Drita Çomo

Dashuria

Dashuria eshte ajo pisha e gjelber
qe lekundet nen qiellin me hene
Qe ngrin ne te ftohtin e janarit
Si nje deshire e pathene

Dashuria eshte bota pas xhamave
Nxitimi i lire per diku...
eshte qenia me 900 leukocite
Qe ne carcafet e bardhe mendon per ty.

Dashuria eshte telefoni i se merkures
Dhe kopsa e qepur me pe gri
Dhe kompostot e ngrena ne stol
me nje pirun te dy

Dashuria eshte apartamanti i qete
i pagrindje dhe i lumtur sic mund te jete vec ne enderr
jane fjale pa kuptim qe tingellojne aq te bukura
Dhe heshtja e thjeshte qe kurre s'eshte e rende

Dashuria ime je vetem ti
Ne kete sfond ngaterresash pa fund
Asnje arsye nuk e fshiu dot ate
Asgje s'me beka qe ta humb

Ajo eshte nje gje pafundesisht e bukur
E kthjellet dhe krejt e paster
Si lindi, si jeton, si mundet
Ne kete bote te ndyre dhe te ashper

Janar 1981

Per ty

Lekunden pishat nen rete qe ikin
Ikin e ikin rete neper shi...
Une pres te shoh pas reve pak qiell
Ashtu sic pres pasditeve , te me telefonosh ti

Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,
Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...
Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
Po une dua te vish tani , neper shi
Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
Po une dua diellin te ma sjellesh ti

24 mars 1978

Vjeshtes

Ajo vjen gjithnje me lot ne sy
Dhe druret dhe qiejt zbehen, perloten
Pastaj tok me eren uluri, uluri-
Duket sikur qan per tere boten

Ajo shpesh zbret si mbremja e arte
Ne qiejt hena bredh e vetmuar
Dhe peshperisin fletet mijera fjale
Sikur te zbusin dhimbjen tende duan

Ne shpirt mblidhet qetesisht trishtimi
Ajo te sjell kaq ngushellim, kaq ngrohtesi
A thua e kupton c'eshte Mjerimi
E c'eshte Brenga duket se e di

Vec kete vit sikur nuk po e njoh
Si erdhi keshtu me kaq zymtesi
C'po derdh mbi ne zemerimin e ftohte
Vetm shi, vetm shi, vetem shi

Dhe po me mbyt ky qiell i erret...
Dua ta pyes perse me mban meri
Dua t'i lutem te mos jete kaq i eger-
Edhe pa te ne shpirt, kam kaq merzi.

Dhe pa te mbi bote ka kaq akull
Qeli te lageshta dhe hekura...
Kur varrosen per jete te gjallet
Si nuk ngrihen te bredhin te vdekurit.

Dhimbja ime s'e duroka heshtjen
Mua malli c'me zhuritka ne vetmi
Ti eja, qajme bashke, moj vjeshte
Eja, bashke te mallkojme neper shi.

Nentor 1977

Dashuri siberiane

Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s'dua te jem me ty
Ky qiell gri... Ne shpirt- kaq akull
Kaq ftohte ne shpirt. Si ne Siberi.

E megjithate, une te dua
Dhe te dua shume , cuditerisht
Po qe se te urresh eshte njesoj si te duash
Te urrej dhe te dua njekohesisht

Te urrej per ate , qe me prishe qetesine
Te urrej, pse erdhe tek une
Per cdo gje te vertete dhe cdo gje te dyshimte
Te urrej dhe te dua kaq shume

dhe ne shpirt kam dimer, gjithnje dimer
Nje ftohtesi pa fund dhe pa ane
Ne sa grade nen zero paske lindur
Dashuria ime siberiane

Ne te tere qenien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
Dhe prape s'dua te jemi bashke

9 shtator 1978

Ja ku erdhe perseri si vjet me pare

Ja ku erdhe perseri si vjet me pare
Thua se midis nesh asgje s'ka ndodhur
Duket sikur malli te ka marre,
Duket sikur pritja te ka lodhur.

Syte prape digjen zjarr i kalter
Si dikur me flet me peshperime
Veç ne shpirtin tim tani ka akull
(Ah, te mos e kisha shpirtin tim!)

Dhe veshtroj e heshtur kaltersine...
Ah,perse nuk ngrihesh e te shkosh?
Mos me fol me kot per dashurine
Une e di,ti s'mund te dashurosh.

