E majta dhe të pushkatuarit pa gjyq

Para disa muajsh në shtypin tonë u botua një dokument i kohës së Luftës, i veçantë për nga makabriteti i vet. Ishte një letër që Nexhmije Hoxha i dërgonte, nga Tirana, Enver Hoxhës në Shtabin e Pergjithshëm. Pjesa më tronditëse e atij dokumeti ishte përdorimi nga Enver Hoxha me shokë i fjalës “dekorim” për ata që ai urdhëronte të pushkatoheshin apo vriteshin pa gjyq. Nga letra në fjalë kuptohet se Enver Hoxha i ka pas dhënë udhëzimin Tiranës që Anastas Plasari, një komunist i grupit të Zjarrit, “të dekorohet”; mirëpo, sipas përgjigjes që Nexhmija i dërgon atij, del se Deti (Nako Spiro) dhe Doktori (Ymer Dishnica) nuk kanë qenë të bindur se ai duhej “dekoruar”, i brente ndërgjegja se mos po bënin një padrejtësi, prandaj e kanë dërguar Plasarin në Shtabin e Përgjithshëm, prej nga vinte urdhëri, që të merreshin ata me të. Hoxha qenkësh tërbuar që ata, në vend se ta “dekorojnë”, e kanë dërguar në Shtab dhe, në letrën që i ka dërguar bashkëshortes së ardhshme, ka përdorur deri fjalë fyese ndaj saj. Interesante është se, kur Plasari ka shkuar në Shtab, rezulton se ata nuk e kanë pushkatuar. Me një fjalë Hoxha jo vetëm që donte ta vriste këtë njeri, por donte që krimin ta kryenin të tjerë.
E solla këtë shembull për të hyrë në debatin e këtyre ditëve mbi dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq para vitit 1944 që e majta e kundështoi me forcë duke përdorur argumentin se nuk mund të dëmshpërblehen ata që quhen “kolaboracionistë”.
Mjafton dokumenti që përmenda, mjafton përdorimi i fjalës “dekorim” si pseudonim për vrasjen pa gjyq, për të treguar mungesën e humanizmit, mendjengushtësinë, por edhe padrejtësinë që ka karakterizuar atë kohë dhe udhëheqjen e së ashtuquajturës Partia Komuniste. Ndërkaq ajo kohë, që është glorifikuar për 45 vjet nga propaganda e Enver Hoxhës, mbahet ende sot nga trashëgimtarët direkt të saj PS-ja, por edhe LSI apo PSD, si guri themeltar i palëvizshëm i themeleve të këtyre partive që nuk duhet prekur ashtu siç nuk duhet prekur gjëja e shenjtë. Këtë qëndrim e tregoi edhe debati i fundit për të ashtuquajturit “kolaboracionistë”. Partitë e ashtuquajtura të majta, për fat të keq, ndonëse kanë hedhur poshtë të gjitha vlerat e ideologjisë që i kanë frymëzuar dikur udhëheqësit e tyre kryesorë, paradoksalisht nuk kanë hedhur ende asnjë hap për rishikimin e kohës kur u materializua për herë të parë ajo ideologji.
Pra, problemi i parë që reflektohet edhe në debatin e këtyre ditëve, është se narrativa e Luftës, e thjeshtëzuar, e mitizuar në bardhë e zi për qëllime politike përgjatë 45 vjetësh regjim komunist, ka mbetur e tillë edhe sot për këto parti dhe elektoratin e tyre. Me termin “kolaboracionistë” është bërë një manipulim propagandistik duke i shumuar e futur të gjithë në një thes të zi ashtu sikurse është bërë me termin “dëshmorë” që u bënë 28 000 ndërkohë që, sipas dokumenteve, rezultojnë shumë më pak. Dhe askush nuk hyn të shikojë me sy kritik në këta dy thasë të mbetur bardhë e zi. Ato mbahen ashtu për qëllime politike të së sotmes.
