Dhunimi psikologjik i Ismet Drishtit

Shumë herë ndërroja kanalin, ulja zërin e televizorit, i bija telefonit pa përgjigje të Vizion +, e prapë në ekran më dilnin sekuencat më të dhunshme ndaj njerëzve publikë, që një farë Ismet Drishti guxon t’i quajë “kamera të fshehta”.

Pjesë e një emisioni të dështuar si vetë ndjenja e humorit që kujton se ka ideuesi i tij, Game Over që transmetohet çdo të diel në Vizion Plus, më gërric e më nxit më shumë se vetë Berisha apo Nano që të rrëmbej telefonin e të kërkoj të bëj diçka nëpërmjet tij. Si shikuese, dua të ankohem me zë të lartë. Dhe nuk jam e vetmja.

Dhuna psikologjike dhe humori skandaloz që thur Ismet Drishti, është në vetvete dhunimi më i madh që më bëhet mua këndej ekranit. Mund të ndërroj kanalin. Patjetër. Dhe e bëj. Por sërish nëpër kontroll në mes reklamash në kanale të tjerë, rastis sërish të shoh Zhani Cikon, Kledi Kadiun, apo së fundmi edhe Anjeza Shahinin, që kanë rënë pre e të ashtuquajturit “humor” që gënjen mendja se po shpik Ismeti.

Anjeza Shahini po ngiste makinën e saj dhe dikush i afrohet në të e bën sikur rrëzohet, gjoja sikur e shtyp këngëtarja. E bindur se as e ka prekur fare zotërinë (makina ishte me 10 km në orë), Anjeza largohet, për t’u rikthyer në ngjarje nga ca njerëz të papërgjegjshëm që pretendonin se ishin policë. E nxjerrin këngëtaren nga makina, i çojnë duart pas, i hedhin prangat dhe i tregojnë një njeri të shtrirë, të mbuluar me çarçaf. E akuzojnë se ajo e ka shtypur këtë njeri, që pastaj na paskësh vdekur.

Reagimi i Anjezës ishte drithërues. Ajo kërkon sqarime, vë duart në kokë, qan me zë të lartë, kërkon të marrë të atin në telefon dhe gjithë kohën kërkon të shohë personin poshtë çarçafit. “Policët” bërtasin me sa kanë në kokë dhe e shajnë Anjezën si t’iu vijë për mbarë. Ndërkohë, në këtë “skenë të fshehtë humori”, është mbledhur gjithë lagjja, që sheh e habitur ndodhinë e çuditshme.

Anjeza e përjetoi jashtëzakonisht keq gjithë situatën. Dhe kishte rënë tre herë në tokë nga goditja psikologjike e skenës që po i shitej, deri sa Ismet Drishtit iu mbush koka t’i thoshte se kjo na qenkej një lojë.

Po ishte vonë. Anjeza s’po e mblidhte dot veten, e siç tha edhe vetë me vone, për ditë të tëra më pas nuk ishte në gjendje as ta ngiste makinën nga shikimi. Dhunimi psikologjik që iu bë asaj femre ishte aq i madh, sa ajo mendoi të denonconte humorziun Drishti në polici, e të ndalonte në mënyrë kategorike transmetimin e paçavures që ai e quan “kamera të fshehtë”.

Por, fatkeqësisht, pasi kaluan muaj e situata u ftoh, Anjezës disi ia mbushën mendjen dhe “loja” që i bënë u transmetua mbrëmë në Vizion Plus.

Unë do të kisha dashur me gjithë zemër që ajo vajzë të kishte thënë me këmbëngulje “JO” për transmetimin, dhe të kishte shkuar pas hezituar asnjë sekondë të vetme në polici.(megjithw dyshimet pwr funksionimin e vwrtetw tw policisw)

Nëse nuk e bën Anjeza, po e bëj vetë si shikuese. Vërtet nuk jemi në perëndim, ku një numër i caktuar ankesash nga dëgjuesit në një media fluturojnë nga puna emisionin dhe përgjegjësit e tij, ama edhe të rri e të shoh dhunën psikologjike të Ismet Drishtit, nuk mund ta pranoj me lehtësi.

Vetëm personat me çrregullime të theksuara mendore ushtrojnë dhunë publike; ata që kujtojnë se dhuna është humor, mund ta kenë ca më të lartë shkallën e mangësive. E ata që lejojnë që një televizion me shtrirje pa leje në të gjithë territorin, të transmetojë çmendurira e papërgjegjshmëri të tilla, duhet të kenë akoma më shumë probleme me sistemin nervor.

Në milionat e sekuencave me kamera të fshehta nëpër botë, nuk më ka zënë syri ushtrim të atillë dhune për një kohë aq të gjatë gjoja loje ndaj një personi publik.

KKRTSH po fle gjumë e mbase nuk e ka hiç haberin se c’bëhet ekraneve që ajo është ligjërisht e detyruar të monitorojë e të ndëshkojë.

Në këtë rast ndëshkimi do të ishte patjetër për Vizion+, por veprimi më i parë dhe më i sigurt duhet të ishte ndaj një tipi të quajtur Ismet Drishti, që po sakaton mendjet e njerëzve publikë me humorin e tij idiot, të dhunshëm, agresiv, të dënueshëm dhe të ndaluar. Ky person duhet denoncuar dhe idetë e tij duhen zhdukur nga çdo ekran televiziv.

Ku e merr lejen ky njeri të bllokojë trafikun, të dublojë figurat e policisë, të përdorë armë në të gjitha ato pseudo-kamerat e tij të fshehta? Ku e gjen guximin ky njeri të pretendojë se mund të qeshë me dhunimin psikologjik të tjetrit? E aq më tepër, me sa mend pretendon se do bëjë të qeshin edhe shikuesit me prirjet e tij brutale ndaj dhunës?

Më vjen ndër mend edhe kamera e tij e fshehtë me një tjetër personash publik, të cilit i vunë kokën mbi një copë dru pas një fugoni, edhe me një sopat sipër saj i kërkonin gjoja lekët.

Ismet Drishti është dhuna që shëtit pa asnjë teklif nëpër ekrane, duke imponuar një sjellje që është e denjë për masa ndëshkimore ligjore.

Jo vetëm “Stop dhunës”, po stop Vizionit, Idrizit e kujtdo që luan me lëkundjet nervore të njerëzve të drejtë. Ka vërtet njerëz me dërrasa mangët në këtë dynja, po nuk kemi pse t’i shohim ne c’ekuilibret e tyre mendore, të sjella gjoja si “humor”.