Ti me the se qenkam e ashper,
Ti kerkon nga une nje te puthur?!
S'mundem;si ti puth syte e kalter,
Kur ne shpirt ke vec uje te turbullt?

O,e di,ditet e kaltra ikin
Dhe pas tyre vjen natyra gri
Kaltersia,bari,zogjte zhduken...
Vetem ti do mbetesh po ai.

Maj 1976

36 Komente

Avokados, eshte cituar nja-dy here te peshku vdekja qe vjen prej 'gjithesesi'-se, por me ler te shtoj nje klishe tjeter: vdekja qe i vjen poezise prej fjales 'eshte'. Me vjen keq, ndalova ne fund te poezise se pare; e di qe kjo vajza ka pasur nje jete te dhimbshme dhe poezine e kishte balsam.

...dhe në fakt poezia e parë është edhe më e bukura. Kam përshtypjen se vdekja poezisë i vjen nga krahasuesja -si-. Por se ç'kanë vdekje të çuditshme poezitë; si vdekjet e pakapshme të zogjve që bien nga qielli; ne na lejohet të shohim vetëm ata që fluturojnë.

prej poezisë së parë mund të mësohet shumë.

Fati vetjak i autores - tjeter gje.

Vlera me e madhe e poezive per mua qendron te datat kur jane shkruar.

Nje gje e tille nuk mund te thuhet per Opus-et e PF, meqe ka nje ngjashmeri ne kete pike.

Shume FLM, Av!!! Solle atmosfere me keto. Mbase me shume nga c'mund te besosh.

Ne te tere qenien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
Dhe prape s'dua te jemi bashke

Apo s'bie dhe shi sot... gjithandej...

Pershendetje!

 Ketyre poezive mund t'u veshesh cdo lloj mekati, por eshte e veshtire t'i quash te pabukura apo patetike. Po te marresh parasysh datat, moshen e autores por pse jo dhe fatin vetjak (te gjithe shpikjet e medha kane patur spunton nga zbulimi i vetes, frojd, ajnshtajn etc), keto poezi flasin shume. Ndersa cliche-ja eshte tjeter muhabet. Cdo kohe ka klishete e veta. Drita nuk e dinte atehere, para 30 vjetesh se sot "gjithsesi" apo "eshte" do quheshin klishe. Do e pranoja deri diku "vdekjen" qe i vjen poezise nga fjala gjithsesi, qe nuk eshte gje tjeter vecse varianti i "sido qe te ndodhe", ngaqe e depersonalizon ne nje fare menyre detajin, por jo foljen eshte. Ne fjale te fundit nje poezi e mire apo e keqe eshte nje definicion privat ndjesie a koncepti. Nuk besoj se rrezohet binaja e nje poezie te mire nga prania e dy tre fjaleve cliche.

Por mendoj edhe sot e kesaj dite si 10 vjet me pare kur i kam lexuar keto poezi, qe redaktori kushdoqofte ka bere pune jo te mire.

Avokados,

meqe je ketu, doja vetem te te falenderoja per kenaqesine e madhe qe kam marre, sa here shfletoj blogun tend, kam gjetur aty ca poete e poezi qe i kisha vetem me te degjuar, por s'i kisha lexuar kurre. FLM. smiley

Hey, falemnderit ty qe lexon... pa shaka.

avocados, klishe eshte 'kritika' ime, jo fjala 'eshte' - ajo eshte thjesht e tepert ne poezi sepse ndalon rrjedhjen e imazheve, futet si pyke kot, harxhon vend kot, merr tingellim kot ... ndoshta ne kete rast nevoja per te gjetur c'ka dashuria eshte eshte aq e madhe, sa vete projekti ontologjik meriton perdorimin e vazhduar te eshte-it, por dyshoj se ishte ky qellimi i poeteshes, i cili mu duk shume here me shume te ishte percjellja e ndjesive te saj, te cilave, shtyre prej nje nevoje kaq njerezore per venie emrash, u veme fjalen dashuri (dhe futemi ne tradite). me fal per eshtezimin e tepruar me siper.

nejse, prej debatit ketu u futa dhe i lexova te gjitha. e vleresoj shume thjeshtesine ne poezi, por ne kete rast mu duk i tepert.

