Dy poezi nga Aziz Mustafa


PORADEC, VJESHTE

do vij në korrik
kur gjethet e vjeshtës
do jenë harruar dhe purpuri
i lëmashkët i liqerit

në korrik një mjellmë
drithërueshëm shkrihet
në kaltërsinë e syve të tu

verë poradeci do pijmë
me fund të pijmë buzë gjolit
që ta harxhojmë vdekjen

do vij në korrik e atëherë
do jem dhjetë vjet më i ri se sot
më i ri se ringjallja do jem

një gjeth i blertë
dhe një gurgullimë driloni
do zbresë mes gjinjve tu

etjen kurrë nuk do mund e shuajmë
e gjithë ky ujë përreth

o perëndi

LETER DARDANES

Eshtë tmerr është më shumë se tmerr
se si gjërat e mira janë përhere të huaja
psikoanalitikët e trentë frojdi sidomos
përherë kanë të drejtë e ti Dard-Ana nuk e don atë
edhe unë kam filluar ta urrej shkaku yt
ti nuk i don këto vargje e edhe unë
kam filluar ti urrej çuditërisht po më duken disi
si pula të nukta dhe vërtetë nuk kam dashur
kurrë ti besoj epshit së paku jo në rastin tënd
Dardana pasha sytë e mi të përgjakur
flutura ime nuk është turp të puthësh hijet e natës
as të pështysh yjet nuk është turp besomë
është tmerr i thjeshtë se si në mua po fiton
djalli e ëngjëlli po më rri strukur
në një varg që kurrë nuk do të botohet të kam
paralajmëruar ruaju nga gjenitë dhe
budallenjtë ruaju më shumë vetes dhe
mos u fut në vorbull marramendja është
një sëmundje e keqe më e keqe se AIDS dhe se
ethet e minjëve të merr mendët
e humb drejtimin rrëzohesh dhe keqas përgjakesh
të çmend e ti Dardana nuk ke nevojë për çmenduri
më mirë çmendu në letër shkruaj poezi të çmendur
gënje veten dhe të tjerët më lehtë e ke në këtë botë
më së miri kalojnë rrencat hajnat dhe të pafytyrët
këndoje përditë "Yesterday" përherë do të ketë një dje
për një nesër nuk jam i sigurtë këndoje pra e të të
sjellë në një pikë dhe në një vend të caktuar ku ne
nuk kemi qenë kurrë kanë qenë shpirtrat tanë kanë qenë
fëmijët tanë kanë qenë shpirtrat e prindërve tanë
djalli e marrtë vetëm hijet tona kanë qenë të betohem
për sytë e mi nuk do të ketë kurrë më sot
ekzistojnë vetëm nesër dhe dje
e dje do të jetë dymijë vjet më parë nën një dardhë
të Dardhanisë e ngulfatur nga terri e unë e ti Dardana
do të jemi të zhbërë një hiq eterik do të jemi
tmerrsisht të lirë nga njëri-tjetri
padurueshëm të lirë.

.

18 Komente

O Aziz miku !

Ti je nje poet i vertete. Eshte hera e pare qe lexoj nga ty, por duket larg rremi i poetit.

Poezia e Dardanes duhet lexuar mire e mire, e per se dyti e per se treti. Edhe ne fund fare, te lexohet neper shkolla e neper rrethe letrare. Edhe te mesojne gjindja sesi behet poezi me fjale zemre e shpirti e jo me fjale qe jane veç perkembime germash.

Tungjatjeta poet. 

Hm XYZ. Une kam lexuar vargje me te mira nga ky autor. Vjersha e pare me duket medioker dhe pa vlere.

E dyta flirton me prozen dhe, ndonese ka mendim, per mendimin tim i mungon muzikaliteti i brendshem, cka e ben nje varg te lire poezi.

Thjesht pershtypja ime kjo; ndoshta prisja me teper, duke u nisur, sic thashe, nga konsiderata qe kisha per autorin.

