Edhe një herë për frymën e debatit

Tek peshku mora shkas, sigurisht. Komunitet subjektiv, si gjithandej edhe në jetën reale. Ndryshimi është se hipokrizia del pak me shkoqur në shesh.

Në një rast “eksperimental”, një poezi në këtë faqe u soll me emër tjetër prej njërit prej postuesve më të zotë e më të matur në peshk. Të gjithë u vërsulën kundër “të riut” pa i kushtuar aspak rëndësi fjalëve të shkruara. Qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë.

Nuk më ka rënë rasti të dialogoj me shumë shqiptarë “të lexuar” që argumentin ta mbështesin në fakte që vijnë përtej gazetave apo blogjeve. “Unë mendoj se po ia fut kot” ose “bravo të qoftë” janë komente që në prurje nga i njëjti autor, por me emër të ndryshëm, tregojnë mungesën e thellë të objektivitetit në postim.

Postuesit e këtushëm nuk kanë për t’u bërë as lexues më të vëmendshëm, as kritikues më bindës, as dëgjues më profesionistë. Është paradoks ta pretendosh, veçanërisht nëse mendon se gjithkush pas pseudonimit ka një personalitet dhe jetë të vërtetë që kërkon përkushtim për të qeshur edhe përtej peshkut.

Surprizë e madhe është edhe qëndrimi në bllok për një çështje. Mungesa e mendimit individual dhe mos-ndikimit është për të ardhur keq. Komentet e veshur me paragjykim, mos-lexim, pa lidhje me thelbin, plot me emocione e zjarre diletante janë shpesh ata që përcaktojnë rrjedhën e një teme.

Identifikimi i postuesve me fenë apo me militantizmit e mbështetjet politike janë dy aspekte të tjera që i dërrmojnë diskutimet dhe debatet jo vetëm në këtë faqe, por edhe tjetërkund në shoqërinë shqiptare.

Personalisht nuk më pëlqen të flas për hindutë, përderisa nuk i njoh ata mjaftueshëm sa për të diskutuar. Nëse shoh një temë në këtë faqe për fenë apo kulturën e tyre, preferoj të mos postoj, duke qenë se mendimin vështirë ta kem të bazuar në argumente apo pasazhe të lexuara diku jashtë peshkut, blogjeve apo komenteve.

Cili është synimi i vërtetë i gjithsecilit në momentin që nis një postim? Të bëj llogje, të shaj postuesin më sipër, t’i thyej hundët autorit, të bëj si i/e mençur, t’ju tregoj se unë di më shumë, të shkruaj sa për të kaluar kohën, ta batërdis temën me gjithë postime apo kam edhe unë ndonjë vlerë për të shtuar?

Janë të panumërt shkrimet dhe postimet në këtë blog ku shahen analistët e shtypit si pretendues për të ditur gjithçka, e në peshk shikon shumicën dërrmuese të postuesve të dalin më analistë së analistët, me përfundime e shtjellime sipërfaqësore që përgjithësisht rëndojnë mbi autorët, jo mbi temat vetë.

Unë akoma nuk kam gjetur ndonjë temë ku diskutimi nga fillimi në fund të ketë të bëjë vetëm me temën dhe vetëm me argumenta bindëse pro apo kundër saj.

Por ky është vetëm një perceptim debati dhe këndvështrim personal ndaj detyrës për të qenë të përgjegjshëm në postime dhe minimumi të mendohesh tre sekonda përpara se të përgjigjesh.

Mund të jetë kërkesë në vend dhe në kohë të gabuar. Por është e domosdoshme!

12 Komente

kur lexova kët xhaxhin:

Në tërësi njohuritë tuaja për rritjen ekonomike janë zero, për të mos thënë minus, pasi, nëse dikush ju jep stilolaps dhe letër dhe ju thotë që të shkruani treguesit se nga del llogaritja për rritjen ekonomike, ju nuk jeni në gjendje të shkruani as dy prej tyre. Por juve ju interesojnë kundërshtitë ose diversiteti, që është sigurisht një pjesë shumë normale e jetës".

... aty nga dreka sot, për një moment desh më ra pika se mendova mos ishte bërë anëtar i peshkut, ose, ose të paktën do na kishte lexu.

Mos e vra shumë mendjen për frymën e debatit te peshku. Sepse nuk e kontrollojnë dot as adminët këtë. Jo se nuk duan, nuk munden.

Pse qeke merzit ti kshu ???

Me mu ke gjo i here ?

Se du me fjet rehat naten smiley

Mua sme djeg per vete, por kujt ti djege , le ta mbaje !

smiley

ta mbeshtes çdo fjale qe thua T-red.

cheers

T-red, ke te drejte ne pjesen me te madhe. Ca gjera te tjera i ke mbledhur per hir te perkufizimit, them une. Megjithate, thuame nese nuk eshte keshtu ne cdo grup shoqeror te mbeshtetur ne nje interes te perbashket!?