 Duhej te na kishe lene ta merrnin i cike veten pas Rreshpjes  Av smiley

Nejse, rrespekte smiley

Rrrespekte to you too, girl. smiley bye now, be good, but...not too good smiley

hugs

 

 i am good enough, thank you smiley

hugs back and bye

fati i drita comos nuk u komplikua vetem prej tumorit qe kishte kjo goce, por edhe per nje fakt tjeter, ne ate kohe njesoj te tmerrshem. ishte vajza e Liri Belishoves. mendoj se eshte nje fakt qe duhet futur ne ekuacion, per ta vleresuar figuren e saj ne kompleks. e persekutuar, e semure terminale e megjithate kaq e ndjeshme e me dashuri per jeten, me kete gjuhe prej gocash e figura letrare pothuaj matematike per nga saktesia... natyrisht, koha kur u shkruan dhe mosha e saj... por sidoqofte, nuk ke si mund te mos habitesh - kjo goce shkruan qe prej ferrit, dhe deshmon se ka patur jete.

edhe ky eshte nje qendrim qe mund te mbahet, jerusalem, ka dite qe s'te intereson asgje pertej perjetimit te paster te jetes se tjetrit. nganjehere vendimi ta pelqejme apo jo dicka eshte marre per ne shekuj me pare, diku ne nje shkretetire afrikane, dhe ne ekzekutojme me dedikim urdheresen.

kete afrikanen nuk ta kuptova, por nese e lehteson para syve te tu (te zinjsmiley ndonje gje Drita Comon, le te jete fakti qe ne te vertete, ajo nuk kishte ndonje pretendim serioz per le(h)tersine.

Jeruzalem, nja dy fjale, meqe jemi ne te njejten gjatesi vale (me duket mua) :

I lexova poezite. Nuk e fsheh qe jane te bukura, sepse jane te sinqerta. Ne poezi, sinqeriteti paguan gjithmone. Tre fjale te shpirtit, tre fjale njeriu te thjeshte, vlejne sa mijera rreshta te nje bythepambuku qe ben perkembime germash.

Ne vitin 1978, kur qenkan shkruar keto poezi (aty rrotull), une nuk di qe te kete ekzistuar, NE TE FOLUREN E PERDITSHME, fjalet brenge, qiejt, dimer ne shpirt.

Keto fjale jane fjale me nje kuptim thellesisht metafizik dhe asokohe kjo metafizike ka qene e pushkatuar prej vitesh. Ne ate kohe nuk kishte as brenge, as qiej, as dimer, aq me pak ne shpirt.

Shpirtrat tane ishin te gezuar, te hareshem, ne pranvere te perjetshme.

Nuk kishte qiej por vetem nje qiell dhe ai nuk shkonte me lart se godina e Komitetit Qendror. Me tutje, nuk kishte. Qielli ka qene nje kategori e ndaluar ne ate kohe, sepse dyshohej se aty mund te fshihej Zoti. Mirepo ky i fundit quhej Enver dhe ai jetonte ne toke. Une nuk mbaj mend ne ate kohe nje poezi ku qielli te mos ishte i lulezuar me yje socialiste.

Por nuk kishte as brenge. Po te ta mbante prapanica, ec e t'i thoshe sekretarit se komitetit se ke nje brenge. Brengat e vetme ishin realizimi i planit, dhe dhenia e jetes per ndertimin e socializmit.

Ne kete kuptim, poezite e Comos me duken REVOLUCIONARE. Jo ne kuptimin e rendomte qe e ka zaptuar terminologjia komuniste, por revolucionare ne kuptimin e te qenurit perpara kohes. Nuk di nese Como ka qene e vetmja "revolucionare" apo ka pasur shoke, por di qe ajo eshte nje e tille.

 

Qielli ka qene nje kategori e ndaluar ne ate kohe, sepse dyshohej se aty mund te fshihej Zoti. Mirepo ky i fundit quhej Enver dhe ai jetonte ne toke. Une nuk mbaj mend ne ate kohe nje poezi ku qielli te mos ishte i lulezuar me yje socialiste.

Nuk eshte plotesisht keshtu. Per I.Kadare qielli eshte nje nder ato fjalet simbol te perdorura me dendur dhe pothuaj asnjehere i stolisur me yjet socialiste. (dhe cuditerisht ne universin e tij  poetik  ka shume shi, re,debore, vjeshte dhe ftohtesi )

...si erdh kjo vjeshte dhe ky mengjes,

qejt e ngrysur pa lejleke

dhe shirat pa ylber ne mes

Prandaj  IK eshte novator dhe revolucionar ne krijimtarine e tij.

