Dikush do të mbretërojë i lumtur

Në shtetin e vogël V., një shtet i madh hapi një shkollë të mesme. Shkolla ishte me konvikt dhe, siç dihet, çdo konvikt ka dhe mensën e vet.
Mensa ishte ngjitur me konviktin, por hyrja e nxënësve bëhej nga një derë e jashtme. Nxënësit rreshtoheshin sipas klasave dhe hynin brenda me regull e qetësi. Në anën e majtë të katërkëndëshit të mensës ishte një korridor i gjerë që të çonte në sportelin e kuzhinës, ndërsa nga ana e djathtë, pas çdo rrshti me ca kolona të gjera, ishin dy rreshta me tavolina e stola të gjatë, për 8 veta secila.
Menuja e zakonshme ishte:
Mëngjes: çaj e djathë.
Drekë: pjata e parë - gjellë me mish ose fasule, pjata e dytë - pilaf ose makarona.
Darkë: supë me makarona ose oriz (ose kos, herë-herë).
Mirëpo të huajt vunë re se njerëzit e këtij vendi konsumonin shumë bukë. Për të përballuar këtë, ata menduan dhe hoqën nga dreka pjatën e dytë (pilaf ose makarona).
Askush nuk u ndie.
Pastaj erdhën kohë të vështira. Kriza botërore nuk mund të mos ndihej edhe në këtë vend të vogël. Fondet ishin pakësuar. Rrugëzgjidhja: të hiqej artikulli i djathit në mëngjes.
Askush nuk u ndie.
Më vonë, kohë më të vështira akoma. Shtetet po përgatiteshin për luftë. Përsëri, fondet u ulën. Mos duhej mbyllur shkolla? Jo akoma. Do të heqim artikullin e mishit nga dreka.
Askush nuk u ndie.
"Jemi që jemi, - thanë të huajt, - Nuk bëjmë dhe një eksperiment? Të heqim edhe darkën? Do të mund të flenë dhe më mirë.
Përsëri, askush nuk u ndie.
Atëhere, të huajt, pasi u siguruan mirë e mirë, folën me entuziazëm:
-Uria po suportohet... Lum kush do të mbretërojë në këtë vend!

---

Ll. K.

(C) Shënim Antiplagjiaturë: Autori ruan të gjitha drejtat e të gjithë shkrimeve në këtë blog. (All rights are reserved. Please do not plagiarise; do not copy or take any text from this blog, without the author's permission.)

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

10 Komente

 

I/e nderuar

Me ate punen e te drejtave te autorit (DO NOT COPY) ma bere pak koken lemsh. Shpresoj te jete pjese e argetimit nga argetime letrare

Kjo qe ke sjelle ti nuk eshte nje argetim letrar por nje histori e vertete(qofsha i gabuar) i nje institucioni hapur qe nga 1921 ne Shqiperi  e i quajtur "Hurry Fultz". Ai shteti i madh ne fillim te tregimit tend eshte "Amerika" e ai shteti i vogel eshte AL e jo V.

Tani me lejo te te  tregoj menune/gjellen qe i jepet tre vakte atij populli ne shekullin e 21-te:

  • Nje pjate me vuajtje qe e Qajne ( jo me  &Ccedilsmiley ne mengjes, e trazojne  ne dreke sebashku me dhembjen e dites, dhe e hane ne darke per supe  me verberine e shpreses  se te nesermes.

Nese nuk ke ngrene  nga kjo gjelle atehere nuk je nga shteti V.

p.s. DO NOT COPY. All rights +/-

 Po, kjo histori eshte e vertete. Ishte nje eksperiment i Fultz per te pare se sa e zhvilluar ishte ndergjegja qytetare publike e "trimave" shqiptare qe bridhnin asokohe me revole ne brez. Rezultati... smiley

.....koment nr3 +/-...

dhe dikush do vazhdoje te mbereteroje...

e djeshmja eshte histori, e nesermja mister, e sotmja dhurate..

enjoy it !

do not copy.

 

 

Fshatari i hiqte e hiqte ushqimin gomarit cdo dite deri sa i cofi.

Fshatari: Tani qe mesoi gamari te mos haje, tani me cofi, tha ai ??!! smiley

Gjellet here na i gatuan romaku, here turku, here Amerika  dhe ca  here Europa. Na mungojne vetem  kruajteset e  dhembesve.

Te gjithe Shqiptaret  ne mense. Qeras "Mbreti"

DO NOT COPY +/-

I/e nderuar plus minus... nuk e kuptoj argumentin/verejtjen tende.

Deri tek paragrafi i fundit po më dukej sikur shikoja konviktin tim... edhe ushqimi pak a shumë i njëjti...ashtu si i gjithë mensave të konvikteve kudo.

Do not copy but you can paste as much as you please... paste without copying please.

Ll, apo ndonje tjeter ketu, a ka mundesi te ma shpjegoni mua, se nuk e kuptova dhe aq... 

Argetime Letrare e vendos automatikisht ate shenim per te gjitha materialet qe boton. Nuk vlen per Peshkun perderisa blogu eshte vendosur ne faqe me kerkesen e autorit.

Ll.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).