Do vish?

Do vish me mua?
Di 1001 përralla
që do ti them
me kusht
të mos më vrasësh,

jam copë nate
e qytetit që nuk fle
mos u habit, pra, nga mendimet e mia të errëta
dhe neonët e ftohur
të dëshirës;

ajo hija që u fut te rruga 23
mund që ishte
Salman Ruzhdiu,
është kaq e lehtë të fshihesh në këtë qytet
që vetëm dritat ka naive,
poetët
s’dallohen mirë,
më thuaj
Majakovski është apo Eminem
nën atë kapuç,
të njëjtët sy të zbrazët
si kova që ujin e derdhën
të kaltër
në Had-sonin e murrmë...
...por mund që ishte
dhe Omar Khajami...

Mos doje të thoshe
Omar Sharif?...
Sharif është OK,
më pëlqen,
“sherif” përbashkon
si vizat lidhëse në itinerare udhëtimesh
Teksas-Qerbela-Alidem
Qabe-Queens-Gjirokastër...
Bido Sherif, Bahri Omar...
jo, jo, nuk qenë poetë këta të dy
thjesht u ngatërrova
në trafikun e emrave...

...dritat e gjelbra
kundër nesh
hapin digat e lumit të avenuve,
fenerët e makinave
duan të zbulojnë ç’ka nën fundet
e shkurtër të vajzave,
drita depërton pa turp,
difuze,
me gishta që duan
të shfletojnë të linjtat
ku ka më shumë kumte
se në ciklopedinë britanike...

këto këmbë janë të Selmës,
ata flokë të Monikës,

Selma Hayek dhe Monika Lewinski
po pikan
mokaçino
në “Le Pain Quotidiene”,
që e përkthej si
Dhembjen e përditshme
(falna sot);
kamarierët
u kërkojnë autograf
vetëm për faturën e pagesës
nën bakshishin
rrumbullakosur
me faj
si vithe obeze.
...Selma, Selma, kë të qaj më parë,
kë të qesh në fund,

mbi American Express vetëtin
krenari e anëtarit “Platin”
Sheherezade al Rashid…

…tre plaka
arratisur nga përrallat e Andersenit,
në holiday market,
po vrasin lakrat,
shtypin mollëza perimesh
tek shikojnë
teksturën;
nga gravuarat e Lizës në Vendin e Çudiarave
ato plaka
që të sharat për mua ua flak era
bashkë me plastikat e hedhura të ditës,
tre plakat arratisur nga instituti psikiatrik
festojnë çlirimin nga kura kundër alkoolit
me shishe pesimiste gjysëm të zbrazëta në duar;
nga shkurti me llohë arratisur
ato plaka,
shtriga
sybardha.

Shakespeare of Yale për 12 dollarë,
Iliada vetëm tre,
inflacion gjenishë
në stendat ambulante
te rruga 68,

“celebrity for sale”,
mos më shiko kot
nuk do gjesh xhorxhkllunin
tek unë,
ai fshihet mirë
në cepat e shpirtit tim
e kukamfshehtaz loz me ty
(dhe mua).

Ky qytet gëlltit
pa kafshim,
si amebë
me pseudopode,
qytet njëqelizor:
si mund të jetë i vërtetë përqafimi
i krahëve të rremë,
si mund të dojë, vërtet,
ky qytet,
më thuaj.

Mos u fut në rrugën 42,
ka mermer të vjetër atje
që të kujton
papërsosmëritë e tua,
as në 14-ën
që shpie në Union Square,
ku njerëzit ngjajnë si çudër,
më kot kërkon diskun fluturues që i solli,
ai është ngulur diku tej
në Roswellin urban
me emrin Balducci;
dyqanet e Stella McCartneyt
aty pranë,
të kujtojnë padashur
Eleanor Rigby – vetminë,
u zbraz Sheshi i Kohës
edhe pse qielli nuk ka ngjyrë vanillë
dhe Tom Kruizit përsëri i shpëtoi thinja e parë
pa këputur….
…mos u fut as te 34-a
ku dhjetra mace të zeza
mezi ç’presin të presin
dhe të kryqëzojnë
udhën tënde
si Krishtin.

Epshet e natës
brofin jashtë membranave të dritareve,
perturberanca të lodhura
me dritë të sëmurë,
shkretëtira urbane i bën rrokaqiejt
kaktuse pa kuptim,
kujdes
gjembat e Chrysler Building,
hidhët shpojnë.

Aladini zbret nga qilimi fluturues
i teleferikut paralel me Queensboro Bridge,
ulet butë
para këmbëve tona,
buzëqesh me faj,
llambën ka humbur rrugës
bëhet kalimtari i shtatëmiliontë
burgosur në ishullin magjik
të botës.

Po gdhin,
pas njëmijë e një netësh
pa mëngjese;
bëj gati
1001 përralla të reja
të parrëfyera
që do zhbëhen përsëri nga mospërfillja
dhe inflacioni i rradhës.

Do vish, pra, me mua?
Di prapë 1001 përralla
që do ti them
me kusht
që mos më vrasësh.

22 Komente

më lajkoi.

Em, do zgjatem pak me vone (jo se jam i shkurter.. smiley

you rush, but i like your rush. me pelqen si e leshon rrjeten dhe e mbledh, se si qytetarja jote nuk merr dot fryme pa personalen. shume bukur aladini dhe sidomos plakat. ke dore per pikture smiley

sharifi gjeografik mu duk me pak i nevojshem (you're always drawing transcontinental maps, i guess i gotta accept that), mgjs loja me emrat ne pergjithesi dhe ne vecanti ne rastin e Selmes funksionon - cuditerisht dhe si comedic relied. dhe thikat qe i ngule manhatanit mund t'ia kishe ngulur me thelle - ose une s'isha ne gjendje t'i dalloja. them, se ti nuk para kursehesh.

pershendetje dhe pergezime.

