoven, por Kosova qe te filloje te njohe boten. Por me duket nje hap edhe me kritik qe kjo njohje te ruhet nga mitologjia neoliberale, ku cdo gje qe nuk eshte e tille paraqitet si utopi hippie, sic e ka paraqitur komenti i pare ne kete teme, ose si dhune historikisht e provuar, sic e paraqet ne peshk Speaker, bie llafi. Eshte i cuditshem inversioni qe behet nga determinimi i cdo gjeje qe nuk i perket doktrines neo-liberale ose si zbatim historikisht i dhunshem ideologjik, ose si tralala zura nje gale. Ajo qe nuk kihet parasysh ne kete inversion eshte zbatimi i dhunshem ushtarak i vete neoliberalizmit, dhe iluzioni se kjo dhune eshte vete liria. Ranciere do thoshte se ky inversion nuk eshte i mundur pa presupozuar idiotesine e atyre qe kjo dhune iu shitet per liri, psh, Kosova eshte e re, dhe duhet marre per dore, post-totalitarizmi ne Shqiperi eshte i vonshem, shqiptaret jane idiote per faje te komunizmit, dhe ju duhet treguar rruga, etj. Zgjidhja ne keto raste nuk eshte doktrina e shokut, e cila presupozon mundesine e njohjes imediate, gje qe ne terma hegeliane eshte dogmatizem, por nje proces i gjate deliberimi, konteplimi dhe eksperimentimi, ku presupozohet qe kushti themelor i lirise eshte mundesia e barabarte, dhe rrjedhimisht indeterminizmi, ne te gjitha fazat e procesit. Ky indeterminizem eshte i pamundur ne ato terma normative te forta, mitologjike, qe predikon neo-liberalizmi.

LK,vetem te kishe evituar Spikerin si reference konceptuale dhe me gjithcka jam OK.Dhe me evitim nuk kam parasysh lincimin  sepse ne fakt eshte ZE ose Tellall i kuptimit dogmatik  te kalimit nga "mbreteria e domosdoshmerise ne mbreterine e lirise" Nese neoliberalizmi i tipit thecerian apo reganizmi erdhen si reagime ndaj konceptit te shtetit te mireqenies sociale te mbingarkuar dhe me doza paternalizmi, te pagezuar tashme si  -antiteze e lirise- ,ne realitetin tone shqiptar moda e neoliberalizmit u be menyra me e mire :

se pari per te justifikuar plackitjen dhe pronesimin e skamoreve  qe moren pushtetin ,

se dyti per te justifikuar klientelizmin ose thene ndryshe zgjeruar bazen sociale te se djathtes

se treti per te krijuar iluzionin e "demokracise se pronareve" nepermjet privatizimit te gjithckaje dhe per pasoje shteti ka lare duart duke i thene secilit "lirine" i. per te emigruar ii.per te dale ke Partizani-tregu i te papuneve. A nuk eshte liri ky indeterminizem nga prona, puna dhe mundesite e barabarta per mireqenie dhe moblitet social?

 

Spiritus, ky shkrim eshte botuar te gazeta jone para dy javesh, para se te botohej shkrimi i Kajsiut. Nuk jane lexuar e nuk njihen, keshtu qe nuk ka adaptim te mendimit te njeri-tjetrit.

Vete keta dy persona jane radikale ne te verteten e tyre, qe me nje etikete te gjere (deri diku te papershtatshme dhe misleading), mund te quhen te majte.

Sol ne fakt doja me ngacmu reagimin tend sepse e kam ndjek treshen "liberalet e majte" dhe , pas korrektimit te Canit "Radikalet e Majte"smiley

Radikale apo liberale te majte?

liberale te majte s'ka pike kuptimi nje here, kjo eshte e sigurt. po edhe "radikale te majte" s'do te thote shume. hajt mo, media... nejse, nuk jemi vetem tre, sic mund te kuptohet nga Gazeta. Po spektakli ka nevoje per klishete e veta...

Dhe meqe jemi. Kam kolege nga Venezuela e Chavez, qe besoj eshte idhulli i plot majtistave shqiptar.

Inxhinier tjetri. Hic faktin qe Karakas eshte qyteti me kriminalitet me te larte ne bote, nje nga arsyet e emigrimit eshte pamundesia te gjesh pune. Pothuajse te gjithe kompanite jane nacionalizuar dhe pervecse jane ineficente, nuk te puneson kush po qe se nuk jep prova qe familja jote impenjohet aktivisht si mbeshtetes te Chavez. Meritokracia zero, mundesite per karriere zero. Status quo.

kur po lexoja shkrimin nuk e di pse po me vinte ne mendje fjala e urte: "Ruhu nga njeriu qe ka lexuar vetem nje liber"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).