Ditë Kafenesh

Ditë Kafenesh

Andi Kananaj, Arbër Zaimi


Shi binte mbi çadrat tona (dhe pse nuk kishim çadra, ishim në makinë, por shiu binte mbi çadrat e dikujt). Mbasi kuptuam që ishin zbuluar të gjithë codex-et e vjetër kristianë, dhe mbasi Oliver Shmit zbuloi që Skenderbeu ka pasur dashuri të madhe e të fshehtë me Leni Von Vestfalen (për referencë lexoni uikipedhia dhe tezën e diplomës të një shoqes tonë) vendosëm të shkojmë në Berat për të kërkuar librin e humbur dhe antik të Bujar Barak Husein Qamilit, të shkruar mbi letra të arta, dekoruar nga piktori i famshëm bizantin, nga disajneri i biznesit bizantin social Onufri i vogël.

Sapo mbërritëm në Berat u ulëm të pimë një gotë konjak. Fejsbuku lajmëron se Grupi 99 fton (këta gjithnjë ftojnë) të gjithë fansat se deri më datën 20 dhjetor kanë për synim të organizojnë 99 takime, që ta mbyllin vitin pa siklet. I bie që të ketë afërsisht 24,75 takime në ditë. Duke qenë se ne mendojmë se gjithë gjithë ata janë 12, me gjithë Krishtin, 13, dhe me gjithë judën 14 veta anëtarë, i bie që të takohen me njëri-tjetrin më shumë se një herë në ditë, takime që fillojnë me parrullën-password "ç'kemi lal"? Andi sugjeron që të vëmë në punë mendjen dhe të përdorim formulën e 9,4% pjesëtim për 99 njerëz, herë 99 takime, por formula bie.

Meqë formula nuk na dha zgjidhje, vendosëm të porosisim një gotë tjetër konjak, nën hijet impresionuese të mureve mesjetare ngjyrëgri të kalasë madhështore 2400 vjeçare (që s'i bie mesjetare, po nejse). Në Berat gjëmonte lajmi se shtangisti Ilir Suli që kur mori vesh muhabetin e formulës, vendosi të organizojë kurse profesionale rrobaqepëqsie, këpucarie dhe riparim çelësash (këto të fundit për arsye nostalgjike). Gjithashtu do të organizohet trajnimi i matematicienëve të rinj pranë LSI, i quajtur "Edhe ne duam Gjinush". Mësohet se LSI është gati të shkëmbejë tre Peço Vasilë (që i ka të rinj me zero kilometra në magazinë me një Gjinush, le të jetë dhe i përdorur, rëndësi ka të jetë në gjendje të mirë pune, dhe të dijë të bëjë llogari deri në korrik). Mësohet se në ofertë përfshihet dhe Ndreus Van Legius Hollandezi Flutures, që jepet për pjesë këmbimi, bashkë me një rrotë rezervë, që s'po ia themi emrin, se mund edhe ta kemi shok neser pasneser.

Prapë një gotë konjak. Berisha ka hyrë mik tek bashkëluftëtari i tij Rama, për shtangistin Ilir Suli, që të kalojë në matematikë, meqë ngeli te provimi i formulave zgjedhore. Rama mësohet të ketë thënë, unë nuk ha mik, dhe nuk ka bir kurve që të më fusë duart në xhep, po e meritoi le të kalojë. Shtangisti është shqetësuar, se mendoi t'i fuste mik dashnoren, po Rama s'ka dashnore... Berisha i ka kthyer shtangistit lekët që kishte dhënë për të marrë provimin, duke i thënë, më vjen keq vëlla, por ai kafsha nuk pranon mik. Shtangisti u dëshpërua, se më bir kurve se Berisha nuk ka (përjashto Nanon, që ka gjetur dashnore të re, dhe s'ka nerva të merret me provimet e shtangistit). Nano deklaron nga Vjena, boll e rritëm shtangistin, e ushqyem, e shkolluam, universiteti është fakultativ. Mësohet se Nano ka adoptuar në distancë Brilantin, me qëllimin që ky i fundit të dalë më i hajrit se shtangisti dhe Rama.

