Doktori pogradecar që pajisi Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare

Në një nga rrugicat karakteristike të qytetit të Pogradecit, në lagjen Burima, në krahun e djathtë të kishës së vjetër të qytetit, ndodhet një vilë dykatëshe e zhytur në mes të një lulishteje dhe një kopshti me mollë dhe hardhi rrushi.
Në katin e sipërm të shtëpisë valëvitet një flamur kombëtar. Është shtëpia e Bashove, aktualisht e doktor profesorit të asociuar, Jovan Bashos, shef i shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në Tiranë.
Sapo futesh në shtëpinë e Bashove, do të ndeshesh me një portret të shkencëtarit të madh gjerman, Albert Ajnshtajnit, i cili është i vendosur në një nga pozicionet kryesore të shtëpisë.
Përqendrimi tek kjo foto nuk i habit pjesëtarët e familjes Basho, pasi ata na thanë se Albert Ajnshtajni ka qenë mik i madh i kësaj familjeje, madje shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, pas kontakteve të shumta në Vjenë më doktorin e famshëm Jani Basho (i cili pasi kthehet në Shqipëri punon si mjek personal i mbretit Zog), Ajnshtajni vjen në Shqipëri prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistët gjermanë, për shkak të origjinës së tij hebreje dhe më pas pajiset me një pasaportë shqiptare dhe të largohet me këtë pasaportë në drejtim të SHBA-së.

Po cilat janë faktet e kësaj nënshtetësie shqiptare të Albert Ajnshtajnit?

Në regjistrin e vjetër të vitit 1931, AK0 31, në faqen 53 /1, ndodhet ky shënim :

Sot më datën 10 prill 1931, u paraqit të zyrën e Bashkisë së Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur më 1892 në lagjen Burima të Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisë, me profesion mjek personal pranë naltmadhënisë së tij Zogu i Parë, i cili na jep garanci që Albert Ajnshtajni të bëhet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vërtetim dhe certifikatë Albert Ajnshtajnin, si banor të Poradecit në lagjen Burima.
Nëpunsi i Bashkisë Dhënsi i garancisë
Reis Asllani Dr. Jani Basho