Sigurisht nuk ka qenë punë e lavdishme, por e dënueshme, puna e atyre shqiptarëve që i dorëzuan kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit dhe u futën në shërbim të pushtimit. Megjithatë edhe atë periudhë e ato akte më shumë sesa t’i demonizojmë, siç ka bërë propaganda komuniste, sot duhet t’i kuptojmë e arsyetojmë. Le të mos harrojmë, psh. se regjmi i Zogut ishte një regjim i urryer në pjesën më të madhe të popullsisë, veçanërisht intelektuale, se shumë e pritën Italinë edhe si çlirim nga tirania e Zogut, ndërkohë që, po ashtu, pjesa më e madhe e popullsisë, që nuk kishte zhvillur ende ndonjë ndjenjë kombëtare të fortë, e pa ardhjen e italianëve thjesht e vetëm si mundësi mirëqënieje ekonomike. Pa harruar ata që, për të vazhduar mbijetesën e tyre dhe të familjes, u detyruan të konformohen. Pra pritja me duartrokitje e italianëve dhe bashkëpunimi me ta, mes tjerash edhe për të zgjidhur çështjen e Kosovës, është një realitet kompleks në të cilin është e vështirë të ndash me thikë antipushtuesit nga një anë dhe kolaboracionistë nga ana tjetër.
Së dyti, të mos harrojmë se tek të ashtuquajturit “kolaboracinistë” janë futur edhe ata që iu kundërvunë edhe me armë italianëve. Në Konferencën e Pezës (1942) komunistët ishin sëbashku me Abaz Kupin dhe njerëzit e tij legalistë psh. që ishin ndër të paktët që qëlluan mbi italianët kur ata pushtuan vendin. Apo deri më 43-shin, siç tregon Konferenca e Mukjes, komunistët ishin të gatshëm të ndanin pushtetin me ballistët. Vetëm pas 43-shit, kur jugosllavët kërkuan nga Enver Hoxha dënimin e Mukjes për qëllime që lidheshim me Kosovën dhe, njëherësh, kur u pa se komunistët kërkuan të bëjnë, sëbashku me Luftën Nacinal – Çlirimtare, edhe revolucionin proletar për përmbysjen e klasave ndodhi ajo që një pjesë bashkëpunuan edhe me gjermanët kundër komunistëve. Nuk ka dyshim se bashkëpunimi me gjermanët është i dënueshëm, dhe nuk mund të justifikohet, siç bëjnë disa, me Kosovën, sepse krimet e nazizmit kishin tmerruar gjithë botën, dhe nuk mund të ishin të pranueshme qoftë edhe vetëm për këtë, por, gjithsesi, vllavrasja që pasoi përgjatë një viti, deri më 29 nëntor 1944, përsëri nuk mund të thjeshtëzohet në bardhë e zi duke i futur të gjithë ata që u vranë në anën e komunistëve në thesin e bardhë dhe të gjithë ata që u vranë nga komunistët në thesin e zi pa dalluar midis tyre përgjegjësitë e ndryshme, rrethanat e ndryshme apo edhe padrejtësitë e ndryshme.
Së treti, tek të pushkatuarit pa gjyq nga komunistët, por edhe tek ata që u vranë pas shpine prej tyre, hyjnë edhe shumë ish komunstë. Rasti i Anastas Plasarit, që përmenda në krye të shkrimit, është një; ai mund të quhet edhe “fatlum” që i ka shpëtuar plumbit. Por janë të shumtë ata që kanë ngrënë plumbin pa gjyq apo plumbin pas shpine. Liderët e grupeve të ndryshme komuniste si ai i të Rinjve, apo i Shkodrës që nuk ndanin të njëjtat ide apo programe politike me Partinë Komuniste të Hoxhës, apo të ashtuquajturit fraksionistë, dënoheshin me vdekje dhe ekzekutoheshin kur mund të kapeshin. Mjafton të kesh parasysh Anastas Lulon, Zai Fundon, të ashtuquajturit fraksionistë të Vlorës si Pali Terova me shokë. Ka pasur edhe shumë nga ata që janë ekzekutuar pa u deklaruar armiq. Mjafton të kesh parasysh Mynir Xhindin, ndër të rinjtë intalektualë më të njohur të Vlorës, familjes së të cilit, siç tregon pas shumë e shumë vitesh Sofo Lazri në librin e tij, deri në fund iu tha se u vra nga një plumb qorr; apo Mustafa Gjinishin që u varros me nderime nga “shokët e luftës” që e vranë pas shpine.