 

Ka shi, debore, vjeshte dhe ftohtesi, POR ASNJEHERE NE SHPIRTIN E NJE SHQIPTARI TE THJESHTE. Keto ekzistonin vetem ne shpirtin e dikujt qe ishte i merakosur per hambarin e kooperatives.

Dhe ti e di fort mire qe PESIMIZMI ISHTE I NDALUAR NE LETERSINE SHQIPTARE. Quheshe mikroborgjez, dekadent. Dhe shkrimet e tua nuk e shihnin driten e botimit, me e pakta kjo.

Sa per poezine, a mund ta sjellesh te plote, ta shohim rreth çfare vertitet kjo poezi ?

Eshte klasike smiley

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall

Kjo nuk verteton asgje. Ama asgje.

Monda, Spiritus dhe kushdo tjeter :

A mundeni te me gjeni qofte dhe nje poezi te Kadarese, Dakarese, Rakadese, apo ç'te doni ju, ku te flitet per angeshtine e nje njeriu perballe vdekjes, perballe ndjenjes se frikshme te jetes per asgje, perballe ndjenjes se deshtimit te nje jete te tere, shkurt fjala, nje poezi SI TE GJITHA POEZITE E BOTES SE LIRE ?

Keto poezirat per mallrat nostalgjike te shiut qe lag qelqet, keto jane poezira gjimnazi.

________

Beni kete ushtrim : kthehuni me mendje ne vitin 1983, dhe dergoni ne redaksine e Zerit te Rinise, vetem keto vargje :

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une çudi seç ndjeva mall

Dhe nenshkruani Sejdi Ethem Sadiku, dhe jo Ismail Kadare. Mendoni çfare do te ngjase me kater vargjet tuaja. A do te botohen valle ? Apo do t'ju rrasin hafijet per te zbuluar ndonje gje ?

Ketu eshte dallimi qe po them : poezite puro NJEREZORE, qe kane te bejne me fundesine e tij, me mungesen e lirise, me vuajtjet e tij, me lotin e fundit te nje jete te shkuar dem, keto lloj poezish nuk puthnin ne ate kohe, fare fare.

Beni nganjehere ca retrospektiva sepse ju bejne mire, mendoj une.

Hurbinek.. Dhe nenshkruani Sejdi Ethem Sadiku, dhe jo Ismail Kadare. Mendoni çfare do te ngjase me kater vargjet tuaja. A do te botohen valle ? Apo do t'ju rrasin hafijet per te zbuluar ndonje gje ?

O mik. Ato qe sot quhen kryevepra jane te tilla per faktin se ne kohen kur u shkruan perbenin nje risi. Eshte si historia e vezes se Kolombit kjo pune. Gjenia qendron se kush e zbulon i pari. Pa pendimin se po bej mekat, po te them se nese sot ne shek 21 do conte per botim "i Huaji"   nje supertalent dije s  do tja fishkellente njeri .dhe kjo perarsyen e thjeshte s epervec talentit ne te shkruar, fabula eshte konsumuar dhe shtegu nuk eshte me i pa shkelur.

Per te qene ne nje linje me ty por invers, me thuaj se cila nga krijimet e Kadarese pas 90 ( Pasardhesi, Hija, etj. me tematike diktaturen) do te meritonte dafinat e risise pas asaj qe kane shkruar DISIDENTET RUSE, KUNDERA  etj. Sepse Kadare nuk ka cfare deshmije te re te sjelle ne letersine e denoncimit te tmerreve te komunizmit.Me gjithe talentin e padiskutueshem qe ti nuk e pranon.

Pastaj mos krahaso nje shkrimtar ne diktature me shkrimtaret e botes se lire. 

Spiritus, keto dy-tre dite me ka rene te hyj ne universin e Hertha Muller. Eshte e veshtire, por mjaft e bukur. Dhe shpresoj ta lexosh se shpejti, ndoshta te njejten gje qe po lexoj dhe une.

Ama dua te te them kaq : pasi ta lexosh librin, ndalu nja 10 minuta dhe shume shpejt do te gjesh arsyet e çmimit Nobel. Dhe sa per dijeni, spiritus, pasi e lexova zonjen ne fjale, me dhimbje e them (sepse, ne paciperine time, edhe une kam deshire qe Kadare te nderohet me kete çmim), por ai nuk do ta kete asnjehere. Sepse, me ç'kuptova une, akademiket kerkojne tjeter gje nga ç'na vete mendja ne.