 

Ku te vish mer Jahu ? I qinmije Labirinte...Ku te te gjesh ? Plus qe nje ke treguar ...po per 1000 (mije) te tjerat kush pergjigjet....Pervec LIBRIT te dyte dhe kesaj rradhe me "Vjersha e Poema " s'ke rruge tjeter per te takuar . Vetem ketu tek Peshku them se e ke gati...Patjeter me redaktime ( krasitje e zbukurime te fjales)..smiley smiley smiley S'durojme dot pa dhen udhezime qe gjithsesi s'na prishet puna ..Ne Jaromerzh ne do te vemi/kush s'beson borxh nuk ja kemi...Urime ke yjet... 

Shume bukur Emo. Me pelqen se ke filluar ta qerosh fjalen dhe figuren. Pese yje me kete.

DDDo vemi?

... mos thuaj ku!

ne enderr

i kam para

te gjitha destinacionet ... pothuajse.

Vemi

atje ku endrra ime

s'pati dhunti te hynte!

 PS: Ato "dd" me lart s'me le redaktimi t'i heq.

Poezi Urbane !

Pak e lodhshme si vete urbanizimi.

Perfytyrimi ne mendje, ndersa e lexon, eshte nje panorame pa diell, syri mendjes i shef gjerat vetem ne PM (jo AM) , dhe me drita elektrike jo aq te fuqishme. Dhe nje prrua vetmije qe i pershkon rruget dhe vendet.

Mire.  Sta ngre moralin, por e meriton nji pese ! smiley 

Bukur!

Me pelqen hapja dhe mbyllja sipas modelit te 1001 neteve. Thuret natyrshem me pjesen tjeter  te poezise si "pikturim" i nje qyteti.

 

Fillimi me entuziazmoi.....pastaj po lodhesha....sikur u keputa diku....e ne fund thashe, "yeah, m'u shperblye mundimi".

5* sepse fundi dhe fillimi vlenin sa per gjithe ate qe ke shkruar emo.

 

 

flm, gjithsecilit!

ps. melard, jam i vetedijshem per ate qe thua.

Najs, najs.  Nexhi i ka thene ato llafet sa per te prishur syrin smiley

Mua kjo m'u duk goxha e gatshme per te rrjedhur.

smiley

Ashtu e ?  smiley

Nexhi, oj ti goce, per te prish synin e keq, ben nje gje tjeter, nuk thote llafe smiley

Oj kjo smiley smiley 

hihihi

Ik e dreq se ka ardhur admini edhe do m'i fshije gjithe postimet tani, se kujton se jam duke bere muhabete sa per te mos marre me sysh edhe peshkun smiley

Admin,

Mos i mshij mer se o bajram e te vret perenia ! smiley 

Boj sevap sot per fukarenjte, qe vec llafi gojes ju ka mbet smiley

mua me pelqeu.

krijim dinjitoz.

Sa te lehta i keni koplimentat! smiley

Ideja me pelqen; menyra e shtjellimit, jo.

Pasuria e fjalorit duket qe nuk i mungon autorit, por fjalet nuk jane te perzgjedhura mire - mund te shkruash edhe fjale si "hallall " dhe kjo t'i jape drite komplet strofes, nese eshte pikerisht fjala e duhur. Figurat letrare jane te teperta dhe me shume  e rendojne se sa e zbukurojne. Eshte e lodhshme per tu lexuar e kjo nuk mund te justifikohet me "ashtu siç eshte urbanizimi" . Perdorimi i "1001 nete" eshte gjetje origjinale, por nuk eshte shfrytezuar aq sa duhet. Ne pergjithesi mungon ajo thjeshtesi qe e ben te qarte, te rrjedhshme dhe elgante.

Autorit ka talent, ka deshire per te shprehur ka pasuri fjalori. Por mendoj se,ate qe shkruan, me shume e mendon se sa e ndjen. smiley

 

nje strofe nga Khajam:

 

Natën kur flinja, më tha shpirti: "Pi!

Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;

Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;

Ke shekuj që të flesh në qetësi".

 

A behet me thjeshte, me qarte dhe me kuptimplote se kaq? smiley  Ndnjenja popull, ndjenja smiley

Behen te lehta pasi kalojne ca filtra shijesh, oresh e rreshtash te tere leximi, Aria. Edhe pas pelqimesh, mos-pelqimesh, yjesh, terri, vrull postimesh, mungese postimesh, miratim pa postim, postim pa miratim, rremuje, heshtje, kerkime me sy mes temash, perzgjedhje qe vjen me kohen e me ate leximin qe sapo te thashe...e me radhe.

Mekanizem i kendshem shume. Mundesia e gabimit ne vleresim eshte e vogel (nese vemendja ndaj temave ku postohet eshte e madhe).

Teoria jote me duket e drejte. Ne praktike, shkrimi qe po komentojne nuk i meriton aq komplimenta sa i jane bere. smiley

Nese ne Ny shkruhen poezi te tilla... me duhet te dyndem me duket!smiley

Se jo vetem qe n kam kohe qe nuk shkruaj dicka qe mund ta dua me shume se e shumta 2 ore, por madje edhe per te lexuar , nuk kam pas fat te lexoj, poezi  ... te  tilla.

(ku ma mban mua te postoj tek peshku?!)

 

...do vish? DO VI! KU JE TI ?

 

...jashte vetetin, bie shi,

une te udha kam dale e rri...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).