E majta mes kompleksit dhe moralizmit.

E majta mes kompleksit dhe moralizmit.

Andi Kananaj

Prej muajsh udheheqesit e te majtes Shqiptare nuk duket se jane te shqetesuar. Te dy polet e dukshme akuzojne palen ndersjellese per humbje te kontaktit me bazen dhe sigurojne se kane bere digen ku ka ngecur populli i madh socialist per mos humbur ne detin e te djathtes. Rama me shoke, dhe Meta me shoke, sigurojne se kane pesuar ngritje ne sondazhe, por nuk i bejne publike (pervecse ne tavolina konfidente). Jo se dua te ndjell ters, po me duket se e majta ndodhet ne kryqezimin me trulloses te viteve te tranzicionit, perfshire ketu dhe rrugen qorre te pas vitit '92.

Po te shikojme se nga buron ky optimizem do te ngeleshim te zhgenjyer. Rama beson se shqiptaret nuk mund te votojne me Berishen, pasi Berisha eshte njeriu qe mban era tranzicion me shume se cdo figure tjeter televizive e ketyre 17 vjeteve. Me Meten puna eshte akoma me lehte. Ai eshte i shkurter, dhe sic thone sociologet Lideri i gjate ngjall me shume besim. Mbi shpatullat e Metes rendon si kryq dhe humbja e 2005, kur populli i majte u detyrua te lere lluksin e pushtetit 8 vjecar. Shume qesharake se per shumicen kjo do te thote vetem humbja e vendit te punes dhe jo perfitime si ato te Memushit psh. Meta dhe te vetet ne disa momente e bejne garen me te lehte, sepse pa shkak nuk lexojne (e pabesueshme qe ka te majte qe s'lexojne) as formulat e ndarjes se votave... dhe per kete nuk ka faj Rama. Meta llogarite e veta i ben duke e pare Ramen si piktori qe nuk do te ulet te "afroje" aq sa Meta i "afron" votuesve kuti me kuti. Gabim, se Rama do qe te fitoje me cdo cmim, dhe kete nuk e luan asnje peshe nga peshat, qe ish kryeministri eshte bere gati te ngreje si skraparli i mire, atje lart, ku vetem nje koke forte nga ajo zone mund te tentoje.

Askush ne ato tavolina ku flitet per sondazhe, nuk thote qe konsensusi per Berishen eshte kostant, dhe se kjo ka ardhur mbas te gjitha bemave famekeqe te Doktorit Tranzicionist. Prej llogarive te bera nga zgjedhjet e fundit rezultati i Kryemisnitrit aktual, eshte shume i perafert me votat e kahereshme te PD-se. Ne nje situate kur vetem e majta ben lajm me destabilitetin e saj, duket se muaji i mjaltit i PD-se do zgjase dhe per ca kohe. Per te rekuperuar e majta nuk mund te ngreje te gjithe strategjine e saj te fitores mbi akuzat nga Doktorit, por duhet me urgjence te paraqitet konkrete dhe me plan zhvillimi te besueshem. Duke para arritjet ne pushtet te Berishes me futjen ne Nato, shtimin e investimeve (packa se ato do sjellin deme te medha ne natyren Shqiptare), afrimin me BE, duket me apo pa te drejte se ca pune jane ne "vije". Sulmi, mbi Saliun e tmerrshem do jete si te duash te trembesh ushtrine me plasje tullumbacesh.

...

E majta nuk ka asnje arsye ekzistence nese plani i saj eshte i djathte. Nuk ka asnje arsye se nderkohe edhe te djathtes vete, i duhet te krijoje ndjesite e para liberale dhe logjiken e krijimin te tregut te lire. E majta duhet te clirohet nga ankthi i te kaluares komuniste dhe i mitit te industrializimit (per hir te vertetes kjo e fundit shikohet si ves dhe tek disa PS europiane).

Kjo e majte, sipas te gjithe gjasave duket kaq e papregatitur per qeverisje sa dhe vete partia komuniste e Hysni Milloshit. E them kete, se pjesa me e madhe te cdo argumenti qe kam degjuar kohet e fundit, ka qene si nje leksion pa fund mbi moralin e nje shteti. Duke ju afruar periudhes se zgjedhjeve prisja te shikonim projekte te qarta se si Qeveria e re do te fillonte te qepte nje mije vrimat e buxhetit. Doja te shikoja strategjite e qarta sesi do dilnim nga bataku i ketyre viteve. Morali qe tenton te jepet si monedhe shkembimi per voten e 2009 eshte krejt i pavend dhe per te majten e diteve me te mira, e jo me ate te sotmen. E gjej me vend, nga personazhe si Dritero Agolli ndoshta, qe kane pas vetes nje histori qe ka sens dhe te imponon respekt. Por nga personazhe pa histori, apo me histori te turpshme kjo sjell vetem irritimin si rezultat te matshem.

Personazhet e djathtes duken me normale ne prezantimin e tyre ndaj publikut, dhe e fillojne garen duke u nisur nga Lideri tyre i pandryshkshem. Ndoshta dhe te majtes do ti duhej nje Sali kuqalash...ndoshta nje Berishe majtas do krijonte siguri...

.....

