E majta

E majta


Andi Kananaj

Dëshira për të përkufizuar të “majtën” më lindi dje pa ndonjë qëllim të mirëfilltë politik. Shkak u bë im atë që në një darkë me pjesemarrjen e jashtëzakonshme të kushërinjve te mi nga Vlora dhe eskluzivisht për ta, tregoi se për pak unë do kisha përfunduar majtosh, sikur kjo të ishte një sëmundje pa shërim. Historia ishte nga me te thjeshtat. Gjyshja ime e mirë, pa asnjë arsye ideologjike të evidentuar, as atëherë e as më vonë, më mbante nga dora e djathtë. Kaq. Mos përdorimi i këtij segmenti trupor bëri që unë pa-vetëdije të vija në përdorim dorën e lirë, kjo deri sa më zbuluan sigurisht. Duke ma vënë kufirin tek e djathta, une më pas u bera qytetar përsëmbari, si gjithë të tjerët. Gjatë tregimit kujtova me keqardhje kohën kur kisha lozur volejboll se si sulmues “sallaks” ndoshta do kisha patur më tepër fat. Pak e dinë që blloku i ngritur prej djathtoshëve si unë është i papregatitur për këtë lëvizje sa naive aq dhe të paparashikueshme. Këtu fillon dhe mbaron seria e sukseseve të së majtës nominale. Kjo histori e papërpunuar, e me vlera veçse afektive, komplikohet nëse kupton që treguesi është komunist që ndjen peshën e kahut të vet dhe kur tregon përalla me mbret. Kuçedra-kafshëz sigurisht ishte e majta evidente, dhe këtu. Sulmonte monarkinë e ndonjë mbreti Zog, që nga vetja ishte fluturak i djathtë. Në ikje e sipër siguronte që pasuria ta ndiqte nga pas.

Fati i dy kaheve, të majtës dhe të djathtës në kohezion dhe besëlidhje të fortë me njëra-tjetrën që kur në mënyrë tepër naive u ndanë (gjatë revolucionit francez, për rastësi vendosje hapsinorë tejet të rëndomtë) në vendin tonë ishte më shumë se thjesht antagoniste. Përplasja i këtyre dy kaheve ka qënë në të gjithë kuptimët për jetë a vdjekje, duke shtyre ligjeratën mbi pozicionimet politike në ekstremitete eksperimentale. E majta që deri në vitin ‘90 ishte e mira e padiskutueshme, pas kësaj kohe u kthye në një mallkim të vazhdueshëm. Fati i të djathtës ndoqi itinerarin e kundërt, duke i marrë të majtes jo vetëm lavdinë por dhe duke i përdorur dhe fjalorin. Vetëm në letersinë fanta-politike mund të parashikohej një kapercim i tillë duke mos ndryshuar asgje nga teknikat mediatike, dhe logjika përshkrimore. Pa dashur të zë anë, shoh se komunikimi i informacionit i ideologjive, në sasi të tillë i degraduar e i copëzuar bëhët me të gjitha gjasat që masat e gjëra ta kenë të pamundur marrjen e mesazhit.

...