Dr. Jani Bashua, pas studimeve me rezultate të shkëlqyera në Vjenë, në vitin 1928 emërohet si mjek personal i mbretit Zogu i Parë. Në kujtimet e mbledhura nga nipi i tij, dr. Jovan Bashua, doktor Jani Bashua përshkruan me hollësi këtë moment:
Ka qenë 16 dhjetori 1930. Mbreti Zog, sapo hëngri darkë, i filluan disa dhimbje të forta barku. Pasi e viziton dr. Jani Bashua e këshillon mbretin që të shtrihej. Sipas Jani Bashos, mbreti Zog, prej dy vjetësh vuante nga një sëmundje zorrësh. Në këtë situatë u shtrua problemi që të vërtetohej diagnoza.
Pas dy ditësh, mbreti Zog thërret dr. Jani Bashon dhe i thotë që të përgatitej se do të shkonin së bashku në Romë për analiza të hollësishme. Dr. Jani Bashua i përgjigjet se ishte e drejta e tij, por nëse do t`i merrte mendim atij, duhet të shkonin të vizitoheshin në Vjenë.
Mbreti Zog ia miratoi propozimin dhe natën e 26 janarit, delegacioni i lartë shqiptar, me pasaporta me emra të falsifikuar për të ruajtur sekretin, u nis nga Durrësi me një kaçatorpedinier të flotës italiane, i cili të nesërmen i çoi në Trieste. Aty i priste treni personal i Viktor Emanuelit, me të cilin mbërritën në Vjenë dhe më pas u sistemuan në hotelin Imperial.
Në Vjenë, dr. Jani Bashua takoi profesorët e tij dhe njëherazi dhe miqtë e tij, ndër të cilët, aktorin e famshëm Aleksandër Moisiu. Në takimin që ai pati tek shokët e tij dhe miqtë e ngushtë, ata i bënë një kërkesë:
Miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte në rrezik dhe kërkohej nga nazistët gjermanë si hebre dhe duhej të largohej, por e kishte të pamundur, pasi pasaportën e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Kështu, i thanë ata, meqenëse ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit t'i japë një pasaportë shqiptare.
Pas vizitave të shumta dhe analizave që iu bënë mbretit Zog nga mjekët më të mirë austriakë dhe veçanërisht prof. Hollznecht-i, i cili i bëri më shumë se 30 radiografi për t`i përcaktuar diagnozën, në një moment pushimi, kur mbreti Zog po pinte kafe me dr. Janin në ambientet e hotelit, dr. Jani Bashua i bën kërkesën mbretit Zog që të pajiset shkencëtari Albert Ajnshtajni me pasaportë shqiptare, sepse jeta e tij është në rrezik nga nazistët.
Mbreti, pasi e dëgjoi deri në fund propozimin e mjekut të tij personal, i thotë, dakord, thuaji të vijë në Shqipëri dhe bëje t`i doktor Jani një herë pogradecar, si banues të Poradecit, më pas i japim një pasaportë shqiptare.
Në kujtimet e tij, thotë dr. Bashua, atë ditë kur i bëri kërkesën, mbreti ishte në formë të mirë dhe në mbrëmje ata shkuan së bashku në operën e Vjenës për të parë "Aidën" e Verdit. Por, kur dolën jashtë tek porta anësore ku po prisnin dy makina, mbreti Zog ishte në makinën e parë me truprojën e tij Llesh Topallajn dhe me Eqerem Libohovën.
Sapo hipnim në makinë, kujton dr. Jani Bashua, u dëgjuan të shtëna armësh që na erdhën nga anash. Lleshi u rrëzua për tokë, ndërsa Eqerem Libohova ishte plagosur në pulpën e këmbës. Mbreti Zog u ul në gjunjë dhe mori pozicion dhe filloi që të shtjerë me pistoletën që kishte në brez andej nga erdhën krismat.
Dr. Jani Bashua thotë se menjëherë shkova tek mbreti Zog dhe e pyeta se si ishte, por ai më tha shiko të tjerët se ai ishte mirë. Shkova tek Topallaj dhe pashë që ai kishte vdekur nga një plumb që e kishte zënë në arterien kardiake në qafë. Më pas i lidha këmbën Eqerem Libohovës për të ndërprerë hemorragjinë dhe u nisëm drejt spitalit.
Por, vazhdon dr. Jani Bashua, mbreti Zog e mbajti premtimin dhe një ditë ma rikujtoi që t`i thuash atij shkencëtarit që të vijë në Shqipëri dhe ta pajisim me pasaportë shqiptare.

Po cilat janë dëshmitë e tjera që e vërtetojnë këtë?


Dr. Prof. Jovan Bashua, i cili është marrë me mbledhjen e kujtimeve të xhaxhait të babait të tij, Jani Basho, thotë për gazetën "Shekulli":
-Para se të vinte në Shqipëri, në qershor të vitit 2002, mbretëresha Geraldinë i dha një intervistë një gazetari anglez në revistën "Style", me titull "Kthimi i mbretëreshës", ku deklaron se në Shqipëri kishte ardhur Albert Ajnshtajni dhe mbreti Zog e kishte pajisur me pasaportë shqiptare.
-Së dyti, ish-bankieri i Bankës Kombëtare Shqiptare në kohën e Zogut, Ajeti Bega, i ka deklaruar ish-drejtorit të Fizikës Bërthamore, prof. Dr. Skënder Kojës, se Ajeti Bega kishte takuar personalisht në Bankën Shqiptare Albert Ajnshtajnin, në fillim të vitit 1931, kur Ajnshtajni i ishte paraqitur në Bankën Kombëtare Shqiptare për të kryer disa veprime midis Bankës Shqiptare dhe asaj gjermane.
Por, nëpunësi Bankës, Ajeti Bega, tregon se ai nuk e ndihmonte dot, pasi banka e tyre veprime të tilla nuk kishte kryer në atë kohë. Atëherë, Albert Ajnshtajni i ka thënë Ajeti Begës që t`i thoshte pak drejtorit të tij që e kërkonte Albert Ajnshtajni për të sqaruar diçka.
Sapo Ajeti është futur në zyrën e drejtorit të bankës, i cili ishte italian dhe i ka thënë se e kërkonte Albert Ajnshajni, ai është ngritur më vrull nga karrigia dhe ka thënë "si ka mundësi të më kërkojë Albert Ajnshtajni". Kush është ky, e kishte pyetur Ajeti Bega? Është një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës.
Më pas, Ajnshtajni ka prishur një çek me një shumë të caktuar që ia kishte dhënë mbreti Zog si dhuratë. Sipas dokumenteve zyrtare, Albert Ajnshtajni, në Bankën e Tiranës ka qenë më datën 9 prill 1931, ku ka kryer dhe veprimet e mësipërme.
Më datën 10 prill, dr. Jani Bashua ka marrë certifikatën me emrin e Ajnshtajnit në Pogradec dhe më pas është plotësuar me ndërhyrjen direkte të mbretit Zog pasaporta me nënshtetësi shqiptare e Albert Ajnshtajnit nga Ministria e Brendshme shqiptare.
Sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare që e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaportë tjetër.
Vetëm në fund të vitit 1932, Albert Ajnshtajni ka marrë edhe një pasaportë tjetër nga shteti zviceran, ndërkohë që të gjitha shërbimet e vitit 1931 dhe 1932 i ka kryer me pasaportën shqiptare.
Padyshim, thekson Dr. Prof. Jovan Bashua, populli ynë me të drejtë duhet të krenohet se ka shpëtuar mijëra hebrej dhe midis tyre dhe shkencëtarin më të madh të shek XX, Albert Ajnshtajnin.