Ajo qe po ben e djathta keto dite eshte bombardimi i mendjeve elektorale me reklama plot gelqere te pathare, e te ngjyrosur per bukuri. Berisha dhe ministrat e tij ngjajne me shume me nje kompani marketingu. Trishtueshem ne kete gare u fut dhe bashkia. Tanime gara me te majten, eshte se kush do duket me seksi ne skenat hollivudiane. Te dyja palet apilin pop-erotik po e kerkojne tek shitja e nje endre...si Obama. Partia e Berishes (i bardhe) po shet blune e Demokrateve amerikane (i mjafton ngjyra), kurse Rama (i bardhe dhe ky) dhe shoqnia e vet po shesin librin "Guximi per te Shpresuar". Meta (qe te mos e harroj) tenton (pa thene asgje) te behet heroi i urise duke perplasur grushtin sa here qe ka mundesi. A mjafton te jesh i kujdeshem dhe te perdoresh fjalet e thjeshta qe kupton populli per ti bere balle nje Demagogu si Doktori qe eshte ngjallur si Llazari dhe pas 97?

A duhet te de-natyrohet e majta duke perdorur te njejtat teknika, dhe a ka shanse ti beje balle njeriut qe ka fituar me fjalime barcalete? Mund ti beje balle doktorit qe therret si hero perrallash surreale, duke ngulur e shkulur topuze 7 pashe nen dhé, qe nga koha e Sudes e ketej?

E majta ka gjuhen e vet.....

Gjuha e perdorur sigurisht qe eshte shume e rendesishme. E majta ne opozite s'mund te jete e dobet, qe nga habeas corpus e ketej. E majta ne opozite s'mund te perdori vend e pa vend fjalen dialog. Kjo fjale shkon mire ne kishe, apo ne ndonje konflikt te madh...si me Iranin psh. Po e majta ne Shqiperi, te qenurit te majte e ka kompleks, pa asnje hije dyshimi. Shtrengimin e "rrypit" dhe vete ajo e sheh si dhune komuniste. Cdo sulm, dhe fizik qofte, ndaj saj ajo tenton ta shohe si purgator te fajit te dikurshem. Shmang sa here ka mundesi, fjalet barazi, e majte, popullor...ne emer te nje te ardhme kapitaliste. Krejt pa kuptim, se gara behet brenda ketij sistemi ku merita dhe liberalizimi eshte i pashmangshem(te pakten si koncept).

E majta ka rolin e vet...

Ka ca role qe nje parti e qendres se majte duhet ti kryeje, e kompleksuar apo jo:

Duhet te jete kritike ndaj realitetit, dhe s'mund ti lere te djathtes (qe ka per te detyre kryesisht te shese) te thote qe bota s'po shkon mire. Pastaj duhet nje plan i qarte per ca fusha qe nuk ja faturojme dot tregut, si psh: Shendetesia, Arsimi, Siguria Kombetare. Retorika duhet te perfshije pozicionin qe ze popullsia tek e mira publike per te cilen dhe paguan taksa. Dhe e katerta po jo e fundit, duhet te mbroje disa vlera dhe ideologji te percatuara mire. E djathta ketu nuk konkurron dot, pervec se kur s'ka nje plan te vetin si tek ne.

.....

Pakenaqesia ndaj kesaj te majte i ka te gjitha indiciet te rritet. Nje majte qe nuk flet qarte me elektoratin e saj, nuk ka asnje arsye pse te ngjalle besim. Askush nuk tregon sesi do te kthehen spitalet ne nje vend ku mund te shkohet per te gjetur mjeke dhe medikamente. Nje e majte qe nuk di si do ta nxjerre nga kriza arsimin te cilin shpesh, gati me keqesi, e krahasojme me ate te kohes se Diktatorit. Si do hapen vende pune, reale...dhe jo zyra shtypi qe therrasin trurin e larguar me ankth drejt perendimit. Nje e majte qe nuk ka ne plan te ndertoje banesa per me te dobetit e saj, nderkohe qe ka ne plan te ndertoje pallate per me te pasurit, nuk eshte e majte, por bande me sharlatane qe po tentojne te vijne ne pushtet per interesa te ngushta (si Memushi dhe jo vetem). Kujtoj se rrogat e uleta (sigurisht kur ke pune) nuk e bejne te mundur te paguash qerate kaq te larta. Po kesaj te majte ndoshta nuk i duhet nje plan real, ndaj s'flet me ish ushtaraket per pensionet e tyre. Si duhet te jete e majte ne te vertete, i mjafton te jete dhe pertej, per te mos siguruar as ne leter koncesionet ku punojne minatoret, qe ndjese pacin... me kete politike snob. Ndoshta ajo qe po kerkon eshte thjeshte nje teknike e re komunikimi fituese (e perdorur diku). Dhe sigurisht qe eshte gati... do shpiken fytyra te reja, per te menjanuar sulmin mbi fytyrat e perdorura nga regjimi... e lexueeeeeshme... ende pa e shkruar njeri.

Nje e majte qe do konkuroje te djathten ne garen per te krijuar biznese te favorizuara, me mire te humbase. Duke fituar do ti heqe shansin vetes qe te jete e vertete.

1 Komente

kjo e majte sido qe te jete duhet te fitoje, qe te pakten te kthehen ne punera ata qe dine dhe duan te lexojne. se per momentin po na qeverisin ata qe  me duket dhe deftesat e klase se pare i kane false... ka dhe plot arsye te tjera...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).