Humori më i madh do ishte ta shihja pas hekurave të vërtetë këdo që dhunon hapur dhe publikisht qoftë protagonistët, qoftë publikun e sulmuar nga të tilla paçavure mbushur plot me c’ekuilibra etikë e njerëzorë.

Na mbyti dhuna!

65 Komente

e pashe kte kameren dije tek vizioni dhe te them te drejten ishte me skandalozja qe kisha pare ndonjehere. te ishte ndonje me zemer ne vend te anjezes do ti kishte rene infarkt. po ca ma hoqi trurin me shume ishin njerezit qe benin sehir rreth e rrotull, kta njerez gjithmone me kujtojne qe jemi pak barbare.

jam komplet dakort por injoranca d.m.th. mosditja ime me bejne qe te mos kuptoj çfare jane ne te vertete kamerat e fshehta. te lutem ki miresine e me ndriço ne erresiren e mendjengushtesise sime. flm

 

Bravo per shkrimin. Jam plotesisht me ty. 

Bashkohem me shqetesimin qe ngre T_Red dhe jam i gatshem qe te kontribuoje ne denimin publik qe i duhet bere ketij fenomeni, si dhe personave pergjegjes. Inkurajoje personat e demtuar nga keto veprime shtazarake, qe te kerkojne te drejten e tyre te cdemtimit sipas ligjeve qe kemi. Vetem keshtu mund te ndikojme ne parandalimin e gjoja humorit modern, por qe ne fakt eshte tallje pa te drejte me personalitetin  e nje  qytetari.  

Sa gjynof jemi ne (njerzit ne pergjithesi): Pavaresisht se indinjohemi nga keto gjojna, prape se prape i shofim. Biles i ndjekim keto pislliqe.

Po une nje lutje do kisha. Ju lutem qofte edhe per ta kritiku mos na boni artikuj per big brother se boll me hap barkun kur du me lexu lajmet.

http://www.kohajone.com/foto/20080709202913_artikull.jpg

Ca thu ti moj goce. Po hik mi se ne vizionit si kemi dhene as licensen. Pastaj kemi fushaten perpara. Pastaj ky eshte emsion per VIPA. Edhe une jam VIP apo harrove. Vizion+ eshte tani prone e gjermanit. Por une ne fakt jam italiane. Se une ndihem si italiane. Se une kam studiuar atje ne itali apo harrove. PAstaj ke mediaset i kane bere dhe me keq kamerat e fshehta. I kane cuar dhe buldozerin ne shtepi nje VIP per tja shembur. Po ku merr vesh ti. Se une dal cdo jave ne Top Show se jam VIP dhe jam kompetente per te gjitha dhe flas per te gjitha. Pune vipash kto t_red, nuk merr vesh fare nga keto pune ti katunare dreqit me gjithe anjezen. E ca hyn anjeza ktu i here ? E ca hyn populli shqiptar trushpelare ketu i here. Na lej mi goce te bojme i dore pare rehat, mos na fut gjemba ne opinga. KKRT ka halle te tjera. Hika se po me therret Komandanti smiley

Nqs Shqiperia do te vazhdoje te sfidoje perpjekjet per emacipimin e shoqerise me ngritje ne detyra shtetrore te femnave si kjo me siper apo te tipit Xhozi, me mire me u martu me burra ene kur je mashkull vete. 

Tushe, mbase eshte vertet ashtu si thua ti. Po c'kusur kane njerezit andej e kendej ekranit te bien pre e dhunes se atille, ca per shkak te mangesive te autoreve, e ca per shkak te synimeve te kesaj zonjes qe hiqet si qelibari i medias? 

Une per vete vazhdoj te jem e irrituar, e prekur dhe e ndikuar nga lloji i rrengjeve qe njerezit me probleme i quakan "humor".

Shkrimi i sakte-shqetsimi i drejte. I kam pare sekuencat e shitura nga ky Drishti si humor . Mua me shkaktojne ankth dhe keqardhje per personat qe biene ne kurth.Kush ka pare  vitin e kaluar skenat me Albert Verine (kurthi-tjetersimi i pronesise se  shtepise) dhe Luftar Pajen (shitja e lokalit nga i biri per shlyerje borxhi) bindet s eaty nuk ka humor por dhunim psikologjik-eshte nje lloj eksperimenti nga ato qe realizojne psikolopget ne bote por me lejen dhe duke mare aprovimin e "kavjejve"

I bashkohem me seriozitet propozimit per nje leter proteste drejtuar autoriteteve(KKRT) ne emer te lexuesve te Peshkut.

 

spiritus

Po ku eshte sensi ketu ?

I bashkohem me seriozitet propozimit per nje leter proteste drejtuar autoriteteve(KKRT) ne emer te lexuesve te Peshkut.

Do i japim ndonje goditje ketij televizionit meqe nje prej aksionereve i ka dal emri nga qeveriu se po nxit dhe deformon faktet e Jales ? Ja keshtu me propozim nga poshte. smiley

Me sa numra e ke telekomanden ti ? Me nji ?  Abandonoje TV-ne, lere te behet BBF . A nuk te duket zgjidhje me e lehte dhe jo shume stresuese ?

 Aha, te paska acaruar e? Mire ta ka bere, une per vete kam hequr dore nga cdo lloj produkti qe mban diku firmen e Ismet Drishtit qe ne kohen kur ky tipi beri nje tip kamera te fshehte ku gjoja regjistronte njerez nga ata qe kerkojne pune te partizani i panjohur qe te shkonin te punonin varrmihes ne Irak, dmth tallej me ata qe kerkonin te siguronin buken e gojes. Neveri me te madhe per nje njeri, as kam ndjere dhe as e besoj se do ndjej ndonjehere per dike tjeter. 

Me mire te dish e te mos keshe ,apo te kesh e te mos dish?

Natyrisht te dish ,se po te dish ,edhe do te krijosh ,edhe do te fitosh ,edhe do te kesh .

Por ky parim ne shqiperi nuk gjen vend .Ne shqiperi ka ,por mungon krijimi ,mungon perfitimi ,mungon truri.

Tee gjitha programet e televizioneve sponsorizohen.. kane nje shume parash qe duhen perdorur ...problemi i madh eshte se keto para bien ne dore te disa te paafteve ,te patalentuarve,te cilet bejne humor ,filma,drama aq te dobta dhe banale,qe nuk jane as edhe per nje nivel shikuesish qe banojne te bregu i lumit,Brakes..

