EMOCIONE KOSOVE (II)

nga Të çelen arkapijat
Duke i unifikuar kosovarët përmes refuzimit të PS-së shqiptare, meqë kjo përfaqësoka jugun e largët për ta, Skënder Limani më duket se ka anashkaluar në mënyre futbollistike gjithë mbrojtësit e enverizmit në Kosovë, të cilëve nuk ua pengonte e nuk ua pengon jo vetëm jugu, po as karakteristika të tjera shumë më [...]

14 Komente

Nja dy fjale se m'u ndezen gjakrat :

Ne lidhje me popullin shqiptar te Kosoves, dua te them se reagimi i tyre pothuaj i njezeshem si MOSBESUES ndaj jugut te Shqiperise eshte KREJT I KUPTUESHEM.

Sepse, ne Shqiptaret e Shqiperise, ne nuk do ta marrim vesh kurre se sa shume na kane dashur Shqiptaret e Kosoves, te gjitheve. Me Jug e me Veri. Na kane dashur aq shume sa vetem nje mosperfillje dhe nje perçmim i skajshem nga ana jone (e shqiptareve te Shqiperise) mund ta barazonte.

Kur nje pjese e popullit perbuzet dhe perçmohet me dekada te tera, atehere ne Shqiptaret e Shqiperise duhet te jemi maskarenj te vertete qe te presim puthje dhe perqafime nga ata.

Kur ende ka ne qarkullim, dhe qe nuk jane pak, qelbanike te tille qe shajne dhe perbuzin tere Veriun e Shqiperise dhe tere Kosoven, atehere nga djallin mund te presesh trendafila ?

Kur ende ka maskarenj qe e thone veten nga Jugu, qe ne mes te Dublinit porosisin femijet e tyre 8 vjeç qe mos rrini me ate "çeçenin", duke e pasur fjalen per nje tropojan, kuksian, lezhjan apo pukjan, atehere ne Shqiptaret e Shqiperise na duhet qe t'i themi paraprakisht vetes funderrina dhe pastaj te rinisim rimekembjen tone.

Pa kete pohim te funderrinicitetit tone, pa kete perplasje fytyres sone se ne jemi qelbanike te paskrupullt, nuk ka sherim te mendjeve tona.

Ne Shqiptaret e Shqiperise nuk e kemi provuar ç'do te thote te jetosh nen shkelmin e huaj, nen Serbi. Nuk e kemi idene se çfare ka perfaqesuar Shqiperia per kosovarin. Enver Hoxha ka qene per kosovaret, para se gjithash, nje SHQIPTAR, dhe pastaj ai apo ky. T'i thuash sot kosovarit qe je enverist, ne kuptimin siç e marrim ne kete fjale, siç ben i zoti i artikullit ketu, kjo eshte te mos kesh kuptuar asgje, ne rastin me te mire, dhe te mos kesh ndershmeri intelektuale, ne rastin me te keq.

Kush eshte ai i mençur qe mendoka vertet se kosovari na qenka marksist nga natyra ? Gjepura. Kosovari eshte madje, nese doni ta dini, shume me demokrat se Shqiptaret, ne shpirt. Vete praktikat demokratike ne kete vend, vete menyra e jeteses qe percjellin, flasin per nje shkalle me te larte te kultures demokratike.

Te gjithe ne Shqiptaret e Shqiperise e dime fort mire se çfare mendojme, thelle brenda vetes sone, mbi kosovaret. Te gjithe. Edhe Shqiptari me i hapur e ka nje fije te vogel paragjykimi. Duke e lidhur Kosovarin me Shqiptari e Veriut, ca figura te ashtuquajtura te Jugut duan te terheqin alarmin mbi humbjen e peshes demografike apo politike te Jugut.

