E majtë, e djathtë

        “… maja e shpatës së kllasës punëtore,” më kapën sytë anash meje, ndërsa ecja me nge për në shkollë. E dija përmendësh. “Diktatura e proletariatit,” thashë me vete fillimin e sloganit. Hidhja një hap e thoja një fjalë parrulle; hap me të djathtën, Diktatura, me të majtën, e proletariatit, të djathtën, maja, të majtën, e shpatës, djathtë, së klasës, majtë, punëtore. Diktatuuuuuura e proletariaaaaaatit majaaaa e shpaaaaatës së klaaaasës punëtoooooreeee.

       Ishte ora shtatë e mëngjesit dhe një diell i pazakontë më shoqëronte nëpër rrugicat e shtrembëra tiranase, mbi të cilat hijet e mureve lëshoheshin aty-këtu vëngër. Ndërsa hapmendoja fjalët e parrullës, kujdesesha që t’u shmangesha hijeve. Kisha kohë. Ndalova një moment kur para meje një portë e drunjtë u hap me kujisje dhe, e përthyer nga pesha e kovës me ujë që mbante në duar, një grua  kokëmbuluar nga një shami e bardhë më zuri rrugën dhe derdhi ujin e kovës me një “ëhh” në fund.

       Pashë rretherrotull. Kisha ecur goxha pa e ndjerë, si zakonisht, rrugën. Megjithatë, vura re se ngulitja në mendje si refren recitativ i parrullës po më bezdiste ca. Të paktën ta ndërroja, të thoja një tjetër. Rreth meje kishte plot shembuj që mund të perdorja; nëpër mure qerpiçi, në mure të suvatuar, madje edhe në anë të ndonjë pallati që lartohej përmbi shtëpitë përdhese si kafshë e përgjumur a e trullosur (parafabrikats, ishte kafshë e përgjumur, tullakuqs, e trullosur). Edhe nëse s’do kisha parrulla rrethengaqark, dija plot përmendësh. , e djathtë, luftojmë, e majtë, shfaqjet, e djathtë, e huaja, e majtë. Tëëëëë luftoooojmë shfaaaaqjet e huuuajaaaa. Mbërrita përballë shkollës, ku oborri i njelmtë me diell kishte filluar të mbushej cangaca me nxënës. Ndalova, u mbështeta tek një shtyllë e drunjtë telefonike dhe duke parë nga shkolla thashë me vete, thuajse e belbëzova, një parrullë tjetër: Ne dhe bar hamë po qe nevoja, por nuk i tradhëtojmë kurrë parimet e marksizëm-leninizmit. Pashë këmbët e mia dhe hamendësova hapat që munguan nën belbëzimin e parrullës se fundit. Edhe pak e fillonte ora e mësimit. Nuk duhej të vonohesha, sepse ishte, ndër të tjera, shfaqje e huaj.

19 Komente

Më pëlqen stili që ke sidomos këto fjalë: hapmendoja, kokëmbuluar, lartohej, tullakuqs smiley

smiley  smiley   sikur ka qen' per partin' ajo maja lostT-o...  smiley    por nuk vej bast  ....  smiley   tani pytja osht, mire maja, po tehu kush i bi me qen? Po doreza, e kshu me rradh'...

Nuk ka dhe aq rëndësi, em-o, them se është dytësore.

Kush di ndonjëri ku mund të gjej një listë të parrullave të kohës së regjimit?

Em, e kam vrarë ca mendjen për saktësinë e asaj parrulle, e më dilte e justifikuar ashtu si e shkruajta, sepse propaganda do e kërkonte t'i mbushte mendjen proletariatit se ishte klasa në fuqi.

lost, hape si teme me vete, e kujtimet do te vlojne...

Lost, nuk e di ne qofte se e ke ndjekur ciklin Gjuha Totalitare te Xha Xhait, por i gjen te gjitha parrullat e kohes se patates aty.

Votat tona, plumb per armikun!

Shqiperia socialiste eshte nje kocke e forte, qe te ngec ne fyt dhe te mbyt.

Imperializmi amrikan eshte tiger prej letre (Mao?)

ah, edhe nji, kjo eshte botnore:

Rinia i jep atdheut jete dhe gjalleri, partise gjakun e ri.

Thanks, Lulian, do e shoh.

 

em, po kjo - armiku na ka në grykë të pushkës, por ne e kemi në grykë të topit!

smiley  Kjo s'eshte parrulle, po s'mu rrika:

le te rrjedh celiku,

per dyfek e plugje,

te pelcase armiku,

moj kala e kuqe!

po mër, i dilshin rrylat e fytit Bert Tafanit tu e knu...

"Te perballojme situaten, te shpartallojme/shqyejm rrethimin e eger imperialisto-revizionist!"

Ne dialekt: "Do ta cyejme rrethimin borgjezo-revizionist!" hahaha, kjo eshte e forte.

"Ta duam Atdheun, jo vetem ne asfalt, por edhe ne balte!"

-----------

Kto nuk e di nese jane 100% te sakta, (verbatim), pasi i kam marr prej tregimesh letrare.

 Keni harru kryesoren

C'do populli ben Partia, c'thote Partia ben Populli.

Hajde e merre vesh se ku do te dali!

 le të hapim një temë të re tek Pyet Peshkun për parrullat e regjimit

 Edhe nje tjeter

Te mesojme, te punojme te jetojme si ne rrethim!

dhe nje tjeter qe ka lidhje me situaten e tanishme ekonomike

Kursi, kursim, kursim, kudo ne cdo gje dhe vazhdimisht!