Game OVER ,po pse ky emer,kjo mos pershtatje as ne gjuhe as edhe ne konceptin e origjinalit ne Anglisht!

GAME OVER ,nje skene qe te fut me zor ne familjen e dy protagonisteve , ata replikojne me njeri tjeterin ,njesoj si ne shtepine e tyre duke kerkuar qe "te jshtmit" spektatoret te qeshin me zor, ata kane nje shije humori ,qe me duket se nuk perputhet me as gje te shijve te publikut.

Ata kujtojne se mosha e kultura e publikut eshte nen nivelin e tyre ,i cili per te ardhur keq eshte per nje kategori njerzish debile..ose te semure psiqike.

Eshte dem i madh qe parate e sponsorizuesve nuk bien aty ku duhet!

personalisht tv zhqiptare i kam hudh ne kosh ka 1 vit tashme. nganjehere shikoj diskaveri canel, luaj me wii dhe shikoj vetem filma (te me falni qe filmat jane pirate po kjo nga pamundesia teknike ti blej), keto jane te vetmet kontakte te miat me ekranin e televizorit.

per ndeshjet me ka ikur interesi me kohe,ndoshta ndonje kampionat europian ose boteror e shikoj akoma, per vit e njejta shfaqje her fito njona her fito tjetra, eshte rritur ne kulm propabiliteti i permbysjes se rrezultatit ne minutat e fundit !!!

plus qe akoma me shpifs eshte bere tani me keto realiti shou.

Lajmet po i lexoj ne internet.

BAN total kanaleve shqiptare.

Skenari i ketyre kamerave te fshehta eshte reflektim direkt i realitetit shqiptar. ismeti eshte produkt i ketij realiteti. Banalizimi i dhunes arrin ne ate pike sa tani nuk ben me pershtypje, por perkundrazi ndjell kenaqesi, humor. Sadizem?! Por nuk eshte as me pak, e as me shume i dhunshem se fjalimet e Berishes apo te tjereve. Shqetesimi i t-red eshte shume i drejte!

Koth, as e kam fare idene per raportet e qeverise me Vizion +.Dakort, une e kam ne dore telekomanden por mos harro se ne Shqiperi nuk di sa mund te shkoje perqindjae pipellit qe gajaset me kete humor dhunues (30-40-% mbase) Pra ceshtja eshte te fenomeni jo te paditja e Vizion+. Nuk di si jane rregullat dhe etika per ksi programesh jashte . kam pare para dy netesh psh njerin qe u jepte personave nje gershere per te prere nje fill qe e mbante lidh  dhe improvizonte rrezimin nga ura.Tromakseshin njerzit dhe me pas ai si i bukuri shejtan ngrihej aty pas parmakut dhe zgerdhihej.

Nejse, hoqa dore nga protesta. Rrofte liria dhe u shtofshin Ismetat ne kete stine krizash.Populli do humor dhe dhunimi prej humorit eshte nje vrasje e bukursmiley

Koth, as e kam fare idene per raportet e qeverise me Vizion +.

E kam une. Ne kete Tv eshte nje emision Faktori Plus qe e drejton Mero Baze, atij gazetarit qe i dogjen makinen para ca kohesh. Te kujtohet besoj.

Jepet ne ora 23 nga e hena ne te enjte dhe trajton kryesisht : Gerdec, Fazllic, Jale, Gjri i Lalzit, Rruga Durres - Morine.

Tani kot pa lidhje me temen : e more vesh qe nje gjyqtari te Gjykates se Larte ndje ne darke iu be nje atentat dhe e shpetoi perendia ? Nga ata qe do gjukojne keto ceshtjet : Gerdec, Fazllic, Jale, Gjri i Lalzit, Rruga Durres - Morine.

4 plumba te zbrazur, 2 ne trup.  Eshte hera e pare qe ngrihet dore keshtu ne kete far feje kunder drejtesise. Si ne vaktit !

Dhe tani rrofte shqetesimi qytetar !

 

BAN total kanaleve shqiptare

Une nuk do te kisha kete ide,sepse keshtu u japim zemer te paafteve ,mediokritetit te kanaleve televizive, te cilat prodhojne produkte jashte nivelit te popullit.,,do te thoja ofendojne nje publik te kulturuar.

Ideja ime do te ishte:

.te mos paguani taxen per televizionin

Edhe dicka tjeter,keta qe sponsorizojne programe te tilla banale te vene disa kushte ,kur japin parate.

 

nuk e kam pare programin por ketu nji program i ngjashem ( scherzzi a parte) ben schifo per arsye te kundert. duket ashiqare dakordimi ndermjet viktimave dhe autoreve te programit

ps : Tushe rrofsh per linqet !

smiley Me knoqe

Ja, ti je nje lexues i vemendshem.

Ai qe ka tru e gjen se ca ka dash me thone autorja dhe pse eshte mcef midis rreshtave (linqeve )

smiley

Civilizimi shqiptare nuk eshte i gateshem te perballoje injoranca te tilla, se fatekeqesishte c'do gje rreflektohet dhe thithet nga te rinjte e adoleshentet,eshte tamam si ajo historia me grupet fetare protestante e gjithe fare lloji qe ui mbushnin mendien njerezve dhe femijeve se po te vdesin do te perfundojne ne parajse???

Dhe nuk vonoje qe te numuronim viktimat e para nga femije te cilet veteflijoheshin me pretendimin se do te shkonin ne parajse!

I denoje dhunshem emisjionet e kti lloi plus dhe te gjithe realiti show!

 

Shume dakort me artikullin do te doja te shtoja qe personalisht kam patur gjithmon simpati per vizion-plus si televizion me nje nivel qytetarie diku me te lart se e pergjithshmja por kto kohet e fundit dhe kjo e djeshma per me teper ishte me te ardh turp qe jeton ne nje vend te till ku masmedia te tilla i drejtohen publikut sikur ai te ishte nga "Luzi i vogel" .  Humor ne nje vend me njeqind probleme nuk eshte e veshtir me kriju se mjafton te dalesh nga shpia dhe per gjysem ore do degjosh aq shum batuta aq shum situata absurdi sa qe ben emision per nje jav te tere .Me pak fjal ky lloj humori "kaps" ose "porno humori" qe jep vizioni dhe keto stacionet e tjera lokale apo kombetare eshte nje lloj ofendimi per publikun dhe nuk mendoj qe duhet reaguar vetem duke nderruar kanal apo duke mos pare tv fare por duke i shkuar gjera me ngulm deri ne fund dhe ne rastin e djeshem per mendimin tim Anjeza ka bere nje lloj pazari se s"mund te quhet humor ajo e djeshma per me teper qe ne nje vend si ky i yni te ndodhi nje gje e till nuk eshte ndonje çudi e madhe. Me kete lloj humori te zi nxirret dhe nje her ne pah se e vetmja gje qe te ben te ndiesh mir ketu eshte te parit te tjetrit keq dhe te qeshesh (te qash do ishte me mir ) me fatkeqesin e tjetrit se sinqerisht vetem per te qesh qe nuk mund ti vij nje njeriu normal kur shikon tjetrin ne ate gjendje.

