Duke vjedhur kohen time


Kaluan dite te tera ku un jam tejet e zene.. kaq shume saqe me duket se dalangadale po mbytem , sikur po me merret fryma.. Dhe ja, nje ftese per ne teater qe i them jo , nje tjeter per nje koncert qe i them jo, nje tjeter ftese per darke qe i them jo, jo i them dhe nje tjeter libri i cili qendron i ngrysur pasi nuk e kam hapur akoma ta lexoj e kam frike se po e hapa do ma rrase nje shuplake..
Dhe ec, zgjohem heret ne mengjes, ec ne rruget e Tiranes per ne zyre, kaloj permes bllokut me nje shpejtesi thuajse maratone, shikoj pa shikuar ate zonjen qe ka veshur nje xhakete te zeze e nje fund jeshil, per pak sa u rrezua, ec, tek kuvendi shoh nje deputet me puro ne pike te mengjesit, ja dhe nje zoteri qe ma kalon ne te ecur , me vjen gati inat ndaj shpejtoj hapat, ec serish dhe ndaloj , pres te shoh driten jeshile nga ana tjeter e bulevardit, por jo nuk ka drita, ka nje polic qe ben shenje te kalojne makinat, kalojne 3 minuta, dhe un ndjej frymemarrjen te shpejtoje, me ne fund polici na jep leje te kalojme , trotuari nga ana e Rogner, gjithnje me kap nje psheretime tjeter, eshte nje grua qe lyp, ka ne dore nje femije dhe un ndjehem fajtore po kalova pa e pare , dhe ndjehem fajtore po kalova duke e pare dhe ndjehem fajtore po i dhashe ndonje lek dhe ndjehem fajtore po nuk i dhashe asnje lek. Qenka e shkruar te jem fajtore, pasi plus kesaj duhet te ec shpejt. Para meje dalin nga Rogner makina luksoze sikur te duan te tregojne se ne e komandojme kohen. Kalojne bri kesaj gruas , dhe ata nuk e shohin.
Arrij ne pune, pershendes dike qe me duket si nje nder koleget e mij , afrohem dhe shoh se ne fakt ishte dikush tjeter, dhe ai me pershendet por ne fakt GABIM nuk e njoh, dhe nuk me njeh, duhet te ve syzet jam astigmatike dhe miope shtoji ketu dhe nje doze te mira daltoniene. Por syzet nuk i mbaj dot ! Kerkoj ndjese se u nga terrova dhe marr ne shkembim nje buzeqeshje (zoteria ishte i huaj dhe me sa duket dhe ai nuk sheh mire)
Me pelqen puna qe bej, por ja qe dhe aty do kem probleme njehere me printerin, njeher me kolegen qe nuk e ka mbaruar detyren e saj, njehere me veten time qe dua te pij nje cigare. Kaluan dy ore pune pa punuar me sakte, ketu ne Tirane puna shkon ne shpejtesine e breshkes dhe nese je e predispozuar te jesh efikase. Del nje problem me internetin , me printerin , me kontrata te cilave ju mungojne detaje te rendesishme te lena nga ish kolegu im.. Dhe ja kaloj 4 ore duke punuar me efikasitetin e 1 ore por qe me ritmin e ketushem eshte efikasitet 6 oresh .
Keshtu pra momenti qe po kaloj duke shkruar kete qe po shkruaj eshte I vjedhur .. te pakten me duket se me ane te ketij shkrimi po e bllokoj pak kohen qe po me bllokon.

21 Komente

Fantastike, 5 yje.

S'e di por ne Tirane me duket vetja gjithnje duke "vrapuar" e megjithate rezultati mbetet dikur larg smiley

..kam pershtypjen se ne Tirane behet sikur punohet...eshte nje luks i madh te punosh ne Tirane..kur rruga per ne pune..nuk eshte me shume se 5 km larg !(ne kemb)..kur me shume rrine ne kafene , kur  shpreson per variacione ne orar te punes ,per kenaqsi vetjake ne orar te punes ..te gjitha momentet : 

Keshtu pra momenti qe po kaloj duke shkruar kete qe po shkruaj eshte I vjedhur .. te pakten me duket se me ane te ketij shkrimi po e bllokoj pak kohen qe po me bllokon.