Po e mbyll tani se m'u mbyllen syte : poezia e Dardanes, edhe pse te duket si proze, eshte poezi e shkuar poezise. Mjafton t'ia gjesh ritmin e brendshem, te rregullosh frymemarrjen tende sipas ketij ritmi, e te te kerceje damari ne temtha aty ku duhet, e keshtu, kjo eshte poezia e vertete.

Te tjera nuk kam lexuar. Nqs ke lexuar edhe me te mira nga ky autor, atehere aq me mire. Kjo do te thote qe ai, edhe kur shkruan keq, shkruan bukur. Dhe ajo qe ka rendesi, qe une nuk kam dale huq ne nuhatjen time.

Tungjatjeta dhe ty dhe shihemi ne nje bote me te mire, ate te se nesermes.

Ciklon,

te quash nje poezi qe ka keto vargje si focal point:

etjen kurrë nuk do mund e shuajmë
e gjithë ky ujë përreth

o perëndi

 

mediokre, nuk e di por me duket pak me teper se guxim... Apo Leter Dardanes pa muzikalitet? Cudi. 

asnje presje a pike s'i heq perceptimit te XYZ( nderro ket nick se mezi shkruhet), jane poezi klas, mendim, ndjenje ne shkallen me siperore. Elektricitet, pikerisht ate qe i duhet nje performance ne fjale.

thanks alisa qe i ke sjelle ketu.

Avocados,

normalisht une nuk komentoj vargje te te tjereve, pasi nganjehere shkruaj dhe vete. Sic e theksova edhe ne komentin e cituar kjo ishte sinqerisht pershtypja ime kur lexova poezite. Ndoshta tingellon hidhur apo ashper, po kete pershtypje e kam akoma (i lexova edhe nje here, sepse i besoj shijes tuaj). Sidoqofte eshte perjetim subjektiv e ngaqe une s`jam kritik arti nuk insistoj ne kete pike.

Eshte vetem nje gje: nese do fillojme te ruhemi nga kritika edhe Peshku do perfundoje si forumet e tjera, ku te gjithe i krehin bishtin njeri tjetrit dhe cdo bejte eshte nje mrekulli.

Kjo nuk ka te beje me poezite ne fjale: ka te ngjare te jene vertet te bukura, po mua nuk me pelqejne. Kete e them vetem se kam simpati per autorin, qe e kam lexuar edhe gjekund tjeter, ku ndodhi fenomeni i lartpermendur.

Pa dashur te lendoj kerkend u uroj te gjitheve te gjitha te mirat.

 

S'kam lexuar ndonjë gjë tjetër nga ky autor, por me kaq sa shoh këtu, s' mund ta shkund dot një ndjenjë bezdie që shkakton mënyra deklarative si prej "gjimnazisti" e përdorur si tek poezia e parë, si tek e dyta.

Meqë ka nerv poetik, vota ime = katër yje (me hatër). Kush di, le të na sjellë të tjera nga ky autor.

Me pelqejne shume keto poezi. Kane shume shpirt, poezia e pare eshte një gurgullimë driloni( percaktimi me i mire,eshte vargu i tij), e kthjellet ,e sinqerte dhe me doza brishtesie. Trevargeshi i fundit te nderpret frymemarrjen, unike. Poezia e dyte,teper e fuqishme. Here te qeteson e here te ngre peshe. Nje katalizator i vertete.

p.s. avocados, nuk dyshoj kurre ne shijen tende poetike.

lost, per hatrin e kujt aman?

eshte nje lloj arti qe s'ka nevoje per hatrin e askujt...

Avocados, per hater te dobesise qe kam per poezine. Kjo eshte dicka subjektive, sic mund te merret kollaj me mend, dhe ti s`ke nevoje te besh avokatin e ketij lloj arti.  

E nderuar Avocados . Do kisha deshire te me shpjegoje se c'kuptim ka "Harximi" i vdekjes......që ta harxhojmë vdekjen... Mos ndoshta ka dashe te thote "harrojme" . Vjersherim i rendomte as lirizmin e liqerit nuk e ka percjellur dot pervec atyre tre te fundit qe Ju permendni me te drejte por jo si "surprize" me teper si huazim i sterperseritur por i thene bukur per ndjenjen e percjelle..