E gjithë kjo histori, e mbushur edhe me krime e padrejtësi, kthjellohet në tragjizmin dhe padrejtësitë e saj po të kemi parasysh atë që ndodhi gjatë 45 vjetëve të pushtetit të fitimtarëve. Stilin “revolucionar” të vrasjeve pa gjyq të kundërshtarëve, që përdorën gjatë Luftës, komunistët, pasi morën pushtetin, e kthyen në stil qeverisje, duke instaluar regjimin e terrorit shtetëror, me burgje e kampe internimi, me vrasje me gjyqe të inskenuara me akuza falso e me pohime të marra nën torturë, që arriti deri në pushkatimin e grave shtazëna, që hoqi institucionin e avokatisë, duke e shndrruar, pra, vendin në një ferr që e bëri gjithnjë e më të shumtë numrin e atyre shqiptarëve që ndjenin keqardhje që kjo “farë e keqe” nuk u mposht nga kundërshtarët e tyre gjatë Luftës së Dytë. Në një kontekst më të gjerë gjeopolitik kujtoj se kanë qenë të shumtë ata, në botën demokratike perëndimore, që u kanë dhënë të drejtë atyre që kanë qenë për qëndrime të tjera ndaj BS gjatë Luftës së Dytë pikërisht duke patur parasysh të keqen që i erdhi botës, veçanërisht popujve që u vendosën nën regjimet komuniste, prej stalinizmit.
Por le t’i kthehemi debatit tonë të ditëve të fundit mbi dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq gjatë kohës së Luftës. Së pari duhet vënë në dukje se një nga të drejtat themelore të njeriut është ajo e një gjyqi të drejtë, të paanshëm dhe madje me avokat. Pushkatimet e asaj kohe pa gjyq janë një shkelje monstruoze e kësaj të drejte. Dikush mund të thotë se këtu bëhet fjalë për kohë lufte. Por edhe Lufta ka ligjet e veta që duhen respektuar. Robërit psh. nuk pushkatohen. Argumenti tjetër është se njëlloj kanë vepruar edhe kundërshtarët e komunistëve, madje duke shfrytëzuar gjermanët. Ka prova se kështu ka qenë. Por ka një ndryshim të madh. Ata që u vranë prej atyre që u quajtën më vonë kolaboracionistë u glorifikuan, u quajtën dëshmorë të kombit, u nderuan dhe familjet e tyre gëzuan për pesëdhjetë vjet privilegje që i vunë në pozita superiore edhe pas rënies së komunizmit. Kurse ata që u vranë pa gjyq nga krahu tjetër jo vetëm që u demonizuan, por familjet e tyre shpesh përfunduan nëpër burgje dhe internime krejtësisht në mënyrë të padrejtë dhe me pasoja të pariparueshme për tërë jetën, pa patur asnjë mundësi, mes tjerash, për të vërtetuar asnjë lloj pafajësie të njerëzve të tyre në gjyqe të paanëshme pasi drejtësinë e kishin vendosur fitimtarët me armë dhe e mbanin me armë.
Parti si PS, LSI, PSD, që konsiderojnë si të tyren trashëgiminë e veteranëve ish komunuistë të luftës, kanë nevojë të reflektojë thellë për atë të kaluar ashtu si gjithë shqiptarët dhe jo të mbesin të ngrirë në narrativën 45 vjeçare të propagandës komuniste për Luftën. Madje këto parti mund të ishin një instrument mjaft i mirë i këtij procesi. Mirëpo rezulton se edhe sot ato refuzojnë të dëgjojnë një narrativë të asaj kohe ndryshe nga ajo që ka ndërtuar Enver Hoxha, madje deri në atë pikës sa nuk pranojnë të rishkojë qëndrimet edhe ndaj figurave të komunistëve të vrarë me gjyq dhe pa gjyq, gjatë Luftës, madje edhe pas saj. Kjo nuk do të thotë që tashmë duhet imponuar një narrativë tjetër e vetme e Luftës që thjesht i kthen përmbys gjërat, siç ka prirjen të bëjë e djathta në pushtet duke aplikuar të njëjtin stil të propagandës komuniste. Kjo do të thotë, para së gjithash, që partitë e majta të pranojnë hapësirën demokratike të narrativave të ndryshme që nuk përjashtojnë njëra tjetrën por që, sëbashku, na afrojnë më shumë tek e vërteta dhe e drejta. E pas kësaj të shikojnë edhe trashëgiminë e tyre në frymë kritike në mënyrë që të emancipojnë edhe veten e tyre e elektoratin e tyre, por edhe gjithë shqiptarët nga dogmat e ngulitura për mëse gjysëm shekulli nga propaganda komuniste. Shoqëria civile, mediat, individë të ndryshëm, sadokudo, kanë bërë diçka në këtë drejtim, kurse partitë janë ato më reaksionaret.
Kjo nuk është thjesht çështje parash dhe dëmshpërblimi të të pushkatuarve pa gjyq para vitit 1944. Në këtë aspekt ndoshta vështirësia është teknike: gjetja e dokumenteve që e vërtetojnë këtë. Veçanërisht kur ke parasysh se në çfarë kalvari dokumentacioni i kaloi administrata e drejtuar nga e djathta ish të dënuarit me gjyq deri në përpilimin e listave. Çështja, në thelb, ka të bëjë me vënien e një drejtësie dhe të vërtete në vend, që, tek e fundit, është detyrë e këtij brezi të gjallësh ndaj të vdekurve të djeshëm. Dhe kjo besoj se do të ndihmonte për të zhvilluar ndërgjegjen shoqërore, për të ndërtuar një shoqëri më të përgjegjëshme që do të sillej në mënyrë më të drejtë e më të vërtetë edhe në të sotmen. Kalimi thuajse në indiferencë nga shoqëria i një dokumenti aq makabër, si ai që përmenda në krye të këtij shkrimi, tregon se shoqëria jonë ka shumë për të bërë në këtë drejtim dhe se e majta ka përgjegjësitë kryesore për këtë frenim. (Korrieri, 6 prill & Tema, 7 prill)