 

edhe nga une pese yje, nje nga bllokshenimet me te mira ne Peshk... Urime Alidea, e lexova sikur po haja embelsiren time te preferuar, nje pershkrim konciz, me ritem dhe fluiditet...

Kjo na ndodh te gjitheve. Tmerr ky corganizim i organizuar ne administraten shteterore. Sot para dite interneti u bllokua. Dritat u fiken dy here. Nje specialist i ri fringo , djali i x miku te bosit, as e rruan fare. Kolegja eshte me Ato sot smiley dhe s para ma ka ngene per te mbyllur punet e parashikuara.

Shume stres dhe efektiviteti  pertoke.

Gjithsesi. Duhet menaxhim me i mire i kohes,(me pak kohe  me peshkunsmiley me pak ndjeshmeri per fatet e botes dhe  prap...sa shpejte fluturojne ditet.Neser e premte!!

pershkrim shume realist e dashur Alidea.me pelqejne copeza te tilla

Tashi, ke kryeministria punon qo goca ? Apo ke Min Fin, apo ke QKR ? smileysmiley 

Shkrimi i kendshem.

Interpretimi i permbajtjes sma mbush fort mendjen. Rrumpallosja nuk eshte atribut i administrates, mos leni nam tani. Gjerat jane te lidhura. Interneti, drita qe ikin, miqte e bossave, dhe koleget me ATO jane gjitheandej, ne administrate, ne biznes, ne shpi, ne SHOQERI CIVILE smiley smiley etj.

Madje printera qe spunojne, vej doren ne zjarr qe ka dhe ne departamentin e Shtetit dhe do kete dhe kur te veje kembe OBAMA smiley

Ne shqiperi, prej vitesh funksionin kjo qe quhet demek, ekonomi tregu. Sa kerkohet, aq ofrohet. Aty ku kerkohet dinamizem, punohet. Qofte privat, qofte administrate. Leku kur qarkullon, shpejton dhe punet. Dhe nuk flas per lek te piset vetem. Varferia, renia e lekut, sjell javashllek, naj naj naj , tuj tuj tuj pulat e detit tuj tuj tuj !!

Tirana eshte qytet mesdhetar, me kulture kafenesh dhe nje gote vere ne vakt te drekes, me kulture lloqesh kavaje dhe thashethemesh, por qe gjithesesi ndryshon perdite dhe ben perpara me nje ritem jo fort te keq. Dhe padiskutim fale PUNES !!! se plot njerezve.  Jo te gjitheve, por plot njerezve.

And last but not least, simas rroges dhe nxitimi smiley 

 

 

@ Li

Faleminderit , sinqerisht shkrova pa e  pyetur veten a po shkruaj mire apo keq, me shume  si nje copez ditari ..

@ Artian, un jam kembesore dhe te siguroj se ne dite ec shume kilometra. Kohet e fundit marr dhe autobusin kur e shoh qe nuk eshte i mbipopulluar. Po ashtu e vleresoj punen dhe kam respekt per te. Urrej ta kaloj kohen pa e shfrytezuar sic duhet ate.

@spiritus

Kohen e menaxhoj mjaft mire, por ne jete ka dhe surpriza smiley qe kane te bejne me punen si psh biznesin e familjes.  Detyrimet e ndryshme te trasheguara etj.

@ Andi Vlora

te falenderoj dhe me kete rast falenderoj peshkun,  pasi  ishte ai qe me  frymezoi  te hap dhe une nje blog.