Anjeza puç puç se edhe ti VIP do bohesh Bravo qe pranove me dal dje ti tregoje gjithe botes sa bukur qan, tani dhe nje kamer tjeter me (ose pa ) brek te duhet dhe e zgjidhe jeten.

Ore nuk kam gje me Luzin une se edhe aty njerez jetojne po e kisha me (Luzi-mendesin) qe e gjen ne mes te Durrsit a Tiranes pastaj si e kishte emrin kjo Big-ja nga Luzi   Adelajda ee yyyy ca emri se anej ja vejn emrin femiut edhe Rubeola nuk eshte se e kan fort problem po kjo ka me fitu ta them un se i ka floket e kuqe mi Tushe dhe e kuqja si me rast zgjedhjesh qe jemi me nji vend duhet me fitu te pakten .

Rroft Luzi puç puç !!

o muse, nuk eshte nga Luzi goca, eshte nga Kavaja.

Jashte teme: Kjo qe i thojshin aty mrena ne B.B se ngjan si A.Zholy smiley Shikoni skupin e shkruar: eshte e fejuar por nuk per-puthen shume me njeri tjetrin.smileyRritet audienca kshu, c do ndodhi , mos po i ben teteshin te fejuarit dhe mileti  vu telefonatat.Komercializem. 

e kan lene sigur ai dashuri.

T_red, po ky eshte "muhabet i vjeter". Si fillim po te them qe une nuk shoh fare TV, as kete te ketushmen prej ca kohesh. Ndersa echo-ja e TV-se shqiptare vjen ndonjehere vetem nga nje lokal qe e kam zbuluar se fundi, ku behen qofte si te "Tymi". Aty kam rastis ne ca video "blllaaahhhh" nga TV-te nderur mbi mure  qe duken si erotic clips apo belly dancing ala chengije (nuk kam asgje kunder ketyre si te tilla, te kuptohemi, por ku eshte vendi ama) dhe ku titujt e kengeve dhe emrat e kengetareve te kujtojne qe eshte contempotrary Albanian Music. Nejse. Po ket muhabetin e "humorit" harbut e vulgar e kam hasur ne menyre te terthorte kur nje kushuri me vjen per vizite nga Shqiperia para do vitesh dhe nder te tjera me thote nje  histori pothuaj identike me keto pislleqet e ktij drishtit (mbase eshte i njejti xhanem) si tip gallate nga shqiperia. Ca ke me tha, kur une jo vetem nuk qesha, por pata dhe nji hije mospranimi ne fytyre. Po ky nuk eshte humor, i them. Po me shihte si i habitur. Kemi ngrene nje thes me kripe ne dhe e njohim njeri tjetrin. Ju "te jashtmit" se si boheni najher me tha. Mbase i them. Por un nuk kam pas qesh as kur Gezim Kulufit ia rrasnin me shpulle te qafa dhe me kete gajasej gjithe autobuzi. Mos u merr me mu.

T_red, humori i kultivuar tregon klasin e nje shoqerie dhe pjekurine e inteligjences se saj. Ti mire i ke gjitha, dhe tu mprehte penda me teper; vetem se po them a mos po kerkojme me teper se duhet. Kete po beja muhabet me nje mik kur ra muhabeti i portokallise, te cilen e kam pare ne nja dy links te youtube. I them pse bertasin aq shume. Dhe si ka mundesi qe e qeshmja e publikut shkon ne proporcion me decibelet e gerthitjes!!! Kush gerthet eshte me i forti, me i bukri, di me shume gjuh' t'huja dhe me humoristi. Dhe m'u kujtu me ket rast, nje moment nga "prishja" Pollo-Berisha. Diskutonin dy shkodrane se me cin po bahena. Jo, jo, me Pollon, s'jena tu u ba, thonte njeri. Pa pse? pyt tjetri. Po ai nuk din mar, me bertit! ishte arsyetimi qe i vuni kapak muhabetit.

TANI E TUTJE UNA DO SHKRUJ VETEM ME SHKRONJA TE MEDHOJA! JO PER GJO PO SHKODRONET I DU MAS VEDI! LOL

Kurse per ate muhabetin e pavertetshmerise, une kom shume dyshime ne fakt. Se me verte qe shpesh ata VIP-at jane shume aktore medioker dhe duket qarte qe gjithçka eshte film. (nuk e kom per ket te Vision+ se nuk e kom pa naihere)

T_Red, pergezime per artikuj te tille qe ben. S'e kam pare kete show po me ca thuani juve qe e keni pare, dhe me ca shikoj ndonjehere rralle "humorin" shqiptar, vertet te hap barkun.

Nderrimi i kanalit qe thone disa nuk eshte zgjidhja. Ose eshte mbase zgjidhje personale per disa. Po per miljonat e tjere?

Emo, ne rastin konkret vetem pjeserisht jam dakort me ate qe thua, qe llumi ne tv reflekton llumin ne popullate, dmth qe kete duan dhe kete gjejne. Per me teper qe tek ne (ne Shqiperi) disa gjera ndryshuan shume shpejt, dhe ju imponuan me dhune mases, e jo se masa evoloi ne to. Them mases ne pergjithesi, ne gjithe Shqiperine, jo vetem atyre qe pine kafe tek Blloku, per te cilet duket se behen enkas gjysma e emisioneve, por qe transmetohen ne gjithe Shqiperine.

