DOW nen 8000…

Ja dekada ne perspektive:  Nese ke investuar 1 dollar me 1998, pas 10 vjetesh ke vetem 1 dollar (duke mos marr parasysh inflacionin …qe po ta llogarisesh, ka rrezik t’i bjeri qe te kete mbetur vetem 20 cent.)

Grafiku i meposhtem tregon trajektoren e DOW gjate 10 vjeteve te fundit.

33 Komente

K101, rrofsh. Me nje fjali e nje grafik ma shpjegove gjendjen e tregjeve shume me qarte se artikujt qe vertiten larte e poshte.

lol (ne fakt s'eshte per te qeshur) sapo lexoja Business News ne BBC dhe thashe me vete, si nuk ka nje post tek peshku per Dow nen 8000?  Dhe ja ku doli.  Rrofsh K101.  E vetmja gje pozitive te pakten ne US, nafta 53 dollare.

Ketu, tek nje gazonier qe kam afer me shtepine, mbyllet bursa ne oren 4, dhe ne oren 5 ulen cmimet.  Tani eshte ne rreth $2.30/gallon per "regular." Dmth 50 e ca cent per liter.  Po flisja me kusheriren ne Itali sot ne telefon e me tha qe per te mbushur Mitsubishin duhen 120 e ca euro.  Kete Nissanin qe kam une, me serbator 64 litra, e mbush me nen 40 dollare.  Si ia beni andej nga Europa me benzine ju e dini smiley.

Amon mer po qajn hallin qe ke investu para 10 vjetve 1 dollare edhe sot ke prap 1 dollare. Po harruat qe kto 10 vjet ne Amerike ka ngrene qeni petulla! Amerika ka 10 vjet qe eshte bere nje feste gjigande tashti i ka zene njerzit pija, sa tu dali pija fillojn punojn prap mbledhin pare edhe prap festa nga e para. Kjo eshte Amerika kur ska punojme kur ka feste.

E marin jeten njerzit lehtshem ktu, edhe kur bie ekonomia nuk e kane menjen si ne Europe o burra rrevolucione, liri, bashkim, vllazerim. Ra, ra ca me bo hajde shtrengojm rrypin edhe presim dite me te mira. Eshte gjeniale si filozofi per jeten!!!

Problemi nuk eshte: kane bere para njerezit apo jo?  Sepse edhe gjate pikjates ka patur plot qe kane bere para me grushta, edhe vazhdojne te bejne (psh: short-sellers.) 

Problemi qendron se parimi "..investo, dhe mos e luj se do rritet" nuk po funksionon me.  Shumica e atyre qe investojne keshtu jane ata qe s'e ndjekin shume tregun -- edhe jane po ata qe po vujajne.

mos e thjeshtezo kaq shume - ne kete treg po vuajne te gjithe, edhe short sellers te cilet po ashtu vuajne kur markata brenda dites luhatet nga 3+ ne 5- psh..apo brenda javes nga -9 deri ne +9. Ka ca qe po bejne leke, po shumica kane vajtur per lesh. Hajde se ketu ne Greenwich, CT, hedge-fund capital of the world, shikohet mire se sa leke po behet ne kete markate.

Problemi eshte se amerika ka vetem nje menyre investimi per pensionin e saj - 401K apo IRA, qe eshte blerje e detyruar e stoqeve, ngado qe ta shikosh...

Pse kur indeksi i burses bie, bertitet me te madhe qe sot u dogjen kaq miliarda dollar dhe kur indeksi i burses rritet nuk thuhet, qe sot u krijuan kaq miliarda dollar?

Jane duke u bere disa lojra me te medha qe ne "normalet" nuk i shikojme. 

Nuk kam qen ndonjehere ne Greqi, keshtu qe s'mund ta krahasoj -- por duke e krahasuar me Italine edhe Francen, USA eshte vend me i mire per emigrantet.

Ky vit edhe viti tjeter do jene icik te veshtire persa i perket punes, por gjehet.

parimi "..investo, dhe mos e luj se do rritet" nuk po funksionon me. 