Kush ishte Jani Bashua?

U lind në Pogradec në vitin 1892. Pogradeci i dha kaltërsinë e liqenit dhe mallin e pashuar për vendlindjen, qyteti i Manastirit i dha formimin fillestar ku kreu liceun, kurse Vjena i dha profesionin e mjekut me diplomë të shkëlqyer. Vjena e formoi si intelektual dhe si shkencëtar. Ndërkohë, revista "Djalëria" që ai drejtonte në Vjenë, i dha rastin të shpalosë talentin edhe si publicist.
Tirana, kryeqyteti i vendit të tij ku ai shërbeu për një kohë të gjatë, e bëri të njohur si mjek. Dr. Jani Bashua është ai që krijoi rrjetin e parë shëndetësor të vendit, përkrah me mjekët e famshëm të asaj kohe, Rifat Frashërin, Bilal Golemin, Frederik Shirokën, etj. Doktor Jani Bashua ka bërë pjesë në ajkën e rinisë Universitare vjeneze të shekullit XX. Kjo e bëri të njohur më Aleksandër Moisiun dhe miqësinë shumëvjeçare me Albert Ajnshtajnin.
Mik i ngushtë me dy korifej të letrave, bashkëqytetarët e tij, Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, dhe për shumë vite mjek personal i mbretit Zog, i cili jo vetëm kreu detyrën e mjekut, por dhe të një këshilltari të mirë. Pas çlirimit ka punuar në poste drejtuese si drejtor i spitalit Obstetrik-Gjinekologjik në Tiranë.
Më pas, dr. Jani Bashua krijoi bërthamën e spitaleve të qendrës spitalore "Nënë Tereza". Dr. Jani Bashua është themeluesi i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe hartuesi librave shkencorë të kësaj fushe. Ndahet nga jeta më 12.2.1957.

21 Komente

Albert Ajnshtajn pogradecari! smiley 5*. Vetëm për ndjenjën që ngjall. Unë po qesh akoma.

Avocados, nga i gjen keto gjera fantastike. U kenaqa duke e lexuar, dhe uroj me gjithe zemer te jete e vertete, se nuk e kisha degjuar ndonjehere me pare.

Vallai te gugllosh gjen kete faqe, por dhe nje shqiptaro-kanadeze dhe kaq.  Einstein hyri e doli ne US me vize sa here i deshi qejfi.  Se pse iu desh pashaporta shqiptare, kur kishte pashaporte (dhe nenshtetesi) zviceriane, qe ne ate kohe ishte flori e shkuar floririt, sikur s'merret vesh. 