Pa dale te flasim njehere ne terma demokratike : e kujt i behet vone nese neser nuk do te kete ne qeveri asnje vlonjat apo gjirokastrit apo fierak apo korçar ? Kush djallin e vret mendjen per vendbanimet e ministrave ? C'me hyn mua ne pune nese neser te gjithe ministrat do te jene tropojane e shkodrane e pejane e podujevas ? Nese edhe keta te skandalizuarit e Jugut mendojne per demokraci, atehere ç'kuptim kane keto frika mbi peshen e ketij apo te atij ?

Demokracia nuk funksionon me vendlindje, as me vendbanime, por me tru, me mendje, me ide. Le te jete lindur kryeministri shqiptar ne Presheve apo Shkup apo ne Camerine e dikurshme, jashte kufinjve, kush e çan koken per kete, nese ai eshte nje shqiptar qe e do vendin e vet dhe ka zgjuarsine te drejtoje vendin ?

Nuk kam qene asnjehere per kete ndarjen e ministrive sa jugore e sa veriore, sa katolike e sa ortodokse. Per mua, le te jene ministrat te gjithe nga Gjirokastra, aq me ben. Le te jene te gjithe ortodokse, aq me ben. Thjesht dua qe te funksionojne mekanizmat e demokracise, qe i zoti te dale mbi te paaftin, qe vendlindja ime te mos me denoje kur te kerkoj pune, qe dialekti im te mos ia erresoje syte punedhenesit, qe nena ime te mos shahet rrugeve te vendit te vet, e qe vete une te mos kem gjithmone nevojen te pohoj zgjuarsine time.

Hurb ke shkrujt gjate, dhe pertoj shume t'i ze nje nga nje ato qe ke thene, plus qe te pakten ne kete bllog jane diskutuar disa here. 

Kjo ketu ama:

Ne Shqiptaret e Shqiperise nuk e kemi provuar ç'do te thote te jetosh nen shkelmin e huaj, nen Serbi. Nuk e kemi idene se çfare ka perfaqesuar Shqiperia per kosovarin. Enver Hoxha ka qene per kosovaret, para se gjithash, nje SHQIPTAR, dhe pastaj ai apo ky. T'i thuash sot kosovarit qe je enverist, ne kuptimin siç e marrim ne kete fjale, siç ben i zoti i artikullit ketu, kjo eshte te mos kesh kuptuar asgje, ne rastin me te mire, dhe te mos kesh ndershmeri intelektuale, ne rastin me te keq.

Nuk jane njesoj.  Por jane gjithesesi shtypje.  Do thuash ti qe zinxhiret e huaj s'jane njesoj me zinxhiret vendas.  Zinxhire jane Hurb, zinxhire.  Kur te clirohemi njehere e mire prej tyre, mbase te jene mbyllur plaget, ndoshta s'do kene me rendesi, por heperhe kane.  Deri atehere, do zihemi e do behemi lesh e li perse festohet ditelindja e mavrise, e pse kendoi Gorani ne Tirani.

Megjithate, jam paksa me shume optimiste se le te themi disa vite me pare.  Shkembimet (ne forme turistike) sidomos Jug-Kosove jane ne rritje, dhe per mendimin tim nuk ka menyre me te mire per te tejkaluar steriotipet.  Nuk ka shkrim gazete ne bote qe te afroje njerezit me shume se sa njerezit vete.  Kete vere ne Vlore, tek Uji i Ftohte ishte nje restorant i vogel, "Bar Prizreni".  Plot ishte gjithmone.  Por vete emri (ne fakt pronaret jane nga Kosova) sec i kishte hije Vlores, i shtonte nje lezet smiley

Per festa, ca nga te mite, vajten ne Kosove smiley.  I rane nga Maqedonia e shkuan andej. 

Ngadale ngadale Hurb smiley.

Jo, jo, Monda, them se ketu ka diçka qe nuk shkon.

Fjala "shtypje", nje eshte. Per te gjitha llojet e shtypjeve, kete fjale kemi. Por te gjithe e dime se ka shtypje e shtypje.