@ Enka , Thanks smiley  Mire copezat se nuk e di kur mund te shkruaj nje taman smiley

@ Nexhi

sado qe mund te kesh te drejte per disa, nuk bej pjese ne grupin qe pershkruan. Punoj per nje kompani private smiley  Dhe jam e para qe kerkoj perfeksionizem

 

Faleminderit , tani po vrapoj se serish nuk kam kohe smiley

 

Te me falni “kolege peshkatare”, por une me duket se paskesh rreshkit nga trute, (përderisa mendimi im bie ndesh me mazhorancen) se me duket shkrimi me idiot qe kam lexuar ketu tek peshku. Zgjohem, eci, takoj, eci, .... futja kot. Fabula qe i kemi lexuar e sterlexuar shtatëqind here, si puna e dhalles per ti nxjerre t’lynin dmth. >>

To each their own, yahoo. 

Mua me pelqeu sepse problemi i menaxhimit te kohes eshte i perditshem, edhe perdite me duket sikur nuk arrij ta zgjidh. Nje pergjigje ma dha para nja dy ditesh nje ekonomist (blogues tek marginal revolution): 

Te gjithe jemi njesoj te afte per te menaxhuar mire kohen, po ca prej nesh jane me te predispozuar te pranojne se jane duke bere ate qe duan te bejne, ndersa te tjere ruajne fort iluzionin se do te donin me shume te benin dicka tjeter. 

(All people are equally good at time management, but some people are more willing than others to admit that they are doing what they want to do, while others maintain the illusion they wish they were doing something else.)

Penar>>

Une mund ta ruaj sa te dua iluzionin e deshires per te bere me mire dicka tjeter nga sa po bej tani. Por kjo nuk do te thote qe domosdoshmerisht ta konsideroj si keqmenaxhim te kohes sime. Shume here gjendemi aksidentalisht ne situata te cilat vijojne te na “prijne” ne jete, ndonëse mund te jemi te bindur se udha neper te cilen po shkelim nuk eshte e duhura. >>

Shkrimit nuk i jap pike dhe pike... jo se nuk me pëlqeu ideja, por me acaroi fakti se ne gjithe kete “rrefim vuajtjesh”, nuk hasa asgjekundi as edhe nje shprehje te vetme te sajuar ne menyre te tille qe une te mos e kisha lexuar diku tjeter me pare...>>

 

Citimin e solla per temen ne pergjithesi. S'ishte pergjigje per te te kundershtuar ty, yahoo. Me duket se u keqkuptuam. 

Shkrimi eshte i thjeshte, s'eshte revolucionar, por eshte i lexueshem. 

Po ti Penaro mendon se ajo shprehje eshte e vertete?

Si i thone psh, kur dikush duhet te jete ne pune perdite ne oren 7 te megjesit, dhe nje dite nuk i del fare gjumi, e zgjohet ne oren 10, ose 11, nderkohe qe te gjithe koleget ne ate kohe qe zgjohet ky, jane duke pire kafete e pushimit. Si u manaxhua koha njesoj?

Po kur kerkon celesat per 1 ore rresht, e nuk le sirtar pa kthyer permbys, derisa e kupton qe celsat jane ajo gjeja qe te tringellon ne dore???

Apo keto jane gjera qe mund t'i ndodhin gjithkujt, duke e njehsuar perseri ekuacionin?...

zotrules, te mos zgjohesh nga gjumi ne mengjes i ndodh te gjitheve. puna eshte, ca ben njeriu qe zgjohet vone: i bie kokes me grushta pse u zgjua vone, apo vazhdon te punoje gjate kohes qe i ka mbetur. 

gjithashtu, citimi eshte cik me i komplikuar se interpretimi yt...nejse. 

nuk i bera interpretim Penaro, thjesht permenda njady shembuj banale te se perditshmes. Sepse ka gjera qe te ngjajne ty e s'me ngjajne mua... sic ka gjera qe ti i ben ndryshe, e une ndryshe.

na jep profesori nje problem per te zgjidhur, psh.

