Dimri i babëzisë së madhe

Normal 0 false false false MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;}

Dimri i babëzisë së madhe


Leart Kola

O zot mbyllua gojën kur s’ kanë asgjë për të thënë! Sepse në të vërtetë s’ kanë asgjë për të thënë, por për fat të keq kanë shumë për të bërë. Duan të marrin pushtetin e pastaj të zhgërryhen deri në pafundësi në hipokrizinë e tyre. Për çfarë gjithë kjo luftë, gjithë kjo urrejtje? Për të marrë pushtetin, për të nxjerrë kriminelët e tyre nga burgjet, e për të rrasur brenda kriminelët e të tjerëve, për të shpërndarë tenderat, për të qenë ata që i vënë vulën punëve, për të qenë ata që zgërdhihen ndërkohë që copat e mishit i varen nëpër dhëmbë. Natyrisht që nuk e duan dijen, se i pengon dija, i bën të mendojnë, të tronditen (se mund të zbulojnë dhe kënaqësi të tjera). Jo, kënaqësi tjetër nuk ka përpos parasë, përpos pushtetit politik. Dija i bën të mëdyshen për poshtërsitë që bëjnë, e mëdyshja, siç e ka thënë dhe udhëheqja e tyre është armiku më i madh i atyre që duan të bëhen të pushtetshëm.

Përgjithësisht i përkasin të njëjtës racë, racë e dënuar nga krijuesi për të qenë sa më afër tokës, (ose siç do të bënte shaka dikush, për ta pasur kokën sa më pranë vrimës së jashtëqitjes). Kjo i bën që dhe mendimin ta konsiderojnë si copa dhjami, të blerë me paratë e zhvatura nga ndonjë fakir. Në parti janë përgjithësisht të shkurtër, sepse të gjatët dhe ata që s’vijnë nga qyteti N. shihen me dyshim, ashtu siç shiheshin mercenarët në mesjetë... Ata të shkurtrit janë të parët, duan të fitojnë që të zgjaten. Ata mendojnë se pushteti do t’i zgjasë e do t’i bëjë azganë. Janë parti pa ide, janë të zhyer në injorancë si derrat, prandaj pjesëtarëve të partisë u duket e pamundur të komunikojnë me të tjerët. Ata komunikojnë me veten, të mbyllur. Kryeishkurtri mendon për të gjithë, edhe pse ai nuk di të mendojë. Truri i tij është molepsur në disa kohëra që atij s’i kujtohen, rrumbullakësia e dhjamit e bën që të harrojë shpejt. Kryeishkurtri është vetëshpallur kryetar i një partie që ai e quan biznes, të tjerë si me hipnozë ju bashkuan. Ai i tha gjërat që dinte më mirë, si do të zhvasin të gjithë vendin me shantazhe, me manipulime, me hakmarrje. Ai hakmarrjen e ka simbol të ditës, ai do të marrë hak, sepse nuk mund të jetë tolerant, sepse toleranca është ndjenjë e të lexuarve. Ai i sheh rrotull dhe kujton veten, mendon se është Krisht, se gjithë partinë e tij e ka si shembëlltyrë të vetes, ushtarët e tij mblidhen darkave e shpërndajnë poste e detyra imagjinare, edhe pse jetojnë në një vend ku tragjedia është tepër reale. Ai shtriqet, pështyn e ha mish, këto jane bëmat e tij e përkahershme. U mundua faktikisht në një kohë kryeishkurtri të behej dhe ai i sofistikuar, mori dhe një mësues privat, një farë këngëtari prezentator i cili njihet në të gjithë publikun për manierat e tij të sofistikuara, u përpoq të mësonte se si të sillej, si të mbante lugën, ç’të bënte kur i flisnin zonjat. I shpjeguan se nuk mund ta hante mishin me duar duhet të përdorte pirunin dhe ai e paguante vazhdimisht kengetarin-prezentator. I pëlqente shoqëria e tij, ndonjëhere ata bisedonin, e në biseda ai shprehte gjithë enthuziazmin e tij, si do të bëhej i pasur (ai i pasur ishte, po donte të bëhej më i pasur), kënaqej kur dylberët e tij i vinin vërdallë dhe shihnin me dashuri e adhurim ndërsa ai hante mish me seriozitet. Ndërkohë në një kënd, i mbuluar me shallin e tij francez rrinte mësuesi privat. Dylberët e shikonin dhe ai herë pas here i këndellte me ndonjë fjalë, madje një natë u tha se kështu do t’i shqyejmë të gjithë ata që s’votojnë për ne, e pasi t’i kemi shqyer, kështu do e shqyejmë dhe vendin me pushtetin qe do të marrim, do të kënaqemi e do të hamë gjithë mishin e vendit. Dylberët qeshnin me të madhe e fërkonin barkun me thonjtë e paprerë, duke ngritur nga pak çorapet e bardha, simbolin e partisë se Kryeshkurtrit.

Por një ditë një lajm i kobshëm erdhi në derën e Kryeshkurtrit. I thanë që njërin prej njerëzve të tij që ndodhej në kalanë e gjysëmpushtetit e kishin vrarë, e të pushtetshmit nuk donin që të futej askush tjetër prej partisë së kryeshkurtit. Ai u nxiros nga inati, mori pankartën më të madhe në dore, u çua nga vendi dhe i futi një shpullë mësuesit te manierave. Pasi e përzuri mblodhi danoçët e tij çorapebardhë, gardën e kryeshkurtërve, dhe u nisën drejt kalasë së pushtetit, që tashmë dukej më larg se kurrë gjatë këtyre 8 viteve te rrethimit. Duke bërtitur e këlthitur e duke vazhduar avancimin po ndodhte një gjë e çuditshme. Kalaja sa vinte e largohej, kryeshkurtërve dhe çorapebardhëve tashmë po u merrej fryma, e nuk dinin ç’të bënin. Tashmë pankartat po uleshin nga forca e munguar, pasi 8 vjetët jashtë pushtetit u kishin dobësuar krahët dhe besimin, mishi që kryeshkurtri i shperndante herë pas here të tijve sa vinte e po e zvogëlonte racionin. Në udhetimin e tij dimeror Kryeshkurtri po përjetonte dimrin më të vetmuar që kishte përjetuar ndonjëherë, në gjithë fshatrat jashtë kufijve të kalasë se pushtetit askush nuk i fliste e askush s’donte të kishte të bënte me të. Dikur aleatë në përçapjen për shembjen e kalasë e ngritjen e një rendi të ri, kryeshkurtri i kishte mashtruar të gjithë, vetëm për të sigurar mish për kampin e tij, dhe nga fshatrat mezi kishte arritur të tërhiqte dy tre njerëz të lëkundur për të shtuar radhët e çorapebardhëve...

2 Komente

Microsoft-i si i babëzitur që është na u fut edhe tek peshku. Nuk e di a dalin të gjithë artikujt e Saktivistës kështu por tre të fundit po.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).