Ndryshe shume me ndryshe e dyta . Sikur te mos kishte manine e "brenges " per tu shprehur pa mbarim , krahsimi se per hir te "mosdashurise " nga Dard-Ana do te bente fli "vargjet" e tij , eshte i nje lloi te vecante .Moskat Poradeci dhe i vetem ne lloj . Te tjerat sec me afrojne me Lostin..vargezime e perbetime "gjimnazishtesh"....Nga une mezi 3.

Sic e kuptoj une, ( se duhet pyetur autori qe te japi variantin e sakte) harxhim i vdekjes do te thote, ti marresh kohe vdekjes ne favor te jetes. Sepse edhe pse te gjalle njerezit jo gjithmone jetojne, pervec momenteve kur jane ne dashuri, qe po ti mbledhesh ne total, rezultojne shume me pak se jeta biologjike.

Perbetime gjimnazistesh? Te cilit gjimnaz? smiley NUk ka aty as vdeksha e as u befsha...

Djema, une ju falenderoj qe keni votu e komentu, megjithese i postova per qejfin tim ne blog, se me kish marre malli per poezi te vertete njeriu.

Une s'kam nevoje te beje avokatin e askujt, aq me teper te azizit.

Lost, mendoj qe duhet te pranosh se poezia e mire nuk shkruhet vetem ketu tek peshku. ta them pa asnje lloj prapamendimi, por me duket se duke qene vazhdimisht ketu, shijet edukohen te orientuara vetem ne nje drejtim. Poezia e mire, mund te jete si ajo e ndjenjes, ashtu edhe ajo e mendimit, ajo e perziere mes te dyjash etjetj. Poezia nuk eshte vetem argetim, por forme e te njohurit te botes. une keshtu e kam konceptuar qe  kurse me ka rene ne koke per te. dhe vazhdoj te jetoj me idene se vetem poezia e mire me ofron strehen e komfortit shpirteror dhe ndoshta kushedi kushedi me afron tek e verteta absolute. smiley

ciao e pa merzi

Avocados,

 

nuk thashe qe ke bere avokatin e ndokujt, por te ketij arti (poezise).

mendoj qe duhet te pranosh se poezia e mire nuk shkruhet vetem ketu tek peshku

Duhet te pranoj? Kur qenkam shprehur qe poezia e mire shkruhet vetem tek peshku?!

me duket se duke qene vazhdimisht ketu, shijet edukohen te orientuara vetem ne nje drejtim

Nuk e di cfare po insinuon me kete fjali, por te siguroj qe shijet e mia nuk i ka zhvilluar dhe edukuar ambjenti i peshkut. Si shume kollaj po ve etiketa e po psikologjis. Te lutem m`i kurse notat paternaliste.

P.S. - Keto gjera po t`i them pa merzi fare.

Mire me mire . Po themi le ta "harxhoje" vdekjen po thuaj tjeter here ta bjere sic e kuptojme , ne jo sic e kupton ai smiley  Dhe avash avash ti, (shprehje e J.Bregut) se per nje vjershe folem .Dhe po s'na pelqyen meqe i ke zgjedhe e prure ti po e risim dhe nje gjysem note . Nga mezi 3 ne tre e gjysem.....dhe meqe behet fjale per nje shqiptaro -Dardanie  sic kuptohet po e risim dhe nje cerek  dhe ja vajti minus kater. 4 - As me hater nuk ja ve dot . Hajt persh. e pa merzi.

rrofsh Idriz.

e leme me kaq Lost, se poetet jane natyra te hidhura, e s'du me u hidherue me askend sot.

lexohemi

Sa per poezine ketu, keto poezi me lart vlejne sa nje vellim 500 faqesh me poezi te tipit :

Esenca vajgurore fluturojne rendueshem mbi çatite e pallateve

Jaka palltosh te ngrira mbi pellumba te zinj flatrashqyer

Jarge te tymta e te portokallinjta pluskojne mbi ujin sendergjues

 

Ka ca ketu qe vdesin per kesi poezish. Dhe kur i pyet : he mo trim, na le nje cep nga ta kapim poezine tende, ata te pergjigjen :

Po jo ore se ti nuk e di se ne rrymen postmoderniste apokaliptiko-teknoshkencore, ne nuk mund te flasim ne trajta te njetrajtshme dikotomike.