21 Komente

Menyra e sjelljes se shoqerise shqiptare me te vraret dhe te denuarit e tjere te komunizmit, eshte veprimi qe tregon se sa me te vertete eshte emancipuar kjo shoqeri, se sa me te vertete kane zene vend demokracia, liria, vlerat e tyre tek ne. 

Eshte shenja qe na jep te kuptojme se sa e pergjegjshme eshte sot shoqeria shqiptare dhe se e kaluara jone e erret, jo fort e larget, nuk do te mund te perseritet ne asnje lloje menyre dhe forme.

PS, LSI, PSD, PDS, por vecanerisht PS ka pergjegjesine kryesore qe mbeturinat e komunizmit, krimet e tij nuk shikohen si duhet sot dhe ku te gjitha palet te kene nje vije te perbashket per sa i perket te keqes.

Shikoni paradoksin qe e ka cekur pak Lubonja por nuk eshte marre gjate me te (fatkeqesisht); Edi Rama me PS-ne, sipas fjaleve te tij, ka dale pertej te majtes dhe te djathtes, kerkon te ndjeke "Rrugen e Trete" te Giddens, pra qe eshte levizje nga e Majta e vjeter social-demokrate, ose ne Angli nga eshte Giddens dhe per kete vend e ka bere se pari kete, nga "Old Labour", duke u larguar nga idete dhe gjerat qe zakonisht kane pasur keto.  Pra ka nje zhvendosje ideologjike, nderkohe qe per sa i perket trashegimise komuniste te partise qe drejton Rama, e mbron me fanatizmin e Hysni Milloshit.