P.sh. brenda shume pak viteve miletu u perball me katapultimin nga "puthja ne nje film eshte turp" tek "tundja e bythes me 2 cm breke eshte ok ne oren 8 ose 9 te darkes, ne nje program familjar". Keshtu dhe aspektet e tjera te vulgut ne TV. Dmth tranzicionin qe Amerika p.sh. e beri per dekada ne keto dhe aspekte te tjera kulturore, ne e beme per 4-5 vjet. Plus qe kopjuam vetem aspektin e vulgut te botes perendimore. E kam llafin nuk ishte evoluim natyral, i dyanshem (ndrysho shijet publiku ndrysho dhe emisionet), nuk i lane te ndodhnin gjerat normalisht. P.sh. nuk e pyeti kush nje grua 60 vjece qe ka jetuar gjithe jeten me shami ne koke, nese ajo e ka problem kur e tundin bythen ato velinat lakuriqe te Fiksit nderkohe qe niprat dhe mbesat e saj diku ne periferi te Shqiperise hane darken. E te tilla gra/njrez qe shikojne keto palo-emisione ka shume me shume sesa adoleshentet qe enden nga Blloku.

Aq me teper pastaj qe tek ne mungojne elementet e tjere te ekuilibrit, shteterore dhe civile. Askush s'i kerkon askujt llogari se ca lloj programe halesh qisin ne TV, apo qe duhet te qisin dhe ca alternativa edukuese dhe kulturore per te balancuar nivelin e mu.tit qe rrjedh gjithe diten nga ekrani i TV. Nderkohe qe influenca e TV eshte gjigande ne krahasim me cdo lloj tjeter mediash, bile dhe ne vendet perendimore qe ka shume alternativa, e jo me ne Shqiperi.

Jam dakord me shkrimin. Problemi gjithsesi, sa i perket mediave, eshte me i gjere.

Sado qe te paraqiten si biznes, fakti qe nuk ekzistojne per qellime thjeshtesisht financiare, dhe fakti qe luajne nje rol primar ne edukim, ndergjegjesim dhe argetim te njerezve e bejne median pushtet (dhe mjet pushteti).

Ne pergjithesi qeverite kritikohen si fashiste kur abuzojne me pushtetin dhe me mjetet, dhe demokratizohen nepermjet pjesemarrjes dhe garancise qe ofrojne checks and balances (qe praktikisht eshte shperndarja e kontrollit mbi pushtetin ne nje baze sa me te gjere institucionesh, komunitetesh dhe individesh)

Por ne kushtet e sotme nuk jane vetem qeverite qe ushtrojne pushtet, por edhe mediat. Pjesemarrja dhe check and balance duhet kerkuar, dhe duhet garantuar, edhe kur mediat jane krejtesisht private ne pronesi.

Ne Shqiperi problemi eshte pikerisht ky power per nje numer te vogel njerezish - pronaret e mediave etj dhe lack of power per publikun - qe detyrohet te jete gjithnje e me pasiv

Mos ke rene ne gracke T_Red?

Gazetar qe e grabisin Romet, teleferik i prishur ne lartesi marramendse, disa pamje qe te bejne te mos besosh se jane te verteta.

Edhe tek italia 1, i njejti program te njejtat skena, siç e komentoj Zanfi, me duket se jane te rene dakort me perpara.

Ose fare thjesht, per disa euro, Anjeza pranon se ka luajtur rolin.

Te kritikosh eshte emancipim, aktiv ne jeten shoqerore, nuk eshte kurre gabim.

Vulg dhe humor vulgar ka ne cdo vend. Dalluese per ne eshte se vulgu eshte ne shumice dhe ne fuqi. Vulgu ben ligjin.

Keshtu ka qene gjithnje. Ne asnje rast Shqiperia nuk ka shpetuar nga kthetrat e "vulgut". Nje karakteristike e ketij eshte mospasja e ndjenjes se te perkores, te moderuares. Nje njeri vulgar edhe kur ha, ha si i lumaksur, sikur nuk do kete me ushqim per nje jave. Cdo gje tjeter po keshtu. Nuk ka sens mase. Dhe kjo sjell me vete ate qe ne pyesim gjithnje: pse ne jemi vend i ekstremiteteve? Pse psh komunizmi tek ne ishte ekstrem? Pse bashkejetojne tek ne ne kohe dhe hapsire si citjanet forma-zhdukese per femren "me namuz" dhe cfaqja me tanga 2 centimetershe ne oren 8 te mbremjes ne TV.

DHUNIMI PSIKOLOGJIK I ISMET DRISHTIT.

Ka shume e shume kohe, ndoshta qekur kam qene femije 2 vjec, qe me ka rene ne sy nje mangesi e gjuhes shqipe ne lidhje me rasen gjinore.

Pyetje : Kush eshte ushtruesi i ketij dhunimi dhe ndaj kujt ?

Eshte Ismet qe dhunon apo qe e dhunojne ? Nuk dihet.

Shqipja ka tre emra me baze rrenjen "dhune"

DHUNE
DHUNIM
PERDHUNIM

Qe te merret vesh mire, keto tre fjale nuk zevendesojne njera-tjetren, nuk jane sinonime.

DHUNA E SELIMIT - me kete kuptohet nje dhune e ushtruar nga vete Selimi. Selimi USHTRON dhune.

DHUNIMI I SELIMIT - me kete kuptohet nje dhune e pesuar nga Selimi. Selimi PESON dhune.

PERDHUNIMI I SELIMIT - kurse ketu, ngeci karkaleci. Gjuha shqipe nuk na jep asnje tregues : kush perdhunon, Selimi dike apo dikush Selimin ?

Ekspertet e gjuhes shqipe nuk i jap dum kesaj pune te GJINORES tone te famshme.

Si perfundim, nuk di shume por di kete :

DHUNA PSIKOLOGJIKE E ISMET DRISHTIT dhe kurrsesi :

DHUNIMI PSIKOLOGJIK I ISMET DRISHTIT.
_______________________________________________________

Kurse per brendine e temes, nuk di gje. Di te them qe dhuna psikologjike e TV shqiptare nuk vjen dhe aq nga atje nga ku pritet te vije (kamera te fshehta, kamera te pafshehta, kamera-pistolete, etj), por ia beh aty ku s'pritet fare :

NE EMISIONET E LAJMEVE.

Femra te shkelqyera buzekuqe dhe kemishamendafshta terrorizojne nje popull te tere me rrumbullakosjen e gojes se tyre epshore sikur po thithin ndonje kallam, apo sikur po ia bejne uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu c'na the ti ereeeeeeee !

Nuk di kush dreqin ua ka mesuar kete stil te mos flasin si njerez normale por si njerez qe dikush i ka kurdisur per te llomotitur. Shikoni muskujt e fytyres te spikereve tona. Pistona te vertete, levizje milimetrike te percaktuara, te standartizuara, te gjitha njelloj.

Kurse per brendine e dokrrave te tyre, s'ua kam vene veshin ndonjehere, jam ndalur thjesht tek TINGUJT e leshuar nga goja e tyre, e perseris, aq te embla dhe te kuqe.