Nga ai linku qe solle me lart:

Albanian shepherd Kasem Jakup Kocerri, born in 1915, pictured with family members Burbuqe, Bino and Ana, sheltered Jakov Solomoni and his family by taking them into the hills and hiding them in a barn where he kept sheep. "We were the best of friends," he said. "Jews and Muslims are cousins." The concept of Besa comes from the Koran, he said. "To save a life is to go to Paradise." In 1993, Kasem Jakup Kocerri was recognized as Righteous Among the Nations. Norman Gershman's striking photographs of rescuers and their families are gathered in a book and traveling exhibit entitled "Besa: A Code of Honor, Muslim Albanians who Rescued Jews During the Holocaust."

Pa lidhje me temen, por kjo e Beses s'ka ashtu te rrije ... Plus "to save a life ... " eshte qe nga Torah, Bibla dhe Kurani.  Nejse, thagma.

..... Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare që e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaportë tjetër.
Vetëm në fund të vitit 1932, Albert Ajnshtajni ka marrë edhe një pasaportë tjetër nga shteti zviceran, ndërkohë që të gjitha shërbimet e vitit 1931 dhe 1932 i ka kryer me pasaportën shqiptare.

 

...

Lulekuqe, nuk kam qene me pare e interesuar ne pashaportat e Alberit (ama Shi ne plazh e di fjale per fjale smiley) Por meqe u ndodh kjo teme, hodha nje sy shpejt e shpejt ne gongel.  Einstein ka dhene leksione ne US qe ne vitet 1920-te (vetem nqs genjen faqja e Nobelit.)  Plus qe edhe pashaporten e tij zviceriane e gjen online (te vitit 1923.)  Nenshtetesine zviceriane (qe e ruajti deri ne fund) e ka marre qe ne 1901.  

Dmth, jo s'dua une te kete pasur pashaporte shqiptare Einstein.  Por ta kam fjalen qe s'i duhej derisa kishte ate zviceriane me kohe. 

Ai burri ne foto paska dale sipas shprehjes " Tyrqeta i zoti shpis. Merhaba ju t' qeret " Nuk paskan qene te gjith isoj ne mikpritje smiley . Avocados duhet te kete nonji damar te vogel "pe Poradeci " smiley

Pse mer Avocados?!

Nuk ke frikë të dukesh provincial i pabindur që flet për mite të tillë si mikpritja dhe besa në një kohë që duhet të çlirohemi nga këto mbeturina mikrokombtariste? smiley

Faleminderit për këtë artikull!

Eshte artikull nga Shekulli. E solla dhe une te Peshku po s'e kishte kap lapsi i qevrise si duket.  smiley 

Mire bere qe e vure ne blog Avocados. It's good to know qe e paskemi shqiptarizuar dhe Ajnshtajnin, qofte dhe per nje moment me nje pasaporte nga Zogu.  smiley

Ajo skena ne banke, sikur te kete ndodhur vertet ashtu eshte e forte gjithashtu. Ajnshtajni duke folur me ate punonjesin shqiptar dhe ai qe me pas pyet drejtorin italian, kush qenka ky Ajnshtajni. smiley

Ka të rejtë Avocados,

Po të shihni mirë do të gjeni se Ajnshtajni është duke u larë nä liqenin e Pogradecit. E vetmja gjë që nuk shoh është pasaporta shqiptare tek xhepi i brekëve të banjos. A ka dikush që arrin të dallojë atë pasaportën e uruar?

 Ne fakt dhe mua me erdhi mire kur e lexova, dhe po dyshoja deri kur shkrimi flet per pranine e shkencarit ne Banken Qendrore. Nese vertetohet prania me dokumente qe Anjshtanji ka qene vertet ne banke, athere s'kemi pse te jemi skeptik ndaj nje fakti te tille. 

A., thanks! Tani nuk do e kemi me ne kategorine "thuhet se" kete historine e Bertit.

PS e di qe momenti i pare ne te cilin e kam respektuar Zogun, ka qene bash kur kam degjuar kete histori.

Kudos to you!

Kohera kur pashaporta shqiptare coku kish ndonje vlere! smiley

 Ne vitin 1931 nazistet nuk kishin ardhur ne fuqi ne Gjermani.

lol,

Kjo qeka si prrallë me Ajnshtajn smiley

smiley

Megjithatë, ca nuk ben vaki.

Vetem se na cmendën me kto retrospektivat. Nuk kina mo fuqi për zotin me duru lajme të tilla.

