Ditar (2) dhe njoftim

Ditar (2)

607px-black_square.jpeg

*******
 
Norma e pranuar është që duhet të japësh që të ndjehesh më mirë. Por që të marrësh për tu ndjerë mirë kjo duket e papranueshme. E vërteta ndoshta është diku aty në midis; më mirë ndoshta ndihen ata që as marrin, as japin..
 
******
është e vështirë të anashkalohet efekti i veshjes mbi njeriun. Kjo mburojë titaniumi vrima-vrima.
 
*****

Makinë shkrimi për shitje. E rëndë, e vjetër, e papërdorur siq duhet…
 
*****
Natyrisht në listën e dhjetë gjërave që duhen provuar përpara se të vdesësh (the bucket list), mungon: të vrasësh një njeri. Të zgjedhësh kë, pse, si. Teorikisht nuk është e pamundur të vrasësh veten.
 
*******

Ashtu sikundër letërsia ka humbur rolin qëndror në zhvillimin e gjuhës,
rregullat gjuhësore nuk mund ta kushtëzojnë letërsinë.
Letërsia si aktivitet krijues karakterizohet nga Liria e të shkruarit dhe jo nga korrektesa.
Komunikimi me lexuesin realizohet në një nivel të vetëndryshëm. Shembull; ti e kutpon çrafe po lxeon, pavrashist si e shkrauj.
Më shumë e pëlqej Lasgushin sepse ngjizja e gjuhës së tij tingëllon mistike e profetike. E njëjta me Martin Camajn. Nuk besoj se jam i vetmi.
Leximi mes të tjerash është proçes zbulimi, çfarë e bën edhe tërheqës.
Shqipni a Shqipëri?
Hapja ndaj eksperiencave të reja ka shumë mundësi ti shërbejë zhvillimit. Eshtë shkruar bukur edhe pëpara 1972-it edhe pas 1972 – it.
As polici i fjalës, as predikuesi i fjalës dhe as tekniku i fjalës nuk mund t’ia ruajnë asaj virgjërinë kur ndeshet me pasionin dhe delirin e krijuesit.
Por as këto përrallëzat e mia nuk e kundërshtojnë dot nevojën për një gjuhë të njësuar zyrtare që na bën shtetas, një gjuhë e lehtë e gjithpërfshirëse, me rregulla e drejtshkrim, me zanore hundore e gojore, me bashkëtingëllore që bëjnë bash atë, bashkëtingëllojnë. E thënë thjeshtë, gjuha zyrtare. Jo gjuha letrare.
Jo kritika letrare, por kritikë e letërsisë.
 
 __________________________
NJOFTIM
(MOS) KTHE FAQEN TJETER do të mbyllet për muajin Janar, ne nje perpjekje te mirembajtesit per te luftuar BLOG ADDICTION.  <img src=" class="wp-smiley" />
Te gjithe miqve te kesaj faqe, falemnderit per mirekuptimin, gezuar vitin e ri paqe e harmoni; mireupjekshim ne Shkurt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).