Edvin Rama i dergon kartoline kryeministrit Berisha

VIDEO

Banditi i degjuar Edvin Rama me paturpesine me te madhe i ka derguar nje kartoline urimi ne adrese te kryeministrit  te te gjithe Ballkanit, z.Sali Berisha.

Kartolina i eshte nenshtruar menjehere procedurave te KLK (Kontrollit i Larte i Kartolinave) per te zbuluar ndonje antraks, korrupsion, A1N1, H1N1, H2O, NaCl, etj.

Kur u siguruan se kartolina ishte me faqebardhe, agjentet e KLK e kane dorezuar kartolinen e ndyre ne duart e pastra dhe te dezinfektuara te kryeministrit i cili mblodhi Keshillin e tij te Ministrave per te marre per here te pare ne jete e tij ndonje keshille lidhur me kete rast me pa-precedent teper urgjent.

Per aresye sigurie ministrat e keshillit vendosen maskat anti korrupsion sipas rregullores kur shqyrtohen ligje mbi mafian.

Fillimisht Berisha ja ka pasuar Lulash Bashes, pastaj Fatmiresisht Mediut qe ta preknin dhe ti benin nje analize me rrenje pasi ata vertet jane ministra pa imunitet por ata kane krijuar imunitet ndaj kartolinave, ftesave gjyqesore dhe ja kane marre doren letrave.

Kryeministri i ka kerkuar Fat Mediut te zbulonte nese letra e kartolines ishte ndertuar me plehra te ricikluara dhe nese gjenden gjurme qe e lidhin kartolinen me qeset e plehrave te mitingut te PS, apo se mos letra ishte bere nga ndonje peme ulliri e prere ne menyre te pa-jashte-ligjshme..

Fates keto fjale i rane si bombe e pademontuar dhe shpertheu ne sqarime shefin e tij se ai nuk merrte vesh nga keto letra, kartona apo peme ulliri por per kete mund ti drejtohej keshilltarit te kryeministrit, Xhuves, se ky i fundit eshte adapt llagap per riciklimin e letrave apo gomave.

Me pas Berisha i ka kerkuar ekspertit te tij personal Damir Fazllic te verifikonte nese kartoliona eshte bere me leter te prodhuar  konform standarteve te BE dhe NATO-s dhe nuk ishte me leter nga tregu i zi apo i Zogut te Zi.

Berisha i eshte drejtuar Bujos se Drejtesise ti hedhe nje sy se mos njihte shkrimin e kartolines per te zbuluar nese ishte shkruar sipas ligjit “kartoninesi me drejtesi”. Por Bujo i eshte pergjigjur me shkrim ne lidhje me kete shkrim duke u justifikuar se ka munguar ne oren e letersise dhe gramatikes drejtshkimore kur ishte ne shkolle dhe se nuk mund ti pergjigjej he per he, per tre vjet.

Ministri Financues Rid Bode ka dale vullnetar duke shprehur para shokeve qe pasi te zbulohet se cila kioske ka tregetuar kete kartoline, menjehere  do te klasifikohet si biznes i madh madje vip dhe do ti kerkohet te paguaje taksat e ketij viti pa u mbushur viti.

Me pas Berisha ka kaluar ore te tera te kuptonte se cfare ishte shkruar ne te pasi kartolina ishte shkruar nga e majta ne djathte, nderkohe qe Berisha prej vitesh qe nga 1968 lexon vetem nga e djathta ne qender dhe kaq.

Meqenese kartolina ishte shkruar ne gjuhen “majtisht” mbiburri i shtepise kryeministrore ka kerkuar ndihmen e gruas se tij te re Iliras Meta, meqenese ajo e njihte majtishten pasi e kishte gjuhen e amtare te gjyshes.

Por ende pa mberritur ne meta (italisht : pergjysme) te letres, Meta eshte xhindosur kur ka marre vesh se burri pa mbushur ende tre muaj martese, merrka letra nga Rama.
Meta e cila mban ende mbiemrin e vajzerise, ka dale ne ballkonin e shtepise dhe ka vene kujen qe ta merrte vesh e gjithe lagjia se cpalo burre kishte marre.
Sipas Metes, mbiburri diten shante punisto-mafiozin Rama dhe naten lexonte kartolinat e tij. Nga britmat e Metes, lagjia paska marre vesh se Berisha mbante foto liderash lakuriq dhe masturbohej me ca foto te tjera si Gani Gopi qe sipas Berishe ishte alamet Bobi. Por ne fakt Bobi mesa duket ishte pseudonimi i nje politikaneje fringo te re, me goxha "bagazh" e cila ndikoi ne rritjen e temperatures tek te pjesemarresit e mitingut madhe-rreshtor me nje kenge te titulluar pak a shume "Oh sa kam voten e mire"  

Per te interesuarit reagimin e plote te Metes mund ta shihni ketu 

  Perfundimisht kryeministri i ka kerkuar soKol Olldashit te hetoje dhe gjeje menjehere se cili ishte postieri qe solli kartolinen dhe nese ky i fundit ka ndertuar ndonje pallat pa leje ti shembet me leje.

Gjithashtu KryeBerisha ka vendosur qe letra e kartolines ti dorezohet Ministrit te Dritave Priftit per ta perdorur materialin e saj ne sherbim te prodhimit te energjise se blerte dhe ekologjike ne kuadrin e nismes “Shqiperia – Superfuqi Energjitike”

Share

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).