Meqe ra fjala edhe une jam terhequr nga diskutimet patriotiko-politike se me duket se gjerat kane shkuar ca si shume larg ne ato tema.

P.S.

Unë akoma nuk kam gjetur ndonjë temë ku diskutimi nga fillimi në fund të ketë të bëjë vetëm me temën dhe vetëm me argumenta bindëse pro apo kundër saj.

Per kete do te duhej nje popull shume me "anglo-sakson" (sic thote "Avokati&quotsmiley se sa ky i yni.

 

 

 

T-red, i ke rënë pikës. Të falënderoj. Gjithnjë e më shumë komentues po e përdorin këtë hapësirë jo për të mësuar ndonjë gjë, po për të pështyrë; gjithnjë e më të shumta dhelprat, gjithnjë e më i paktë rrushi, tha.

t_red,

ai qe sjell nje shkrim ne peshk e di ku po e con, dmth e con  tek ky grupi qe ka kaq shume probleme si komentuese.

Vetem se bej cudi , ty si t_red me duket se nuk te ka ndodh kjo qe je duke pretendu  ne kete shkrim dhe si mire me duket jane prire peshqit te te presin !

Me vjen mire qe je vene ne mbrojtje te analisteve te shtypit shqiptar.

He se harrova : lexuesit keta analistet i marrin ne gazetat ku botojne shkrimet dhe marrin honoraret, ketu vijne ( i sjellin ) per te marre ndonje koment.

Po nuk jane komentet qe nuk perputhen me autorin jane lexues banale, jane siperfaqsore dhe komentues dashakeqes?

E verteta me ben keq - tha.

Pergjigjia e vjeter eshte : e di, por mbase nuk eshte me keshtu.

Faleminderit qe na shkunde edhe nje here !

E verteta si ndershmeri, si sinqeritet, si renie dakord me faktet, realitetin dhe argumentat?  E verteta subjektive, objektive, relative apo absolute?!

Cilado e vertete mund te te beje keq, por duhet sforcim ta permbysesh perceptimin fillestar per te, vecanerisht nese ka ende vend per percaktimin e parakohshem te saj.

Jam vene vetem ne mbrojtje te leximit te kuptueshem ose mosleximit te thjeshte germezor.

t_red eshte vetem nje kaprico germash qe kerkon natyra e kesaj faqeje; idete dhe mendimet qe mbart nuk mund te ndryshojne se bashku me te.

Prandaj subjektivizmi i postimeve eshte tregues kaq i hapur. 

 

Në ç'do moment, gjithsekush prej nesh, me të njëjtin sukses do të parashtronte argumente në favor të temës dhe me po aq sukses do të parashtronte dhe kundërargumente që do ta bënin "profesorin" e rradhës që të djersinte.

E meta e vetme e Peshkut është se këtu nuk diskutohen argumente specifikë, dmth nuk vijmë për të rrahur një problem të veçantë dhe rreth të cilit gjithsekush të japë sa dijë nga ç'ka mësuar dhe se ç'ka përfituar nga përvoja personale, por vijmë për të diskutuar diçka që "dikush" tjetër na e sjell të konfeksionuar (bile me bindjen se i ka vënë vulën atij problemi).

Nëse do diskutohej për një problem të veçantë, të themi se si bëhen groshët, të gjithë do të sillnin recetat e tyre, do të tregonin se kur do të ishte më e përshtatshme të hidhje kripën apo t'i ulësh flakën furnelës deri sa të arrinin në një përfundim se cila do të ishte mënyra më e mirë për t'i bërë ato dreq groshësh.... në këtë rast, nëse receta i përgjigjet kritereve të njohura nga të gjithë, atëhere askush nuk do t'i thoshte autorit: "hik mer idjot, se qeke pjerdh n'tru... nuk bëhen ashtu groshët", por që është normale nëse autori e fillon recetën duke filluar me limonin si të domosdoshëm në përgatitjen e pjatës tonë të dashur me fasule smiley

T'u kerkosh ETIKE disa specieve ketu, eshte si t'i kerkosh nje kanibali te degjoje nje melodi per piano dhe orkester... nderkohe, ai i ka ngrene per dreke, pianon, pianistin orkestren bashke me dirigjentin...

 

Kjo meriton te vihet tek thenia e momentit. Fatkeqsisht eshte e vertete. Shiko p.sh. temen e atij shkrimit qe ka bere Bleta per te dalurit (date). Do gjesh aty lloj-lloj ekspertash peshkiste qe i thone se do jete e shemtuar prandaj s'i ecen, qe ta largoje mendjen nga ai qe i ka ikur larg, qe ja fut kot se flet budallalleqe, etj etj, sikur ajo hapi teme me pyetje se si tia beje se s'po i ecen me meshkujt, dhe jo sikur solli nje shkrim. Dmth fiks duke ngrene pianon, pianistin dhe gjithe skenen ku jepet koncerti. smiley

smiley xhibo nuk ma vene shprehjen tek theniet e momentit mua se nuk kam tarafe e miqesi ketu tek peshku smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).