Dita Z Fill - 20 Shkurt 2009


Prej dy muajsh, bashkë me Blerinën dhe Altinin kemi nisur një emision radiofonik mëngjesi në RadioRock 104.6FM. Programi titullohet "Dita Z Fill" (vendosëm si parakusht që titulli të ishte shqip) dhe merret ca me komentimin e lajmeve, ca me zhvillimet politike e ca me kulturë dhe argëtim. Kemi fatin të punojmë lirshëm. Pa pronar stacioni dhe pa censorë “Dita Z Fill” është një prodhim “Indy”. Pragrami ynë modest dëgjohet nga e hëna në të premte prej orës 7:30 deri në 9:00 në 104.6FM, të shtunave ritransmetohen momentet më të bukura të javës. Duke nisur që sot programet do mund t’i dëgjoni edhe në rrjet, ndoshta në një seksion të dedikuar tek Peshku.

Dëgjo programin e 20 Shkurt 2009:

7 Komente

Nuk dua ta degjoj programin e dates 20, se e kishe gjëegjëzën te pa-bukur : P, nuk me identifikove dot, s'ke transferuar numrat tek celulari i ri, e ke mbyllur emisionin me gjashte minuta vonese, edhe ke bere me pak nderhyrje se c'duhet : P

z'fillje te mbare smiley

Blendo, urime dhe suksese lali po këto batutat e kmisrit nuk të shkojnë t'i përdorësh hiç (edhe është kompliment ky! smiley)

 

Fillimisht, urime per DZF. smiley

Eshte "reklamuar" me pare ky emision radiofonik? Nuk jam nje degjues i mirefillte i radios, sidomos ne mengjes, por po te isha njohur qe prej 2 muajsh, do kishte qene nje alternative e mire ndaj Ledioneve dhe Aldove televizive...

Nejse, te henen s'do gdhihem ne Tirane, keshtu qe po pres te marten per t'ju degjuar 'live' çuna.

Edhe Blerina çun është?

e, e prisja nje verejtje te tille.

Ti ke te drejte, duhej ta sqaroja, por kopjova pak amerikanet ketu, ata e perdorin 'guys' edhe ne ambjent miks, madje qofte dhe ne ambjent vetem femeror. Asnjehere s'e kam kuptuar perse.

Miresenadegjoni neser ne mengjes. Do mundohemi te bejme nje kend te posacem per DZF ketu tek peshku. madje tani qe mendoj, duhet te kete hapsire edhe per emisionin GAZ 51 te Sol-it. smiley

Flm.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).