Kurse per kete Ismetin, kushedi c'hall ka ky, e ka pyetur kush ?

Nuk shof ndonje ndryshim ne konteksin e asaj qe eshte shprehur me lart midis: dhunimit, perdhunimit, sterperdhunimit, mosperdhunimit, superperdhunimit apo fantashkence-perdhunimit.

Festohet 35 vjetori i krijimit te Teatrit Kombetar apo vritet nje doktor me thike, lajme jane keto nuk mund ti vene ne skene per nji gjysem ore program qe perseritet tre here ne dite.

 

 

 

PERDHUNIMI I SELIMIT - kurse ketu, ngeci karkaleci. Gjuha shqipe nuk na jep asnje tregues : kush perdhunon, Selimi dike apo dikush Selimin ?

Ne kete rast eshte Selimi ai qe ushtron dhune.Ne rastin *Perdhunimi i Selimes* do te ishte Selimja ajo mbi te cilen ushtrohet dhuna.Kjo vjen ngaqe fenomeni perdhunim nga Shqipetaret eshte pare vetem ne rastin *Selimi perdhunon Selimen* pa lindur nevoja te shprehen per perdhunim te vete Selimit.

Ajo pjesa mbi vije e komentit te ores 5:05 pm mendoj qe nuk qendron.

Ne shqip "dhunimi qe kemi pesuar nga ismeti" eshte njesoj me "dhunimi qe na beri ismeti", dhe ky dhunim eshte i kujt tjeter, pervecse i ismetit?

Dhuna qe na ushtron ismeti dhe dhuna qe i ushtrohet ismetit, mund te keqkuptohej njesoj. Dhuna ndryshon nga dhunimi ne ate qe dhuna eshte koncept ndersa dhunimi eshte akt. Ashtu si psh "shija" dhe "shijimi".

Rezervoj te drejten ta kem gabim, sidoqofte.

ne fakt edhe une kur lexova titullin mendova se Ismeti ishte ndonje fatkeq qe po i binin ne qafe...

Per temen, shume e drejte dhe mund te them qe nuk eshte hera e pare dhe TV i pare. Psh, para disa vitesh nje emision tek T-Ch ku nje "stalker" ben sikur vret veten para Rovena Stefes ne mos gabohem. Nuk e mora vesh humorin ????!!!

gjithashtu, ne nje nga heret e pakta qe kam qene ne Shqiperi, po jepej ne TV nje kamera e fshehte ku iu hidhnin uje njerezve nga ballkoni. Edhe ketu nuk e kapa humorin...

 

Kam nje propozim te pakten keta qe marrin persiper me bo kshu lloj humoresh te pakten ta mbyllin skeçin apo kameren e vet gazmore me shprehjen aq te bukur shqipe "perveç teje" te pakten ta dim qe sa kan personale se me kete lloj cilesie "humori" qe ka ktu te duket sikur po te shajn nga motra.

Titulli eshte gabim. Po te kishim vetem titullin do mendonim "Te shkretin Ismet, c`e paska gjet, seawithoil!"

Dhunimi psikologjik nga filenfisteku, do ishte me i sakte (ose ne rast mosdembelie mund edhe te shtohej nje "qe vjen nga" ne titull).

Shume mire e keni. Titulli eshte gabim. Rasa gjinore eshte perdhunuar. Mobilizimi qytetar eshte idiotllek. Pershtypja per te tilla tema po ashtu.

Lum ju per qartesine.

Po kështu është kur rrota gjen bishtin,

për të lënë të lirë Drishtin.

Mbase ke ndryshu mendim ti për përdorimin e termave. smiley

Eh o t_red, çfarë të thuash? Humori aty është bërnut, po ky farë humori që përdor Drishti, është më keq se aq, është i shpifur.

  Nuk e harroj as atë rastin kur kamerat e fshehta të TCH kishin ndaluar një autobuz të tërë pasi ishin vesh si policë rrugorë edhe i kontrollonin njerëzit duke u ngrit komët përpjetë për tu pa demek kpucët!! Mjerë ai popull që është dele nga trutë nga ky aspekt.

 

rastesisht e kam pare edhe une ate kamera por sepse mbase gabimisht krijova idene qe autori donte te thoshte se shqiptaret nuk duhet te jene aq budallenj sa jane dhe te mos i shikojne policet si diçka mbi ligjin por te jene te vetedijshem e te mesojne ligjet qe te themi te verteten pak i njohim ne shqiptaret. por mbase ke te drejte ti. mesa duket je thelluar me shume se une mendjengushti.

uo t_red, s`e kishem me rend`sin e problemit, vec u englendiseme me titulline. Ti rrofsh per shqetesimin qe ngre, e na fal per transgresionin.

Aq sa me neveritet ekstremi amerikan i hedhjes ne gjyq per cdo gje, vallai do importuar ca doza per nga ne. 

Une s'i kam pare keto emisionet, kam dekade pa pare televizor shqiptar.  Por me c'po thuhet ketu, qenka per te vene duart ne koke e ne pjese te tjera anatomike sipas deshires. 

T'i hidhje ne gjyq per deme psikologjike, etj ... t'iu merrje nja ca miliona, do shikonim pastaj sa me qejf do t'i tridhnin kamerat.  E pranoj, kjo menyre eshte pak si renie shkurt e situates vullgare ne pergjithesi (shoqeri & media) por mendoj se do ishte me efikasitet. 

PS: T_red, mos e mer per keq, por nga titulli dhe pa lexuar artikullin, edhe une ashtu mendova si nja dy-tre ketu. 

Qe te mos keqkuptohem, une e dua T_red. Madje shume. Dhe nuk ka asgje kunder saj. Dhe jam plotesisht ne nje mendje me trajtimin e saj. Madje madje, po bej dhe nje deklarate ketu, me pelqen T_red me zellin e saj per te shpotitur cdo prapesi te vendit tone. Te pakten ajo eshte ku e ku me lart se une qe po pata buke e djathe ne darke, nuk mendoj me tutje.

Por titulli nuk shkon dhe ajo nuk duhet te preket. Nje shembull qe do t'ju lere te gjithe syhapur eshte ky :

Dhuna e te drejtave te njeriut.
Dhunimi i te drejtave te njeriut.

E para : te drejtat e njeriut ushtrojne dhune.
E dyta : te drejtat e njeriut dhunohen.

Mendoj se pas kesaj nderhyrje te gjithe jane qartesuar (kuptohet fale meje qe jam syshqiponje dhe sypatrembur).