Funksionon po te jesh si Warren Buffett qe ka kapital perpetual. Pra eshte parim vetem per te pasurit. Historikisht luajtja me aksione ka qene loje per te pasurit. Vetem keto 20 vjetet e fundit u futen aty mami dhe babi. Pse i lejuan 'mbikeqyresit'? Sepse disa ekonomiste arriten dhe e kthyen financen ne fizike. Gjasme ekuacionet e tyre pershkruajne drejt sjelljen e molekulave (lexo robve) dhe mund te parashikojne cdo eventualitet...pervec ketij te fundit.

 

Fajin per mamin dhe babin e kane analistet qe thojn "buy/hold/sell" pa pike pergjegjesie (shumicen e rasteve, kur eshte teper vone).

hej, po investimet me te medha jane ato te institucioneve, pension funds, private equity, hedge-funds, kto 401K etj....

Day-traders pastaj jane pjesa tjeter dhe ne fund fare ke mami/babi...kshu qe gjerat duhen folur me proporcion..

Sa c'bejne robt me portofolet e veta, eshte puna e tyre. Te gjithe kane qene te rritur e te vaksinuar. Sidoqofte, edhe keto te dhena vecse tregojne natyren ciklike te krizave, si domosdoshmeri qe shfaqet si te vije rasti.

Problemi i vertete jane 401K e sorollop. Megjithse, mesa duket kompanite qe manaxhojne pensionet, te pakten ato jo me me qellim fitimi, nuk jane ngaterruar shume ne ato punet e helmuara. 

Po dhe analistet do nxjerrin dhe ata kafshaten ne nje fare menyre. Po te kishin vertet gurin magjik, do ta perdornin vete e s'kishte pse te ndriconin te tjeret per te bo pare.

keto te dhena vecse tregojne natyren ciklike te krizave

Nuk eshte ciklike kjo qe po ndodh. Kemi te bejme me nje shfryrje te tollumbaceve te fryra artificialisht: credit, asset, dhe equities. Kush e fryu tollumbacen???

Ah qe ti japim ca shifra te shfryrjes

assets(shpia): shfryhen deri 40%

kredi : shfryrje deri ne...dreqi e merr vesh.. ka edhe $55 trilione per tu zhdukur (ne credit default swaps)

equities: -40% qe tani

Gjithmone ka ndonje tullumbace per tu fry e per tu shit. Po hype do zdrypesh ka thone Nastradini. Bile ai e fillote te qamen qe ne hypje.

The little greedy inside will find its way out always. After some punishment, it will try again. Ky eshte cikli. Te ne ishte ne forme Sudje, ktu icik mo e sofistikume, po i rronje kon.

Gjithmone ka ndonje tullumbace per tu fry e per tu shit. Po hype do zdrypesh ka thone Nastradini. Bile ai e fillote te qamen qe ne hypje. 

Sigurisht, por harron qe ky instabilitet shkakton luftra. Mbikeqyresit e kapitalizmit u bene tape me fitorjen Luftes dhe Ftohte dhe me teorite e Milton Friedman. Kesaj i thone 'regulatory capture': ama jo me para por edhe intelektualisht. Thjesht kemi te bejme me dinamiken e nje religjioni qe ka aspirata universale, qe njesoj si Krishterimi dergon misionare, dhe njesoj si Krishterimi synon dominance globale.

Pra nuk mund te hedhesh nje pergjithesim si 'gjithmone ka tollumbace' kaq lehte, se te fluturon kaptina me gjithe tollumbace.

ABK (Ambac Inc) is up 90% intraday trading  smiley  ...someone is making money today!!

Po dhe koka kane fluturuar e do flurojne. Cfare ka te re nen diell? 

Eshte i njejti relixhin, mush thesin e vrapo. Po te kapen quhesh hajdut, po s'te kapen benesh VIP.

Akoma s'ka maru storja - tha.

 Ne fakt dhe bursat e Europes (flas per ato kryesoret) shenuan humbje/renie.

Monda, nafta ra, 49 dollare per fuçi, ne mos gaboj per lajmet qe i pashe tani.

