Dilemat e kutive të votimit

Dilemat e kutive të votimit
Adri Nurellari Blendi Ceka
botuar tek gazeta Shqip
Fatkeqësisht rritja e agresivitetit, ngarkimi me tone të tepruara banale dhe doza të skajshme sulmesh personale, ka bërë që ndarja e opinionit publik ne dy kampe, pro apo kundër hapjes së kutive, të bëhet më e plotë dhe më e qartë. [...]

2 Komente

 sic ka thene shekspiri: "te hapesh kutite a te mos hapesh kutite, kjo eshte qeshtja"

Nga ana tjetër është alternativa e bërjes së një revolucioni, hapjes së kutive, përmbysjes së kësaj qeverie nëpërmjet diskreditimit të pashmangshëm të legjitimitetit nga shkeljet që sipas të gjitha gjasave kanë për të dalë në pah nga hapja e kutive dhe bërja e kthesës njëherë e mirë në fushën e zgjedhjeve në Shqipëri. Duke u bazuar në instrumentin e forcës, presionit, trysnisë dhe kërcënimit me përshkallëzim të protestës deri në veprime ekstreme që destabilizojnë shtetin.

Ideja e hapjes se kutive nepermjet nje revolucioni eshte krejt spekulative.Afermendsh qe do ishte shkaterrimtare dhe jolegjitime.

Pastaj Z. Nurellari presioni, protestat, jane forma demokratike te manifestimit te vullnetit opozitar. Nuk di pse i rreshton si akte dhune dhe revolucioni.

Hapja e kutive fare mire mund te realizohet si akt transparence, si proces institucional dhe ketu nuk ka asgje prej teorise se revolucionit.(dhune, permbysje me force )

Eshte tjeter gje nese ky proces i cili sigurisht qe ka nje kosto, do te sillte vertet nje  "revolucion"  ne mendesine, kulturen institucionale dhe sjelljen e aktoreve politike ne procesin e ardhshem zgjedhor.

Skepticizmi ketu eshte i drejte. Evolucioni ose ndryshimet permes reformave duke shmangur traumat e renda sociale dhe institucionale varet si kuptohet. Evolucion si nje rrjedhje e lire e procesit ne shtratin e vet legjitim apo nxitje e procesit me reforma radikale dhe pershpejtuese? Ritmet, shpejtesia e procesit-kjo eshte ceshtje e vullnetit dhe mundesive.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).