Duhet të iki nga ky qytet

Bezdi e domosdoshme
Zilja e mëngjesit.
Dot s’e ndalojnë
Gjithë çomanget e botës
Dhe e vret një gisht i butë.

Njëlloj si unë
Zilja.

Bie vazhdimisht
Me shiun
Humori im.
Ky qytet nuk e di se jam këtu,
Asgjë nuk ndryshon
Në kafenenë opake
Prania ime,
Kamarierja irritohet kur e pyes mos është gjë ruse
Dhe akcenti i saj
Rrjedh nga gjoksi
Si curril cirilik;
Nga tavanet
Shandanët shohin me qortim
Pedagogjik,
Fyerja është kënddrejtë
Në sheshet që presin me padurim
Aksidentin e rradhës
Dhe ku
Semaforët kullojnë gjak të kuq
Pritjesh.

Duhet të iki nga ky qytet,
Të mos shoh më rrugën tënde
Ku dritaret qeshin me vete
Dhe më bëjnë të ndihem
Si konviktor
Me këndet e drejta
Të fyerjes.

23 Komente

Me ndrico,c'do me thene curril cirilik?

Zilja i ka te gjitha fajet,eshte e zonja te te hallakas,sidomos kembengulja e saj "e hekurt", kur ti e mbyll e ajo perseri avazin.

Poezi e lehte,si nje mendim mengjesi.

Ruset, shkruajne ne alfabetin cirilik, dhe edhe pse kamarierja irritohet kur e pyesin a eshte ruse, theksi i saj i rrjedh nga gjoksi si curril cirilik.

p.s. yje nuk po ve emigrant, se eshte kend shume i drejte venia e yjeve kendej nga toka, nga ku dhe vjen kjo poezi.

Po, flm Lulian. Nganjehere harresa(mosvemendja), kthehet ne trashesi .

Oh, Balou,

të ittë ambrozia bitëlls,

ju hev sickun mrena.

ps: shumë e bukur poezia.

ky mengjes eshte i perbashket, em.

ngadale, ngadale po i besoj shqisave te tua me shume se te miave.

keto dritaret qe qeshin me vete...shkelqejne si detaj.

shume, shume e bukur. Mbi te gjitha, falemnderit qe i ndan me ne keto krijime.

Perfekte.Gjithcka e vendosur mjeshterisht per te transmentuar ndjenjen e ankthit dhe tehuajizimit: zilja e mengjesit, shiu, shandanet, kamarjerja me akcentin cirilik (kot ironizon gjiksetsmiley semaforet qe skuqin gjak pritjesh.  Vetem kush ka qene Emigrantsmiley e shijon kete dhimbje qe peshperit: Jam i huaj ne kete qytet, ku:

Fyerja është kënddrejtë
Në sheshet që presin me padurim
Aksidentin e rradhës
Dhe ku
Semaforët kullojnë gjak të kuq
Pritjesh.

Bukur 5.

Nga une e meriton nje pese, dhe rikthehemi tek sistemi i vjeter sovjetik i vleresimit me pese nota smiley

Hyr pak brenda kafkes...levizi trute pak majtas...levizi prap pak djathtas....vendosi ne qender..po zgjuar do jene si ne nje vaj te permotshem qe qan fatin pse lindi..Ata akrepat e ores te ngatrohen me zilet ..po ne te vertet duhet te jene kembana..Ja dhe vjersha :

Bezdi e domosdoshme
Zilja e mëngjesit.
Dot s’e ndalojnë
Gjithë çomanget e botës
Dhe e vret një gisht i butë.

Njëlloj si unë
Zilja.

Ai perfytyrimi me "rrahje" (comange )do ishte me i pershtatshem per brendine dhe vijimin sikur te perfytyrohej qe "se mbytin dot zhurmat e kembanave nga jashte".... dhe jo aq expansionist ..."te te gjithe botes" smiley Thuaj mor kush qenka kjo gje e bute qe te rreshtka zilet ty. smiley Kot nuk jemi peshq te nje akuariumi ...per nje dite jemi.

Krejt e bukur!

5.

 

aksenti i saj
Rrjedh nga gjoksi

Si curril cirilik

currili cilcirik  me beri edhe mua pershtypje me shume se gjithcka ne kete poezi, edhe direkt mendova CИРИЛИК...paverisht se nuk e di nese e mendova qarte smiley

Por qortimi pedagogjik dhe fryma kenddrejte jane po aq te vecante.

Nuk ke per t'u larguar, em smiley

 

"Duhet të iki nga ky qytet,
Të mos shoh më rrugën tënde
Ku dritaret qeshin me vete
Dhe më bëjnë të ndihem
Si konviktor
Me këndet e drejta
Të fyerjes.
"

 AH SA SHUME GJERA THOTE KJO!

emo, po ka lezet he, kur mblidhen te gjithe e jane te nje menjeje dhe shkaktari je ti.

Thanks!

Zelli per te gjetur me çdo kusht metafora te qena e te paqena, po e shkaterron nje pjese te mire te poezise shqipe.