Duke parë hapsirë të lirë e të marketuar djathtas, dhe partitë e majta e panë të udhës të migrojnë drejt k’saj “toke pjellore” duke u justifikuar këtë zhvendosje aspak të natyrshme me kërkesat e raportet e huaja zakonisht pa emër, apo aq më keq me tendenca pragmatiste te Kryetareve te radhës. Metaforat parazgjedhore mbi pozicionimin aktual të idologeve “Left” janë me dimension kohor. Në dukje tentativa për të vënë kritere fizike, ka dhe nuanca shkencore. Por empirizmi është tejet siperfaqesor ashtu si dhe vetë gjetja elektorale. Zhvillim ekonomik është tog-fjalëshi që tenton të fshehë mungesën totale te një vizioni të ngrënshëm. Duke futur në lojë letërsinë dhe dimensionin e kohës, retorika ndan të rinj nga të vjetërit, progresitët nga konservatorët. Në ndryshim nga vendet ku ndarja ideologjike ka karakter historik dhe historia ka arsye për tu marrë seriozisht, të djathtët janë tradicionalistë. Përkundrazi tek ne djathta(kupto ideologjia) sjell shpresën për ndryshim. E majta do sjelli ndryshim por të djathtë. Reforma radikale në ekonomi. Ky është premtimi. Pse do na duhet një e majte e maskuar si e djathtë, kur kemi një të djathtë që merr persiper këtë rol? Kush do të jetë funksioni real i të majtës se denatyralizuar? Për të shmangur ndonjë humbje eventuale pozicionesh e votash, se vetëm për këtë është menduar, retorika përqendrohet tek rruga e trete duke shmangur përfundimisht konfrontimin e ideve që të paktën në libra pozicionohen qartazi. Nuk është profeci të thuash se e majta aktive në shqiperi dhe për ca kohë do të mohojë cdo lidhje organike të sajën me idelogjinë nga ka lindur. Kjo tentativë nuk vjen si deshirë për tu vetdënuar, por është rezultante e menyrës sesi është kuptuar kriza e fundit të viteve 80. Duke qënë se as vendet e Lindjes nuk gjetën teknika për të shmangur krizat ekonomike, ato u përballën me dizavantazhin e asaj kohe me vendet e Perendimit të botës. “E turpëruar” ne fundin e viteve 80 e majta shqiptare ka kuptuar përshtatjen me atë që quajmë perëndim, si detyrim për tu konvertuar në të djathtë liberal. Në emer të një iluminizmi që nuk e realizuan dot, të majtet po pranojne si provë të purifikimit këtë ndryshim radikal, kjo sigurisht dhe në emër të pushtëtit për elitën e majtë. Elitat e majta....cfarë shpikje vetëm e jona.

....

Diskursi mbi ideologjitë në Shqiperi nuk tenton përkufizimin dhe ri dimensionimin e të majtes si koncept, por thjesht fajesimin e ish komunisteve, që si historia tregon nuk ishin shtylla e vërtetë e pushtetit aq shumë të anatemuar. Ky itinerar është dukshëm i përzgjdhur me kujdes për të lehtësuar punën konkrete te formacioneve real politike aktuale, që në këtë formë nuk i detyrohen asnjë grupi identitar për besnikëri. Tendenca është për shtyrë djathtas sa më shumë. Këtë e kupton dhe në logjikën e të përditshmës kur me zë-këputur dhe pensionistët ankohen se në këtë vend nuk ka patur kurre një të djathtë të vërtetë.(Sikur dikush ti tregonte se kjo mund ti linte dhe pa pension). Propaganda për të bërë të besueshëm një treg të lirë sa utopik, aq dhe të rrezikshëm për jetën e qytetarit të thjeshtë shqiptar ka funksionuar më së miri. Askush nuk ka tentuar të kuptojë se cili nga produktet shqiptare do ti rezistonte një tregu të sofistikuar teknologjik. Gjithë sa janë mjaftuar ka qënë informacioni sa fillestar dhe primitiv mbi pronën dhe shenjtërinë e saj. Kompleksi ndaj historise po bën që liderat e te majtes te tentohen nga zgjidhje te lehta, duke lehtesuar shumë dhe aktivitetin e të kundertës se tyre.

Duke mohuar aryset e barazisë, duke rrëzuar si për lojë dhe një herë bustin e ish Diktatorit, e duke rrëshqitur djathtas mbi të gjitha e majta po rrezikon të humbasë më shumë se një palë zgjedhje. Ajo po rrezikon të ngelet si model në tentativë i pragmatizmit naiv, e të pa-kuptuar nga masat prej nga merr legjitimimin.

