dy poezi të sikletshme

PENG.

  
Ky vend mban peng të vdekurit e vet
Asnjë shans të rikthehesh në jetë
Harroje buzëqeshjen e saj rrugëqumësht
Prekjet komode të zhvatura në eksperiencë
Harro mimikën e saj teatrore
Tek zbret në tavolinë supën e nxehtë
-Kujdes, është përvëluese
Por mos prit gjatë se ftohet!

  
Është ftohur tashmë
Ky dhè përmbì
Ky vend nuk është më
Oborri ku vraponte me çorape të bardha
Fshihej pas pemësh
            Pastaj vinte prej gjithkund
Pushtuese si zhegu, ajo, drita ngulmuese
-Kujdes, është përvëluese.
Mos prit gjatë, mos prit,
çdo shpresë rikthimi ta heq ky vend
Këtu është ku të vdekurit mbahen peng.

  
…………..  
eFeM I2I

  
Nëpër valë të shkurtra, radio fishekzjarre
Shpërthejnë e fashiten, mahnitje kalimtare
Thellë bota gremiset në gjumë me gërhitje
Dokumentarët shpjegojnë ëndrra dhe lajthitje

  
Me globin në bark nesër lind ajo
Proletare, proaktive, prost ose pro
Na magjeps dy ditë, dy vjet a dy jetë
Blejmë katër rrena, na dhuron një të vërtetë
Nesër lind ajo, nëna e muzikës
E gjuhës, gjeometrisë dhe fizikës
Me muskuj në fytyrë, me shqisa në trup
Femra e idealeve e përdhunuar në grup
Nga ndërgjegjet bilionëshe në emër të krijimit
Përfitimit, argëtimit dhe flijimit.

  
Me globin në bark nesër lind ajo
Nëpër valë të shkurtra
Çastin përgjo.

10 Komente

-te lutem--te lutem--te lutem- (falem)

Këto që ke shkrujt, por edhe bota e femrës > -busy- e justifikojnë krejt mungesën një mujore. smiley

 

fh, pse te sikletshme mer? smiley Shume te bukura, sidomos e dyta! smiley

Keto jane mrekulli, Flori-o!

Nuk di se c`lloj robsh jane ata qe votojne me pak se 5 yje. Po kush po e shejv, tjeterkund ndahen yjet... smiley

Flor, me myti gripi. Po keq fare. Doja vetem me te thone qe nuk me pshtune kto.

Jone mrekulli, Flor. MREKULLI!

Dopio-pese 

(...siklet te ka dhene titulli i te dytes ?)

hej, te mos egzagjerojme... poezi te bukura ketu (PPU) gjen perdite. art te shnetshem knej perretheperrotull ka plot. Gjithsesi rrofshi.  

 

 

fh, mirë bën që tregohesh modest, se ashtu të ka hije, por ti e di, dhe ne e dimë, dhe ata e dinë, dhe sigurisht që ato e dinë...

gëzohem që ti s'e mbajte fjalën e të fshiheshe nga faqja jote e internetit për fiks një muaj. : )

Qenke ngritur edhe ti mire sot? Ne fakt, flori ben premtime se s'do postoje, e ti je ajo qe zhdukesh : D

Shyqyr qe te shohim edhe neper qitaperat e tjera, se na jane bere vizitat me pikatore smiley

mo mire akell qe zhdukesh smiley

pak e sak smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).