_________

Sorry, I beg your pardon ?

Poezia e pare eshte elegante, nje peshperime e shpirtit te permalluar:

një gjeth i blertë
dhe një gurgullimë driloni
do zbresë mes gjinjve tu

në korrik një mjellmë
drithërueshëm shkrihet
në kaltërsinë e syve të tu

 

etjen kurrë nuk do mund e shuajmë
e gjithë ky ujë përreth

o perëndi

Ky rreshti i  fundit -O perendi-  sec i jep nje permase kozmike panikut qe perftohet perpara nje bukurie te pamate.As nje jete nuk mjafton per ta shijuar ate pafundesi bukurie.

E dyta...nuku...

 

 

sidomos e para shume e bukur .flm per sjelljen mik

Te mira kto poezite. Nuk e di nqs jane te shkelqyera, ose te rangut klasik, por edhe mediokre nuk do t'i quaja. Harxhimi i vdekjes me pelqen si metafore e kam pershtypjen se nenkupton, mbushjen e momenteve me jete... dmth boshlleku i momenteve si njesi kohe, qe eshte vdekja, do te harxhohet e do te mbushet me jete. Me pelqen kjo metafore, te le pershtypjen pesimiste se momentet ligjshmerisht i perkasin vdekjes po aq sa jetes, e kur i jetojme me teper, eshte sikurse ja harxhojme vdekjes, sikurse ne fakt ja kemi borxh, e duhet te ndihemi te fajshem per kete... te fajshem (mos u harxho!... s'kishe pse harxhoheshe! etj) qe jetojme me teper se "c'duhet"... dhe kjo na ben te kerkojme vdekjen... (thanatos?)

 

Poezia e dyte them se eshte e natyres "rryme e ndergjegjjes" (stream of conscousness), ndaj edhe e shkruajtur ne ate menyre, pa pushim, pike e presje... nje rrembim, i hedhur ne nje fryme. Nje krijese ujore qe kerkon te dal prej oqeanit te dyshimit e vetedishmerise (self-consciousness) e te kthehet ne nje shpend ne hapesiren e fantazise e imagjinates... por arrin te kthehet vetem ne nje peshk fluturues, ose delfin, qe fluturon ne siperfaqe e graviteti e kthen perseri ne thellesite e oqeanit te ndergjegjes e te dyshimit (ti nuk i pelqen kto vargje, as une, kam filluar t urrej, me duken si pula te nukta.... shkruaj poezi te cmendura, GENJE veten). Kjo poezia e dyte eshte disi e veshtire per t'u lexuar... ndoshta s'do te kishte kete efekt "rryme te ndergjegjes" po te kishte shenja pikesimi... mgjth me pelqen se poezia kerkon pune, nuk te hapet qe ne lexim te pare. Me pelqen dimensioni metafizik i poezise, aq i thell. Asgje nuk ekziston ne kuptimin fizik, e vetmja permase fizike e pike reference kohe e vendi per dy shpirtrat eshte Dardha e Dardanise, dikur ne te kaluaren, e nje pike tjeter, dikur ne te ardhmen. E vetmja kohe kur ata kane qene te lire... te lire prej njeri tjetrit? kete s'arrij ta kuptoj.

 

Me pelqen elementi psikoanalize ne te dyja poezite. ka pas te drejte Frojdi kur ka thene "Nuk isha une qe zbulova psikoanalizen, qene poetet ata... une vetem e perpunova".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).