Kjo eshte hipokrizi e paster dhe tregon kotesine e slloganeve te genjeshtarit te rrezikshem Rama.

Rama kishte ne dore qe PS-ja realisht te ndahej nga trashegimia kriminale e PPSH-se, duke denuar ate periudhe dhe krimet e asaj kohe, dhe kjo ndodh pikerisht nese rishikohet tamam ajo periudhe, nese nuk vazhdohet me historine e E. Hoxhes duke i ndare kolaboracionistet dhe te miret ashtu sic i ka ndare ai.

A kane qene edhe keta kolaboracioniste?  Lexoni me poshte per me shume:

http://lajme.shqiperia.com/html/media/artikull/iden/209984/titulli/Plehrat-e-historise-dhe-plehrat-e-politikes

Deri tani asnje lider ise majtes nuk i ka denoncuar hapur krimet e komunizmit dhe sa here eshte diskutuar ne parlament per kete ata (te majtet)e kane braktisur seancen.Ata kane frike nga e verteta.

Keto jane shkrime me vlere.

Te ndihmojne ne njohjen e historis, te asaj historie aq te dhimbshme qe kemi kaluar.

Bera kete pashkrim te shkurter, per tu moskeqkuptuar.

Keto jane kembana qe bien me kohe, por ato qe nuk duan te degjojne, vezhdojne te mbeten te tille.

Ne qofte se te jepet rasti te debatosh me ate qe e mendon ndryshe, pasi ja ke parashtruar te gjitha argumentat se e drejta eshte kjo, si pergjigje merr nje " ouu, une pushimet e veres do i kaloje ne Detin e kuq".

Jane disa shtresa te tokes qe nuk " thithin" uje, edhe ne kemi nje shtrese te tille qe nuk "thith" logjik.

Burgosja e ish-udheheqesve komuniste ne 1992 nuk ishte denim ndaj krimeve te komunizmit?! Zhvorrsja e udheheqesit 40 vjecar komunist ne Shqiperi nuk ishte denim ndaj diktatures?! Prishja e shume veprave industriale, bujqesore... te ndertuara gjate komunizmit nuk do te thote denim?!

Si e perceptoni ju denimin?! te pushkatohen te gjithe ish-komunistet? Dakort, fillojme nga Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha... po me duket se do perfundojme me Erion Veliajn dhe Gert Bogdanin duke u zene per pushtet ne fund.

ATA KANE FRIKE NGA E VERTETA

Obobobobo!

Sa gati jeni per te gjetur municione mer jahu, booo! Me ta shpif. Po sikur ate paragraf ku trajtohet roli i PD-se ne kete mes, t'a shikonim edhe pak me ndryshe, dhe t'a konsiderojme te justifikuar te majten si bllokade ndaj verberise se militanteve PD-iste per t'a kthyer kete ne gjueti shtrigash, do ia ndrronte kuptimin artikullit? Fare. Nuk beson? Shif fjale per fjale Polon:

"Kolaboracionistet, Ballistet, Zogistet, por vecanerisht te Shiturit kane pergjegjesine kryesore qe mbeturinat e mikroborgjezise, krimet e saj nuk shikohen si duhet sot dhe ku te gjitha palet te kene nje vije te perbashket me Partine e Punes per sa i perket te keqes."

Uuuurraaaaaaa! Sali, Parti, kurdohere, jemi gati!

Boll ere se na cmendet!

Ti je ai qe doje bustin e Enverit ne shesh si veper arti ee?  Nuk cuditem nga ti!  Ka te beje edukata staliniste e marre qe kur ke qene me pelena.

