E DREJTA E RIPUNIMIT

Mësova që shtëpia botuese që ka nxjerrë në treg pjesë nga krijimtaria e Kadaresë të ripunuar nga ana gjuhësore duke zëvendësuar në mënyrë masive fjalë të huaja më të tilla shqipe nuk e vë në dijeni lexuesin për këtë ndryshim nga origjinali i botuar e ribotuar dhe i nxjerrë në treg më herët, duke shkaktuar [...]

6 Komente

Veprat e Kadares jane te gjitha te perpunuara.

Ku eshte çudia ketu.?

Edhe vete Kadareja eshte i siperperpunuar hera heres.

Kadareja fatkeqësisht i është futur me pasion një pune absurde për t’i bërë gropën punëve të tija më të mira dhe ndoshta në këtë rast do të duhej menduar opsioni i një këshilli kujdestarie letrar që ta pengojë atë shkrimtar të madh t’i bëjë gropën veprës së vet.

Meqe ka ngelur pas dore kjo pune, une them qe ne si blogista te famshem duhet ta nderhyjme menjehere dhe ti themi Kadarese si dhe ca te ripunoje, sidomos kur ben gabime te tilla si zevendesimi i fjaleve te huaja me fjale shqipe.

Sa shume te shqeteson ky fenomer mer, i zevendesimit te fjaleve te huaja me shqipe, se pashe qe kishe bere dhe nje artikull tjeter ne lidhje me kete. smiley

Se pari, ti nuk ke sjelle asnje shembull konkret per ilustrim se sa shume apo pak tjetersohet vepra(t) ne fjale mbas ketyre ripunimeve. Kjo pastaj (ilustrimet) do te justifikonte sugjerimin tend qe shtepia botuese duhet te vinte nje material sqarues tek veprat e riperpunuara, per ti lene te ditur lexuesve qe nuk eshte me e njejta veper. Pa keto ilustrime kemi vetem nje opinion tendin, per perpunimet e veprave te nje autori, nga po ky autor, ose me miratimin e tij (s'ka dyshim kjo, se nuk guxon kush tia perpunoje veprat Kadarese pa miratimin e tij).

Se dyti, dhe me e rendesishmja, analogjite qe sjell jane kot fare, se valla ky "rrevansh" do sjelle perpunimin e gjithe literatures se vjeter shqiptare.  Kadareja eshte gjalle dhe ai ben ca te doje me veprat e tij, qofte dhe groberrje simbas teje.

Tema e zevendesimit te fjaleve te huaja me ato shqiptare (ose me rrenje shqiptare) eshte pastaj teme me vete, qe ti si "pa takt" mundohesh ta njehesosh me kete, qe eshte dicka specifike; nje autor qe perpunon veprat e tij. Po sado i qene te jete ky shqetesim, cudi si nuk ju ben me shume pershtypje e kunderta, qe eshte rrevanshi i viteve te fundit per te perdorur fjale te huaja pa kriter, dhe kur egziston fjala shqipe (ose e perdorur ne shqip ka vite) per keto fjale.

Xhaxhai si xhaxhallaret e qemotshem (nder ta dhe imi), qe shkojne ende me ate mendjen : "ty te lumte qe shkruan kaq bukur, por mos e fshi me se tani kjo i perket atdheut, partise, gjithe kombit".

Jo vetem qe autori ka te drejte te beje c'te doje me vepren e vet, ta grise, ta zhduke, ta djege, por kete te drejte e kane dhe trasheguesit e tij qe kane te drejtat e autorit.

Persa kohe qe nje veper eshte nen te drejta autori, ajo s'eshte pasuri kombetare dhe nuk ka ligj ne bote qe e shperveteson tjetrin nga prona e tij. Pasuri kombetare eshte kur vepra kercen ne domenin publik dhe atehere shteti e ruan dhe e "kashais" si duhet. Persa kohe qe vepra ka nje zot, shteti nuk mund te beje tjeter veçse ta bleje kete veper. 

Rasti me i fresket : Shteti francez ka vendosur qe arkivat e njerit prej mendimtareve me te medhenj franceze te pasluftes, Guy Debord, te mos kalojne ne arkivat e Universitetit te Yale qe donte t'i merrte. Shteti francez i ka shpallur "pasuri kombetare" dhe ato nuk mund te dalin jashte vendit. MIREPO, shteti francez, nga ana tjeter, ka afat 30 MUAJ per te rene dakort me te shoqen e Debord, Alice, e cila mban te drejtat morale te vepres. Pra shteti francez, Biblioteka kombetare me nje fjale, do t'i duhet te fuse doren ne xhep. Perndryshe, s'mund t'ia marresh tjetrit me zor.

Ja keshtu jane gjerat. E jo pse Kadare lemon fjalet e veta. Po mos beri edhe kete, e c'do t'i mbetej valle ? Ah ! Nobeli.

Le qe Kadare ka nje histori te vjeter me rishkrimin : i vockel fare kopjonte Hamletin. Ja qe i ka ardhur dita te kopjoje vetveten. (Kujtoj Borges ketu kur thote : ska gje me te tmerrshme se te kopjosh vetveten. Te tjeret, po. Por vetveten, kurre. Arsyet ? Duken qarte. 

Jepi---

Cezarit te Cezarit

Kadarese te Kadarese

Xha Xhait te Xha Xhait 

dhe Piftos te Piftos 

Sa për të të thënë që ky shkrim, rreth të cilit po flisje, nuk ishte i xhaxhait por i dikujt tjetër.

Ooops, jam i detyruar te them se "xhaxhai" eshte bere tashme nje marke e depozituar. Gjithçka qe vjen nga ai blog, ka nje si arome xhaxhallaresh. Pifto ? Pishaku ? Maksi ? Xhaxhai ? Sinqerisht, nuk arrij te ndaj mes tyre. Gjithsesi, nuk besoj te me preken kur une iu drejtohem te gjitheve me "xhaxha".

Por ceshtja nuk eshte aty. Lepuri fle gjetke. E dini ju xhaxhallare se nuk do te kishim pasur Kafke nese Max Brod nuk do t'ia kishte thyer amanetin ? Ose nuk do te kishim pasur roman te fundit (ende i padale me duket) te Nabokov pa thyerjen e amanetit nga i biri, nje muzhik rus qe ka ngelur keq per para ? Ja keshtu jane keto pune. Ska me prone te perbashket. Ka, por duhen para. Para se gjithash, Kadare eshte Kadare dhe pastaj shqiptar. Po t'i doje qejfi atij, na i shet te gjitha doreshkrimet ndonje sheiku arab, qejfli pas Hanemeve te Gjirokastres.

Shteti shqiptar, sa rri duke pispillosur misset e Universit, le te fuse doren ne xhep dhe t'ia jape Kadarese ato 1 meleon eurot e Nobelit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).