Donna Karan

Mos dhuro parfum!
Është ters.

Do të ndjekë aroma
E saj
E parapëlqyer
Dhe s’do shqitet
Më keq se gjaku
Nga duart e zonjës Makbeth.
Do e lash
Me lëngjet e rëndë të hakmarrjes,
Shira që s’dinë të lagin,
Konjakë që s’dinë të dehin...
Era e saj
S’do shqitet,
Erë Bullgarie largimi,
Rafinuar në Paris,
Shpërndarë në New York,
Shkalafitur nëpër botë si era flakur pa kujdes
Nga fronte të verbër
Me presionet e lartë
Atmosferikë
Të ndarjes.
Duhma hakmarrje
Si duhan pleqsh ballkanikë -
Me erën tënde
Po grish ndërkaq femra të huaja,
Depërton në mushkri të tjera
Aroma jote,

Ti hyn padashur
Në orvatjet e mia për harrim.

Nga shishja e vogël
E harruar,
Del djalli,
Parfumi yt,
Që përfundon
Në qafa tinzare
Me vetëdije bizhushë fallso.

Sa mirë që s'ishe modë -
Se ish një kohë,
Kur gjithë kuçkat e qytetit
Mbanin erë “Poemë”;
Poezia ngrinte fundet
E ngushta
Si perdet teatri meskin.
Nuk doja që Donna Karan
Të perfundonte në qafa gocash të lira.
Nuk se doja,
Besomë!

17 Komente

bah c`na e preve hovin e dhuratave mer emo! smiley

po ec mo, duhet ene icik ying per yang-un.

 

 

Mos dhuro parfum!
Është ters.

Mua as macja e zeze nuk me eshte ters. Parfum, ca me mire.

Qe ne vargun e pare, kuptohet qe ke te besh me poezi.

 

Sa mirë që s'ishe modë -
Se ish një kohë,
Kur gjithë kuçkat e qytetit
Mbanin erë “Poemë”;
Poezia ngrinte fundet
E ngushta
Si perdet teatri meskin.
Nuk doja që Donna Karan
Të perfundonte në qafa gocash të lira.
Nuk se doja,
Besomë!

Besome dhe mua, se keto vargje jane te mrekullueshme.

emo thua t'i blejme vete parfumet ne? mire e ka losti qe na more ne qafe.

Kur gjithë kuçkat e qytetit
Mbanin erë “Poemë”;
Poezia ngrinte fundet
E ngushta
Si perdet teatri meskin.
Nuk doja që Donna Karan
Të perfundonte në qafa gocash të lira.
Nuk se doja,
Besomë!

 

Emo, nuk e di sepse ka ne poezite e tua (flas nga dritarja ime) njefare atmosfere, desha me thone arome Tirane alla 70-te.

Parfumin blije se eshte edhe ne interesin tend. smiley

Po ne ters se ters, te pakten na lej te kemi nai parfum qyl o burre smiley

Jo per gjo, po e kena provu dhe pa parfum smiley

 

ej emigo, poezi shume e mire, e vertete eshte qe ka nje arome femrash te shkuara. mos bli parfume, se eshte ters dhe ndahesh, ose kur e ndan mendjen qe do blesh, mos bli donna karan smiley

poezia mi mori pese yjet, pa i bo shum komente

Oh, shumë e bukur kjo emigrant.

ps. yllkat më vonë.

- jo mer jo. çar konferenc kolli, po ja dhash t'gjitha asaj pa numër.

Me lëngjet e rëndë të hakmarrjes,
Shira që s’dinë të lagin,
Konjakë që s’dinë të dehin...

 

Bukur, Emo!

Ah emigrant. kishin mbaruar yllkat.

Dhuro parfum fallco dhe pa problem.Fantazma e femres avullohet si alkoli per 5 min.smiley

Poezia 5*

mos harro yllken!

 

Nga shishja e vogël
E harruar,
Del djalli,
Parfumi yt,
Që përfundon
Në qafa tinzare
Me vetëdije bizhushë fallso.

 

Qafa tinzare me vetedije bixhush fallsosmiley

Emo, ku ke qene mer lal ca vite me pare? smiley.  Ditelindja e fundit qe bera ne Shqiperi, nje dyqan (apo kioskat ishin ne mode atehere) me parfume do kisha hapur. 

Loved it.  smiley.

PS: Konkretisht, DK s'me pelqen me thene te drejten.  Ama per kete poezi duhet te te paguajne.  E ke degjeneruar fare Lancome smiley.  Meqe ra fjala, po me Lancome c'pate? smiley.  Dashnia ime e pare nga parfumet.  Po na bere ndonje procke tjeter per Prada apo Bvlgari, ta hoqa vizen smiley.

Monda kemi nje gusto, dhe zakonisht gocat sllave harxhojne shume pare per mirembajtje po gjithmone perdorin gjera qe une i kam konsideruar katnare. Sado te mundohen, prape fshati ngel fshat... heheh

Erë Bullgarie largimi

 

E gjitha kjo po i kendon bullgares ti tani?! Femrat duan burre te forte qe s'i ben syri terr e jo qaraman . . . Prandaj doli Rramushi ne Vanity Fair dhe jo ndonje gay.

 

Shifi gjerat ne perspektive, tani je i lire per nje te ardhme me te mire. Plus, une kam shume parfume, me pelqen DKNY shume nga rrobat, po jo parfumet. Zakonisht, femrat qe kam nuhatur me parfum dkny s'jane gje, ta garantoj. Iii me dkny parfum, femra pa depth. Po kot fare po te them.

... Kjo poezi eshte e mrekullueshme.  Shtrirja e poezise neper nje antiteze metaforike, e ben te tille. Te mrekullueshme pra. Madje edhe teknikisht eshte punuar cdo detaj. As  nje fjale nuk del prej kornizes poetike! Plus ritmi, metrika .... dhe mendimi nuk e braktis asnjehere  ndjenjen  nga fillimi ne fund. Prin mendimi ! Ne poezite kur prin  mendimi (logjika), lexuesit i kujtohet koka e vet... brenda te ciles kerkon nje mendje... ta kete!

Une e paskam nje , te cilin e gjej ne saj te ketij krijimi.

...

 Mund te flas (shkruaj) me gjate! Por duke pare edhe sigurine e  krijuesit... dhe vetedijen me te cilen e ka shkruar.. po e mbyll .

(Pse nuk ishte botuar tek rubrika e letersise?)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).