Prandaj dhe nese shtypjen tone nga Enver Hoxha une e shenoj me fjalen "shtypje", atehere shtypjen e kosovareve nga Serbet une e shkruaj "shtyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyypje".

Shkalla e shtypjes percaktohet nga raporti i y-ve. Numero tek e para, numero tek e dyta, bej raportin.

Shkurt, kur tjetri te shtyp duke te te share ne gjuhe te huaj, nuk eshte njelloj me ate qe te shtyp duke folur njelloj me ty. Harroje kete pune.

Ju deri para pak u lodhet duke folur per Gjermanet e nazistet qe na pushtuan, e tani na dilka se qenka njelloj si Zogu e si Hitleri. Jo xhan jo. Harroje.

Plus asaj, realitetin e shtypjes kosovare duhet ta kesh pare me syte e tu, dhe pastaj te flasim.

Kur ne 1981 plasen demonstratat e marsit dhe prillit, u vrane e u prene mijera shqiptare. E nje nder keta demonstrues u largua nga kufiri dhe erdhi ne MEMEPALACON SHQIPERI. Njezet vjeç djale. Dhe me ra rasti ta shoh dhe une diku neper oda. Dhe Memepalaçoja me ne krye Kryemaskarain ia dorezoi Serbeve, ne kufi, me defter. Ta dhashe, firmos ketu.

Dhe e di ç'kane bere Serbet ne te ? E kane rrahur sa e nxoren mendsh. U shtri djali njezet vjeç ne shtrat, sakat nga trupi dhe i hallakatur nga trute. Edhe njezet vjet te tjera ne shtrat. Derisa vdiq para ca vitesh.

Keto lloj gjerash, ti e dashur, duan fjale te tjera per t'i thene. Jo ashtu. Se ushtaret kosovare vinin te dyllosur neper arkivole pa leje as me i pa fytyren. Nuk besoj se te kane ardhur ushtaret e tu ashtu. Nejse.

E kam fjalen qe Shqiptaret e Shqiperise kane qene per ata te Kosoves si malli i shekujve, ne kemi qene perendia per ta. Mirepo, Enver kryeqelbaniku, me politiken e vet perçarese lart e poshte, nuk na la as te marrim vesh kush jane keta kosovare, dhe as te flasim si njerez me ca njerez te tjere qe jetonin neper male shqiptare, e qe kur vjen fundi, keta malesore kane qene ata qe ta kane mbrojtur vendin nga serbet, se ndryshe i kishe ne Durres. Ashtu siç jugoret e kane mbrojtur vendin nga Greket.

Shkurt fjala, Enver funderrina, ne vend qe t'i lidhte keta dy mbrojtes, ua beri mune ne te dhe na shpartalloi fare. E sot pastaj gjen palaço qe ben apologjira malokesh e katunaresh e çeçenesh e perralla te tilla. Ja keto jane pasojat, Monda, se nuk jane me brire.

Mire. Ngadale.

Hurb, nuk e di une c'thua per Ju, por une si Monde, nazizmin e Hitlerit e barazoj me komunizmin e Stalinit.  Keshtu qe te lutem jo me "ju".  Por me thuaj cfare te duash per "ti".  Zogu e me the te thashe muhabet tjeter. 

Tani, dhimbja e tjetrit edhe ne shpirtin me filantropik nuk ndihet sa dhimbja jote.  Eshte e natyrshme.  Mund te filozofojme sa te duash.  Por pertej saj ...

Dhe per me teper, per rastin e djalit qe ke sjelle me lart (ndjese paste) nuk ka si te mos te te habise me shume "enverizmi", aka festimi i ditelindjes se mavrise.  Une e kuptoj fare mire se cfare ka perfaqesuar.  Kam vajtur ne shtepi miqsh qe i kane veprat dhe portretin.  Dhe i kam miq per koke.  Kjo s'na ka penguar te bejme ca diskutime te "nxehta" gjithesesi mes miqsh. 