Ho mer Polo, ma dhe "dekoraten"? E vendose ne ate mendjen tende te vogel qe desha bustin e Musolinit ne shesh, une? Hik ere te them, se nuk jane per t'u perdorur per fushate keto muhabete. Ka njerez qe nuk i dine akoma kockat, do duroj edhe dekoratat e tua une. Majmun, mbaj vendin e mos e militizo cdo muhabet, se i ka fajet militantizmi juaj po aq sa i ka edhe e majta qe nuk jane zgjidhur akoma keto pune.

Majmuneria staliniste eshte nga me te shemtuarat qe mund te hase njeriu.  Eshte ai lloj subhumanesh, qe edhe pse pas kaq vitesh ne liri, nuk arrijne te kene respektin e nevojshem per jeten njerezore.

Jane vrare ajka e kombit, jane vrare shqiptaret e  vertete qe shkrine jeten e tyre per Shqiperine dhe sot te bijte e atyre qe i vrane, kane pafytyresine te kundershtojne demshperblimin e tyre pasi jane kolaboracioniste, "surreter te keqinj" i cilesojne. 

Nje prift katolik, i arrestuar ne Shkoder ne '45 ne mos gaboj, shprehej pak a shume keshtu: "Te mos jesh sot ne burg, eshte turp".

"Militizo" -hahahaha

Polico,
jam dakord me ty persa i perket pikpamjeve ndaj komunizmit e PS, por mos harro se eshte po ai militantizem qe shfaq ti sot qe i shtyn ish mbeturinat e diktatures qe te mbrojne krimet e tyre.
Per cdo shqiptar te zhveshur nga militantizmi eshte e qarte se trecereku i elites sone politike nuk e meriton voten ose postin qe ka.
PD kishte rastin qe ne 92 kur i dhame voten ta shpetonte politiken shqiptare nga plehrat e diktatures po nuk e beri pasi keto plehra ishin te fuqishem ne vete PD e nuk mund te perjashtonin vetveten. Ne ate kohe ishte shume lehte se shumica e tyre ishin te tronditur e shume fshiheshin brimave nga frika se do u kerkohej llogari. Vete PD per rrjedhoje i dha rastin te fuqizohen e sot i kemi ne parlament, gjyqesor, etj. Une per vete nuk shoh ndonje dallim PD - PS, pervec kur behet fjale per trashegimine ku per te qene realist PD po krijon me hapa galopante nje trashegimi te shemtuar, 97...Gerdec..etj.

Militantizmi eshte majmuneri...

nuk ke cfare pret nga nje njeri qe jeton ne nje muze dhe me sa di une nje objekt muzeal si rama atje e ka vendin

"Majmuneria staliniste eshte nga me te shemtuarat qe mund te hase njeriu."

Dakord.

"Jane vrare ajka e kombit, jane vrare shqiptaret e  vertete qe shkrine jeten e tyre per Shqiperine dhe sot te bijte e atyre qe i vrane, kane pafytyresine te kundershtojne demshperblimin e tyre pasi jane kolaboracioniste, "surreter te keqinj" i cilesojne."

Dakord.

"Kolaboracionistet, Ballistet, Zogistet, por vecanerisht te Shiturit kane pergjegjesine kryesore qe mbeturinat e mikroborgjezise, krimet e saj nuk shikohen si duhet sot dhe ku te gjitha palet te kene nje vije te perbashket me Partine e Punes per sa i perket te keqes."

Majmun, jo dakord.

E merr vesh a jo qe edhe retorika jote ka pergjegjesine kryesore duke krijuar llogore, dhe nuk dalin e majta qe andej deri sa te heqesh dore nga kjo retorike? Nese je i sinqerte per ato dy te parat, e nuk je i krisur, hiq dore nga kjo e fundit. Perndryshe, qepe, se sipas atij priftit katolik, ka boll familje qe s'e njohin turpin, e s'kane nevoje t'iua mesosh ti. Nekrofil!