14 Komente

Përkundrazi tek ne djathta(kupto ideologjia) sjell shpresën për ndryshim. E majta do sjelli ndryshim por të djathtë. Reforma radikale në ekonomi. Ky është premtimi. Pse do na duhet një e majte e maskuar si e djathtë, kur kemi një të djathtë që merr persiper këtë rol? Kush do të jetë funksioni real i të majtës se denatyralizuar? Për të shmangur ndonjë humbje eventuale pozicionesh e votash, se vetëm për këtë është menduar, retorika përqendrohet tek rruga e trete duke shmangur përfundimisht konfrontimin e ideve që të paktën në libra pozicionohen qartazi. Nuk është profeci të thuash se e majta aktive në shqiperi dhe për ca kohë do të mohojë cdo lidhje organike të sajën me idelogjinë nga ka lindur. Kjo tentativë nuk vjen si deshirë për tu vetdënuar, por është rezultante e menyrës sesi është kuptuar kriza e fundit të viteve 80. Duke qënë se as vendet e Lindjes nuk gjetën teknika për të shmangur krizat ekonomike, ato u përballën me dizavantazhin e asaj kohe me vendet e Perendimit të botës. “E turpëruar” ne fundin e viteve 80 e majta shqiptare ka kuptuar përshtatjen me atë që quajmë perëndim, si detyrim për tu konvertuar në të djathtë liberal. Në emer të një iluminizmi që nuk e realizuan dot, të majtet po pranojne si provë të purifikimit këtë ndryshim radikal

ku ka gjo me te majt per te majten se me bo revolucion dhe me u bo e djatht

 

(prej aty masnej do u shifte piktorlliku i rames "in a whole new light" smiley )

.... E majta do sjelli ndryshim por të djathtë. Reforma radikale në ekonomi. Ky është premtimi....

Ne fakt e majta s'e ka premtuar kete gje kete here, biles per turp te saj nuk ka premtuar as heqjen e TAP te sheshte 10%. Ndryshimi radikal eshte premtuar ne shkembimet/marrdhenien shtet-individ por jo domosdoshmerisht ne fushen ekonomike ku Rama tha para disa ditesh se nuk parashikon ndryshime te shpejta ne fushen fiskale.

Llukan, nje pyetje qe nuk do 1000 faqe; a ka pronar te ligjshem (shteti perfshire) cdo pasuri e paluajtshme (toka, real estate) ne Shqiperi? Pronat jane Rhodusi per e majte e djathte. te tjerat jane "bjeri se i bi mire". Pra, nqse do imagjinojme se kemi ne liste gjithe pasurine e palujtshme me objekte, nr 1, nr 2 etj (si ne defterin e madh turk), dhe une krejt ne menyre rastesore zgjedh nje objekt, qe mund te jete "Ara e mullenjave" ose godina e kombinatit mao tse tung ne berat, cila nga keto kater alternativa ka gjse te me qelloje:

A) objekti nuk ka pronar te certifikuar ende;

B) Objekti ka vetem NJE pronar, por pronesia e tij  eshte ne nje proces te mundshem per ndryshim pronari, ka disa asnje pale qe e metojne (pretendojne) pronen ne linje gjyqesore. Prona pra "eshte me barre".

C) Objekti ka disa pronare, te gjithe me dokumente te rregullta, te leshuara nga instanca legjitime ne kohe te ndryshme.

D) Objekti ka vetem nje pronar, asnje proces nuk ka per pretendim nga te tjere. Prona nuk eshte "me barre".

A eshte e djathte a e majte nje force politike, kjo shikohet nga menyra se si zgjidhet ajo me siper per te ardhur te pika D. Puna eshte ama qe duhet te zgjidhet mire, keq, drejt, shtrember, nuk ka pike rendesie! Por eshte KUSHT ama, per tu quajtur i mengjer a i djethter. Llafe dine te bejne te gjithe.