T_red, krahas teje dua dhe gjuhen shqipe, ju jeni dy dashurite e mia : ty per nervin tend, dhe gjuhen per kuisjet qe leshon kur e shtremberojme nganjehere.

Por me beso, mendoj se nga kjo bisede ne kemi dale me te rritur dhe me te ditur. Ne fakt dashuroj dhe diturine por ajo nuk ma var fort. OK, ju dua shume dhe mirupafshim ne Shqiperine e lire pa kamera te fshehta idiote. (Sa mire bej qe nuk vij dhe aq shpesh ne Tirane. Atje ne Erseke ku banoj, nuku kemi nga keto gjera dhe e vetmja tejqyre qe perdorim eshte fletorja e bere rrumbullak.)

Have a nice day.

Peshq, varrja analizave te titullit se s'e ka qit artikullin per te mare diplomen per gaztari. smiley

Pak si jashte teme; di gje njeri per aktivitetin e WAZ Group (WAZ Medien Gruppe) ne Shqiperi gjate muajve te fundit? IHT kishte sot nje artikull per mediat ne Evropen Lindore dhe per futjen e mediave te huaja ne tregun e vendeve si perpjekje per te rritur nivelin e mediave, pavaresine, dhe sidomos gazetarine investigative, dhe thoshte qe kjo media vjet ka filluar aktivitetin ne Shqiperi, si fillim me nje partneritet me Vizion Plus.

Mapo paska patur dhe nje artikull vjet per kete, interviste me Agim Nesho, perfaqsuesin e kesaj media ne Shqiperi, i cili midis te tjerave thote:

Si e komentoni gjendjen e mediave në Shqiperi dhe çfarë mesazhi sjell ardhja e një investitori kaq të njohur në ambientin shqiptar?

Ne Shqiperi, si në të gjitha demokracitë, media është një pushtet tepër i fuqishëm. Ajo ç’ka të ben përshtypje, përvec lirise së medias, është fakti që media vihet me të per në funksion të interesave të grupit që e ka krijuar dhe financuar ate, sesa në interes të informimit të publikut dhe mbrojtjes se parimeve dhe moralit të shoqerise ku jetojme. Keshtu shpjegohen fenomene dhe deformime në shtypin tonë të shkruar, si ai i ”klientelizmit”, përdorjes se presionit, ruajtjes se interesave të caktuara, konformizmit në ndonje rast, etj. Asnje media e shkruar nuk ekziston sot në ekonomine e tregut nëqofte se nuk vetëmbahet dhe nuk ka humbje. Në Shqiperi mund të vihen re vetem fare pak gazeta të përditshme, nga 20 të tilla që ekzistojne në treg, të cilat mund të nxjerrin shpenzimet, ndërsa pjesa tjeter janë në humbje të plotë. Prandaj, jane interesa të tjera që mbajnë lidhur pronarët dhe industrialistët e rinj me shtypin.

Hyrja e WAZ Medien Gruppe në tregun e medias së shkruar dhe asaj elektronike, sigurisht do të ndikoje në rregullimin e tregut dhe rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë, në bazë të konkurrencës. Dua të theksoj se në mediat vizive në Shqipëri është bërë një hap i madh për para si nga cilësia e transmetimit, programi dhe deri në informimin e gjithanshem të publikut, gjë që e ka vënë vendin tonë në pararojë të shumë vendeve të tjera të rajonit. Bashkepunimi i WAZ Medien Gruppe me Vizion Plus do të bashkejetoje në një konkurrim të denje dhe dinjitoz të shume mediave vizive të tjera në Shqiperi, të cilat tashme kane pozicionin e tyre të respektuar.

Nuk gjeta gje ndonje faqe interneti te tyre per Shqiperine.

Xhib,

Please,

Na i kurse nomenklaturistet si puna e Neshos se jemi gjer ne fyt me ta. Plus intervista eshte i cike e vjeter... smiley

Sa per WAZ, une besoj qe punet e mire bohen kadale kadale. Content-i nuk manaxhohet nga gjurmani akoma me sa di une.

Por do zoti i vjen radha smiley ti qeroje ca gazetare langaraqe se na hapen barkun.

 

 

Tush, po di une ca behet? Sot e lexova sot pyeta, se si ide me tingelloi interesante, dmth qe te kete media te huaja, se na mbyten keto zedheneset e partive qe e kane mare peng median shqiptare.

Andaj pyeta, qe te na thoni juve qe dini nese kane bere gje deri tani, ose nese kane ndonje plan serioz. smiley

Rastesisht pashe ne youtube "nje kamer te fshehte" qe ja bene nje homoristeje..  Gjoja sikur kalonin neper mina! Femra e shkrete u terrorizua sa thoshte " po me shpeton sh...". 

Tamam Kafsheri ! Ketu  te hedhin ne gjyq  dhe kerkojne demshperblim! 

Plus qe eshte moralisht eshte cmenduri! Vetem dikush me te problema te thella mendore dhe me nje humor te semure mund te dale me nje "kenaqsi" te tille.

Kush ka patur fat te shohe dhe degjoje "bemat" e autorit ne fjale, dhe te kishte lexuar hera - heres t_red, nuk do ta kish kuptuar gabim titullne... E vertete qe eshte e tmerrshme cfare i serviret ketij populli ne ekranin e vogel. "Per te vene duart ne koke!!!"-populli.

Personalisht nga ky program kam pare vetem nje episod te shkurter, ku shpura e ketij pseudo emisioni i fut ne krevat nje mashkull ne shtrat Vasillaq Vangjelit kur ky ishte ne gjume. I gjori ish kaq i terrorizuar, sa filloi te shante mbare e prapsht nga tmerri, dhe e keqja ishte se fjalet e keqia as nuk u censuruan. Te vinte keq te shihje nje aktor si ai duke u bere pjese e show-t te te neveritshmit Drishti.

Sa per prezantuesit, nuk i kam ndjekur shume,...por ajo qe di te them eshte se punen e banakier-kamarierit e qanin tek bar-i i tyre ne Tirane.

 

 

 

 

"Kush ka patur fat te shohe dhe degjoje "bemat" e autorit ne fjale, dhe te kishte lexuar hera - heres t_red, nuk do ta kish kuptuar gabim titullne..."

anushka, ne themi pak me shume shpjegim qe ta kuptojme edhe ne qe jemi injorante smiley

Cfare shkolle ka mbaruar ky Ismeti se mua me duket si kooperativist ,i shkathet.Se besoj te kete ndonje eksperience regjizure ne fushen e humorit!