Te marrim vargun :

Fyerja është kënddrejtë
Në sheshet që presin me padurim
Aksidentin e rradhës
Dhe ku
Semaforët kullojnë gjak të kuq
Pritjesh.

 

1. Fyerja eshte kenddrejte.

2. Semaforet kullojne gjak

3. Gjak te kuq pritjesh.

 

Tre metafora te ngjeshura ne vetem pak rreshta. Bombardimi i trurit te lexuesit me metafora te rreshtuara si varg specash, te lodh jashte mase. I shkreti lexues, ende nuk e ka marre veten nga "fyerja kenddrejte", dhe tashme i duhet te perballet me "semaforet qe kullojne gjak". Po ç'eshte ky gjak ? E thjeshte, gjak pritjesh.

Dhe pastaj lexuesi i rikthehet kockes, per se dyti e per se treti. Por vetem mishi tretet, e kocka mbetet, sipas R. N.

Nuk eshte puna qe ndjesia e autorit te mos jete ne nivel te larte e te mos kete cilesite per t'u kaluar ne poezi. Thjesht ky kalim ne fjale, eshte i papershtatshem per kete ndjesi. Njelloj siç kur te sjellin ne shtepi nje torte te bukur te mbeshtjelle ne leter makaronash.

Nejse, suksese gjithandej, per te gjithe. 

Me pelqeu. Pergezime.

Me kujtoi ca vargje te miat, shkruar kohe me pare (qe mos te keqkuptohemi: as nuk e shkoj ndermend qe emigranti eshte ndikuar prej tyre), pra me habiti paraleliteti i perjetimit te dy shqiptareve, qe me sa duket kane histori te ngjashme jete. Ja dhe vargjet ne fjale:

Rreth është rruga

1.

Kamarierja bjelloruse më thotë me akcent,
Çdo njeri e ka ndonjë qëllim në këtë jetë

I saji është përshembull për çastin të bëjë
një fluturim me balon me burrin mbi qytet

"Ja e bëre, po pastaj?"-"Pastaj diçka tjetër"
"I fundit qëllim i realizuar?","Dyert" e qesh

Qesh dhe unë, zbraz gotën, kërkoj llogarinë,
20 milionë dollarë për një javë në hapësirë

2.

Çdo gjë ndodh tani,
Jemi aty ku shkojmë,
Jemi qëllimi po pati...

Rruga është rreth,
Qendra pikë
e pika rreth,
Lidhur në direk
nuk dëgjojmë sirenat në breg

S`ka pikturë më të bukur se dritarja,
Statujë më të bukur se pema,
Kishë më të bukur se njeriu,
(Gjashtë e ca miliardë tempuj të gjallë,
Përpos atyre të rrënuarve tashm&eumlsmiley

Më e bukur se fjala është kënga,
Mendimi më i bukur se fjala,
Ideja më e bukur se mendimi,
Heshtja më e bukur se ideja,
Përtej saj? Një tjetër përrallë

Memeci më bën shenja se po shoh një ëndërr të ligë,
Paskam qenë në ferr e dënimi shpagohet me jetëzgjatje,
Më vjen keq për ju e për veten e seç kam ca frikë
se mos është labirint i mbyllur, qorrsokak pa dalje .

 

Edhe njehere urime. Vertet bukur.

@CB

e mrekullueshme edhe kjo poezi o mik. se fundi po kenaqem me gjera te bukura ne kete nahije. o sa qejf.

 Emo, me kenoqe. Strofa e fundit eshte vertet shume e bukur. Dukesh qe ke qene ne "tel te holle" kur e ke shkruar!

Rreth është rruga1.

 

Kamarierja bjelloruse më thotë me akcent,
Çdo njeri e ka ndonjë qëllim në këtë jetë

I saji është përshembull për çastin të bëjë
një fluturim me balon me burrin mbi qytet

"Ja e bëre, po pastaj?"-"Pastaj diçka tjetër"
"I fundit qëllim i realizuar?","Dyert" e qesh

Qesh dhe unë, zbraz gotën, kërkoj llogarinë,
20 milionë dollarë për një javë në hapësirë

2.

Çdo gjë ndodh tani,
Jemi aty ku shkojmë,
Jemi qëllimi po pati...

Rruga është rreth,
Qendra pikë
e pika rreth,
Lidhur në direk
nuk dëgjojmë sirenat në breg

S`ka pikturë më të bukur se dritarja,
Statujë më të bukur se pema,
Kishë më të bukur se njeriu,
(Gjashtë e ca miliardë tempuj të gjallë,
Përpos atyre të rrënuarve tashm&eumlsmiley

Më e bukur se fjala është kënga,
Mendimi më i bukur se fjala,
Ideja më e bukur se mendimi,
Heshtja më e bukur se ideja,
Përtej saj? Një tjetër përrallë

Memeci më bën shenja se po shoh një ëndërr të ligë,
Paskam qenë në ferr e dënimi shpagohet me jetëzgjatje,
Më vjen keq për ju e për veten e seç kam ca frikë
se mos është labirint i mbyllur, qorrsokak pa dalje .

 Zgjedh te dyten... dhe uroj te dy autoret!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).