Prandaj them qe kujdes me emertimet e kraheve ne Arnautistan. Se deri para pak kohe (ishalla kan ndryshu gjonat tani, dhe jom gati te mor gjithcka mbrapsht), pra deri para pak kohe gjonat ishin shume ne ajer, dhe te kujtonin at vjershen "statuja pa krahe". Para se me thon qe dikush eshte sallaks a i djathte, duhet me pas krahet ne ven i her.

C,

Nuk kam lexuar ndonjehere ne menyre te theksuar mbi ceshtjen e prones keshtu qe nuk mund te flas me siguri per kete ceshtje. Kam lexuar qe per ceshtjen e ndertesave te paligjshme partite kane pasur dy pozicione krejtesisht te kunderta me parimet e tyre teorike, konkretisht:

PS ka propozuar "urbanizim pastaj legalizim" - Dmth fillimisht urbanizohen zonat (behen rruge, kanalizime etj), pastaj legalizohen ato ndertesa qe mbeten. Ky pozicion qe mua me pelqen eshte teorikisht krejtesisht i kundert me nje filozofi te majte e cila perpiqet te gjeje zgjidhje per te gjithe.

PD ka propozuar (dhe teorikisht ka zbatuar) "legalizim pastaj urbanizim" - Dmth fillimisht legalizojme gjithshka, pastaj urbanizojme duke demshperblyer shtepite e atyre qe prishen per kanalizime, rruge etj. Kjo teorikisht duhet te ishte kundra nje filozofie te djathte qe merr parasysh te drejtat e prones (qofte edhe te shtetit si pronar aty ku s'ka pronare te tjere), respektimin e ligjit mbi nevojat individuale etj.

Dmth, lesh e li i dashur smiley

Une e di qe ky proces eshte sh i veshtire. Jo vetem ne Lindje. Jo vetem tani. Ka pervoja ne te dy krahet (do sillja shembullin bullgar dhe austriak). Doja vetem me thaksu qe emri "i majte" ose "i djathte" eshte nje nder i madh, pasi nenkupton nje psmileyliizim ideo-politik ne mendesi dhe ekzekutim, qe do edhe tru, edhe zemer dhe jo cdo kush mund ta beje. Jane shume qesharake vetepozicionimet e partive tona (s'po flas per komentusit e peshkut, se ktu muhabet behet) si te majta e te djathta, kur ne thelbin qe percakton keto te dyja, ka nje kaos te pazhbirilueshem.

Tjetra qe me ngacmon eshte perftimi i te majtes apo te djathtes si nje ekskluzivitet i te mires apo te keqes. Kur nuk ka asnje medyshje qe jane te dyja pjese e nje procesi zhvillimi, dhe sipas kohes, pershatet njera ose tjetra.

Sidoqofte, per Shqiperine, nuk me duket se mund te flasim per korrektime te tipit tani duhen te majtet se kemi ik shume djathtas, ose tani duhen te djathtet se shume majtas kemi ik. Puna eshte se na eshte prish busulla dhe ecja jone duket sikur i ngjason nje "random walk".

Emigrant me nderhyrjen tuaj duket sikur kerkon gjelperen ne kashte. Po ne se do te ndodhte kjo i dashur Emigrant ne Memedhembje ne do te KISHIM PARTI ? Por kjo do te thote qe nuk do te kishim klane me hajdute, grupe innjorantesh e te paaftesh , uluritsa e peshtytsa nga te gjithe krahet e grupimeve , hipokrite dhe katunare ne drejtim te puneve e Shtetit . Kjo qe theksoni JU do te thote qe SHQIPERIA ka hyre ne rrugen e Zhvillimit !Qendrimi ndaj Prones eshte CELESI i kesaj amullie spekulimi e spekulatoresh qe afirmohen si baballare te DEMOKRACISE ku duhet te marri shembull Ballkani, Rajoni , Bota e me gjere  smiley

duke ndryshuar paksa thenien e Bernard Shaw, do te thoja se

"The albanian politics is not more a question of who is right, but who is left."