Ajo banka shqiperisë, përpara se t'sqarojë misterin e ajnshtajnit, bën mirë te sqarojë do gjona të tjera ne lidhje me politikat qe po ndjek dhe planet e emergjencës në këtë kohë krize. Se më duket e kemi brenda sa krahu, por duke na mpi trurin me droga me perberje skënderberash e ajnshtajnash, lustrimesh dhe dosjesh, spo ndiejmë gjë.

Anyway, it was nice reading it. Thanks Avocados, si përherë sjell gjona të omla me na hjek hidhtinën smiley

 

I beleive it and it is a great story!!! 

Ky qe rrefen eshte gjalle dhe nuk eshte njeri dosido. nuk shoh asgje te jashtzakonshme qe Ajnshtajni vertet mund ta kete siguruar nje pasporte shqiptare si rezerve. kohera te erreta. pavaresisht se hitleri erdhi ne fuqi zyrtarisht ne 1933, klima anticifute kish me shume se dy vjet qe ish krijuar. Ajnshtajni eshte larguar nga gjermania ne 1932.

Cheers everybody.

Kam lexuar shume per Ajnshtajnin, e fundit (Il lato umano), por nuk e kam hasur nje gje te tille, tani do te filloj te mburrem para taljonve, thanks per prurjen.

Me falni po...ne 1931 Anjshanji ndiqeshe nga...Nazistet???

Sikur nuk e gelltit dot kte histori...me pashaporte Gjermane dhe Zviceriane...nuk shkonte dot ne Amerike (qe kish qene shume here me perpara).

Po sa morri pashaporten e Pogradecit...ju hapen dyert smiley

Kete po mendoja edhe une. Fut uje nga te gjitha vrimat kjo histori. Na vdiqet me keto perralla, qe me teper tregojne ndjenje te theksuar inferioriteti tek ne shqiptaret se ndonje gje tjeter.

Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare që e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaportë tjetër. Vetëm në fund të vitit 1932, Albert Ajnshtajni ka marrë edhe një pasaportë tjetër nga shteti zviceran, ndërkohë që të gjitha shërbimet e vitit 1931 dhe 1932 i ka kryer me pasaportën shqiptare.

 

Einstein e ka marre Shtetesine (pasaporten) zvcerane qe ne vitin 1901(!) dhe nuk e ka dorezuar ate (sic beri me ate gjermane) asnjehere.

E lexova dhe ne fakt nuk doja te prishja endrren e bukur qe krijon atmosfere te pazakonte ne raste te tilla, por per hir te se vertetes do e besoja kete rrefim te mesiperm vetem nese Ajnshtajni do i ishte referuar ndonjehere  ketij episodi aq mbreselenes ne jeten e nje njeriu te zakonshem, e jo me ne jeten e nje Anjshtajni qe ne ate kohe ishte nobelist, ishte ikone boterore e shkences, ishte eksponent intelektual i levizjes sioniste (dmth kishte miq te forte te pafund )..etj..etj

As biografet e tij nuk i jane referuar ndonje fakti te tille.

Pra qe ky Ajnshtajn te kish mbetur  t'ia siguronte kalimin legal ne Amerike nje pogradecar (qofte ky edhe doktori i shquar  dhe i respektuar) kjo sikur bie me shume era deshire se sa realitet...

Pa permendur pastaj inkoherencen e datave qe sillen ne kete rrefim...ne vitin 1931 nuk ekzistonte as Gestapoja e as Hitleri nuk ishte ne pushtet. madje ne ate periudhe nazistet ishin te zene me zgjedhjet e ardhshme dhe me katharsin brenda llojit. Ishte akoma koha kur hebrenjte lulezonin  mes Gjermanise si bankiere, shkencetare, muzikante e artiste...

Gjithesesi pres ndonje prove  te forte dokumentare te ketij pretendimi dhe jo "provat" badihava  qe sjell ky material.

Sigurisht  une do doja me gjithe zemer te ishte  e vertete ajo cfare pretendohet ne shkrim. Fakti qe nje shqiptar paska shpetuar nga perndjekja naziste hebreun dhe shkencetarin me te shquar te te gjitha koherave  prej kohesh do ishte shkruar ne ndonje encikopedi apo biografi  serioze  te huaj...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).