Kurse per ate punen e shkrimtarit te lire, une nuk di qe Solzhenicini te kete shkruar nga Sheshi i Kuq i Moskes.

Keshtu qe nuk eshte mire te barazohen poezite e kesaj zonjes se nderuar ne foto me poezite e Llores. Tjeter hall kishte Llora e Kadarese, e tjeter hall Drita aty me lart. Po nejse, jam tejet i sigurte qe edhe ju i dini fort keto gjera, por thjesht sa per muhabet.

________

Monda, po po, mire eshte qe edhe ti te rikthehesh nganjehere me mend ne ca vite te stuhishme, dhe ne mos paç mundesi te rishohesh me syte e tu, atehere mundohu me syte e te tjereve dhe te mendjes tende.

Hurbinek.. Dhe nenshkruani Sejdi Ethem Sadiku, dhe jo Ismail Kadare. Mendoni çfare do te ngjase me kater vargjet tuaja. A do te botohen valle ? Apo do t'ju rrasin hafijet per te zbuluar ndonje gje ?

O mik. Ato qe sot quhen kryevepra jane te tilla per faktin se ne kohen kur u shkruan perbenin nje risi. Eshte si historia e vezes se Kolombit kjo pune. Gjenia qendron se kush e zbulon i pari. Pa pendimin se po bej mekat, po te them se nese sot ne shek 21 do conte per botim "i Huaji"   nje supertalent dije s  do tja fishkellente njeri .dhe kjo perarsyen e thjeshte s epervec talentit ne te shkruar, fabula eshte konsumuar dhe shtegu nuk eshte me i pa shkelur.

Per te qene ne nje linje me ty por invers, me thuaj se cila nga krijimet e Kadarese pas 90 ( Pasardhesi, Hija, etj. me tematike diktaturen) do te meritonte dafinat e risise pas asaj qe kane shkruar DISIDENTET RUSE, KUNDERA  etj. Sepse Kadare nuk ka cfare deshmije te re te sjelle ne letersine e denoncimit te tmerreve te komunizmit.Me gjithe talentin e padiskutueshem qe ti nuk e pranon.

Pastaj mos krahaso nje shkrimtar ne diktature me shkrimtaret e botes se lire. 

Beni nganjehere ca retrospektiva sepse ju bejne mire, mendoj une.

Le te bejme nganjehere ca retrospektiva sepse na bejne mire, thom une smiley

 Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...

Keto vargje te shkruara nga nje gjimnazist mund te dukeshin tra la la kurse ne penen eIK marrin nje kuptim alegorik.Eshte fjala per ate gjumin nanurites 50 vjecar,smiley

kot per muhabet kto Hubirnek.

 Salut.

desha t'thesha, eshte 'pure chance', akoma me larg ne kohe se sa fati.

une mungesen e pretendimeve ia kuptoj shume mire asaj, dhe deshiren per jeten, dashurine, e gjerat e tjera qe the ti. dhe perseri s'e marr vesh pse i jemi fut ne kete intimitet ne vargje .. ndoshta po te mos kishin ardhur vargjet si varg poezish, po te kishin ardhur pas nje paragrafi, si ilustrim i dickaje, do t'i merrja per vleren e tyre dokumentare. exit shtriga e lagjes.

le(h)tersia... c'nevoje ka ketu per hushta te ketilla politike?

syte e mi, perdite e me te zinj, lengojne mungesen e gjethes se gjelberuar.

E bukur dhe kjo gjetje. Do ta mbaj mend, e do ta perdor ne zejen time.

une e shikoj si shqiperim te poheteve, por le te mos jete keshtu, e le te mos kete asgje me maje, e asgje politike llogorizimi revolucionar i tipit surrealist: letersi e vertete, letersi e sforcuar. madje, shqipja i shton edhe nje dimension tjeter, e renda si e lehte, ehe, perseri permbysje.

ne linjen e hurbinekut keta surrealistet, personalja si revolucionare. hurbinek, une kam qare plot prej brengave letrare t'asaj kohe, por perseri, pozicionimi eshte kyci ne kete muhabet.

thashe, nje dite tjeter, ndoshta do ta kisha pare edhe une keshtu.

Nuk jam i sigurte, Tropizma. Flasim per vite '78. Asokohe, me te vertete qe s'mbaj mend te permendeshin gjera te tilla, as ne jeten e perditshme, as ne poezi, as ne lajme, as askund. Duhen hapur gazetat dhe revistat e asaj kohe per te pare zhargonin mbytes te letersise apo tjeter.