Konjakut po i vjen fundi. Pas këpucës të qëlluar ndaj Bushit, në Berat njerëzit për arsye sigurie ecin me papuçe leshi të bardhë, që ua ka bërë gjyshja. Papuçet janë paqësore dhe të kulturuara. Me papuçe edhe po të gjuash, nuk vret por ngjall reflektime. Pas këtij lajmi Bushi ka blerë shtëpi në Mangalem, dhe mendon të hapë një dyqan nallanesh te xhamia e beqarëve. Por nuk e ka të sigurt biznesin, se meqë ka qenë spiun, ka frikë se e kap ligji i ri. Menjëherë SHBA deklaron në mënyrë unanime me të 250 milion banorët, që ligji i spiunllikut bie ndesh me kushtetutën. Shqipëria shqetësohet që ligji i spiunëve tanë bie ndesh me kushtetutën amerikone. Po i deshi amerika spiunët, ia kemi fal mësohet se deklaron ministri i integrimit (se i harruam emrin) nga podiumi i Peshkut Pa Ujë. Në Berat ka lindur dilema se kush ka më tepër traditë në fushën e papuçeve, Berati apo Voskopoja. Mësohet se papuçologu i vetëm në këtë vend, Beni i cili ka hec vetë që i vogël, dhe jo vetëm në librat e babit (siç thonë ca zëra të ndyrë e të pisët) nuk përgjigjet se i ka ngel hatri me artikullshkruesit.

Regjizori shqiptaroamerikan Sten Dragoti (me origjinë nga Skrapari) do të bëjë një film për humbjen e orës së Bushit, dhe me lekët që do nxjerrë do bëjë një film tjetër mbi Skënderbeun, me reçensent politik aktivistin londinez të LSI-së Dorian Dafllakun.

Peço Vasili del në mbrojtje të Berishës, dhe shan Kotelen Mimi, si femër irracionale që është. Vasili shton se shtangisti është i hapur për ftesa, dhe prenotime për dreka e darka dasmash, ose varrimesh. Mjafton që të jetë dhe Rama, për atë muhabetin e pjesëtimit.

Lëvizja aktiviste MJAFTUESHËM ka vendosur që t'i përgjigjet ofertave të Hoze Murinjos, duke shitur qendërsulmuesin argjentinas Ethpiropal tek skuadra e Interit. Ethpiropal ka deklaruar që është profesioniste, dhe këto gjëra i ka futbolli i sotëm. Është çështje lekësh. Megjithatë futbollisti thotë se nuk do pranojë asnjë ofertë, dhe deri më tash ka patur vetëm disa telefonata po asgjë konkrete. Kemi pirë aq shumë sa na duket se Presidenti Tope-Tope o Papagalos ka dekoruar krenarinë e artit drithërues rom të urës së Bunës, Bujar Barak Husein Qamilin. Sapo kuptuam që kemi ngatërruar qytet. Këtë konjak duhet ta kishim pirë në rrëzë të kalasë po aq të lavdishme të Rozafatit. Vetëm aty mund ta gjenim librin e Qamilit. Është tepër vonë. Konjak bie mbi çadrat tona. Kemi ngelur pa punë. Në Berat.

32 Komente

U kenaqa smiley

ps: Ambasadori amerikan Witherspoon ka derguar nje note proteste ne drejtim te Beratit, me ane te se ciles kundershton autoret dhe njofton lexuesit e cdo blogu (strofke komunistesh qe genjehen me nje Green Card) se popullsia e Perandorise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Gjithe Ishujve Otherwise te Lene Pa Zot , bekuar qofte emri i saj, eshte well above 300 meleone, thank you very much!

tropizma, te lutem, c'jane keto gabime stratosferike. Ne vit elektoral numerohen vetem votuesit, femijet si une e si ti shumezohen me zerro smiley

E vrane Obamen mor aman, oiiiiiiiii? Apo zgjedhjet tona do zhvillohen ne Amerike, bqes, bq edhe sistemi i saj elektoral, se kartat tona te identitetit kane dale te papashme?

Une them qe nje vize per nje drejtim kudoqetejete ne ta marimsmiley komunist pa komunist kohet kur buzeqeshej me sarkazmen kane mbarusmiley

eee kane filluar kohet kur nga veteperfshirjamodhe nuk arrijme te dallojme as buzeqeshjet

obama eshte ankuar nepermjet perkthyesit?

po shtangisti e kaloi klasen?

