dy vjersha shëmtaq për një qytet harraq

demonstrators.jpg  
1. 
Përballë këtij qyteti      
                        Që ngritëm vetë
Tani jemi të pafuqishëm
Përbindëshi që rritën duart tona
Duart tona ka këputur
Gjysëm shakaje, gjysëm hataje
Sytë e së bukurës harlisen në vaje
Të sajat janë netët e këtij qyteti
Dhe fjalët e numëruara të një poezie
                                    të pamundur
“Poeti im nuk është filozof
Por veçse kafshë pa gëzof
Një dreq i vogël me fuqi sekrete
Që rrugën drejt vdekjes
Ta shtron me salltanete”
Nën këmbë të këtij qyteti
            Që e ngritëm vetë
Nga gënjeshtrat tona
U lind një e vërtetë.
2.
Po rritet një grua e vogël
Në këtë xhungël
Që është qyteti
I ideve ekzotike në koka mozaike.
Do mësojë të zgjedhë
Stilin e brekëve,
Për çdo vendim tjetër
Janë gratë e arkitektëve
Të cilave u bie barra e rëndë
Të zgjedhin pamjet prej qiellit të 9
Varfëria? Ja, në breg të atij llumi
Të shihen të vdekurit si praktikues gjumi,
Stampohet qyteti me harnën tjetër
Meshin importi tek brrylli i vjetër.
Një grua e vogël nga ëndrra po zgjohet
Çdo ditë qytet i ri, n’sa ajo vjetërohet
Askush nuk e njeh, askush s’do ta njohë
Syri kapakngjyer i qytetit don të shohë
Veç gra të lumnueme, gra arkitektësh
Tuj ngrehë gjysëmboshtin e definuem kohë.
  

11 Komente

fh, ç'ishte kjo thyerja në dialekt në dy rreshtat e fundit?

 

shumë bukur - më pëlqen sesi vargu ndërtohet thjeshtë me figura letrarë, me minifabula që e "marrin me të mirë lexuesin" dhe e mbajnë ngrohtë. Rrofsh për kënaqësinë!

poezi qe tingellojne aktuale per çdo kohe.te kudogjendura.bukur

Vjersha e dyte - GREAT!!!

Vecoj:

Varfëria? Ja, në breg të atij llumi
Të shihen të vdekurit si praktikues gjumi,
Stampohet qyteti me harnën tjetër
Meshin importi tek brrylli i vjetër.

Pavaresisht se me Migjenin nuk do me shkonte kurre ne mend te te krahasoja, ne 4 rreshtat e mesiperme je ne nivelin e TIJ ne nje dite te mire per TE, pa shqetesime tuberkulare dmth.

FLM, Flor!

PS: L(l)umi ... eh mer cun, mer cun...

lost, ç'ishte kjo thyerja në dialekt në dy rreshtat e fundit? se mbajta dot veten. flmn

enka: flmn per te gjithe komententet e deritanishme.

emo: zot na ruj!....                              flmn

se mbajta dot veten

i gjori Martin! smiley

Dialektin verior e pikasa edhe vete, ndoshta ngaqe me terheq gjuha e amel shqype smiley

Bukur, fh!

Hiqni dore nga keto mencuri te thella komunikimi smiley smiley smiley 

losttext - 14 Nën 2008 - 3:56pm

se mbajta dot veten

 

i gjori Martin! smiley dhe e gjora Marie

kujt me ju drejtue jo s'po die...

e dashur blete, "i gjori Martin" me sa mbaj mend, eshte tek nje poezi e librit te pare qe ka botuar fh - referenca ishte vec per te e s`ka kurrfare "mencurie komunikimi" ne kete mes. Uroj te te kene pelqyer keto! smiley

Plotesisht me ty Blete....Po teprohet dhe floriani e kushdo qofte nuk ndihet mire besoj .

idriz, falemnderit per perkujdesjen. por sot (fale PF e Lost, si edhe faktit qe eshte e premte) ndihem aq mirë...

idriz, kno me mu:  S'shkohet jeta me inot.

Ku te knoj...s'ka vend per due trio e kor ...ka vetem solo dhe me shume "inat". Ku e ke kongen qe ta knoj dhe une ke Martini  i Lostit ?????? apo ke quteti harruq  i Florianit ? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).