Dhe prandaj me erdhi habi sepse poezite me lart kishin ca pershkrime te panjohura per kohen (e thashe, perveç shokeve te saj). Populli i thjeshte nuk thoshte kurre qiejt. Kjo fjale eshte tipike poetike. Termi i rendomte eshte qiell. Sa here qe te shohesh Qiejt, ke te besh me fushen poetike. Nga ku dhe habia ime.

Letersia shqipe i ka patur modelet e veta te modernitetit edhe perpara Kadarese. 

 

Dora jote ledhataja

Dora jote ledhataja, ësht' e zbetë si qiri.
Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës.
Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës,
Shpirti im i frymëzuar regëtiu në llaftari.

Se me lendë magjistare u pat bërë tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brumë dylli;
I dha hëna pak të ndezur, pluhur t'artë-i fali ylli,
E kështu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashës, haj!

Në vështrim të dorës s'ate ç'pat, o! balli që m'u vdar?
Ç'pat qepall' e përlotur q'i ra pika tatëpjetë?-
Dor'e bryllt' e vashës s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetë,
Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar.

Dora jote që më dhimbset, dora jote që më cik;
Dora jote që më shtrihet sipër tëmblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote që t'u nda me pesë fashe...
Dh'u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos ik...

                                           Poradeci

Natyrisht! Kjo eshte nje nga arsyet e veneracionit te IK ndaj Tij. Lasgushi ishte etalon mase per shume gjera. Nder keto ishin permasa fisnike, modernizmi dhe qytetaria e mirefillte. Edison Ypi ne nje shkrim (ishte pa rrjedhur ende atebote) thote qe gjeniu kishte nje admirim spazmik ndaj Lasgushit. Dhe Ypi duhet ta dije mire kete, pasi me thene te drejten Kadarene si Ypi pakkush e njeh ne Shqiperi. Por une edhe pa pohimin e Ypit mjafton te shikoj nje foto te viteve 70-te ne mos gaboj, ku Lasgushi po flet ( ne nje bisede miqsh) dhe Kadare eshte duke e pare. Cast i paster spontan - fotoja duket qe eshte bere "pa mendjen" e asnjerit. Shikimi i Kadarese eshte si i dikujt qe sheh idhullin e vet!

Mua me pelqyen shume poezite...

Ditari i Drites eshte edhe me i bukur se poezite. Une kam ca kujtime personale me te emen (e cila pasi doli nga burgu ishte e para qe lexoi poezite e mia te femijerise e pastaj mi mori e pas ca javesh me dergoi kopjen e nje gazete ku i kishte botuar smiley ajo eshte dhe redaktorja e librit Drite qe vjen nga Humnera) - dhe te atin e saj, Maco Comon, i cili ishte rritur ne nje shtepi si vella me time gjyshe (ishin kusherinj te pare).

Me kane treguar ca histori te tmerrshme dhe librin e saj e kam lexuar duke qare ne cdo faqe, sidomos ditari (duhet te kem qene shume i vogel, diku nga vitet 90-te).

Ka nje parathenie te fuqishme nga Kadare qe e krahason me Solzhenicinin dhe Pavionin e Kancerozeve (madje e vlereson me shume per faktin se ajo ditarin e beri ne kulmin e Hoxhes, jo ca vjet pas vdekjes si Solzhenicini pas vdekjes se Stalinit dhe ne mergim).

Do gjej kohen te shkruaj nje permbledhje me fletet me te bukura te atij ditari dhe do e sjell ketu.

 

Po te lexosh ditarin e Drites, nje prej personazheve kryesore eshte Vdekja, qe vjen me informacione te perditshme per numrin e leukocideve.... e paralel me te eshte Dashuria - permes figures gjithmone te pranishem (jo fizikisht) te te dashurit te Drites. Vdekja eshte ndoshta "personazhi" me i tmerrshem sepse gati cdo dite te "genjen", here ngrihen leukocidet e ne te tilla dite te duket se ne jete do kete vetem diell edhe drite, pastaj te nesermen fillon shiu e ne te njejten kohe edhe leukocidet ulen...

une besoj se fati personal i autores eshte pafundesisht i rendesishem kur vjen puna per te vleresuar kete krijimtari te saj qe ajo e shkruante fshehurazi ne fletore...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).