Kjo teme nuk eshte per "popullin", eshte per ata qe kane " topa te medhenje",historianet specialistet,profesionistet ,ndersa per "peshqit" e peshkut pa uje , eshte nje nje "kocke sheri",qe nuk zgjidh gje vetem sa acaron nervat,e peshqeve.,me ngjyra farfuri!!

Ishte kohe lufte,atehere...dhe ata qe moren pushtetin ishin luftetar,..dhe nuk gjykonin me mendjen e sotme.

 

97--ta ishte rrebelim komunist ,ishin lideret komuniste ne balle si S Gjinushi me shoke qe i benin thirrje popullit, o burra rrembeni armet dhe ashtu u be

a nuk e degjoni edhe sot S Gjinushin qe therret ne cdo konference shtypi

qe duhet rrezuar kjo qeveri me cdo kusht para se me shkuar ne zgjedhje.

 A nuk e degjoni P Majkon qe mbron me fanatizem krimet qe kane bere para ardhesit e tij.A nuk e shikoni Edi Ramen qe shkon me pioneret e vullnetaret e Enverit neper mitingje qe mbajne ne duar buqetat me lule si dikur ne parakalimet e 1Majit etj....etj........

Mati,jam dakord me ty qe 97 ishte rebelim komunist po kush e organizoi?

Arben Imami  -  keshilltar i Sali Berishes

Neritan Ceka  - Aleat i Berishes ne zgjedhjet e qershorit

Mund te ma shpjegosh pak kete pune?

Me sa kuptova une Lubonja e ka per te pushkatuarit e majte, qe nuk i kujton askush dhe nuk i mbron asnje parti, megjithese ka tre parti te majta. Sepse sipas tij te gjitha partite e majta kane rrjedhur nga partia meme, dhe vazhdojne politikat e saj. Dhe ta mendosh qe gjate luftes u zhduken intelektualet e vertete dhe idealistet, qe mund ti kishin sjelle drejtim tjeter te ardhmes se shqiperise. Por askush nuk i kujton.

Lubonja ne princip ka te drejte, por Berisha e jep kete demshperblim nisur jo nga arsye humane, por per arsye elektorale. Pse nuk e beri kete gje ai gjate ketyre kater viteve por e ben pikerisht tani?

Valle te mos ta kete kuptuar Lubonja kete gje? Nese po, atehere, kjo tregon njefare grykesie te palimit nga ana e tij. Edhe dicka tjeter. Vajten gati 20 vjet qe nga renia e komunizmit - ish te persekutuarit per cdo zgjedhje do ti demshperblejme? 

Lubonja nuk e ka per te demshperblyerit e tanishem, e ka per te vraret ndermejt komunisteve, qe nuk po i shperblen njeri, dhe qe nuk i perfaqeson asnje parti. Berisha po shperblen te ashtuquajtur kolaboracioniste, ndersa te ekzekutuarit me urdher te Hoxhes gjate luftes, mbeten akoma te pa demshperblyer, dhe askush nga e majta nuk e merr persiper ti perfaqesoje.

Habitem me ju. E djathta eshte ne pushtet. Nese ka per qellim demshperblimin, kete fare mire mund t'a bente. Apo si gjithmone, per punet qe nuk kryen qeveria, e ka fajin opozita. Hiqni mor dore nga kerkesa per perfaqesim partiak ne keto pune. Me kete pune duhet marre vetem Gjykata e Larte. Eh po te mbese gjaku me njolle gjithe jeten! S'ka Kanun ne bote mos e kete te shkruar. Por te mos kalohet njolla tek trashegimtari, sqarohet gjithmone.

De Gaulle ne gusht te 1944:

Paris! Paris outragé! Paris brisé! Paris martyrisé! Mais Paris libéré! Libéré par lui-même, libéré par son peuple avec le concours des armées de la France, avec l'appui et le concours de la France tout entière, de la France qui se bat, de la seule France, de la vraie France, de la France éternelle ...