Blendi, kam ndermend te blej nje makine familjare qe harxhon pak, çfar me rekomandon te blej, dhe ç'ka ai Fiati 500 qe e permend me endje, sikur te jete ndonje super makine smiley   Jam kurioz ta di.

Keshilla e ekonomisteve tani eshte; Blini, blini, blini. Keshtu qe ato kursimet kthejini ne mall ose pushime  smiley 

Edhe Buffet keshktu tha: blini, blini, blini -- po normal, se ndryshe nga ne, edhe ato aksione qe bleu nga GS i bleu me i fare skonto qe une e ti s'i kapim dot kurre (megjithse ne retrospekt, Buffet po i bie murit me koke qe s'duroi dot edhe 1 muaj tjeter ti kishte kapur edhe nja 15% me lire.

Nuk jam ekspert tregu, por mendoj qe problemet financjare s'kane filluar akoma, e do i shofim mire 6-mujorshin e pare te 2009-tes kur kompanite e kartave te kreditit te fillojne te deklarojne borxhet e papaguara te popullates.  Ndryshe nga borxhet e shtepive (ku banka po s'pagove te merrte shtepine), ne borxhet e kartave te kreditit s'kane cfare te te marrin -- keshtu qe 100% humbje e paster (without a collateral.)

...qofsha i gabuar

Gjergji, vallai keto kartat e kreditit jane per te vajtur ne djall.  E para e punes, mire t'u behet, se s'lane aliens "legale" dhe "ilegale" pa u dhene karta.  Plus qe me interesat lozin si u do kokrra e qejfit. 

E ardhmja e industrise se cartave te creditit nuk duket mire. Ja disa pika nga nje perditesim i koheve te fundit (nuk kom kohe per perkthim):

- Discover Reaches $2.75 Billion Settlement with Visa and MasterCard
- Fed Cuts Rate by Half Point
- Advanta Reports Third Quarter Loss of $17.6 Million
- Online Card Applications Down 6% in Second Quarter of 2008
- Non-interest Income May Help to Offset Credit Losses
- American Express announced it is cutting its workforce by 10% in a $1.8 billion cost-cutting initiative. 
- Capital One is notifying thousands of credit card customers of new minimum-payment terms on their accounts, which will likely cause an increase in charge-offs next year.
- The New York Times reported that the next financial crisis may be in credit cards
 

po lerini alienet e shkrete rehat se ngelet duke i akuzuar per cdo gje...ne mos qofsh dhe ti aliene ne kete moment, ke qene para disa vjetesh..jeez

O mushke, ate postimin me qafsh pulat e komshiut si e lexove?  Si tagji?  S'e pertype fare?  Here tjeter do e germezoj per mushkat e peshkut.

Cupke, thashe aliene ne kuptimin e drejtperdrejte te fjales.  Per te ilustruar qe s'lane me pa u dhene karta krediti, qe nga buzequmshtit, e deri tek buzetharet.  Kur kam ardhur ne fillim ne US, dhe kisha SS# te kushtezuar si studente e huaj, aplikova per karte krediti, kot ashtu, tafti bafti.  Se me thane qe duhet te kem nje.  Ma dhane menjere, 2000 dollare ne ate kohe.  Dhe ketu nuk ta kam llafin vetem per statusin tim, por si studente pa te ardhura, dhe qe ne fakt legalisht ne US ne ate kohe s'mund te punoja.  Ne kete aspekt u jepen dhe studenteve te tjere, qe shumica e tyre edhe pse punojne kur jane ne shkolle, problemi i tyre i fundit eshte pagesa e atyre kartave. 

Ne pune tani, na vijne letra per nje co-worker nga citibank, qe po e kerkojne se ka borxh nja 15000 dollare.  Qysh i jepet kredi nje individi aq shume leke, kur ka te ardhura vetem 300 dollare ne jave (legalisht.) 

Ne kete aspekt ta kisha fjalen per "alien".  Here tjeter do perdor shqeto UFO, qe te kapet metafora. 

Jul, maxima u plak se vajti 8 vjete. 