Edhe humori eshte ne tranzicion ,ne veshtiresi per te gjetur identitetin e vet..nuk eshte pak, e gjithe shoqeria shqiptare ka ngecur ne balten e tranzicionit ,dhe paaftesise njerezore .

Vje tjetri me dipplome te bleme te dyshimte ,pa Cv ose me Cv te sajume ,pa eksperience dhe pa suksese,dhe te mer regjizuren ,te behet bos dhe te jep nje menje....po cer them une shkolle ,ne kemi shkolle te shthurur dhe pa disipline.....

Shqiperise i mungon "disipina"ne pune ,... dhe kur mungon kjo kemi shthurje ,dhe banalitet.

Artian e di une. ka punuar ne miniere ne Kam te Tropojes e pastaj ka marre nje dipllome fallco ne Belgjike ku ka qene refugjat per tre vjet e dipllomen e ka marre per kater

Se pari, ketu mund te gjeni lidhjen ne internet. Hidhini nje sy e provoni emocionet qe fal filozofia Drishti:

http://www.vizionplus.tv/new_web/Program.aspx?2852

Ja si e pershkruan Vizioni kete emision:

Nje show I cili do te kete ne qender te tij personazhe publik te zene ne kurth. Ato jane figura te njohura te botes se artit, humorit, kultures, sportit, madje edhe te politikes, protagoniste te momentit, fama e tyre ka pushtuar ekranet televizive, por qe nen fokusin e kamerave te "Game Over Show" ata do zbresin natyrshem te zhveshur nga keto atribute. Te vene ne situata te sikletshme, te perballur me personazhe te cuditshem, objekte te nje dialogu te pazakonte, apo pjese e historive te pandodhura me pare ne jeten e tyre do te zbuloje anen e fshehur te karakterit te tyre "rrebel". Statusi i te qenit personazh publik i ben ata rezistent por tundimi duket se nuk zgjat shume. Cdo mbremje, protagonistet e saj, personazhet e zene ne kurth rrefejne pervojen e tyre e te qenit viktime e kameres. Si e perjetuan, cfare reagimesh paten dhe a u kish shkuar ndonjehere nder mend se mund te ishin objekt i nje kamere te fshehte. Nje format i sukesshem ne televizionet prestigjioze boterore, i cili per vite me radhe ka terhequr pas vetes nje audience te konsiderueshme.

 

NGA +/-

  • Se pari, emisioni i ben jehone dhunes ne ekstremin  me te mundshem te saj. (Perdoren pistoleta, qellohet me arme ne ajer, merren njerez peng, goditen njerez, terhiqen njerez zvarre, sulmohet me mjete te forta etj etj, qe vetem nje mendje e ndritur si e zotit Drishti di ti pjell.
  • Se dyti, keqperdoret uniforma dhe roli i policit. Ne emision perdoren uniforma te rregullta policie e cila ngre shume pyetje. 1- A ka marre zoti Drishti dhe Vizioni leje te posacme per perdorim te uniformave te policise? Duhet te kujtojme qe eshte i denueshem perdorimin i uniformave te policise nga njerez jashte ketij institucioni pa leje te posacme. 2- Po nese ndalem ne rruge nga nje uniforme policie a kam te drejte te dyshoj se ai qe me ndalon eshte polic nga ata te Drishtit?
  • Se treti, ngjarjet zhvillohen ne publik te hapur. Dua te di nese eshte vene ne dijeni dikush nga organet e ketij vendi per kete aktivitet? Me aq sa di une per skena te tilla xhirmi duhet marre leje prane institucioneve lokale ku zhvillohet  xhirimi (policia lokale eshte dhe merr pergjegjesi per ruajtjen e qetesise dhe kushteve te xhirimit). Ne nje vend normal  e  me njerez normal ne nje situate kur sheh nje njeri te shtypur me makine, nje njeri  te kercenohet me arme etj etj,   duhet te telefonosh policine.  Per kete, te tilla skena nuk behen ne nje ambjent publik pa leje te posacme
  • Se katerti, a duhet te pakten ky emision te shkruaje ne ekran " Skenat e ketij emsioni ndalohet te praktikohen ne shtepi dhe jashte saj". Mbase me ngjan mua por skena te tilla mund te frymezojne shume femije te cilet kujtojne se kjo eshte nje loje
  • Se pesti, si ka mundesi qe njerez qe jane perfaqesues te artit, e te skenes  pranojne te jene protagoniste te nje skene te dhunshme e te lejojne qe  te transmetohet ne syrin e publikut te tyre nje dhune me ideator Drishtin apo kedo tjeter pas tij. Dhe per me shume, pse keta nuk shkojne me tutje e te bejne denoncim te ketyre akteve si nje akt qytetar per mbrojten e dinjitetit te tyre. Ne kete linje, do i thoja Anjeza Shahinit qe kur kam marre telefonin  per te votuar per ty ne Eurovizion per te te mbeshtetur per vlerat artistike ( qe  e kam bere me ndjenje e krenari) do e merrja edhe mundimin te vija e te te mbeshtesja ne nje akt qytetar te denoncimit te nje injoranti te medias shqiptare, per dhune fizike e psikologjike. E mos ta beje vetem per te mbrojtur dinjitetin tend por edhe nje popull qe ka ulur koken para dhunes.
  • Se gjashti, SHQIPERIA ME LE PA FJALE se bashku me nenshtetasit e saj.

Eh, o plus-minus, sa shume kerkon dhe ti... ku jemi ktu, the nje here nje shefe kaudri, ne nje veper te shkruar ne monizem, ne itali apo ne zvicer?...

Eh, o Emigrant, ajo shprehja "Sa shume kerkon..." eshte tipike shqiptare e sidomos e atyre qe jetojne ne Shqiperi.

Une per aq kohe sa jetoj me lejohet te kerkoj te drejten time dhe te atyre qe me rrethojne, e kjo nuk eshte shume.

 

+/-, ti mendon se une jam kunder asaj qe thu?  smiley  eshte uleritese mer... por kur je i dobet para se keqes (te jesh i/e sigurt qe Drishtin aty e ke forever), arma e te dobtit eshte ose ironia, ose rhetorika... ose postime peshku... etj

e ore se e bete skandal fare, shikoni emisioni per femije ca behet
 

artian, pikerisht ate qe thua ti, po them edhe une.

Bashkohem me autoren dhe me vjen keq qe ma kane hequr komentin tim te pardjeshem ketu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).