E dielë dimri ….

1

Do bëj një mollë të kuqe për ty,
thotë ai dhe merr
një letër, lapsa dhe gomë. Dikur
mbi cipën e kuqe
shfaqet një pikë e madhe, e zezë.
Eshtë krimb- dhe e sheh gjatë me dyshim.
Pastaj kushedi ç’mendon,
Merr gomën
dhe e fshin…

2

-Mësues Sparrow kish tre djem, por ata
shkuan në qytetin e madh
dhe u shndrruan në mesazhe
Tani ai me gruan dhe qenin e tyre të plakur
jeton në fermë. Ka dy vjet që ajo
lufton me kancerin- dhe ai dy vjet
që edhe të dielave punon…
Shpejt do mbeten vetëm,
zoti Sparrow dhe qeni.

-Por ti nuk i do qentë në shtëpi,
ma kthen im bir tek luan
me një robot kozmik,-
dhe qyteti ku jetojmë
është i madh, më i madhi,
përveç qiellit, ndoshta…

Ngre sytë lart, ku tek-tuk,
mbështjellë në çarçafë dëbore,
ndonjë yll dridhet
si harabel i braktisur….


shenim: sparrow- (angl), harabel

3

Kënduam një këngë të vështirë
për fyejt e grykës sonë.
Ishin tinguj të trishtë, të brishtë,
muret e klasës, të ftohtë..
një bletë në zemër zukaste…

S’ish hareja që na shtynte
të këndonim
por vështrimi i palexueshëm
i syve miopë të mësuesit…

4

ti nuk e njeh rolin vital të fonemës q
në gjuhën time të vogël, (how do I fuck
explain this to you?*)
as gërmën ç… gremçi që i varet nën bark
të duket si dora e kapitenit Hook
këputur prej Piter Panit,
dhe jo si laku ku tunden kufomat e
të bërave, vrarë nga krokodilë gjitonësh,
çuditesh pse fisi nga vij
fjalën e fundit e thotë të parën
dhe atë më të fundit-
vdekjen,
nuk e pranon

ti nuk di shumë gjëra për mua
as ato të paktat, që unë di për veten.

*ang- si dreqin të ta shpjegoj këtë?

...
nga "....një udhë për në shtëpi" - M. Bashllari

8 Komente

A., para se me thon gjo, du sqarime mbi pjesen. Fqinjerojne ketu pjese vizlluese me vargje qe duket sikur i ka kapur "nje shtangesi perkthimi" ne shqip, por gjithe nga nje pjese brilante ama.

PS: Si the?

-Mësues Sparrow kish tre djem, por ata
shkuan në qytetin e madh
dhe u shndrruan në mesazhe

Une do e kisha bere lajme instead of mesazhe, por hej, who cares, keto tre rreshta jane per te kutija e bizhuve prej verteti.

Je shume e vecante Avocados...nqs nuk je dicka si Poezi je Poezia vete...Per nga fuqia e mesazhit qe percjell , krahasimi juaj eshte i cilesise shume te larte . Ne se do isha mosh e re, pas krahasimeve Kadarese dhe te M. Zeqos ne vargje ...keto te tuat do ishin ne rrangun e "bizhuve prej ari". Me dike tjeter qe s'eshte vendi ti permendet niku fluturimthi , beni nje dyshe te qarte POETIKE per kohen, me tipar teper dallues ........ SHQIPTARE. 5.

Falemnderit te dyve. Shume.

Em, pjesa eshte e ndertu ne disa skena, por qe i lidh filli i ftohte i nje dimri jashte e brenda. jane shkruar 2 vjet me pare, direkt ne shqip, ndoshta ajo shtangesia qe permend, mund te kete dale e pavetedijshme si evokim i te ftohtit. nuk di c'te them.

Ndersa ideja qe djemte jane kthyer ne mesazhe, eshte e thjeshte: pra dergojne tek tuk ndonje imell smiley. pra jo thjesht lajm.

thanks again.

avocados edhe kur shkruan keshtu thjesht  pa ato metaforat hutuese arrin te jape klimen e perjetimit. Ne fund, pasi ke lexuar keto vargje,te vjen te kopsitesh pallton ..Diapazoni i gjere eshte shprehje e talentit.

Si pulla poste i ke o të keqen. Ngjisin menjëherë.

(vetëm tani i lexova unë. letërsinë te peshku e lexoj kur jam në gjendje "natyre të qetë&quotsmiley

i lidh filli i ftohte i nje dimri jashte e brenda

Po ne qe kishim diell perjashta sot, c'taksirat kishim te na e fusje ne palce te ftohtin tend.

Ufff, shyqyr, te lexova me te ne fund  se spo behesha mbare me lexu ndonje gje tenden Avocados keto kohe.

Precious ! Mua m'pelqejne qe jane kshu te hallakatme, se nuk duhet me u lodh me mbajt ritmin dhe per te mos e humbur fillin.

5 pa hater !  I mshova peses me pellembe smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).