 

idris

kjo duhet te jete thenia e dites

Po ne se do te ndodhte kjo i dashur Emigrant ne Memedhembje ne do te KISHIM PARTI ? Por kjo do te thote qe nuk do te kishim klane me hajdute, grupe innjorantesh e te paaftesh , uluritsa e peshtytsa nga te gjithe krahet e grupimeve , hipokrite dhe katunare ne drejtim te puneve e Shtetit . Kjo qe theksoni JU do te thote qe SHQIPERIA ka hyre ne rrugen e Zhvillimit !Qendrimi ndaj Prones eshte CELESI i kesaj amullie spekulimi e spekulatoresh qe afirmohen si baballare te DEMOKRACISE ku duhet te marri shembull Ballkani, Rajoni , Bota e me gjer

 Per kete çeshtje, mungesen e majtizmit tek PS dhe majtizmin tek PD , e kane vene re dhe kan folur shum analiste, mirpooo, keto jane paradokset e Shqiperise, te asaj politike mish-mash.

Nuk e kisha ndermend te shkruaja edhe nje germe ne kete shkrim kalo rradhen, por nuk mund ti rezistoj dot gabimeve trashanike qe thuhen ketu.

Shikoni si eshte puna, ne Shqiperi te gjitha partite qe kane qene ne pushtet, te djathta dhe te majta, te pakten nominalisht te tilla, kane ndjekur politika liberale ne ekonomi edhe keto te diktuara nga FMN e te tjera organizata. Pra kane qene shume te djathta.

Shikoni vetem privatizimet qe jane bere ne Shqiperi, PD-ja eshte brenda filozofise se saj te djathte, po PS-ja si parti e majte ku eshte afirmimi i rolit te shtetit te pakten ne disa sektore qe sipas tyre nuk duhet te privatizoheshin? Askund.

Bile kjo qeveri ka ne plan te jape me koncesion edhe hipoteka e te tjera sherbime qe i ka shteti aktualisht, mjaft te rendesishme dhe delikate, cili eshte qendrimi i PS-se?

Para pak kohesh pati nje ide qe te privatizohet sherbimi i urgjences ne Shqiperi, cili eshte qendrimi i PS-se?

Prona qe permendet garantohet ne kushtetute dhe nuk ka te majte apo te djathte qe mund ti preke dikujt pronen sipas shijeve te tij ideologjike (flas ligjerisht, jashte ligjit behen shume gjera).

Partite jo vetem ne Shqiperi (qe nuk mund te flitet per dicka te tille pas asaj qe ndodhi gjate komunizmit) por edhe ne Evrope kane levizur nga shtrati tradicional i tyre, jane parti qe kerkojne te mbledhin sa me shume vota dhe kjo eshte ne perputhje edhe me evoluimin e shoqerise ku ndarjet klasore jane zbehur shume.

Tani ka vlera dhe ide qe njerezit ju bashkohen ne nje parti te caktuar pavaresisht statusit social te tyre.

PD-ja (une po flas per kete parti, per PS-ne te flase dikush tjeter), eshte parti e qendres se djathte, me fjale te tjera nje fare konservatorizmi liberal.

Gjate mandatit qe iku politikat ekonomike kane qene liberale, ulje taksash, privatizime, ulje te burokracise se licencave dhe lejeve etj.

Por Berisha sic edhe e ka shprehur politikat e djathta i lehteson me politika sociale duke ditur edhe problemet qe ka Shqiperia, dhe kjo ndodh edhe tek te djathte te tjere ne Evrope.

Legalizmit qe permenden ketu si politike e majte, me shume jane nje zgjidhje qe kjo qeveri i beri nje fakti te kryer tashme: ato shqiptare kane ardhur dhe jane vendosur ne ato zona dhe nuk ka qeveri, e perseris, nuk ka qeveri te cfaredo krahu qe do te merrte persiper te largonte ata njerez nga shtepite e tyre, do te kishte kosto te medha sociale, politike, ekonomike etj.