Ja keshtu xhan.  Por une gjetiu ta kisha llafin.  Ka permiresime, dhe t'i thashe arsyet "njerezore" pse.  Kaq me duhet mua.  Keshtu per te shkruar gjate, edhe qejf te kisha, na dolen e na tepruan temat e Durresit. 

 eee mi Monde, mos u habit me enverizmin e shqiptarve te kosoves hiq. A e di ti ti ate barcaleten me dy t'burgos politik njoni nga Kosova tjetri nga Shqipria? E pyet ky i Shqiperise ate t'Kosoves, "per ca je denu ti or mik?" Per enver hoxhen - thote ky. Edhe une - ja kthen ky i Shqiperise - per enverin, thashe Poshte enveri dhe e hongra. Aaa, prit iher - thote ky i Kosoves - une e hongra se thashe rrofte enveri.

smiley

Nuk "habitem".  Thjesht kam deshire t'i shoh pertej "poshte" dhe "rrofte". 

2 cents...

- ndarja dhe bashkimi kultivohen. Deri tani është kultivuar ndarje.

- më mirë merren vesh dy qytetarë, sesa dy katnarë ngado qofshin kta.

 

@Hubirnek

para nja dy ditesh degjova nje thenie te bukur nga nje kulture tjeter, qe do me kurseje carcafe rreshtash per perkufizimin e tipave si puna tende, e cila thote:

"Ti mund te ikesh prej fshatit, por fshati s'do iki KURRE prej teje"- populli.

jo ne Paris te vesh ti or mik, po edhe kafen ta pish ne Shtepine e Bardhe prape s'do ti escapesh dot eres se bajges.

Persa i perket artikullit, urime autorit per objektivitetin.

 

Hubrinek

nashi burrash,

per te miren tene, se me ca shoh je dhe rob me diapazon, jepi pergjigjen me urgjence pyetjes po do ti ckulesh njehere e pergjithmone ato manacles-et e villixhit.

nga e gjeta une qe ti ke lindur ne fshat??- that's the question.

Hurbi te kete bere koment? quesque passa? bien retourne hurbo.

Ama, gabim ke shkruar se ne i paskemi shperfillur kosovaret. Larg qofte! krejtesisht e kunderta. nata me diten; sidomos ne kohe te Enverit. Nuk dua t'u hyj kujtimeve me detaje; por nuk mund te gaboheshe me shume se kaq.

Sa na kane dashur, nuk e di ta them, po sa i kemi dashur, kete di ta them, dhe jam krenar.

Raste si permend ti, ka sa te duash, edhe mosbesimi, edhe shmangieje, edhe nga te gjitha; dhe jane te anasjellta, jo vetem nga jugoret. Mos bej gabim parimor tani xha Sulo.

Gjendja eshte kjo e sotmja, kjo qe kemi; me kete realitet do te perballemi.

Personalisht, kam njohur nga te gjitha denominacionet e shqiptarise... urryes, dashurues, vellazerore dhe hasmore... nga te gjitha mallrat hurbo.

E them me bindje te plote nga vetja ime, nga pervoja ime, qe ne jemi i njejti komb, urrehemi, dashurohemi, shperfillemi, poshterohemi, nderohemi dhe mrekullohemi ne menyra te anasjellta, ne nje natyrshmeri krejt rrenqethese per nje te huaj; edhe pse kemi jetuar kaq dhjetvjecare ndare; edhe pse keto 20 vjetet e fundit na bene te njohim anet me te erreta te karakterit tone kolektiv, sa nga andej aq dhe nga kendej.

Me te afert se jemi, do ishim vrare me njeri tjetrin. jemi pra, ne distancat e duhura.