Paris se libère ... u deshen 30 vjete te fillohej te cmitizohej ai fjalim, ajo ngjarje historike.  U deshen 30 vjete, te filloje te pertypet (se akoma s'eshte arritur te tretet) fakti qe ne D-Day nga me shume se 4500 te vrare nga aleatet ne Normandi, vetem 0.4% ishin franceze.

Dhe pas 30 vjetesh, ky proces po behet nga historianet, ndjekur me gjyqe, intensifikuar sidomos gjate viteve 90-te (50 vjete me vone!)  Gjithesesi, nuk u perdor nga fushatat elektorale, per fushata e per karrige.  Ndergjegja e qete e nje populli, nuk mund te behet vegel e nje politikani apo tjetri, e nje partie apo tjetre, sepse nuk do ishte cmitizim, por perdhunim.

Demshperblimi per keto kategori njerezish do te behet, ligji eshte miratuar ne parlamentin shqiptar fatkeqesisht pa opoziten.  Me pak fjale, nuk eshte problemi tek nje demshperblim monetar qe do ta perfitojne te afermit e ketyre te vrareve nga komunistet, por tek ndikimi dhe sjella e shoqerise.  Edhe analiza e Lubonjes ketu konsiston.  Opozita, vecanerisht PS, ne vend qe te ishte bashke me shumicen ne votimin e ketij ligji, braktisi votimin qe duke futur edhe deklaratat qe kane bere eksponente te saj, na jep te kuptojme se keta njerez jane te pandashem nga trashegimia e tyre me e keqe e komunizmit.  Nderkohe qe propagandojne politiken pertej te majtes dhe te djathtes!

Pikerisht me kete merret Lubonja. 

Se pari duhet pasur parasysh qe shume nga njerezit qe komunizmi dhe pasaradhesit e tij i konsiderojne kolaboracioniste, nuk kane qene te tille aspak.  Perkundrazi, kane qene patriote dhe njerez qe kane luftuar kunder okupatorit.  Ketu futen edhe komuniste te hershem por qe kishin bindje dhe ide ndryshe nga ato te E. Hoxhes dhe bandes se tij terroriste.  Zai Fundo, emer i njohur ne te majten e asaj kohe dhe njeri me kontribute te medha ne levizjen komuniste, kapet dhe vritet ne menyren me barbare duke e rrahur dhe torturuar, e te tjere emra.

Edhe ata qe ne nje menyre ose tjeter bashkepunuan me Italine, duhen shikuar ne kontekstin e asaj kohe dhe qe kane qene njerez qe e donin Shqiperine.  Nuk kane qene gjakprishur qe ja kishin shitur shpirtin dreqit, por njerez qe ne ate kohe menduan se kjo ishte me e mira per kombin.  A ishte zgjedhja e gabuar? ne ne kete kohe e kemi shume te lehte pergjigjen, por ne ate kohe ishte ndryshe dhe rol luajten edhe perfitimet ne sensin e interesave kombetare etj.

Por, duhet nenvizuar qe keta bene cfare bene, nuk paten mundesine e nje gjyqi te drejte, bile disa prej tyre u vrane dhe pa gjyq, u denuan shume me teper etj.  Prandaj sot ne kemi detyrimin qe padrejtesine e bere nga komunistet, te mundohemi ta lehtesojme pak. 

Kjo eshte cfare kane bere popujt e qyteteruar te perendimit.  Kjo eshte rruga qe e ben me te pergjegjshme shoqerine shqiptare dhe normalisht te kujdeshme per te ardhmen qe e keqja nuk do te mund te perseritet. 

 

 

Artikulli ishte bindes dhe na rikujtonte disa ngjarje qe vertet rendojne mbi ndergjegjen e kesaj shoqerie. Shqiperia ka pasur shum intelektuale, shum me te shquar se udheheqja e qeverise se pare shqiptare pas luftes se 2 boterore, dhe shum nga keta intelektuale jane denuar (me vdekje apo burgime) vetem se kishin pikpamje te kunderta dhe vizione politike te kunderta me regjimin e sapo ardhur.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).