ti e zgjidh i pari dhe del perjashta e na tall ne nga dritarja... ose ben dicka me te frytshme. tani, me shpjego ne kete rast, si arritem ta manaxhojme njesoj kohen ne?

shiko, citimi nuk thote qe jemi te gjithe njesoj te shpejte. te menaxhosh kohen eshte ndryshe nga te qenit i shpejte apo i afte te besh dicka shpejt. 

per shembull, une nje pune te caktuar e bej per 15 minuta, po me duhet 1 ore ta perfundoj, sepse harxhoj 45 minuta ne internet, te peshku. (shembull i thjeshte fare) 

 

citimi e ka me shume fjalen tek menyra sesi i shof keto 45 minutat qe harxhova.  mund t'i shof si: a) harxhim kohe ose b) kohe qe perdora per vete, per ato gjera qe jane intereset e mia. 

 

dhen it's oll gud. Ai shoku jot, pak si gjate, por po thoshte qe te gjithe qenkemi njerez.  smiley smiley smiley smiley

Penar, me qëllim s'dalin të plota shkrimet në RSS (si ky p.sh.)? Do ishte mirë nëse bëhej që të paktën shkrimet që vihen direkt tek PPU të ishin të plota.

 Sipas diskutimeve -komenteve edhe te autores lind pyetja: A duhej te ish botuar tek "Letersia" kjo flete ditari? Dhe nese jo, ku tjeter me mire se tek letersia mund te ishte komentuar? (???)

Une vetem pyeta, ... dhe votova.

Te fala autores!

 

une po e filloj nga fundi.. me ket shkrim vetem po krijon idene se po e kalon ne menyra intelektuale kohen qe gjithsesi kalon..

kam patur nje kolege qe kur s'i jepte dot dum puneve pinte cigare, po pinte ca si shpesh.. me ate rast duhet kujtuar qe ne ato momente prape s'ben asgje vetem kalon kohen duke demtuar shendetin..

jam kurioze te di ke deputet ke pa qe n'pik t'mengjesit  me puro se ata zakonisht flene ca gjate..

kurse ai polici ta bllokon rrugen dhe po t'jet ndez jeshilja, se ashu i thote menja e vet e s'ke çi ben,, ja vere re prape..

e nji sugjerim : dil me shpesh per darka!

@ Danida

Nuk e kisha menduar ndonjehere se koha kalohet ne menyre intelektuale apo jo. Ti mund te besh gjene me normale ne bote ( ku intelektualiteti nuk ka lidhje ne term direkt) dhe menyra se si ti e ndien ate moment te ben te mendosh ne nje menyre apo ne nje tjeter, apo te ben te mos mendosh fare.

Sa per cigaren besoj se ajo nuk ka nje influencim ne pune ( tepakten ne rastin tim), un i jam mirenjohese ligjit kundra duhanit qe aplikohet ne disa ambiente (ne kete rast dhe aty ku un jam),  edhe pse jam konsumatore e tij.

 

Po ashtu nuk po i qahem njeriu, e as po vuaj, shkrova dicka qe ka te beje me nuancat qe merr koha ne funksion te asaj qe ti sheh, qe ti duhet te besh, ne funksion te asaj qe sadoqe ti je "the master" i vetes tende,  shume here koha te rrokullis,  e te ben te ndihesh krejt e varur prej saj. Shkrova dicka qe ka te beje me vetedijen e asaj qe ndjeja ne ato momente.

sa per deputetin, nuk ta them smiley sepse nuk dua ti bej reklame, por eshte shume i njohur.

 

@ Macja blu

 Faleminderit per te falat smiley , nuk kritikova venien tek seksioni letersi. Thjesht e bera te qarte se nuk u nisa per te shkruar dicka letrare kur shkrova.  Dhe jam shume kryeneqe,  nuk ndjek rregulla te caktuar kur shkruaj. Dmth nuk ve korniza te pakten ne blogun tim. U nenshtrohem (me sakte, mundohem)  ketyre rregullave vetem ne punet kerkimore (akademike).

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).