Cfare beri kjo qeveri? Legalizim te atyre shtetasve dhe kompensim monetar (nje pjese e parave qe merren nga ata qe legalizojne shtepite) per pronaret.

Sa ju perket aspekteve sociale te te dy filozofive, megjithese me ndonje perpjekje veshtire se mund te kete nje dallim te qarte ndermjet te majtes dhe te djathtes. Pastaj roli i fese apo gjerave te tjera nuk kane rol apo rendesi ne Shqiperi per shkak se komunizmi zhberi cdo gje: fene, traditen, fisnikerine e vendit etj.

PD-ja ne fillim dhe ne vazhdim eshte mbeshtetur fort nga elektorati me bindje liberale ne keto gjera.

Gjera te tjera te djathta te PD-se jane edhe denimi i komunizmit, ligji per demshperblimin e te persekutuarve, kompensimi i pronareve, theksi tek tregu dhe ekonomia e lire, pro amerikanizmi etj.

Pra mua me rezulton se kemi pasur te djathte por nuk kemi pasur te majte, ne asnje gje. Kete mund ta zgjerojne me shume te majtet ketu.

Shikoni si eshte puna, ne Shqiperi te gjitha partite qe kane ........

Speaker,

Shume i gjate komenti nuk arita ta lexoj deri tek pjesa qe kam sjelle me siper. Ndalova dhe thashe ky njeri i di te gjitha si jane punet keshtu qe nuk po e  lexoj me tej smiley Pak me i thjeshte byrazer, se nuk i di te gjitha ti si jane punet te pakten thuaj

Une mendoj se ne shqiperi....

ose

Per mendimin tim ne shqiperi.....

ose

Me sa di une ne shqiperi....

Por te thuash me nje konfidece te tille 100% se si jane punet ne shqiperi is to good to be true keshtu qe nuk po e lexoj te teren

Miqesisht kjo dhe kjo jo vetem per ty por per te gjithe ne mendjemedhenjte (perfshi edhe mua ketu) qe pretojme se i dime gjithshka dhe te gjitha

E majta ne Shqiperi esht ne panik te plote dhe e corientuar.

Ndoqa ne tv alsat per pak minuta ish kryeministrin P Majko.

Nuk ishte ne gjedje te jepte asnje pergjigje konkrete se me cfar programi,

do te qeveriste PS-ja ne rast se fitonte keto zgjedhje.

Me 29 qershor do te mesoje populli programin tone tha sot Majko.

Kenga cohu qe ka si sllogan e majta na kujton kohen e diktatures qe na therisnin neper zbore ushtarake cohu....alarm armiku po na sulmon.

 nje fare konservatorizmi liberal.... smiley Idiotizma te tilla mund te lexosh vetem nga shpuristet e  PD-se . Dhe per aq sa perpiqesh te na shpjegosh te thote mire TOKO!!!! Me thjeshte !!!! Ne se do te na mbushesh mendjen se sot NUK ka PARTI IDEOLOGJIKE por ELEKTORALE kjo ( FUTE MIRE ne MEND) thuhet e flitet per pARTI !!! E kupton apo JO! Po meqe nuk kutpon fare ose kupton sa te gjithe shpuristet verejtja e kujtedo per te majte e te djathte eshte se NUK ka PARTI te tilla as Konservatore as Liberale. Jo me te kete Parti ... smiley Konservatore -liberale ?????? Ka vetem klane te paqarta e pa prespektive ku vendin kryesor e ze llafazanja e pa bosht me siglen PD.... Per kete po flasim jo per prallat qe u tregom MIXHA ju .

... it's a geometric point; you can't see it because it has no dimension, and if something has no dimension, it can't move, nor right or left... it can't even rotate around itself. There is no "itself".

Foucault's Pendulum, by U. Eco

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).