Nga jugo apo jo, ne Kosove kam kaluar si zotni. Cudi eshte qe m'u duk sikur kisha qene aty shume here, ndoshta sikur kisha jetuar me pare... ishte nje ndjesi familjare; jo sikur isha ne nje vend "te huaj"; por tamam si ne shtepine time. E kjo ndjesi nuk blihet me leke. Eshte aty, natyrshem fare.

per te tjerat, bashkohem me Mondken. Ke shkruar pak shume gjate. Po urime, pergezime qe te pakten kete here nuk na solle ndonje vargmal poezish.

zotrules t' eshte dukur sikur ke qene aty sa here sepse eshte shtepia jote...denbabaden ka qene dhe shpresoj se do te jete...une mendoj se dallimet po bien perdite e me shume sic pajtohem me hurbinekun se shqiptaret e shqiperise londineze duhet te bejne me shume te njohin nje cope te kultures, tokava dhe familjeve te tyre ne kosove, maqedoni, malesi dhe lugine te presheves...po diskutoja me nje gjirokastrit ketu ne new york nje dite ja permenda gjithe artistet e filmave dhe shkrimtaret e tiranes deri edhe ne koco kosten e ky nuk diti vetem nje bekim fehmiu nga prishtina... nuk dinate as per anton pashkun, as per zake prelvukaj, as per hadi shehun, as per eqrem bashen e as e as...jemi nje dhe koha kesaj radhe eshte ne anen tone... le ta perkarhim kohen edhe ne pakez duke njohur njeri-tjetrin me mire

Si t' mos e di Negovanin Papa Kristo Negovanin e mesonim te parin...Bile ka shkolla dhe klube letrare anembane Kosoves qe kane emrin e Papa Kristo Negovanit... Po ti di Esat Mekulin?

Burim, nuk ka te "dhena statistikore" se ne c'shkalle eshte reciprociteti i njohurive perkatese midis shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te trevave.  Megjithate, kam pershtypjen fatkeqesisht qe jemi dobet nga te dyja anet.  Kjo lidhet me shume arsye, edukimi shkollor per shembull, zonat rurale vs urbane nga te dyja anet e "kufirit" etj.  Por nuk mund te nisesh nga nje gjirokastrit apo nga nje gjilanas, per te arritur ne konkluzione "te sakta." 

Sepse une kam qene femije ne jug, dhe mbaj mend shume mire qe kur kemi pare Odisean, e shikoja akoma me me endje sepse prinderit e mi me kishin thene qe Bekim Fehmiu eshte shqiptar. 

Megjithate "shkembimet" kulturore qe te mos varen vetem nga interesi i individit duhet te nxiten edhe ne forma te tjera.  Nuk e kam idene e programeve te letersise shqipe ne gjimnazet perkatese por perfshirja me ne mase e autoreve te trevave apo e anasjellta do ishte faktor kyc.

Meqe permende Esad Mekulin, te pershendes:

Porosia e Nanës

Për ke ju rrita,
o bij?
Pse u gëzova unë në jetë?
Nanën po e leni sot
kur kryet
me mburrje për ju e ngrita;
kur futën e zezë e hoqa;
kur zjarmin në votër
pa frigë e ndezim në mbramje
kur sofrën ma thatë s'e shtrojmë!
Në dheun e huaj shkoni?
Atje
ku vesh s'ju marrin:
ku vllau të vllanë
me bisht të synit shikon
e punën e vet soll kqyrë!
Atje
ku bima ndër ara
thahet nën hanë;
ku grizhlat sqep-mprehta
frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!

Atje
ku dheu i zi
randë do t`ju peshojë mbi rreshtna
pa etnit tuej për bri!
Unë be po u qes,
bre djelm
në trollin
që shkelët si fëmi,
në eshtnat e të parëve,
në gjakun e derdhun për liri,
në fatlumninë tuej e të nipave,
në tamblin e gjive të mi
m'i terni lotët që t'harroj çdo dhimbë:
mos me u nda
prej prehnit tim
as vllau me vlla!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).