 

 

hej, me qafsh, ai kolegu, alien eshte dhe ai? smiley po ti e di qe llafi zyrtar eshte resident alien, nonresident alien etj etj...ku di une ca fol ti, ne publik flitet me tema zyrtare qe te kuptohet muhabeti..

ja te thote __xhaxhi__ se si funksiononte tregu i mortgage loans, refinance, apo equity loans nga keta mortgage brokers qe bene namin ne amerike - zyra me nga 100-200 veta, 3-4 tipa te korruptuarish/mafiozesh qe ishin si menaxhere dhe pjesa tjeter te rinj, tipa nga ata te rruges - me makina me rims 20 inch me xixa, cadillac escalade/infiniti M45 apo flashy cars si puna e ktyre - dhe ishin telemarketeret me te pashpirte, me mashtruesa, me te bezdisur qe ka pa kjo bote, dhe gjenin robt me te dobet e u prishnin mendjen per te marre nga keto loans..pa asnje dokumentacion pa asnje gje. E keto ndodhnin ashiqare, ne mes te nje corporate park ne Melville, Long Island.

Ata ishin hustlers te rangut te pare ..dhe kesaj radhe punonin me bankat me te medhaja te amerikes per te dhene keto kredi..dhe merre me mend se sa te preokupuar ishin ata se c'ndodhte sikur dhe nje sekonde mbasi te ishte hedhur firma ne dokumenta.

p.s. mos duhet me e bo mushku nick-un ktu? lol..

Lol, sa te thella paskan qene keto punat ... e "nicka-ve" ta kisha llafne.  Mire xhaxhi, u morem vesh. 

Per mortgage loans, vallai me kane zene gishtat kallo duke shkruajtur per to.  Keshtu qe s'po zgjatem me.  Shpjegimi yt me lart eshte nje aspekt real.  Por dihet qe ka dhe nje dynja te tjera.

Nuk jam ekspert tregu, por mendoj qe problemet financjare s'kane filluar akoma, e do i shofim mire 6-mujorshin e pare te 2009-tes kur kompanite e kartave te kreditit te fillojne te deklarojne borxhet e papaguara te popullates. 

 

Je or i dashur je.. Se je ekspert tregu te vertete, e jo dickaje efemere e virtuale. Dikush ketu permendi se institucionet e medha kontrollojne tregun financiar, e tregu financial kontrollon ameriken. Cdo teze doktorature ne vitet 50 kujtonte se destabilizimi 'inherent' i kapitalizmit do rregullohej nqs injorantet (mami e babi) nxirreshin jashte loje po te mblidhnin paret bashke e t'ja jepnin profesionisteve. Financial Analyst Journal sot doli me nje artikull qe thote: jo vetem qe institucionet nuk dine gje, POR JANE SPEKULLATORE ME TE KEQINJ

Tashti, ne ndonje liber te shenjte nuk eshte shkruar gje qe US do mbreteroje perjete.

Megjithate, keta parashikuesit e mesiperm nuk kane dhe aq hunde. Per keta komunizma me BS e co. do ishte edhe sot shendoshe si molla, ndersa Sadami duhet te kishte ca vegla te rrezikshme nen dyshek.

Brother can you spare e dime?

Mund te shikoni nje perqasje grafike te lidhjes mes ekonomise reale dhe asaj virtuale (stocks/credit). Grafiku eshte ne forme V-je..ka ca qe thone qe ka shume mundesi te jete ne forme L-je (dmth mund te zgjase tkurrja ekonomike deri ne 2011)

 

Plako po degjoja sot ne mengjes ke NPR per Massachussets qe ekonomistet e shtetit kishin leshuar nje raport ku thonin qe deri nga mesi i 2010-tes pritet qe papunesia ne shtet te shkoj nga 5.3% (ku eshte sot) deri ne 8.7%.  Cmimet e shtepive pritet te bien edhe 15% me shume.  Me sa duket, 2009 do jete vit i rende.

Do hapet ndonje teme per DOW mbi 7000?  Se po gezojme, pa jo per gje (mos i hengsha m'sysh keta te Murit, se mezi i kemi lol.)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).