Dite e ujtë

Bie shi pa ndërprerë sot në Tiranë. Mëngjes i lagësht, i ujtë, rrethues. Mëngjes që i lodhi xhama-fshirëset e makinës. Edhe kthjellon pa pushim pluhurin e fshehur që kishte zënë tejdukshmëritë.

Bie shi me vrull, por me radhë sot në Tiranë.

Në rrugë nuk ka kalimtarë. Vetëm makina që nuk nxitojnë kuturu. C’shi i vendosur. Pikëmadh, i dendur, i pastër, i kombinuar.

Pak metra më tutje shndërrohet në të shpeshtë, të pandërprerë, zotërues....dhe i ëmbël ky shi.

U bëra ujë sot. Shi i bukur!

13 Komente

5!

 

U bëra ujë sot. Shi i bukur!

Kaq mbreselenes dhe hutues takimi sa u bere qull dhe lagia(nga shiu)  tu duk e bukur?smiley

qaj o zemer qaj

tretu ne shi

hihihihi

vetem kur je i ri(re) edhe shiu te duket i bukur!

Kete "C’shi i vendosur." betohem qe e lexova "C`shi i zhvendosur" dhe ma hoqi petllen fare si kapercim poetik ne nje shkrim po ashtu qullesisht poetik. smiley

Dilni o njerez laguni n`shaj!

C'takim flet edhe ti o spiritus, se e hoqe fare petllen qe thote Losti smiley

Takim me shiun e pate fjalen ti? 500 metra takim ishte. Edhe sic e sheh, ia vlejti.

O lost, une s'di te jem poetike, mos me akuzo kot, se do sjell ndonje reflektim per pavaresine e Kosoves, legjitimitetin e luftes ne Izrael, prirjet e mendimit politik a ku di une, qe te te duket t_red me keq se shiu : P

shijon shiu që ka lag t_redin edhe ne. Unë futa kokën në lavaman për solidaritet, po nuk të thashë. smiley

Bie moj bie ...po bie internetit ...jo ne trupin e njerezve reale. Ah sikur te beheshin "uje" edhe Polici me Leftin..dmth te lageshin deri ne gjuhe smiley

Dhe keshtu ... "Edhe kthjellon pa pushim pluhurin e fshehur që kishte zënë tejdukshmëritë". Nga Tushja mos prit te heq zhylin..se o mire " gjith t'lyn osht " smiley

Pse ma shan nga Zhuli dhe yndyra ti mu mer pis ??? smiley

Zhuli  t'ma ngrofet smiley

Kur je fukara si ne shqipot se ke lluksin per tu ngrof, kshu qe ngrofesh ne diell dhe e konservon energjine ne zhul  smiley

Une kam zemren e paster dhe ate e di zoti vete ne qiell smiley

 

 

Te ngeli gjuha jashte smiley

Jul, kujdes se po u ftohe, s'ka shi te te sjelle ne terezi.

me knaqe o T-red.

foto yll smiley

Pisheze gazmore

ne bregun atje tej,

t`i zbardhi qerrpiket debora e re,

pisheze gazmore ,

ne bregun atje tej,

miliona fluterza te bardha,

bien sot mbi dhe .

 

Filmi "Rruge të bardha" prodhim i vitit 1974. Regjia: Viktor Gjika, Skenari: Vath Koreshi, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Limoz Disdari.

Përmbajtja e filmit

Një djalë i ri Deda i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t’i urojnë njëri tjetrit Vitin e Ri. Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.

Ne pritje te saj nje mesus, qe e kishte zene gripi  reciton kete poemen me siper smiley

Yes!

PS by the way, kti profesorit eshte per t'i dhene naj medalje kuvendi popullor qe na ka lene ate paradigme mbi gjerat as-mish-as-peshk.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).