Ne Vlore, (per ata qe e njohin, tek byrektorja ne fund te sheshit para komitetit), ka pas qene nje lulishte e vogel, ne rreze te lulishtes larte ne faqe te murit shkruhej me te medhaja: NAFTA CAN BLLOKADEN!

 

Absurditeti i ktyre parrullave vihej ne dukje kur perdoreshin prej mjekve neper spitale. Nuk e di nese kjo ishte praktike, e as se cfare parullat qene, por di se ka patur raste kur percilleshin te afermit me ndonje parulle nga veprat e EH. Kjo ishte mjaft makaber, duke patur parasysh sa kane vdekur se s'mund te dilnin jashte.

Lost, përtej mënyrës tënde të të shkruarit që, si gjithmonë, është mjaft tërheqëse dhe prek tema me bukë, do të shtoja që: Ai Luli i vocërr që përshkruaje, nuk besoj se ka patur mëndjen për të tilla arsyetime filozofike/ideollogjike... mos ndoshta këto reminiscenza (it) të "trushpëlarjes" të kanë ngelur aq thellë sa të mos mund të shkëputesh dhe sot e ksaj dite? smiley (megjithse tek ti nuk vihen re ato patologjitë që bëjnë të vuajnë Agron Tufat e rradhës... të paktën ti jo vetëm që e bën me class dhe pa ulërima, por edhe e dimë që nuk e bën për të justifikuar rrogën e partisë smiley

Ai Luli i vocërr që përshkruaje, nuk besoj se ka patur mëndjen për të tilla arsyetime filozofike/ideollogjike... mos ndoshta këto reminiscenza (it) të "trushpëlarjes" të kanë ngelur aq thellë sa të mos mund të shkëputesh dhe sot e ksaj dite?

edrus, protagonisti i pjeses nuk merret me asnjëlloj përsihatjeje. Ai është thjesht përcjellësi (besoj) krejt i paanë (në dukje) i trushplarjes së propagandës. Këtë gjë e bën, ose më mirë, është i detyruar ta bëjë me anë të recitimit të ca parrullave. Kaq. Pjesa është tepër e thjeshtë. Ngarkesa emocionale mbetet më e dukshme tjetërkund, më saktë tek përshkrimet e rralla dhe epitetet e përdorura në to.

 

Nuk e di ç'kupton ti me "shkëputje," kur dihet që njeriu, veç në pastë humbur aksidentalisht kujtesën, nuk mundet "të shkëpusë" prej kujtese vitet sesi është rritur nga fëmijëria në pubertet e pastaj në rininë e hershme. Apo me shkëputje e ke fjalën për "akoma me këto gjëra? Leje mo kët muhabet!" ?

Një nga këngët e fundit të Giorgio Gaber-it('94)
Provoje dhe shijoje (mund të të dërgoj përkthimin po deshe smiley&nbspsmiley

Tutti noi ce la prendiamo con la storia
ma io dico che la colpa è nostra,
è evidente che la gente è poco seria
quando parla di sinistra o destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...
Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

Fare il bagno nella vasca è di destra
far la doccia invece è di sinistra,
un pacchetto di Marlboro è di destra
di contrabbando è di sinistra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

Una bella minestrina è di destra
il minestrone è sempre di sinistra,
quasi tutte le canzoni son di destra
se annoiano son di sinistra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

Le scarpette da ginnastica o da tennis
hanno ancora un gusto un po' di destra,
ma portarle tutte sporche e un po' slacciate
è da scemi più che di sinistra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

I blue-jeans che sono un segno di sinistra
con la giacca vanno verso destra,
il concerto dello stadio è di sinistra
mentre i prezzi sono un po' di destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

La patata per natura è di sinistra
spappolata nel purè è di destra,
la corsia del sorpasso è a sinistra
ma durante le elezioni è a destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

La piscina bella azzurra e trasparente
è evidente che sia un po' di destra,
mentre i fiumi, tutti i laghi e anche il mare
son di merda più che sinistra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

L'ideologia, l'ideologia
malgrado tutto credo ancora che ci sia,
è la passione, l'ossessione della tua diversità
che al momento dove è andata non si sa
dove non si sa
dove non si sa.

Io direi che il culatello è di destra
la mortadella è di sinistra,
quasi sempre il mal di testa è di destra
la colite invece è di sinistra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

La tangente per natura è di destra
col permesso di chi sta a sinistra,
non si sa se la fortuna sia di destra
ma la sfiga è sempre di sinistra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

Il saluto vigoroso a pugno chiuso
è un antico gesto di sinistra,
quello un po' degli anni '20, un po' romano
è da stronzi oltre che di destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

L'ideologia, l'ideologia
non so se è un mito del passato o un'isteria,
è il continuare ad affermare un pensiero e il suo perché
con la scusa di un contrasto che non c'è
se c'è chissà dov'è
se c'è chissà dov'è.

Canticchiar con la chitarra è di sinistra
con il karaoke è di destra,
i collant sono quasi sempre di sinistra
il reggicalze è più che mai di destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

La risposta delle masse è di sinistra
col destino di spostarsi a destra,
son sicuro che il bastardo è di sinistra
mentre il figlio di puttana è a destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

Una donna emancipata è di sinistra
riservata è già un po' più di destra,
ma un figone resta sempre un'attrazione
che va bene per sinistra e destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

Tutti noi ce la prendiamo con la storia
ma io dico che la colpa è nostra,
è evidente che la gente è poco seria
quando parla di sinistra o destra.

Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...
Ma cos'è la destra, cos'è la sinistra...

Destra-sinistra
Destra-sinistra
Destra-sinistra
Basta!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).