Shkrimi eshte  i manihtshem. Bravo!

 ha ha ha. Gjeja me e bukur qe kam lexuar prej kaq kohesh. Ju befte pena palle inshallah!

P.S. Nese ju befte eshte njejes, ju lutem me thoni si eshte shumesi. Nese eshte shumes lereni sic eshte. Faleminderit paraprakisht!

Andi-Arbër (ose Arbër-Andi),

flmndr për kënaqësinë. Më në fund, humori peshkatar gjeti mjeshtrat që i mungonin. Shyqyr që ja futët me t'pime berati se edhe zëri ju del më melodioz.

e vertete, qe skermitjetemdhoja, nuk kena pa buzeqeshjetme zemersmileydorezohem, vizen time faleni

kanano, mos e ver doren siper touchpad'it kur shkruan, se leshon mesazhe psikedelike si puna ktij...

o solo o solo bertisnin ata te lulkuqe mbi mure, po solua s pati po ate shans qe pretendon nga jeta autori me siper...

sol-o, ky stani nga ata dragotet e bargullasit eshte apo eshte nga blezencka?  smiley    smiley 

(pjesa shume e goditur. shume!)

ai stani mund te jete dhe kolonjar, pe korce ose na gremshi, po une ja mbyta meqe e dinjam qe ka dragonj dhe skrapari o

sol-o, po te ishte ka skrapari ky, do thoshin psh eshte nga ata "dragot-llaret" e munushtirit, ta zejme, ose te koprenckes...  smiley  smiley   hihihiii.... ose veleshnjes, leshnjes, kapinoves... bogoves, turbohoves (si turbo-folk kjo turbohova), staroves... melehoves, veshenskajes... novgorod, corrovod...

na keni knoq me ket! pergezime ty dhe andit!!!

arber, andi  bukur shkrimi. me keni shkri smiley

Si perfundim futbollisti me ke shkoi...jo per gje por si tifoze qe jemi....

eshte shaka e gjitha puna e futbollistit, nuk dime te kete oferta te verteta, dhe as interes per t'u larguar..

cfare numri do kete ne fanell futbollisti ethpiropal ?

çfare lesh ofertash do kete nje futbollist keshtu?Kujt i duhet e perse??Per te uleritur ne fushe??Ka ikur ajo mode.S'fitohet ndeshja me te uleritur m,por me stervitje te forte......

sidomos me sport dhome

Sol shkrimi eshte shume i bukur

por dua te bej patjeter nje sqarim

Sten Dragoti eshte nga Tepelena. Nga nje fshat me origjine aristokrate buze Vjoses, shume afer qytetit, Dragot quhet, te cilit as turku nuk ia nderoi dot fene, i cili ka patur shkolle shqipe, perpara se te kishte qyteti vete, ne te cilin per shkak se eshte thuajse ne te njejtin nivel me lumin, cuditerisht rriten edhe portokalle. Ka edhe nje ure te madhe, te gjere,me harqe madheshtore, stil perendimor, te ndertuar nga inxhiniere italiane ne kohen e luftes, qe per nga sharmi ia kalon edhe vete autostrades se ndertuar se fundmi,  ure e cila sipas gojedhenave thuhet se nje dite eshte planifikuar nga inxhinieret italiane te rrezohet.

Ta kam fal Ali Pashen Sol, beje skrapalli, por Sten Dragotin nuk ta lë te ma pervetesosh... smiley

E zgjedhova mire, te cilen smiley

hahaha, o çu kenaqa...

..ej silleni te palestra ime futbollistin. kemi ekip serioz n'stervitje, hahaha o zot sa jam k'naq. me verte gjeja me e bukur e lexume keto javet e fundit.

...a se mu kujtu dhe nje gjo, sa kushtonin i pale papuçe se dite me shi mo, lageshtire e madhe, hahaha.

...a se mu kujtu dhe nje gjo, sa kushtonin i pale papuçe se dite me shi mo, lageshtire e madhe, hahaha.

Shkrim per mizerjen me nje gote konjak perpara .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).